You are on page 1of 1

BACK TO TOP

dil prej Ku ti je MENU

Stereotipi i dashurisë
në këngët e dasmave
Ky punim ka per synim analizimin e stereotipit
të dashurisë në këngët e dasmave.                 Për
të kuptuar se si është paraqitur dashuria në
këngët e dasmave, janë analizuar 50-të këngë
të ndryshme. Këto këngë janë të kënduara
kryesisht në grupe vajzash si nga Motrat
Mustafa, Motrat Rugova, Vajzat nga Ferizaji
dhe Vajzat nga Kosova.  Pra, mostra e cila është
përdorur në këtë punim ka qenë e qëllimshme,
sepse këngët që janë analizuar kanë qenë të
rajoneve të ndryshme të Kosovës, veçmas ato
të rajonit të Dukagjinit dhe Rrafshit të
Kosovës.

Fejesa kryhet si marrëveshje tregu.

Kohë më parë fejesa mes dy personave ka


ardhur si rezultat i punës së ‘msitit’. Ky i fundit
ka qenë protagonisti kryesor i gëzimit të
familjes së djalit, pasi që me pëlqimin e babait
të vajzës për ta dhënë të bijën, përmes msitit
ua ka zgjatur dorën familjes së djalit për miqësi.

Vajzat nga familja e djalit fillojnë gëzimin e tyre


duke kënduar me defa, për ta përqeshur msitin
dhe familjen e nuses.

Na ka ardhë një myzhde


Na ka ardhë nje dorë
Na ka ardhë  kollaj
Si me këput një mollë

Kënga e fejesës së pari ka filluar me një myzhde


(lajm i gëzuar). Pra është marr lajmi nga babai i
vajzës që ka pranuar miqësi, dhe pas disa dite ia
ka zgjatur dorën  msitit për t’ia dhënë të bijën
familjes së djalit. Pranimin e dorës për vajzën e
kanë quajtur kollaj, aq sa këputet një mollë nga
dega e saj, duke vazhduar:

Si me këput oj mollën  prej rremi


Sa kollaj na dha i biri i qenit

Nga këto vargje, kuptohet se babai i vajzës


është përqeshur, sepse të bijën e ka dhënë aq
lehtë, aq sa e kanë quajtur i biri i qenit.

Pas kësaj, këndohet vetëm për msitin, si


protagonisti kryesor i gëzimit për realizimin e
fejesës, por megjithatë ai cilësohet si një ‘bark
madh’ dhe lakmiqar për të ngrënë.
Po vjen msiti jonë udhës t’kuqe
Na ja prejna ani pulen klluqe
Msiti jonë këmishen me gishta
Çka mi ke mbledh ani gjithë këta bishta

Meqenëse msiti është lakmiqarë për të ngrënë,


atij do i pritet një pulë këlluq (pulë jo e
shëndetëshme) me rastin e fejesës. Nga ana
tjetër këmishen e tij e paraqesin të zhytur me
gishta dhe se afër tij ka marr edhe shumë burra
të tjerë aq sa i kanë quajtur ‘bishta’. Kjo për
arsye se msiti ka vepruar më shumë për
interesat e tij, për të holla dhe për të ngrëne
bukë. Pra, në një mënyrë realizimi i dashurisë
së një çifti ka qenë më shumë një marrëveshje
tregu,

Nusja është fuqi punëtore dhe pronë e burrit

Në këngët e dasmave folklorike, shpeshherë


nusja cilësohet si fuqi punëtore dhe pronë e
familjes së dhëndrit. Në natën e qiknisë asaj i
këndohen këngë emocionuse.  Sipas këngëve
ajo do të jetojë e lirë vetëm edhe natën e fundit
të qiknisë tek babai i saj, sepse nga nesër do të
ndryshoj jeta e saj dhe do të bëhet e huaja.

Qaj oj Besa, qaj e plas


Se qiknija nuk të vjen përmas
Nuk po shkon te dajt me lu,
Por po shkon te burri me punu.

