You are on page 1of 27

HISTORIA E KOSTUMEVE DHE MODËS

SHEKULLI 16-të

Leonardo da Vinci – Vitruvian Man 1490


Sandro Botticelli - Primavera (c. 1482)
Sandro Botticelli – The Birth of Venus (1484 – 1489)
Michelangelo, (c. 1511) The Creation of Adam
Sistine Chapel
Në përgjithësi moda dhe arti I Veriut Gotik asnjëherë nuk u pranua plotësisht në Itali dhe nga mesi I shekullit
15-të moda italiane dallonte konsiderueshëm nga pjesa tjetër e Evropes mesjetare.
 
P.sh. ne stilin e veshjeve të kokës vërehet dukshëm dallimi në pikturat e Van der Weyden në Holandë dhe
Ghirlandaio në Itali (kapela henin dhe flokët respektivisht).

Rogier van der Weyden Domenico Ghirlandaio


Portrait of a Lady, 1455 -60 Portreti I Giovanna Tornabuoni, 1488
Nje detal tjetër dallues ka koncentrimin ne veshje, ne
fustanat e femrave – specifikisht në prerjen e mangëve:
të ngushta dhe fit në Veri, dhe të fryra me qarje ne Jug
te Europes, qe mundësojnë dukjen e këmishes.
Shpesh mangët ishin të ndara dhe shumë të dekoruara
– si një reflektim I luksit të shtuar që erdhi nga tregtarët
dhe prosperiteti I qyteteve Italiane.
Count Sciarra Martinengo Cesaresco
Pushtimi I Italisë nga mbreti I Francës Charles VIII padyshim bëri që këto dy shtete të ndikojnë në njërat tjetrën në veshje, por Franca
dominonte ne ndikim.
Në Angli ishte mbret Henry VIII dhe që nga udhëheqja e
babait të tij Henry VII dukshëm u pa ndryshimi në veshje.
këpucët nuk ishin me maje të theksuara por me shputa të
gjëra që pasqyronin edhe ndryshimet ne stilin e
arkitekturës.
Kapelat e femrave më nuk dukeshin me maje gotike por si model Tudor.
Dizajni me pjesë të coptuara të materialit u bë universal në 1500-tat e hershme; por ekstravagancën e arriti ne Gjermani pasi
që pothuajse cdo veshje prehej në copa apo fije. Qëllimi I prerjes ishte kombinimi I ngjyrave që te dallohen materialet
përfundi. Kombinimi I ngjyrave arriti pikën kur qorapet visheshin me dy ngjyra të ndryshme (verdhë zezë).
Ekstravaganca e copëtimit të materialit ishte e shprehur më
shume te meshkujt se femrat. Kjo për shkak se fundat nuk
mund të copëtoheshin edhe aq. Përkundrazi ishin të qëndisura
dhe të mbushura me dekorime. Mbi këmishën fustan (kirtle)
vishej fustani kryesor që zgjatej deri në tokë nga beli I
shtrënguar. Mangët poashtu ndryshuan nga të ngushta në
shumë të gjëra me kufizime të leshta.

Pjesa e jakës ishte katrore dhe
mjaftë e hapur dhe përreth
shihej kufizimi I këmishës së
përfundshme.

Në fillim të shekullit edhe meshkujt mbanin jakën ngjajshëm me
femrat.
Veshja kryesore e tyre ishe dubleta / jelek I dyfishtë (doublet) e
gjatë shpesh deri të gjuri. Shpesh vishej e hapur perpara. Mangët
u rritën dhe shpesh ndaheshin me copëza (slash). Materialet e
pëlqyera ishin kadifeja, sateni dhe pëlhura e arit.
Mbi dublet vishej xhaketa dhe mbi xhaketë një pelerinë si fustan I
gjerë dhe I gjatë, shpesh I rrethuar me lesh.

Pjesa e poshtme përbëhej nga breechers apo pantolonat deri të
gjuri, qorapet e gjata që qepeshin bashkë.
DUCK - BILL

Këpucët në fillim ishin të gjëra (duck-bill) dhe të rrafsha, ku pjesa e tabanit punohej nga lëkura apo tapa e drurit ndërsa
pjesa mbi me kadife, lëkurë apo mëndafsh. Shpesh dekoroheshin me gurë të cmuar.
Kapelat visheshin si jashtë ashtu edhe mrenda, dhe moren formen e bonnet (mbulesës).
Buza e kapelës përpara shpesh palosej sikur e ngritur dhe mbahej në vend me gurë. Kapela me buzë të zgjeruara
vishej nga udhëtarët dhe njerëzit e fshatit.
Nga mesjeta kishte mbijetuar kesula e lirit qe lidhej përfundi mjekrrës. Ne shekullin
16-të përdorej nga burrat e moshuar apo gjyqtarët dhe burrat ne profesione.

Meshkujt mbanin flokët e gjata
dhe që nga Henry VIII rruanin
mjekrrën.
Që nga viti 1535, mbreti urdhëroi
që në oborrin mbretëror të gjithë ti
shkurtojnë flokët dhe të mbanin
mjekërr.
Meshkujt kishin zakon të vishnin pelerine pa mangë (schaube) që rrethohej me lesh dhe ishte simbolike si veshje e shkollarëve.

Veshja e femijeve ishte e njejte me te rriturit

Veshja e shtresave të larta në pjesën e


parë të shekullit 16-të ishte me shumë
ngjyra të ndezura dhe me shume gurë.
E kuqja ishe ngjyrë e preferuar. Kjo do të
ndryshonte ne pjesën e dytë të shekullit.
The other Boleyn girl (2008)

You might also like