You are on page 1of 2

PUNE PRAKTIKE

HISTORI

TEMA:Evidentoni praninë e objekteve të artit,kulturës,besimit,arsimit mesjetar n ë qytetin tuaj.

PUNOI:Albiona Seferi

KLASA 11a
Kështjella Skampis

Qyteti i Elbasanit ka kështjellën e Skampis. Ajo përfaqëson një Castrum Statum, qendër e një legjoni romak.

Si të gjitha kampet ushtarake romake edhe ky i skampis është ndërtuar sipas një plani orthogonal, i

pëcaktuar nga kryqëzimi në kënd të drejtë i dy rrugëve: decumanus në dretimin P-L dhecardo në drejtimin

V-J. kjo gjë ka përcaktuar dhe planimetrinë e saj. Kështjella ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë në

përmasa 308 x 348 mdrejtuar në anët më tëngushta në drejtim VL-JP.

Xhamia e Nazireshës

Xhamia e Nazireshës apo Xhamia Nazir Beu mendohet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit XVI. Sipas një

mbishkrimi të shkruar me bojë në murin fundor të mafilit lexohet data 1599. Xhamia e Nazireshës u ndërtua

nga një funksionar i lartë perandorak, i cili i vuri asaj emrin e gruas së tij. Në të njëjtën kohë është ndërtuar

edhe xhamia e Ballies, i cili ishte vëllai i Nazireshës. Xhamia e Nazireshës përbën monumentin fetar tipik të

arkitekturës mesjetare shqiptare. Është xhami e llojit sulltanor me minare e kupolë. Ndodhet në anë të

unazës jugore të Elbasanit.

Kisha e Shën Mërisë

Kisha e Shën Mërisë është shpallur monument kulture në vitin 1963. Ajo gjendet në qytetin e Elbasanit dhe
shquhet për vlerat e saj etnokulturore e arkitekturore të rralla në rajon. E ndërtuar rreth vitit 1830 nga
komuniteti kristian, mbi themelet e një kishe më të vjetër, ajo zëvendësoi katedralen e stilit roman, që
mendohet të ketë ekzistuar në vendin ku sot ndodhet xhamia Mbret në qendër të lagjes "Kala" të
qytetit.Kisha e Shën Mërisë është një ndërtim me arkitekture të stilit të vonë bizantin, ku janë përdorur gurë
të gdhendur nga mjeshtrit dibranë. Nga të dhënat historike, mësohet se brenda mureve të kalasë kanë qenë
ndërtuar tunele me skema të caktuara për shërbime të rëndësishme.

You might also like