You are on page 1of 2

Kalaja e Gjirokastrës është më e madhja në Shqipëri.

Kalaja ngrihet në majë të një kodre, duke


ofruar kësisoj pamje të mrekullueshme të qytetit, zonës përreth dhe Luginës së Drinit. Kalaja u
ndërtua në shekullin e 4-t,kishte 7 kulla
mbrojtëse. Ajo u rindërtua nga Ali Pashë
Tepelena në vitet 1811 – 1812.
Në hyrjen kryesore të kështjellës, ndodhet
Muzeu Kombëtar i Armëve, që tregon
historinë e armëve Shqiptare gjatë shekujve.
Në kështjellë ndodhet një Teatër në Ajër të
pastër, ku zhvillohet Festivali i famshëm
Folklorik i Gjirokastrës me grupe këngëtarësh
dhe kërcimtarësh nga gjithë vendi.

Kalaja e Kaninës ndodhet në fshatin Kaninë vetëm


6 km larg Vlorës. Kalaja ngrihet në anë të malit
Shushicë në një lartësi prej 380 m mbi nivelin e detit.
Kështjella e Kaninës i ka fillesat e saj në shekullin e
3-të para Krishtit, ndërsa në shekullin e 4-t u
transformua në një qytet-kështjellë. Në shekullin e 6-
të pas Krishtit, kështjella u rindërtua nga Perandori
Justinian i Parë dhe në shekujt e mëvonshëm ka
pësuar ndryshime të tjera.

Nga Kalaja shfaqen pamje të mrekullueshme të gjirit


të Vlorës, Zvërnecit, ishullit të Sazanit, Gadishullit të Karaburunit dhe shtëpive dhe natyrës së
bukur të Kaninës. Natyrisht që të magjishme janë edhe perëndimet e diellit me të papriturat e
tyre në ishullin e Sazanit.
Kështjella e Kaninës është e famshme edhe për dasmën e Donika Kastriotit me Gjergj Kastriotin,
që zgjati

tre ditë e tre netë dhe për rezistencën ndaj Turqve të Princeshave nënë e bijë, Komnena dhe
Rugjina, gjatë 40 vjetëve.
Kalaja e Ali Pashë Tepelenës në Porto Palermo është një kala minimaliste ndërtuar në
gadishullin e vogël në gjirin e Porto Palermos,
pranë fshatit Qeparo.

Kalaja ka formë trekëndëshi, me përmasa 150 x


400 m, me mure 20 m të lartë.

Kalaja u ndërtua nga Ali Pashë Tepelena për


nder të gruas së tij, Vasiliqisë. Kjo fortesë
ngrihet mes gjelbërimit mesdhetar të gadishullit
dhe ofron pamje të mrekullueshme të detit Jon

Kështjella e Gjirokastrës
Kështjella që ngrihet në një kodër të Gjirokastrës dhe që ruhet relativisht në gjendje të mirë. Nga
gërmimet gjologjike del që të jetë e ngritur qysh në shek IV, por që ka marrë trajte më të plotë
më pas, deri ne shek. VI. Etapa e parë e ndërtimit të saj ka përfunduar nga gjysma e dytë e shek.
XIII. Më 1336, kështjella përmendet me emrin Argyrokastro. Ka qenë qendër e fedalëve
shqiptarë Zenebishë (shek. XIV) dhe më pas u përfshi nën despotatin e Epirit. Pas një rrethimi të
gjatë u pushtua nga osmanët më 1417. Në kohën e Ali Pashë Tepelena-ës kështjella pati një
periudhe të dytë rindërtimi (1811-1812) dhe mori pamjen që ka sot. Në këtë pëeriudhë u ngrit
edhe ujësjellësi, 10 km I gjatë që e sillte ujin nga Mali I Sopotit dhe e kalonte në disa hare të
larta. Roli mbojtës i kështjellës ra në fillim të këtij shekulli. Ka tri hyrje kryesore dhe një të vogël
dhe 7 kulla me lartëesi deri në 30 metra. Kjo kështjellë është një thesar I kulturës shqiptare,
tërheq shumë vizitorë.

You might also like