You are on page 1of 3

Pallati i Versajës

Pallati i Versajës. Ndodhet disa kilometra jashtë Parisit në qytetin e Versajës. Nga
1682 deri në 1789, Versaja ishte kryeqyteti i Francës. Sot është Monument i
Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Historia e ndërtimit. Versaja ishte deri në vitin
1660 një pallat i thjeshtë i vogël që shërbente kryesisht si vend-strehim gjuetie. Pas
vitit 1660 Mbreti Luigi IV vendosi të zgjerojë pallatin, në vend që të shkatërronte
ndërtesën origjinale, me qëllim që Versaja të bëhej pallat mbretëror dhe pallati më i
ndritur i Europës. Punimet e para zgjeruese filluan në vitin 1661, dhe deri në vitin
1685 pjesa më e madhe e punimeve kishte përfunduar. Në fund të shekullit të 18-të
pallati ishte në formën e tanishme. Fasada e përgjithshme ka një gjatësi prej 570
metrash. Gjatë punës, më shumë se 20,000 punëtorë punonin në Versajë. Por edhe
kur punët e jashtme përfunduan, kryheshin ndryshime të brendshme vazhdimisht,
kryesisht në shekullin e 18-të, siç janë ndryshimet në dhoma dhe ndryshimet në
dekorim. Pallati. Pallati përbëhet nga tri pjesë, nga pjesa kryesore ku jetonte familja
mbretërore në një formë U-je, dhe dy krahë të tjerë majtas dhe djathtas të ndërtesës
kryesore ku rrinin fisnikët, kleri dhe ministrat. 3 ndërtesa të tjera u ndërtuan për
strehimin e stafit, i cili përbëhej nga mijëra shërbëtorë, kuzhina, qindra kuaj së bashku
me karrocat e tyre dhe pjesa tjetër e pajisjeve të nevojshme. Qendra e Versajës është
Hall of Mirrors (ose Salla e Pasqyrave), 70 metra i gjatë dhe është dekoruar me
kristale të shtrenjta, qirinj dhe pasqyra, më të. shtrenjtat në atë kohë. Gjithashtu në
çati dhe mure dominojnë afreske dhe vepra të tjera të ndryshme të artit nga artistët
më të mirë të Europës të asaj kohe, me vlerë të paçmueshme. Paralel, ngjitur me
Sallën e Pasqyrava janë apartamentet mbretërore, me më të madhin atë të mbretit, i
cili përfshin dhjetra dhoma. Tipar dominues në të gjitha këto dhoma janë afresket dhe
pikturat, frymëzuar nga mitologjia greke. Pra, këto dhoma mbajnë emra si Dhoma e
Herkulit, Salloni i Afërditës etj Në qendër të Sallën së Pasqyrave gjendet hyrja pr nëë
dhomë super-luksoze të gjumit të mbretit, me pasuri të papërshkrueshme. Simbolizon
qendrën e pushtetit të monarkut absolut, qendrën e vendit nën Louis XIV, i cili është
themelues i Versajës. Në vitin 1710 ishte gati dhe Kisha Mbretërore, ndërsa në vitin
1770 dhe Shtëpia e Operës Mbretërore. Në përgjithësi pallati ka 700 dhoma. Para se
të ndërtohej kisha Bazilike e pallatit, vende të ndryshme përdoreshin si vende për
shërbime kishtare. Ka dy kate, në të dytin rrinte mbreti me familjen mbretërore kurse
në katin e parë, fisnikët e oborrit mbretëror. Afresket në të gjithë kishën kanë si
temë kryesore Frymën e Shenjtë, Perëndinë dhe Krishtin. Kopshtet. Pallati i Versajës
është i njohur për kopshtet e tij të mëdhenj me shumë burime dhe statuja. Është një
nga më të mëdhenjtë në Europë, me një sipërfaqe totale prej 800 hektarësh. Mbulimi

