You are on page 1of 4

TEMA : 20 NENTORI, DITA NDERKOMBETARE E TE DREJTAVE TE

FEMIJEVE
QELLIMI I VEPRIMTARISE: TE NDERGJEGJESOHET SHOQERIA SE
NDONESE TE VEGJEL, EDHE FEMIJET KANE TE DREJTAT E TYRE SI
QENIE NJEREZORE ME NDJENJA DHE PERSONALITET, SEPSE TË
DREJTAT E FËMIJËVE NUK JANË TË DREJTA TË VEÇANTA, POR
JANË MË TEPËR TË DREJTA THEMELORE TË QENËSISHME PËR
DINJITETIN NJERËZOR TË TË GJITHË NJERËZVE” – UNICEF
KOMPETENCAT:
Nxenesi :
 Liston te drejta nga Konventa e te Drejtave te Femijeve
 Krijon postera dhe fletepalosje ne lidhje me respektimin e te drejtave te
femijeve
 Argumenton qendrime dhe opinione ne lidhje me temen
 Shpreh mendimin e vet me ane te vizatimit, kenges apo poezise ne lidhje me
temen
Mjetet : Postera , lapsa, magnetofon, disqe per femije,dhurata te ndryshme te
grumbulluara nga nxenes dhe komuniteti, videoprojektor.

ZHVILLIMI I VEPRIMTARISE
Hapi i Pare : Njoh nxenesit me temen, objektivat,metodat dhe mjetet per
zhvillimin e veprimtarise. Diskutojme rreth te drejtave te femijeve nga Konventa e
te Drejtave te Femijeve.

Shkolla u siguron te gjithe femijeve te drejten themelore per arsim dhe mundesi te
barabarta pa dallim te origjines, identitetit kulturor, gjuhes, aftesive, apo rrethanave
ekonomike, respektim te vlerave e shoqerise, te bashkejeteses ne shoqeri, si dhe te
qenit qytetar aktiv ne boten e ndervarur.

20 nëntori njihet si Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve.


Kjo datë lidhet me vitin 1959 kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve
të Bashkuara miratoi Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve. Në të
njëjtën datë në vitin 1989 kjo Asamble miratoi Konventën e të Drejtave
të Fëmijëve. Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e
Fëmijëve është traktati më i pranuar botërisht për të drejtat e njeriut në
Hapi i Dyte : Shkolla ka rregulla te cilat nuk diskriminojne femije dhe nuk lejojne
diskriminim.Ne kemi per detyre te ndergjegjesojme komunitetin per rendesine dhe
respektimin e diversitetit. Behet ndarja e nxenesve ne grupe.Ndahen detyrat per
menaxhimin e aktivitetit.
Grupi i Piktoreve
Krijohen vizatime dhe postera ne lidhje me respektimin e te drejtave te njeriut
Grupi i Letrareve
Krijohen vjersha dhe poezi duke nxjerre ne pah lirine dhe barazine. Gjithashtu
krijohen ese me teme “Edhe ne jemi njerez”.
Grupi Artistik
Kendohen kenge dhe recitohen vjersha per te krijuar nje atmosfere festive dhe
argetue
Çfarë thotë Konventa:
Konventa gjithashtu vendosi një numër të drejtash specifike duke përfshirë:

 Të drejtën e jetës;
 Të drejtën e shëndetit dhe të shërbimeve shëndetësore;
 Të drejtën e familjes;
 Të drejtën e arsimit dhe lojërave;
 Të drejtën për të mos u torturuar apo nënshtruar trajtimit ose dënimit
çnjerëzor;
 Të drejtën për të qene i mbrojtur ndaj shfrytëzimit, dhunës dhe
abuzimit;
 Të drejtën për të patur një zë, për tu dëgjuar;
 Të drejtën për të mos u diskriminuar;
 Të drejtën e lirisë së të shprehurit, mendimit, vetëdijes dhe besimit.

