You are on page 1of 10

Rregullorja e shkollës.

1. Ruani bazën materiale të klasës


2. .Paraqitja në mësim sipas orarit shkollor është e detyrueshme për të gjithë.
3. Nxenësit që mungojnë në shkolle do te futen ne klase vetem pas justifikimit te arsyetuar
te prindit ose te një kudestari që e zevendëson atê.
4. Mungesat për arsye shëndetësore, justifikohen vetëm me raport mjeksor.
5. Nxënësit duhet të ndodhen brenda ne klase kur të bjere zilja, që lajmeron fillimin e
mêsimit.
6. Kush arrin me vonese pas ores se caktuar per fillimin e mësimit
(nè raste tè rralla) mund te pranohet ne klasë me miratimin e
mesuesit kujdestar te klases.
7. Vonesat e shpeshta do t'u njoftohen familjeve dhe do tè kenë
masa disiplinore.
8. Gjate kohës se mesimit duke perfshire edhe pushimet asnje
nxënës nuk duhet të dalë nga shkolla pa leje tè drejtorisë.
9. Shkolla nuk mban asnje pergjegjèsi per daljet pa leje.
10. Kerkesa per t'u larguar nga shkolla, perpara perfundimit te
mêsimeve, duhet te motivohet e t'i drejtohet mesuesit kujdestar.
11. Kerkesa per te dale para perfundimit tè mësimeve e kerkuar nga prindi dhe e pranuar nga
mesuesi kujdestar i heq shkolles çdo pèrgjegjèsi qè nga momenti ne te cilin nxenèsi del
nga shkolla.
12. Nga të gjithe kerkohet një qëndrim korrekt dhe i edukuar. Në
mjediset e shkolles nuk lejohen zhurma, shprehjet e pahijshme,
grregullimet, lojrat e papërshtatshme de dëmtimet e bazes materiale te shkolles.
13. Nxenesit jane pergjegjès per demtimin de prishjen e pajisjeve
që i perkasin shkolles. Kush demton paguan. Drejtoria nuk
pergjigjet për sendet vetiake qe nxenësit sjellin dhe i harrojne nè shkolle (veshje, libra, para, etj.).
14. Ndalohet rreptesisht per te gjithe pirja e duhanit ne ambientet
shkollore dhe mbajtja e aparaturave telefonike, elektronike dhe
lojérave.
Dita Europiane e gjuhëve të huaja.
Dita Evropiane e Gjuhëve është më 26 shtator, ashtu siç është shpallur nga Këshilli i Evropës më
6 dhjetor të vitit 2001, dhe që është përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i saj është të
nxisë mësimin e gjuhëve në të gjithë Evropën dhe si e tillë mbështetet edhe në iniciativën e
Këshillit të Evropës. Synimet e kësaj feste janë të vlerësojë të gjitha gjuhët dhe kulturat
evropiane, si dhe kontributin e njerëzve të cilët kanë avantazhet e shumëgjuhësisë, rritjen e
shumëgjuhësisë individuale dhe motivimin e njerëzve në Evropë për të mësuarit e gjuhëve gjatë
gjithë jetës.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar ruajtjes së trashëgimisë së pasur të rreth 200 gjuhëve
evropiane.

Qëllimet kryesore të kremtimit të Ditës Evropiane të Gjuhëve janë:


