You are on page 1of 8

University Of Tirana

The learning of a foreign language, as Spanish is, is a valued phenomenon in the country. Our
citizens have shown that they have been inclined to communicate in foreign languages.
Without wanting to enter into the history of the language of the text in the Albanian area, we
remember that the correspondence of Albanian princes with their analogues has been
language in foreign languages like Latin, Ottoman, French, Greek, Italian but also Spanish.
Fundamental significant that we knew of a foreign language has been a phenomenon among
Albanians. Of course, they have or have managed to be framed within the pedagogical -
didactic rules, this process became known after the Second World War. The introduction of a
foreign language into the compulsory curriculum of the Albanian pre-university system was
the bed in which the learning of the foreign language was expanded and maximized.

in the end of our speech we will mention the bilingual and even trilingual dictionaries which
are spread hand to hand as a "mass education" , since the Middle Ages. Among these we will
mention Kristoforidhi, Ulqinaku, Mitko, XhuvanI.

Key words: Spanish, didactics, influence, diachronic


Hyrje

Tema e cila është përzgjedhur për trajtim ngërthen çështje të rrafshit didaktik, kulturor dhe
pedagogjik.

Mësimdhënia dhe mësimmarrja, të nxënit siç njihet kjo e fundit është nga proceset më delikate
e cila ka pasur vëmendjen e shumë studiuesve të huaj dhe vendas. Autorë të njohur që nga
Mesjeta e deri në fillim të shekullit XXI, studimin e procesit të mësimit të gjuhës së huaj e
kanë hasur pikë nevralgjike të punimeve të tyre më të vyera. Shkurtazi sjellim ketu teoritë e
Erasmus për të nxënit në klasë dhe të nxënit autoditakt. Humbold i cili e shikonte të nxënit jo
vetëm të gjuhës si një proces të pandashëm nga kultura dhe botëkuptimi; nga ambienti dhe për
më tepër nga përvoja e çdo grupi shoqëror në të cilin individi lind. Dhe si për ta mbyllur këtë
pjesë të parë, kujtojmë shprehjen e të madhit Michael Bachtin “Një fjalë është e barabartë me
një botë “të cilën ne do ta kemi busull të studimit tonë.

Mësimi i gjuhës së huaj, përkatësisht i gjuhës spanjolle ka një traditë të vlerësueshme ne


vendin tonë. Qytetarët tanë që në krye të herës kanë treguar se kanë qënë të prirur të
komunikojnë në gjuhë të huaj. Padashur të hyjmë në historinë e zhvillimit të tekstit në arealin
shqiptar , kujtojmë që letërkëmbimi i princave shqiptarë me analogët e tyre ka qënë tërësisht
në gjuhë të huaj (latinisht, osmanisht, frengjisht, greqisht, italisht por edhe spanjisht etj.) Ky
është një tregues themelor signifikativ që njohja e gjuhës së huaj ka qënë një fenomen ndër
shqiptarët. Natyrisht që formën më të arrirë ose të paktën të kornizuar brenda rregullave
pedagogjiko – didaktikë, ky proces e njohu pas Luftës së Dytë Botërore. Futja e gjuhës së huaj
në kurrikulën e detyrueshme të sistemit parauniveristar shqiptar përbën shtratin në të cilin u
zgjerua dhe u masimizua mësimi i gjuhës së huaj.

Nuk duam të kthehemi prapa por sa për një retrospektivë nuk mund të lëmë pa përmendur edhe
fjalorët dygjuhësh madje dhe tregjuhësh të cilët shëtitën dorë më dorë, kishë më kishë, xhami
më xhami dhe në çdo vend zhvillohej një “edukim masiv”, në vendin tonë, që në periudhën e
Mesjetës. Ndër këta përmendim Kristoforidhin, Ulqinakun, Thimi Mitko , Xhuvanin etj.

Përsa i përket spanjishtes, mësimi i saj është masivizuar dukshëm kryesisht vitet e fundit (post
viteve 90) por spanjishta ka qënë një gjuhë elitare ngahera; kultura e saj ka qenë e admiruar në
rrethet intelektuale shqiptare; autorët më të njohur të saj, përmendimin këtu Cervantesin, ka
qenë e pandashme në çdo bibliotekë.

