You are on page 1of 1

SHQIPTARET DHE GJUHET E

HUAJA
Një njeri që flet një gjuhë të huaj vlen sa një njeri,një njeri që
flet dy gjuhë vlen sa për dy njerëz dhe një njeri qe flet tre
gjuhë te huaja vlen sa gjithë njerëzimi thote një proverb
afrikane. Edhe vendi ynë bën pjesë te vendet që dashurojnë
gjuhën dhe kulturën e huaj.
Në periudhën e sistemit komunist ishin të pakta mundësitë për
studimin e gjuhëve të huaja.Ishin të pakta shkollat në të cilat
zhvilloheshin mesimi i gjuhës së huaj,ne disa shkolla
zhvilloheshin gjuhët sipas lidhjeve politike që kishte vendi
ynë,siç ishte rasti i gjuhës ruse.Një mënyrë për njohjen e
kulturave të vendeve europiane ishin dhe emisionet televizive
te shfaqura në stacionet televizive italiane,të ndjekura nga
shqiptarët në mënyrë ilegale. Në vendin tonë studimi I gjuhëve
te huaja në mënyrë zyrtare nisi ne vitin 1947, viti i themelimit
të Katedrës së Gjuhës Ruse. Katedra e Gjuhës Ruse ka
funksionuar si një Instituti 2-vjeçar, që më vonë u shndërrua
në Institut të Lartë Pedagogjik.Me krijimin e Universitetit të
Tiranës më 1957, Katedra e Gjuhës Ruse kalon si degë në
Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.Në fillim të viteve të
demokracisë ku në përbërje të tij kishte degët e anglishtes,
frengjishtes, italishtes dhe rusishtes,në vitin 1992 u be pjesë
dhe gjuha gjermane.Ne vitin 2008 gjuha spanjolle bëhet pjesë
e fakultetit të gjuhëve të huaja.
Në fillim te viteve 90 ishin të pakët shqiptarët njohës të një
gjuhe të huaj. Përgjithësisht ishin njohës të gjuhës
ruse,greke,italiane,franceze dhe pak angleze Vazhdimi ishte
tepër pozitivë për ecurinë e mësimit të gjuhëve të huaja.Në
shumicën e shkollave ishte e pranishme gjuha e huaj
anglisht,italisht,frengjisht dhe gjermanisht.Emigrimi ishte një
faktor për shtimin e numrit të personave që flisnin gjuhë të
huaj,si edhe për nxitjen e popullatës për të mësuar një gjuhë
të huaj.
Mbas vitit 2000 nisi përhapja më e madhe e gjuhës se huaj ,ku
pothuajse në cdo shkollë mësohej gjuha e huajMomentalisht
gjuha angleze zë vendin e parë për numrin e shkollave që e
studiojne si gjuhë të parë. Në vendin tonë janë te shumtë
folësit e gjuhës angleze dhe pothuajse 70% e popullsisë
kupton gjuhën italiane

Albiona Seferi

You might also like