 Njohja e qytetarëve me rëndësinë e mësimit të gjuhëve si dhe inkurajimi i mësimit të më
shumë gjuhëve me qëllim të rritjes së shumëgjuhësinë dhe kuptimin e kulturave të
ndryshme;
 Promovimi dhe nxitja e diversitetit të pasur gjuhësor dhe kulturor të Evropës;
 Inkurajimi i mësimit të gjuhëve në shkollë dhe jashtë saj gjatë gjithë jetës.
Java Europiane e sportit.
Shqipëria i bashkohet për të disatin vit radhazi Javës Evropiane të Sportit.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi i është bashkuar veprimtarive të ndryshme sportive të
organizuara nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”.
Nga data 23 shtator në të gjitha shkollat e Shqipërisë janë zhvilluar aktivitete sensibilizuese për
promovimin e vlerave që ka sporti për një jetë të shëndetshme.
Ky është viti i tretë që vendi ynë merr pjesë në këtë organizim sportiv, i cili mbahet javën e
fundit të muajit shtator në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Në fokus të kësaj jave, krahas promovimit të sportit dhe aktivitetit fizik në të gjithë Evropën,
jepen edhe këshilla të vlefshme për nxënësit, si është kujdesi për higjienën, kujdesi me ushqimet,
Kujdesi me gjumin e mjaftueshëm dhe herët, si dhe me aktivitetet fizike.
Dita Botërore e Gjuhës Rome.
UNESCO
Dita Botërore e Gjuhës Rome promovon gjuhën, kulturën dhe arsimin. Ajo festohet çdo vit më 5
nëntor, që nga viti 2009. Parlamenti kroat e njohu zyrtarisht atë në 2012-ën dhe UNESCO-ja e
shpalli 5 nëntorin si Ditën Botërore të Gjuhës Rome në 2015-ën. Që nga viti 2018, 16 shtete
anëtare të Këshillit të Evropës e njohin gjuhën rome si gjuhë të pakicës sipas Kartës Evropiane
për Gjuhët Rajonale ose të Minoritetit.
Origjina:
Më 5 nëntor 2008 në Zagreb, Kroaci, gjatë prezantimit të fjalorit të parë rome-kroat dhe kroate-
rome të shkruar nga studiuesi dhe politikani rom Veljko Kajtazi, përfaqësues të komunitetit romë
nga e gjithë bota dhe anëtarë të jetës publike kroate nënshkruan kartën e cila e shpalli 5 nëntorin
Ditën e Gjuhës Rome në Republikën e Kroacisë. Nënshkrimi i kartës u nis dhe u organizua nga
Veljko Kajtazi dhe Shoqata Kroate për Arsimin e Popullit Rom "Kali Sara" (sot quhet Unioni i
Romëve Kroat "KALI SARA" ) dhe statuti u nënshkrua nga rreth 150 individë. Në vitin 2009,
gjatë Simpoziumit Botëror për Standardizimin dhe Kodifikimin e Gjuhës Rome, i cili u mbajt
nga 3 deri më 5 nëntor 2009 në Zagreb, Kroaci, Unioni Ndërkombëtar i Romëve dhe Shoqata
Kroate për Arsimin e Popujve Romë "Kali Sara" lëshuan një deklaratë duke kërkuar njohjen e 5
Nëntorit si Dita Botërore e Gjuhës Rome në të gjitha vendet ku jetojnë romët. Ky rast shënoi
edhe festën e parë zyrtare të kësaj date.

Karta që shpall 5 Nëntorin Ditën e Gjuhës Rome në Republikën e Kroacisë

(5 Nëntor 2008, Zagreb, Kroaci)


Dita Ndërkombetare e të Drejtave të Fëmijëve.
“Të Drejtat e Fëmijëve nuk janë të drejta të veçanta, por janë më tepër të drejta themelore të
qenësishme për dinjitetin njerëzor të të gjithë njerëzve” – UNICEF
Historia e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve
20 nëntori njihet si Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve.
Kjo datë lidhet me vitin 1959 kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi
Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve. Në të njëjtën datë në vitin 1989 kjo Asamble miratoi
Konventën e të Drejtave të Fëmijëve. Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e
Fëmijëve është traktati më i pranuar botërisht për të drejtat e njeriut në histori.
Kjo ditë festohet çdo vit në 20 nëntor për të promovuar bashkimin ndërkombëtar,
ndërgjegjësimin e fëmijëve në mbarë botën dhe përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve.
Konventa e të Drejtave të Fëmijëve ndryshoi mënyrën se si fëmijët shikohen apo trajtohen.
Fëmijët nuk shikohen më si një “pronë” e prindërve. Ata nuk janë të pambrojtur dhe nuk janë
objekt për bamirësi. Një fëmijë është një qenie njerëzore dhe me të drejtë duhet të trajtohet si e
tillë.
Çfarë thotë Konventa:
Konventa gjithashtu vendosi një numër të drejtash specifike duke përfshirë:
Të drejtën e jetës;
Të drejtën e shëndetit dhe të shërbimeve shëndetësore;
Të drejtën e familjes;
Të drejtën e arsimit dhe lojërave;
Të drejtën për të mos u torturuar apo nënshtruar trajtimit ose dënimit çnjerëzor;
Të drejtën për të qene i mbrojtur ndaj shfrytëzimit, dhunës dhe abuzimit;
Të drejtën për të patur një zë, për tu dëgjuar;
Të drejtën për të mos u diskriminuar;
Të drejtën e lirisë së të shprehurit, mendimit, vetëdijes dhe besimit.
Duke specifikuar të drejtat e fëmijëve Konventa ndihmon për të krijuar një botë ku çdo fëmijë
është i aftë të zhvillojë potencialin e tij ose të saj të plotë që është pikërisht çështja që duam të
zgjidhim.
Dita e Luftës Kunder Bullizmit.