Nisur nga sa më lart, tema që kemi përzgjedhur, është sa jetike aq dhe kontemporane pasi kemi
vendosur që trajtimin/studimin ta zhvillojmë në ciklin Universitar, i cili për hir të së vërtetës
është niveli më i lartë edukativ.

Po vijojme menjehrw me disa leksema te repertorit spanjoll qe jane pjese e leksikut te shqipes
e qe jane kontakti i pare e studenteve shqiptare me kete gjuhe globale:

Disa elemente te spanishtes ne shqipen standarte

Nga leksiku administrariv

Admiral - Ammiraglio - Nga arabisht am'r (komandant, princ, guvernator), përvetësuar nga
greqishtja ameras.

Doganë - Dogana - Nga arabisht diwan(a), libër ku shënohen mallrat në tranzit. Magazinë

- Magazzino - Nga shumësi i fjalës arabe makhazin, depozitë.

Veshje dhe ngjyra

Kremis - Cremisi - Nga arabisht me etimologji oguze, qirmiz! " nga ngjyra e një krimbi",
një variant të kësaj fjale e gjejmë edhe në persisht

Xhup - Giubba - Nga arabisht, gubba "veshje prej pambuku".

Artikuj shtëpiakë

Karaf - Caraffa -Nga arabisht garrafa "vazo cilindrike e punuar nga balta dhe argjila": duket e
mikluar nga fjala tjetër arabe, qaraba, "shishe me grykë të gjerë".

Terasë - Ma-terasso - Nga arabisht matrah - taraha "hedh, shkund", d.m.th. "vend ku hidhen
gjërat, ose vendosen gjërat që i përdorim më rrallë", kjo fjalë rastis të përdoret edhe në
frëngjisht, gjermanisht, anglisht. Rruga prej nga ka depërtuar mbetet italishtja.
Leksiku institucional

Ottomano - Otoman, varianti për fjalën osman nga turqishtja.

Peme, fruta, specie etj.

Aranciata - Arancio - Nga arabisht na~rangi, me origjinë persiane. (në italisht kemi kalimin e
n-së, *un narancio > un arancio; forma narancio gjendet në Ariosto dhe në disa dialekte të sajo
ndërsa në Venecia e gjejmë edhe në trajtën naranza).

Limon - Limone - Nga arbisht dhe persisht limuun.

Leksiku nga astronomia dhe matematika

Algjebër - Algebra - Një zë i përkthyer nga Oksidenti nga Leonardo


Fibonacci në Liber Abbaci (1202) prej arabishtes 'ilm al-glabr ëa al-muqa~bala.

Alogoritëm - Algoritmo - termi është derivat i vetë emrit të matematicienit al- Khëarizmi, nga
një rajon i Azisë.

Zero - Zero - Nga arabisht soifr, bosh, me etimologji nga sanskritishtja s$u~nya

Shifër - Cifra - Një kalk nga matematicieni Guido Grandi më 1740, në italisht (cioe zero) .

Nadir - Nadir - Nga arabisht nazir, (pikë).

X - X - Nga arabisht slay',

Zenit - Zenit - Nga arabisht samt al-ru'us, (drejtimi i kokës).

Leksiku i kimisë

Lambik - Alambicco -Nga arabisht al-anbiq, një derivat nga greqishtja ambix.

Alkalin - Alcali -Nga arabisht al-qaly, (mbetje).

Kimia - Alchimia - Nga arabisht al-kimiya~', me një etimologji greke chymeia. Alkol - Alcol -
Nga arabishtja e Spanjës kuhOul.
Fusha të tjera

Meskin - Meschino -Nga arabisht miskln me etimologji akadiane (i varfër).

