You are on page 1of 2

Salvi Almadhi

Gjuha amtare
Gjuha shqipe (ose thjesht shqipja) është gjuhë dhe degë e veçantë e familjes
indo-evropiane që flitet nga më shumë se 6 milionë njerëz, kryesisht
në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe në zona të tjera të Evropës
Juglindore ku ka një popullsi shqiptare, duke përfshirë Malin e Zi dhe Luginën e
Preshevës. Është gjuha zyrtare e Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe gjuhë bashkë-
zyrtare e Maqedonisë së Veriut.
Komunitetet shekullore që flasin dialektet shqiptare mund të gjenden të shpërndara
në Kroaci (Arbëreshët në Zarë), Greqi (Arbëreshët në Greqi, Çamëri dhe disa
komunitete në rajonet e Maqedonisë Perëndimore dhe Trakës
Perëndimore), Itali (Arbëreshët në Italinë Jugore, Sicili dhe Kalabri) si dhe
në Rumani dhe Ukrainë. Ekziston poashtu edhe një diasporë e madhe shqiptare.

Shpërndarja e gjuhës shqipe


Shqipja, si gjuhë moderne, përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve
indo-evropiane. Shkruhet me shkronja latine. Gjuha shqipe përfshin gjuhën
standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e
Drejtshkrimit të Shqipes në vitin 1972 në Tiranë, dhe të gjitha dialektet,
nëndialektet e të folurat që fliten nga shqiptarët. Gjuha shqipe ka dy dialekte
kryesore: gegërishten, toskërishten, dhe një kronolekt: arbërishten. Fjalori i shqipes
ka disa huazime nga greqishtja e lashtë, si dhe nga latinishtja; huazimet pastaj
vazhdojnë nga gjuhët sllavo-jugore, greqishtja dhe osmanishtja, si dhe
nga italishtja e frëngjishtja dhe gjuhët tjera. Aktualisht gjithnjë vijnë duke u shtuar
huazimet nga anglishtja.

Motoja e rilindësve: “Pa shkrim të gjuhës shqipe s’do të ketë as Shqipëri” Lëvizja
për alfabetin dhe shkrimin shqip ka qenë pjesë përbërëse e përpjekjeve
mbarëshekullore të kombit tonë, ka hasur në kundërshtime dhe qëndrime negative
të armiqve tanë kombëtarë dhe ka çarë përpara duke pasur pishtarët e vet. Lufta për
alfabetin dhe shkrimin shqip u ashpërsua sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare dhe
pas saj. Pas daljes në dritë të “Ëvetarit” të Naum Veqilharxhit (1844), lëvizja për
alfabetin dhe shkrimin shqip u sulmuan përherë e më rreptë nga oborri osman dhe
athino-fanaritët jo më si një dukuri gjuhësore, por si një dukuri politike.
Konstandin Kristoforidhi, gjuhëtari ynë i njohur, do të lëshonte alarmin: “Ndë mos
u shkroftë gjuha shqipe nuk do të shkojnë shumë vjet dhe nuk do të ketë Shqipëri
ndë faqe të dheut, as nuk do të shënohet më emri shqiptar ndë kartë të botës”.

Përpjekjet e rilindësve për gjuhën shqipe, për shkollën shqipe, kishin si hallkë
zgjidhjeje krijimin e një alfabeti shqip. Kërkesa kryesore ishte që ky alfabet t‘u
përgjigjej karakteristikave të vetë gjuhës shqipe, veçorive të saj fonetike dhe atyre
të shqiptimit.

Gjuha nga Syle Maxhera


Sa gjuhë të bukur kemi
A thua si mendojnë të tjerët
Sa veta vdiqën për të
Se kuptojmë ende, ne të mjerët

Disa "akademik" e njëllosin


Disa të tjerët e përqeshin
E unë me rreshta të thjesht
Nuk ua varë fort veshin

Natyrisht, çdo gjuhë ia vlen


Por timen dua ta mbaj gjallë
Me një dhe të vetmën armë
Që i thonë FJALË!

You might also like