Më 21 nëntor 2018 u organizua për herë të parë në Shqipëri Dita Kombëtare Kundër Bullizmit.
Në kuadër të kësaj dite, Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me
Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) organizuan një sërë aktivitetesh
ndërgjegjësuese në të gjithë vendin, me përfshirjen e 21 shkollave pilote të Instrumentit të
përbashkët Horizontal të BE/KiE “Lufta kundër bullizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor
në Shqipëri”.
Në Tiranë, pesë shkollat pilote të projektit organizuan një aktivitet të përbashkët me pjesëmarrjen
e 250 nxënësve dhe mësuesve për ti thënë “JO BULLIZMIT”. Aktiviteti u hap me fjalën
përshëndetëse të Kreut të Zyrës në detyrë të Këshillit të Evropës në Tiranë, të cilët e vunë theksin
tek rëndësia e nxitjes së një kulture gjithëpërfshirëse, të sigurt dhe demokratike në shkolla ku
diversiteti respektohet, vlerësohet dhe festohet. Programi u bazua tek përcjellja e mesazheve për
paqe, tolerancë, unitet dhe respekt për diversitetin, si mënyra për të parandaluar dhe reduktuar
fenomenin e bullizmit në shkolla.
Festojmë festat e 28-29 nëntorit.

28 Nëntori është dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e nisjes së rrugëtimit të saj si një shtet më
vete, i shkëputur nga Perandoria Osmane. Kjo datë është historikisht e veçantë për shqiptarët në
të gjithë botën pasi shënon dy ngjarje historike: shpalljen e pavarësisë më 1912 dhe çlirimin e
Krujës nga Skënderbeu më 1443.
Të dyja këto ngjarje kanë të bëjnë me ngritjen e flamurit të arbërit, ndaj edhe 28 Nëntori quhet
ndryshe Festa e Flamurit.
28 Nëntori festohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, shumica absolute e popullsisë të
së cilës është etnikisht shqiptare. Kjo ditë festohet edhe në trojet shqiptare në Maqedoni e në
Malin e Zi.
Shpallja e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali u deklarua në Kuvendin e Vlorës ku
morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare në Ballkan. Menjëherë pas saj, Asambleja
formoi qeverinë e parë të pavarur, të kryesuar nga Ismail Qemali, si dhe Këshillin e të Urtëve të
njohur ndryshe edhe si Pleqësia.
Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Shqipërisë dhe përaktimi i kufijve shtetërorë të saj u bë në
përfundim të Luftës Ballkanike, në Konferencën e Londrës, gjatë së cilës, për fat të keq, u
kënaqën shumë nga synimet copëtuese dhe aneksuese ndaj trevave shqiptare të fqinjëve sllavo-
grekë.
Gjithsesi, njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur e sovran nga ana e Fuqive të Mëdha dhe dora-
dorës, edhe nga shtete të tjerë, ishte një akt me rëndësi jetike për popullin dhe kombin shqiptar.
Kjo ngjarje shënoi menjëherë një linjë demarkacioni në historinë shqiptare. Ajo ishte frut i
emancipimit të shqiptarëve si komb dhe i përpjekjeve të parreshtura të tyre për të qëndruar të
lidhur me familjen europiane të kombeve të emancipuar.
Me Aktin e 28 Nëntorit të vitit 1912 afirmohet e drejta e pamohueshme e kombit shqiptar për të
qënë një dhe i bashkuar në trojet e tij natyralë, e drejtë që mbrohet sot e kësaj dite nga Kushtetuta
e Republikës së Shqipërisë. E drejtë që nuk mohon aspak atë të popujve dhe kombeve të tjerë
ballkanikë të jetojnë të bashkuar, të lirë e sovranë në trojet natyralë të tyre.
Dita Boterore Kunder HIV AIDS.
Dita Botërore e Sensibilizimit kundër HIV/AIDS organizohet çdo vit më 1 dhjetor për të rritur
ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në
përballimin e kësaj pandemie. Kjo ditë është një mundësi për të shpërndarë informacion lidhur
me situatën e kësaj pandemie dhe për të inkurajuar përparimin në parandalimin, trajtimin dhe
kujdesin për HIV/AIDS në të gjithë botën, veçanërisht në vendet me prevalencë të lartë.
Nga viti 2011 deri në vitin 2015, Dita Botërore e HIV/AIDS-it organizohet nën sloganin
“Drejt zeros: Zero infeksione të reja nga virusi HIV, Zero diskriminim për personat me
HIV/AIDS, Zero vdekje nga AIDS”