Vlera e didaktikes se spaninjes ne Shqiperi dhe ne Bote

Spanjishtja eshte nje gjuhe kontakti shume e folur ne Shqiperi. Me hapjen e Ambasades
Spanjolle ne vitin 2006 e cila rolin e saj e pati te menjëhershëm si ne aspektin didaktik por dhe
ne ate sociokulturor. Pikerisht përgjatë këtyre viteve spanjishta ne Shqiperi ju shtua dhe nje
dege e posaçme ne studimin e kësaj e gjuhe, celja e Departamentit te Spanjishtes ne Fakultetin
e Gjuheve e Huaja, nje risi kjo qe beri te mundur bashkëpunimin e frytshëm me Ambasaden e
Spanjes ne Shqiperi, Roli i kësaj te fundit gjate nje 10 vjecari ishte perfshfirsja e gjuhës
spanjolle ne kurrikulen e Sistemit Universitar duke bere te mundur aktivitete te ndryshme qofte
shkencore apo kulturore. Konferenca, koncerte , seri filmash, aktivittet teatrale apo ekspozitash
te ndryshme arritën te zgjonin interesin e studenteve per te zgjedhur kete gjuhe. Didaktika e
kësaj gjuhe daton qe ne vitet 1983 gjate nje epoke teje te veshtire per vendin tone , ate te
komunizimit. Por pak zgjati kjo gjuhe te qe te ishte pjese e e Fakultitetit te Historise dhe
Filologjise ne Tirana, ku ne vitet 1990 u zhduk duke i lene nje gjurme gati 15 vjecare te vdekur
dhe duke u rizgjuar serisht ne vitin 2005.

Por spanjishtja, gjate nje epoke te re, asaj te turizmit ne vendin tone ka arritur te jete nje nder
gjuhet me te kërkuara ne auditor e me gjere. E ndaj e bukura e kësaj gjuhe përveçse eshte nje
nder esencat e gjuhëve me te folura ne bote, eshte rizgjuar serish duke pasur interes ne tregun e
punës ne vendin tone. Jemi drejt nje evolumi te ri gjuhësor, kulturor, historik por dhe me gjere,
tashme gjuhet janë celesi i suksesit. Studimi i saj fillon qw ne arsimin mesëm me oriemtnim
gjuhësor sic eshte shkolla Asim Vokshi ne Tirane. Tashme dhe
Nuk mund të mos përmendim kalimthi këtu se zhvillimi i përgjithshëm i përparimit kulturor,
letrar e gjuhësor në të gjitha epokat e njohura nëpër të cilat ka kaluar njerëzimi, është
karakterizuar nga një farë ''kampëzimi'' ose thënë më qartë nga një ndarje në kampe: në kohën
e hershme ndarja e kulturave të Evropës në dy hapësira të njohura Lindja dhe Perëndimi, pastaj
në vijim dhe në gërshëtim me këtë ndarje ka shkuar procesi i kampëzimit sipas ndarjes fetare:
së pari ndarja midis botës së krishterë dhe jo të krishterë (përkatësisht pagane), më
vonë me lindjen e fesë islame bëhet një ndarje tjetër shumë e madhe midis dy qytetërimeve, atij
kristian dhe atij mysliman, të cilat i ka shpjeguar gjerë dhe gjatë Samuel P. Huntington në
librin e tij të famshëm "Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit të ri botëror". Duke
përmbledhur që të shkojmë drejt çështjes që na intereson, njerëzit e përcaktojnë veten nga
pikëpamja e paraardhësve, besimit, gjuhës, historisë, vlerave, zakoneve dhe institucioneve. Në
mendësinë e tyre çojnë peshë grupet ose bashkësitë etnokulturore, si : fiset, grupet etnike,
bashkësitë fetare, kombet dhe në nivelin më të gjerë qytetërrimet.

Grupimet më të rëndësishme të shteteve nga një shekull në tjetrin, nga një epokë në tjetrën
kanë kaluar nëpërmjet përkatësisë në kampe ose grupimeve të ndryshme, here në dy, here në tri
e herë në më shumë. Në qoftë se në kohën e Luftës së Ftohtë, përkatësisht në vitet 60' ishin tri
blloqe (bota e lirë, blloku komunist, vendet e paangazhuara). Pas viteve, 90' mund të flasim për
shtatë ose tetë grupime (perëndimore, latino-amerikane, afrikane, islamike, simike, hindu,
ortodokse, budiste, japoneze). Në këtë botë të re ku shihet qartë se shoqëritë joperëndimore
gjithnjë e më tepër ngulitin vlerat e tyre kulturore dhe hedhin poshtë ato të imponuara nga
Perëndimi vihet re një risi që politologët e përkufizojnë duke u nisur nga dy polet e politikës së
sotme botërore, politika lokale dhe globale, ose lokalizmi dhe globalizmi; le ta themi
këtë me fjalët e një politilogu të famshëm: "...në këtë botë të re, politika lokale është politikë e
etnicitetit, politika globale është politikë e qytetërimeve. Rivaliteti ndërmjet superfuqive është
zëvendësuar nga përplasja e qytetërimeve". Ndërkaq në vijim te kësaj kumtese nuk mund të
mos theksojmë edhe një konkluzion interesant gjithashtu të rëndësishëm, se në botën e
milleniumit qe lame pas, njëkohësisht, si ndarëse ashtu edhe bashkuese. Njerëzit e përçarë nga
ideologjia, por të bashkuar prej kulturës, lidhen bashkë, ashtu siç bënë dy Gjermanitë dhe ashtu
siç kanë nisur të bëjnë dy Koretë dhe disa Kinat. Shoqëritë e bashkuara nga ideologjia a
nga rrethanat historike, por të përçara nga qytetërimi, ose copëtohen siç ndodhi me Bashkimin
Sovjetik, Jugosllavinë e Bosnjën, ose vuajnë nga tensione të fuqishme siç është rasti në shumë
vende të tjera të botës. Më së fundi, shtetet me afëri kulturore bashkëpunojnë ekonomikisht e
politikisht.
Konkluzione

