You are on page 1of 2

Detyrë projekti

Tema : Analizë e këngëve lirike popullore


Gjini e poezisë popullore që përfshin krijime në të cilat shprehen ndjenjat, shqetësimet,
dëshirat e përjetimet intime të popullit. Shpesh këndohen gjatë kërcimit të valleve, të
shoqëruara me vegla muzikore popullore. Në Lirikën Popullore bën pjesë një larmi e madhe
këngësh të cilat dallohen nga motivet, mendimet dhe ndjenjat që shprehin.

Përhapje të gjerë kanë sidomos këngët lirike familjare (për lindjen, martesën dhe vdekjen). Ato
e kanë humbur karakterin ritual të hershëm, po kanë ruajtur mjaft elemente zakonesh të vjetra.
Përfshijnë ninullat (këngët e djepit), që shquhen për figuracion të pasur e ritëm të larmishëm,
aq sa shpesh anojnë edhe nga lodër-vallet, këngët e dasmës, vajet ose ligjet. Ato përbëjnë një
pasuri të madhe të krijimtarisë popullore dhe ruajnë elemente epokash e krahinash të
ndryshme.

Kenget e dasmes :Dasma është një nga momentet kryesore në jetën njerëzore. Në këtë rit
tradicional ku dy të rinj lidhin jetën e tyre zhvillohen ceremoni të ndryshme të cilat shoqërohen me
këngë. Këngët e dasmës janë të shoqëruara me tipare gëzimi , lumturie . Janë të hareshme , ritmike ,
kanë tipare euforizmi dhe mbajnë gjallë atmosferën e dasmës . Në të gjitha këngët e dasmës tipari
dallues është lartësimi i bukurisë së nuses ku bukuria e saj vihet në qendër. Bukuria e nuses në ditën
më të vecantë të saj paraqitet si dicka e magjishme , si gjëja më e bukur. Bukurisë së nuses i thurrin
lavde dhd bukuria e saj hiperbolizohet . Kemi një lartësim të figurës së dhëndrit një rritje të nivelit
shoqëor të tij . Në shumicën e këngëve të dasmave dhëndri paraqitet nga një shtresë e lartë dhe jo
nga një shtresë e ulët ose e mesme . Në këngë dhëndri është ose një pasha ose një aga osë një
mbret ose bej . Në këngët e dasmave i këndohet ciftit të ri , dashurisë së tyre e cila do të lidhet në
kurorë në ditën e tyre të vecantë. I këndohet jetës së re , familjes së tyre të re që ata po krijojnë , i
kendohet vazhdimësisë së jetës , vazhdimësisë së jetës së tyre të cilën do ta kalojnë së bashku . I
këndohet femijëve që do kenë në të ardhmen , familjes së tyre të vogël .Këngët e dasmave na
shoqërojnë në cdo dasëm dhe me ritmin dhe euforinë e tyre zbukutrojnë cdo dasëm. Këyo këngë
janë pasuri kombëtare e vendit yonë të cilat do të mbeten gjatë dhë do të shoqërojnë dasmat e
shqiptarëvd brez pas brezi .
Punoi : Eriselda Karaj

You might also like