Faktet kryesore për HIV/AIDS


HIV vazhdon të jetë një çështje madhore globale e shëndetit publik që ka marrë më shumë se 34
milionë jetë deri tani. Vetëm në vitin 2014, rreth 1.2 milionë njerëz kanë vdekur globalisht nga
shkaqe të lidhura me HIV-in.
Në nivel global, deri në fund të vitit 2014, numri i personave që jetojnë me HIV ishte rreth 36.9
milionë, me 2 milionë raste të reja vetëm në vitin 2014.
Infeksioni HIV diagnostikohet nëpërmjet testeve të shpejta diagnostike, që zbulojnë praninë ose
mungesën e antitrupave të HIV-it. Këto teste japin rezultate të shpejta; esenciale për diagnozën
dhe trajtimin e hershëm.
Nuk ka shërim për infeksionin HIV. Megjithatë, trajtimi efektiv me medikamente antiretrovirale
(ARV) mund të kontrollojë virusin në mënyrë që personat me HIV të gëzojnë jetë të
shëndetshme dhe produktive.
Është vlerësuar se, aktualisht vetëm 51% e personave me HIV dinë statusin e tyre të infektimit
me HIV, pra nëse ata janë të infektuar apo jo.
Në vitin 2014, 14.9 milionë njerëz që jetojnë me HIV, të cilët përfaqësojnë 40% të personave që
jetojnë me HIV, morën terapi antiretrovirale në nivel global.

Çfarë është HIV-i?


HIV (Human Immunodeficiency Virus) është virusi i cili prek dhe dobëson sistemin imunitar të
organizmit të njeriut duke e lënë atë të pambrojtur nga infeksionet dhe nga disa lloje kanceri.
Virusi shkatërron dhe dëmton gradualisht funksionin e qelizave të imunitetit. Funksioni imun i
organizmit matet nëpërmjet numërimin të qelizave CD4.
Çfarë është AIDS-i?
AIDS (Acquired Immune Deficiency Syndrome) është një term që i referohet fazës më të
avancuar të infeksionit HIV. AIDS është dëmtimi i parikthyeshëm dhe progresiv i sistemit
imunitar të njeriut prej virusit HIV, i cili çorganizon gjithë sistemin imunitar të tij. Në këtë
situatë organizmi nuk është i aftë të përgjigjet ndaj agjentëve parazitarë, viralë, mykotikë dhe
atyre oportunistë apo të kontrollojë disa tumore, duke u shfaqur edhe AIDS. AIDS apo i njohur si
SIDA është përcaktuar si zhvillimi i disa lloje kanceri, infeksioneve apo manifestimeve të tjera të
rënda klinike. HIV nuk është sinonim i AIDS-it. Kjo do të thotë që një person i cili është i
infektuar dhe ka virusin HIV në gjak nuk është me patjetër i sëmurë me AIDS. Ai mund të jetë i
infektuar me virusin HIV por mund të mos jetë i sëmurë me AIDS.

Cilat janë shenjat e AIDS-it?


Shumë persona që jetojnë me HIV, në muajt e parë mbas infektimit, nuk kanë shenja të dukshme
dhe nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre/statusit pozitiv deri në fazat e vonshme.
Për t’u zhvilluar shenjat, përgjithësisht mund të kalojnë nga 2 deri në 15 vjet, nga momenti i
infektimit deri në shfaqjen e tyre, në varësi të personit. Koha e saktë nga momenti i infektimit me
HIV deri në zhvillimin e sëmundjes dhe shfaqjen e shenjave është e pamundur të llogaritet. Kjo
kohë është e ndryshme për persona të ndryshëm dhe është në varësi të stilit të jetesës, të mënyrës
së të ushqyerit, terapisë dhe mbështetjes sociale dhe psikologjike. Me futjen e terapisë
antiretrovirale dhe profilaksisë për infeksionet oportuniste, është zgjatur koha e fillimit të
sëmundjes dhe sigurisht mbijetesa e të sëmurëve.
Javët e para pas infeksionit fillestar, këta persona mund të mos kenë asnjë simptomë ose mund të
shfaqin shenja të ngjashme me gripin, duke përfshirë ethe, dhimbje koke, skuqje apo dhimbje të
fytit. Më pas, me dobësimin progresiv të sistemit imunitar, infeksioni përparon dhe një person
mund të zhvillojë edhe shenja të tjera të cilat ndryshojnë në varësi të fazës së infeksionit.
Shenjat më të shpeshta janë: fryrje e nyjeve limfatike, humbje e madhe në peshë, dobësi e
madhe, ethe/temperaturë e vazhdueshme, diarre e vazhdueshme që nuk dominohet nga mjekimi,
kollë dhe shenja të tjera sipas llojit të infeksioneve të ndryshme oportuniste. Pa trajtim, ata mund
të zhvillojnë sëmundje të rënda të tilla si tuberkulozi, meningjiti dhe lloje të ndryshme kanceri.