Punoi :Markeljana Memaj


me bimësi i saj është punë e kopshtarit mbretëror Andre Le Notre. Në burimet dhe
statujat, përshkruhet mitologjia greke, siç ndodh edhe brenda pallatit. Kopshti i
përgjithshëm i Versajës shtrihet në tre nivele prapa pallatit, dhe është vazhdimi i
arkitekturës së pallatit. Ashtu si pallati, edhe kopshtet kanë për qëllim të nderojnë
mbretin dhe vendin e tij. Lumenjtë e mëdhenj të Francës përfaqësohen si statuja.
Përballë Kanalit të Madh, një kanal gjigand në formë e kryqit, gjendet shatërvani i
Apollonit, më madhështori i të gjithë shatërvanëve të Versajës. Për ndërtimin e Grand
Canal vdiqë mijëra punëtorë ose nga aksidentet, ose nga malaria. Kanali i Madh është
24 hektarë i madh. Për të siguruar ujë për gjithsej 55 shatërvanet, nevojitet një
sistem i mirë ujitjeje. Makineria e Marly ishte një mrekulli teknologjike për kohën e saj,
pasi kanalizonte ujërat e lumit Senë në kopshtet e Versajës. Por përsëri shatërvanet
nuk kishin gjithmonë ujë, pasi sasitë nuk ishin të mjaftueshme. Në kopsht ndodheshin
edhe dy ndërtesa të tjera, Trianoni i Madh dhe Trianon-i i Vogël. Këto hapësira i
ofronin shplodhje familjes mbretërore. Jeta në Versajë. Jeta në pallatin mbretëror më
luksoz në Europë ishte për mbretërit francezë së bashku me të gjithë familjen
mbretërore dhe fisnikë të tjerë, shumë e rehatshme. Jetonin një jetë jashtëzakonisht
të pasur, plot luks dhe tmerrësisht shpërdoruese. Rregulla të ndryshëm dhe ceremoni
mirësjelljeje organizonin jetën aty. Kur zgjohej mbreti mblidhej e gjithë familja
mbretërore për të
ndihmuar mbretin
të vishet dhe bëhej
diçka si ceremoni e
vogël. Në vazhdim
ndiqte shërbimi i
mëngjesit ndërsa
aty nga mesdita
deri në pasdite
mbreti ndiqte
mbledhje dhe më
pas shkonte për
shëtitje dhe gjueti
në kopshtet e
Versajës. Pasditja shpesh përmbante një shfaqje teatrale (sidomos komedi), ndërsa gjatë
netëve dimërore organizoheshin pritje me bufe të pasur në Pallatin e Versajës dhe në
mënyrë të veçantë në apartamentin e madh të mbretit nën shoqërinë e vallëzimit dhe
muzikës. Nuk ishin të rralla festat e organizua në Versajë gjatë martesës ose të lindjes

Punoi :Markeljana Memaj


së një anëtari të familjes mbretërore, apo edhe për një fitore ushtarake. Atëherë
shfaqej e gjithë pasuria e tepruar e monarkisë franceze, me ushqim të bollshëm,
vallëzim, bufe të pasur, shfaqje teatrale, fishekzjarre (edhe pse të rralla) dhe natyrisht
bilardo dhe lojëra fati. Shumat që shpenzoheshin për argëtimin e familjes mbretërore
dhe të fisnikëve për kumarin ishin astronomike. Të gjitha shpenzimet për ndërtimin e
këtij pallati luksoz kanë mbetur që nga ajo kohë. Në total kushtoi 25,725,839 paund,
që do të thotë 10.500 tonë argjend (një paund është 409 gram argjend). Në euro
është rreth 2.6 miliardë, një shumë gjigande. Kjo ishte një arsye e tërthortë dhe për
Revolucionin Francez, pasi në fund të mbretërimit të mbretit Diell arkat e shtetit
ishin pothuajse bosh. Pak janë ndërtesat anembanë botës që kanë kushtuar kaq
shtrenjtë. Në vitin 2017 Pallati i Versajës u vizitua 7,700,000 turistë, duke e bërë
monumentin e dytë më të vizituar në rajonin Île-de-France, pas Luvrit dhe përpara
Kullës Eiffel. Ngjarje Nga Historia Botërore.

Punoi :Markeljana Memaj

You might also like