You are on page 1of 1

Kalaja e Tiranës

Kjo kala ndodhet në qendrën historike të


qytetit të Tiranës, në një nga zonat më të
frekuentuara të tij. Ajo përfaqëson një
fortifikim fushor me planimetri drejtkëndore
160 x 120m me pjesën më të gjatë lindje –
perëndim.
Gjatë gërmimeve të kryera në vitet 2001
dhe 2008 mendohet se kalaja i përket njërit prej fortifikimeve të ndërtuara ose të
rindërtuara nga Perandori Justinian në Epirin e Ri (provincë e Durrësit) në shek. IV
– VI të erës sonë.
Një pjesë e mureve rrethuese që shihen sot mbi tokë i takojnë ndërtimeve të
shekujve të fundit, të cilat janë ndërtuar nga Ahmet Pashë Bargjini në gjysmën e
dytë të shek. XVIII mbi rrënojat e kalasë së vjetër. Në vitin 1798 ra në duart e
familjes Toptani nga Kruja. Gjatë kësaj periudhe kalaja u shndërrua në objekt të
luftës shumëvjeçare të zhvilluar midis Toptanasve dhe sunduesve Bushatllinj të
Shkodrës.
Në vitin 1817 ajo përjetoi një rrethim pesë mujor, i cili pati pasoja të rënda jo
vetëm për kalanë por edhe për një pjesë të
madhe të qytetit. Pas bombardimit u rindërtua
pjesërisht nga Toptanasit por nuk pati jetë të
gjatë sepse në vitin 1832 ajo u shemb me urdhër
të Vezirit të Madh, Mehmet Reshit Pasha, i cili
urdhëroi prishjen e të gjitha kalave.
Sot ruhet një pjesë e murit verior dhe trakte në
anën jugore të saj, e cila ndërthuret këndshëm
me infrastrukturën përreth.
Brenda mureve të kalasë së Tiranës është krijuar së fundmi një zonë e re
pedonale, e shndërruar në një hapësirë rekreative për kryeqytetin. Kjo hapësirë
shërben si një mjedis ku promovohen artizanët dhe traditat lokale, kulinaria dhe
arti i Tiranës. 
Armand Kraja IXA

You might also like