Si transmetohet HIV-i?
HIV mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të infektuara të trupit si gjaku,
qumështi i gjirit, sperma dhe sekrecionet vaginale.
Diskriminimi i femres.
Sot bota ka arritur të hedh hapa gjigantë në zhvillimin e gjinisë femërore! Ajo sot gjendet ne
pozicione për krah burrit. Po ta bënë një udhëtim njeriu në disa zona në Shqipërinë e veriut dhe
gjetkë mundet me hasë në skena të pabarabarta të gjinisë femërore shqiptare, po edhe ne një
pozite shumë të mjerueshme !… Këso pamjesh, sikur të mos jenë fotot si dëshmi, është vështirë
ta besosh?
Përmes kulturës, vetëdijes, pabarazisë gjinore të një populli, mund të kuptohet se emancipimi i
saj është një proces i domosdoshëm në te mirën e saj dhe te tërë shoqërisë. Nëse emancipimi i saj
nuk u arrit në shkallën e duhur, mund te vlerësohet se nuk ke mundur ta ndërtosh atë popull ne
skemën e duhur të një populli të zhvilluar. Zhvillimi dhe emancipimi i gruas në shoqërinë e
sotme moderne i jap një imazh atij shteti se ne cilën shkallë te kulturës je si popull apo komb.
Gjinia femërore nuk është në favor të mirë as ne Shqipëri po as në Kosovë, të e mos flasim për
Maqedoni në popullatën shqiptare. Në një shoqëri qe nëpërkëmbet femra shqiptare, atëherë nuk
ka familje të shëndoshë!
Një pamje rrëqethëse e një gruaje të ngarkuar, njësoj si një kafshë, rrugëve për të transportuar
dru.
A thua përse kështu? A thua se jemi akoma aq të pa prapambetur, sa qe mendojmë se këto skena
nuk i sheh njeriu? A thua se këto shfaqje, aq te tmerrshme nuk i transmeton bota, shkallen e
civilizimit edhe emancipimin e femrës shqiptare, armiqtë e bëjnë si përbuzje, nënçmim, ofendim,
ndërsa miqtë tanë me keqardhje i transmetojnë ne mediumet e veta! Qoftë edhe një numër i vogël
i këtyre rajoneve, qe mbretëron një konstruksion i këtillë i ndërtimit dhe emancipimit të femrës
shqiptare, është një pasqyre negative qe në arenën ndërkombëtare, reflektohet shumë negativisht,
edhe ne planin e futjes dhe përgatitjen e popullit shqiptar në integrimin e Bashkimit Evropian!
Pamje e një gruaje e ngarkuar për krah burrit duke pirë duhan, një mentalitet primitiv dhe i
papranueshëm për popullin shqiptar, duhet demaskuar, gjykuar dhe nxitje te shkollimit te gjinisë
femërore drejt një civilizimi dhe emancipimi si një femër me emancipim evropian!
Lëvizjet për emancipimin e femrës kanë mundësuar që shtete të përparuara të bëjnë sistem të
ligjeve, që garantojnë barazinë e dy gjinive në të gjitha sferat e jetës, por megjithatë realiteti të ne
është ndryshe, ngase femra përsëri mbeti e pabarabartë. Shkak në vete e kësaj te keqeje ndikon
edhe varfëria. Por nëse në këto vende qe dominon varfëria te jetë prezent faktori i shoqërisë
civile dhe organet kompetente, atëherë gjendja e familjeve shqiptare në përgjithësi nuk do te
ishte aq e mjerueshme.
Sot femra shqiptare në shumë krahina tonat, ajo nuk gëzon as të drejtën që të ulet në tavolinë me
burrat. Në shtëpi shtrohen dy sofra njëra për burrat dhe tjetra për gratë. Në raste dasmash edhe
tri, shtojcë edhe e fëmijëve qe të mos shihen gratë nga burrat e huaj. Në rast mysafirësh të
panjohur, gruaja e çon ushqimin gjer prapa derës, sepse nuk lejohet të hyjë në “Odën e Burrave”
kjo është edhe pasojë e ritualeve (fetare islame, qe kanë mbetur si pasoja nga regjimi shume
vjeçar i okupimit osman mbi trojet tona), ku e çoroditi mentalitetin dhe kulturën e trashëguar ilire
qe ishte një shoqëri përkrah popujve të mëdhenj.

You might also like