You are on page 1of 3

Kulla e Sahatit e Tiranës është ndërtuar në shekullin e XIX midis viteve 1822-1840

nga Haxhi Etëhem bej Mollaj së bashku me Xhaminë e Et'hem Beut.[1]

Kulla e Sahatit të Tiranës është monument kulture i kategorisë së I, shpallur me


Ligjin nr. 609, datë 24 maj 1948[1]. Ka 90 shkallë në formë spiraleje. Është 35 metra
e lartë dhe deri në vitin 1970 ka qenë ndërtesa më e lartë e kryeqytetit. Fillimisht
kishte një kambanë të sjellë nga Venediku e cila binte për çdo orë. Kupola e
vendosur në majë i jep asaj një arkitekturë të tipit San Marko

Ura e Tabakëve, e cila e mori këtë emër për shkak të pozitës së veçantë të esnafit
të Tabakëve në jetën ekonomike dhe shoqërore të Tiranës në shekujt XVII-XVIII,
ka një strukturë të gurtë, të formuar me dy harqe dhe e shtruar me kalldrëm. Ajo
dallon për arkitekturën e saj harmonike, si dhe për shpërndarjen proporcionale të
elementeve të saj.

Ura ka një lartësi rreth 7 metër e gjysëm die përbëhet nga një hark kryesor, mbi të
cilin ngrihet ura në formë kurrizi. Ky hark e ka hapësirën e dritës 8 metra dhe
është ndërtuar me 2 rreshta harqesh anësor me trashësi 1 metër. Lartësia nga
niveli i ujit ishte 3,5 metra. Kalldrëmi i urës me gjerësi 2,5 metra, ndërtuar me
gurë lumi të vendosur pa ndonjë rregull. Në të dy anët e harkut kryesor janë
ndërtuar 2 harqe në formë segmentesh rrethor me hapësirë të vogël.
Mulla Beu, i cili hodhi themelet e kësaj faltoreje, arriti të mbarojë dhe cepat e
kubesë së kësaj xhamie. I ndjeri, nuk mundi të perjetonte zbukurimet dhe
pikturimet në këtë xhami, pasi nderroi jetë më 1807. Biri i Mullait, Haxhi Et hem
Beu i pasur me dije dhe pozite, arriti të plotësojë minaren e xhamisë. Ai bëri
dekorimin me piktura të xhamisë, ndërtoi tavanin e portrikun, dhe kështu mundi
të përfundoje xhaminë më 1830-1831. Që pas kësaj kohe Azani filloi të dëgjohej
nga kjo xhami 5 vaktet e ditës. Për arkitekin e kësaj xhamie nuk ka të dhëna, por
mes popullit të Tiranës flitet se kanë qenë 2 qytetarë intelektualë të Tiranës, të
quajtur Mulla Isuf Zorba dhe Mulla Halim Bulku. Një veçori e kësaj xhamie është
futja e elementit të natyrës në dekoratimin e xhamisë. Salla e xhamisë është e
ndarë në kate, në të cilat gjejmë natyra të qeta, të cilat ngjiten deri në kube.
Kubeja e xhamisë me një pamje madhështore është e zbukuruar me "Ajetul
Kursine", shkruar në formë spirale. Ndërsa në fund të kubesë janë shkruar të 99-
të emrat e Allahut. Xhamia përmban 18 dritare, ka një mimber të madh prej druri.
Në xhami gjithashtu gjendet dhe nafili, në të cilin falen gratë
Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e
sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe
një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë Bizantine.

Perberesit e taves se dheut.


300 gr gjizë, 250 gr mish (ose mëlçi, të prera në copa të vogla), 3 domate (të prera
në kubik të vegjël), 2 spec (të prera në kubik të vegjël), 150 gr vaj ulliri
3 thelpinj hudhër, 1 lugë gjelle pluhur speci (të kuq), 2 kokrra qepë (të grira),
kripë
Përgatitja:1 Nxehim në një tigan vajin dhe skuqim në të mishin bashkë me
qepën.2 Më pas hedhim domatet e grira, hudhrat dhe specin e kuq.3 I përziejmë
dhe i lemë të ziejnë për 20 minuta. Më pas hedhim edhe gjizën.4 Përziejmë dhe
rregullojmë shijen me kripë.

You might also like