Fundshekulli që u mbyll dhe fillimi i mijëvjeçarit të tretë i vunë njerëzimit përpara një prej
shfaqjeve më të rëndësishme: komunikimin global. Përmasa e mbisundimit të komunikimeve
globale nga Perëndimi është burim kryesor i pakënaqësisë së popujve joperëndimorë ndaj
Perëndimit. Këtu sigurisht janë me shumë rëdësi: gjuha dhe feja e njerëzimit, si elemente
qëndrore të çdo qytetërimi. Ka filozofë që mendojnë se nëse po përftohet qytetërimi universal
(globalist, ose gjithëbotëror) atëherë duhet të ketë prirje drejt përftimit të një gjuhe universale
dhe të një feje universale. Ky synim është shprehur shpesh lidhur me gjuhën. Le të kujtojmë
ndër të tjera pohimin "Gjuha botërore është anglishtja", siç e ka shprehur redaktori i Wall
Street Journal. Kjo mund të pranohet vetëm në një kuptim, spanjishtja që është gjuhë e parw
për pothuajse 50 % të botës mund të jetë edhe gjuhë e pare botërore, por ajo mund të cilësohet
si e tillë duke nënkuptur se ajo është gjuha e përdorur nga njerëzit e grupeve dhe e kulturave të
tjera gjuhësore për të komunikuar me njëri- tjetrin, pra nëse e pranojmë spanjishten si lingua
franca e botës ose me terma të gjuhësisë si gjuha e komunikimit më të gjerë, d.m.th. si gjuha
kryesore e botës. Diplomatët, biznesmenët, shkencëtarët, turistët dhe shërbimet që bëhen për ta,
pilotët e linjave ajrore e kontrollorët e qarkullimit kanë nevojë për një mjet komunikimi të
frytshëm me njëri-tjetrin dhe sot për këtë shërben kryesisht anglishtja, pra, në një farë mënyre
jemi në atë raport që ishte latinishtja në periudhën klasike dhe mesjetare, frëngjishtja për disa
shekuj në Perëndim, swahili në shumë pjesë të Afrikës. Këtë rol të një lingua franca e ka
marrë spanjishtja në gjysmën e dytë të shek XX dhe siç po duket do të vijojë me hapa e ritme
më të shpejta në mijëvjeçarin që sapo ka filluar.
BIBLIOGRAFIA:

S.P Huntington, Përplasja e qytetërimeve, Logos-A 2004, Përkthyer nga aglishtja, f. 21.

Bozeman, Adda B., Strategic Intelligence and Statecraft: Selected Essays, Brassey's
Intelligence & National Security Library, Hardcoverf, 1998, f. 26.

Çabej, Eqerem, Për pastërtinë e gjuhës shqipe Studime Filologjike, 1976, Tirane

Gj. Shkurtaj, Si të shkruajmë shqip. Tiranë, Toena, 2008.

Shih Gjinari, Jorgji dhe Shkurtaj, Gjovalin, Dialektologjia, Tiranë, SHBLU, 2003.

Sapir, Edward. Selected Writtings of Edward Sapir in Language, Culture and


Personality, Berkeley, Los Angeles, London, University of California Press, 1973.

Johanson, Lars. The Turkic Languages, London, Routledge, 1998, f. 78-81.

You might also like