You are on page 1of 6

I le dhent' e dole nga stani,

Lule Velo Partizani,


More pushkën dole malit,
Lule Velo Partizani.

Po pyet nëna cu be djali,


Lule Velo Partizani,
Iu pergjigjen krismat malit,
Lule Velo Partizani.

Lagja jonë është e varfër


e zhytur në mjerim
Një gëzim vec fushën kishim
ku loznim cdo ditë

Tomka, Çelua, unë dhe Vaska


jemi katër shokë
Për çdo ditë në fushë
neve loznim top

Pas na vjen edhe Luli


qeni ynë besnik
keci laramani
I mbarë e i mirë
Ty flamur te duam shume
ti per ne je nen' e bab'
Per ty gjakun derdhim lum'
o flamur i kuq me zhgabe!

Kenga jon jehon mbi dhe


mbi qytete fush' e mal'
Per flamurin e vertet'
per te shtrenjtin ideal!

Dua mëngjesët e majit


Kur këndon bilbili I fushës
Kur fryn erëza e malit
Edhe qarku është i skuqur
Dua lulet të fushësë
Në mëngjes kur janë plot me vesë
Doçkat e bardha të çupësë
Vete me vrap që t’i presë

Por nga gjithë ato më parë


Dua më shumë Shqipërinë
Që të vejë puna mbarë
Edhe përjetë të ketë lirinë.
me flamurin ne gji
e filloj kte udhtim
me kte rruges cdo hap vet ndricohet
kudo ka gezim

kenga po degjohet
jehon kjo melodi
lart do ta ngrejme flamurin kuq e zi

Valvitet flamuri kudo ne atdhe


disa vet ikin per ne
ne zemer kemi nje amanet
ti thojn shqipe kur atdheu nuk e pret

Me flamurin ne gji jam dhe une edhe ti


shqiptaria me ne po bashkohet
te gjth jemi nji

kenga po degjohet
jehon kjo melodi
lart ne do ta ngrejme
flamurin kuq e zi

valvitet flamuri kudo ne atdhe


disa vet ikin per ne
ne zemer kemi kte amanet
ti thojn shqipe kur atdheu ugjet vet

per flamurin ma tbukur dhe un kam degju


ndaj zemra ime mbushet plot krenari
me besen ne gjak e permbi flamur
gjer sa te rritem e te behem burre
kto vargje i thura vetem per ty
e shtrenjta ime shqiperi!

Do ta ngreme flamurin ne qiell do ta ngrejme


valvitet flamuri kudo ne atdhe
disa vet ikin per ne
ne zemer kemi nje amanet
ti thojn shqipe kur atdheu nuk e pret
Një shqiponjë e lirë flut'ron
çdo shqiptar në botë po knon
dhe nga qielli zbret një dron
në gjithë shtetet po festojmë

Në Greqi dhe Itali


kanë shumë mall për ty
dhe të gjithë një zëri thojnë:
"S'ka si ti Shqipëria jonë!"

REF. 2x:
Ngado që shkoj
Shqipërine nuk e harroj, jo
ngado që shkoj
Shqipërine nuk e harroj
se jam shqiptare
kuq e zi këndoj

Kanada dhe Australi


bashkë me shok't e mi
e ngrejmë për ty një dolli
moj e bukur Shqipëri

Në Angli dhe Amerikë


natën e bëjme ditë
motra, vllezër kosovarë
O sa mirë me kon shqiptarë!

REF. 4x:
Ngado që shkoj
Shqipërine nuk e harroj, jo
ngado që shkoj
Shqipërine nuk e harroj
se jam shqiptare
kuq e zi këndoj

Se jam shqiptare
Kuq e zi këndoj!
Porsi flet’ e engjllit t’Zotit
Po rref flamur i Shqipërisë
Thërret bijt e Kastriotit
M’u mbledh çetat e ushtrisë.

Ref.
Bini toskë e bini gegë
Si rrufe që shkon tu djegë,
Bini Lekë, bini Malsorë
Trima me rrok me dorë, me dorë

Përmes flamurit t’vet Shqiptari


Kur lufton për t’drejta t’vet,
Atje lufta ndizet zjarri,
Dhe armiku mbetet shkret.

Ref.
Bini toskë e bini gegë
Si rrufe që shkon tu djegë,
Bini Lekë, bini Malsorë
Trima me rrok me dorë, me dorë

Në at flamur Perëndia
Me dorë t’vet ai e ka shkrue:
“Për shqiptarë do t’jet Shqipnia
Kush e prek, ai qoft mallkue!”

Ref.
Bini toskë e bini gegë
Si rrufe që shkon tu djegë,
Bini Lekë, bini Malsorë
Trima me rrok me dorë, me dorë
Kemi ne endrra plot
dhe deshira si femije.
Mbi cdo gje deshirojme
paqe edhe harmoni.
 Rritemi dhe lodrojme
bejme gabime si femije.
Por bullizmin se pranojme
paqe duam harmoni.

Vasil Shanto shkolla jone


ti na jep ne dashuri.
Te ardhmen tone aty ndertojme,
hapat tona i ndjen ti.

You might also like