Duke specifikuar të drejtat e fëmijëve Konventa ndihmon për të krijuar një


botë ku çdo fëmijë është i aftë të zhvillojë potencialin e tij ose të saj të plotë
që është pikërisht çështja që duam të zgjidhim.
Si përshtatet Arsimi në Konventë:
Neni 28 i Konventës së të Drejtave të Fëmijëve thotë që çdo vend që e firmos
atë duhet të:
1. Bëjnë arsimin fillor të detyrueshëm dhe falas për të gjithë;
2. Inkurajojnë zhvillimin e formave të ndryshme të arsimit të mesëm si të
përgjithshëm, dhe profesional, i bëjnë ato të hapura e të mundshme për
çdo fëmijë dhe marrin masa të përshtatshme, si vendosja e arsimit falas
dhe dhënia e një ndihme financiare në rast nevoje;
3. U sigurojnë të gjithëve arsimin e lartë, sipas aftësive të secilit, me të
gjitha mjetet e përshtatshme;
4. Bëjnë të mundshëm dhe të arritshëm për çdo fëmijë informacionin dhe
orientimin shkollor e profesional;
5. Marrin masa për të inkurajuar frekuentimin e rregullt të shkollës dhe
uljen e përqindjes së braktisjes së shkollës.

Shtetet Palë marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që disiplina


shkollore të zbatohet në mënyrë të pajtueshme me dinjitetin njerëzor të
fëmijës dhe në përputhje me këtë Konventë. Shtetet gjithashtu nxisin dhe
inkurajojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit, për të
kontribuar, në mënyrë të veçantë, në zhdukjen e padijes dhe të analfabetizmit
kudo në botë dhe për të lehtësuar përvetësimin e njohurive shkencore e
teknike dhe të metodave moderne të mësimdhënies. Për këtë, mbahen
parasysh në mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.
Neni 29 thotë që arsimi duhet të ketë për synim të zhvillojë potencialin e
plotë të personalitetit, dhuntive dhe aftësive mendore e fizike të fëmijës.

Pse e drejta e arsimit është themelore


Çdo fëmijë në botë ka të drejtën e arsimimit të sanksionuar në Konventën për
të Drejtat e Fëmijës.
Por afërsisht 260 milionë fëmijë – rreth 1 në 10 – ishin pa shkollë edhe para
se të godiste pandemia Covid-19. Qindra miliona të tjerëve iu është ndërprerë
arsimimi një vit më parë nga kriza shëndetësore dhe ekziston frika se disa
nuk do të kthehen më kurrë në klasë.
“Fjalët e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve nuk mund të harrohen”,
tha Justin van Fleet presidenti i Shoqatës Botërore të Bamirësisë
“Theirworld” dhe njëkohësisht Drejtori Ekzekutiv i Koalicionit Global të
Biznesit për Edukimin. “Në vitin 2020, një pandemi globale, ndryshimi i
klimës, varfëria dhe trazirat politike vënë në rrezik jetën e një numri të
pafundëm fëmijësh.” “Ndërmarrja e veprimeve për të realizuar të drejtën
për arsim është çelësi për të zhbllokuar një të ardhme më të mirë.”
Pa cilësinë në arsim për çdo fëmijë, ne nuk do të jemi në gjendje të
ndihmojmë në çlirimin e potencialit të gjeneratës së ardhshme. Ju mund të
ndihmoni që çdo fëmijë të ketë fillimin më të mirë në jetë, një vend të sigurt
për të mësuar dhe aftësi për të ardhmen.

Plani i sherbimit: _____________________


Synimi :
________________________________________________________________
________________________________________________________________
Permbledhja e veprimtarive:
________________________________________________________________
________________________________________________________________
________________________________________________________________
________________________________________________________________
Pershkrimi i veprimtarive :
Pershtypja :
________________________________________________________________
________________________________________________________________
Emocionet :
________________________________________________________________
________________________________________________________________
Fotografi:

You might also like