Në këto vargje jipet emocion i fortë. Vajza që


do të bëhet nuse duhet të qaj sepse qikënisë i
ka ardhur fundi dhe jeta e lirë e qiknisë nuk do
ti përsëritet edhe mbas martesës, por do të
filloj një epokë krejt tjetër. Ajo nuk do të shkon
te dajt për të lozur, por do të shkon tek burri
me punu.

Përderisa në këngët e kanagjegjit vajzës i 


këndohet nata e fundit e qiknisë, tek familja e
dhëndwrit i këndohet se ajo do të bëhet pjesë e
tyre.

Oj lulie, pak ma bardh se bora


Erdhi koha, u bane e jona
Oj lulie pak ma bardh se bryma
Erdhi dita u bane e imja

Në këtë strof, nusja përveç që portretizohet më


e bardhë se bora dhe bryma, asaj i ka ardhur
koha që të bëhej pjesë e familjes së dhëndrrit.
Pra, në këngët e dasmave nusja përvec që
bëhet pronë, ajo do të bëhet edhe fuqi
punëtore e familjes së dhëndërit.

Nusja lule e bukur në saksi

Në këngët e dasmave folklorike nusja vihet në


rend të parë, duke e kënduar atë dhe duke e
ngritur si nusën më të bukur. Gjatë ceremonisë
së dasmës, nusja duhej të rrijë e paluar me sy te
ulur, për ta parë vetëm tokën dhe nuk duhej
t’ua kthente shpinën mbrapa asnjëherë
mysafirëve.   Në këngët e kënduara me def,
nusës i vihen shumë atribute nga më të
ndryshmet. .

Qenke e mirë lulie me te vu në bardak


Me të marr ere ngapak, ngapak
Advertisements
Qenke e mirë lulie me të vu në saksi
Veç me te pa për bukuri

Në këto vargje nusja portretizohet si një lule e


cila është e mirë për tu vë në gotë dhe në saksi
(vazo), për ti marrur erë dhe për ta parë për
bukuri. Nusja po ashtu është portretizuar si
karjafil i bukur, trendafil i kuq, lule jargovan, etj.
Pra ajo krahasohet sikurse nje lule e fresket.

Nusja frut për të ngrënë REPORT THIS AD

Po thuajse në çdo këngë folklorike të dasmave,


nusja portretizohet me ndonjë pemë të fresket.
Shembull:

Oj lulie mori mollë


Oj molla me fleta
Oj lulie mori pjeshkë
Pjeshka ka qit fleta

Në këto vargje nusja quhet me emrin lulie, pra


është cilësuar më emër perkëledhës. Më pas
ajo portretizohet me frutat si mollë dhe
pjeshkë. Këta dy fruta pasi që kanë qitur fleta,
tregon se ajo është gati për tu konsumuar.

Përveç mollës dhe pjeshkës nusja është


portretizuar edhe me fruta të tjerë si dardhë,
rrush,  dhe ftua. Të gjitha këto fruta janë të
ëmbël, mirëpo mëgjithatë janë diçka që
ngrëhen. Pra, në mesin e këtyre këngëve nusja
del si objekt, frut që konsumohet. .

Nusja bel hollë dhe e fuqishme

Meqenëse në kenget e dasmave, nusja është në


qendër të vëmendjes, asaj i vihen edhe  shumë
ideale të ndryshme.
Kqyrni shoqe çka ka rrit nana
E ka belin për dy kollona

Në këto vargje nusja përshkruhet si e zonja, me


bel të trash, aq sa e quajnë ‘E ka belin për dy
kollona”. Në krahasim me vargun me lartë, në të
njëjën kohë nusës i këndohet një ideal krejt
tjetër :

Lulije, lulije bel hollë,


Moj fidanja e hollë

Në këtë pjesë nusja përshkruhet me bel të


hollë sikurse trupi i një fidani të hollë. Pra në të
njëjtën kohë janë përdorur dy ideale të
ndryshme, në njërën anë, nusja duhet ta ketë
belin e trash ndërsa në anën tjetër nusja duhet
ta ketë belin e hollë

Pasuria, interes i fuqishëm i martesës

Pasuria ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në


krijimin e miqësisë mes dy familjeve, Babai i
vajzës para se ta dorëzoj të bijën së pari ka
pyetur për pasurinë e familjes së djalit.     Andaj
vajzat në dasma kanë kënduar edhe këngë për
pasurinë e dhëndërrit.

Sa e ka oj Kosova tokën
Aq e ka vllau jonë rrogën
Sa ka mall në Gjermani e kënenaj
Na lulies do t’ia blejna

Me këto vargje dhëndri është ngritur si shumë i


pasur, duke bërë krahasimin e rrogës së tij me
sipërfaqen e tokës së Kosovës. Po ashtu, edhe
në dy vargjet e fundit, nusës i këndohet  se, sa
ka mall në Gjermani e këndej, të gjitha nusës do
t’ia blejnë . Pra, këtu vihet në pah se pasuria ka
qenë interes i fuqishëm për realizimin e një
martese, duke lidhur dashurinë me interesin
material. Andaj, në këngët e dasmave është
paraqitur ana materialiste e dhëndrit, sipas së
cilës në këmbim të dashurisë së nuses ka qenë
pasuria si interes.

 Nusja e ndritshme si rreze drite

Meqenëse në këngët e dasmave, nusja është në


qendër të vëmendjes, asaj i vihen edhe shumë
ideale të ndryshme të bukurisë së jashtme të
saj. Nusja në këto këngët është cilësuar e
ndritshme si rreze drite.

Po vjen nusja si rreze e dritë

Po rrezon barabartë me lirë

Po vjen nusja si diell e hane

Po rrezo barabartë me zinxhir

Në këto vargje nusja përshkruhet e ndritshme


si rreze drite, duke e portretizuar se po rrezon
barabartë me lirë, pra me ari. Po ashtu nuses i
është kënduar se ajo është e ndritshme si dielli
dhe hëna, dhe se ajo po rrezon barabartë me
një zinxhir ari. Pra, në këngët e dasmave nusës i
janë thurur shumë cilësi nga më të ndryshmet,
që te gjitha prej tyre i janë kushtuar pamjës së
jashtme te saj.

Dashuria shprehet tërthorazi

Në këngët e dasmave dashuria është e


shprehur në mënyrë metaforike, pra në kuptim
të figurshëm.

Oj lule, pak ma e bardhë se bora e bryma

Erdhi dita, u bane e imja

Karajfil i vogël o karajfil i vogël

Je si molla e ëmbël, moj e bukur o

Në këto vargje nusja krahasohet me borën dhe


brymën, pra është shprehur dashuria në
mënyrë metaforike duke bërë krahasimin e
pamjes së saj me bardhësin e borës.

Po ashtu edhe në dy vargjet e fundit, dashuria


është shprehur figurshëm, duke e krahasur
nusen me lule të bukur si karajfili i vogël.
Gjithashtu nusja është krahasuar e ëmbël dhe e
bukur si molla. Nga të gjitha këngët e
analizuara, nusja gjithherë është krahasur me
bukuri natyrore dhe jo me komplimente të
drejtpërdrejta.

Pra, dashuria në këngët e dasmave nuk është


shprehur në mënyrë të drejtpërdrejt por është
shprehur tërthorazi me kuptim të dytë në
mënyrë metaforike,

Gjetjet

Fejesa kryhet si marrëveshje tregu


Dashuria eshte interes
Dashuria e shprehet tërthorazi
Nusja eshte dekor, lule e fresket  në vazo
Nusja është frut për tu ngrënë
Nusja pronë dhe fuqi punëtore e burrit
Nusja belhollë dhe e fuqishme (punëtore)
Nusja e ndritshme si rreze drite

SHARE THIS:

! Twitter " Facebook

Loading...

Create a free website or blog at WordPress.com.


Follow

You might also like