You are on page 1of 2

Projekt në gjuhe Tema: Harta turistke e Elbasanit Data:15.4.

2024
Turizëm malor

Gjinar
Gjinar ndodhet 24 km larg nga qyteti i Elbasanit dhe gati 1 orë larg nga Tirana. Fshati i Gjinarit
ndodhet në zonën e Shpatit e cila është një zonëv që karakakterizohet nga një reliev malor dhe një
klimë shumë të pasur. Pika më e lartë e kësaj zone turisrtike arrin në malin e Bukanikut me lartësi
1831 m mbi nivelin e detit.
Duke pasur një mori resursesh natyrore kjo zon ofron mundësinë e zhvillimit të turizmit përgjatë
gjithv vitit. Duke ofruar mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve si: picnik, hiking, kamping, ekspedita
studimore, ushtrimin e sporteve të ndryshme si rally, skijimi në borë, etj.
Krahas aktivitete fizike Gjinari preferohet shumë edhe si një vend relaksues i cili ndihmon në
proçeset kurative nëpërmjet natyrës relaksuese dhe ajrit të pastër.

Xhamitë
Xhamia Mbret ose Xhamia e Hynqarit Elbasan, një ndër më të vjetrat në Shipëri.
Nuk ka të dhëna të sakta lidhur me vitin e ndërtimit të saj. Për kohën, vinte e dyta në radhë pas xhamisë
së ndërtuar nga Sultan Mehmeti II në vitin 1464, kur u rindërtua Kalaja e Elbasanit. Sipas të dhënave
krahasuese, xhamia Mbret është ndërtuar në fund të shekullit XV. Ajo ndodhet në distancë të afërt me
Portën e Kalasë. Nga pikëpamja stilistike, xhamia Mbret përfaqëson tipin e faltores me sallë të mbuluar
me çati druri dhe me hajat përpara. Nga pikëpamja stilistike dhe e kompozimit, kjo faltore përkon me
kohën e Sulltan Bajaziti i Dyte, i cili ndërtoi xhami të tilla edhe në qytetet Berat, Gjirokaster , Shkoder
etj. Xhamia Mbret është xhamia që aktualisht frekuentohet më shumë në qytetin e Elbasanit. Xhamia
Mbret është një monument i trashëgimisë kulturore që nga viti 1948. Xhamia Mbret është njëra nga
faltoret më të hershme të Shqipërisë dhe që ruhet në formën e saj të themelimit, xhamia brenda kalasë
së Elbasanit në distancë më të afërt me portën kryesore të hyrjes në kala. Për qytetin ajo vinte e dyta në
rradhë pas xhamisë së ndërtuar nga sulltan Mehmeti i dytë në 1464 kur u ndërmorën shumë punime për
restaurimin e mureve rrethuese të kalasë. Mbishkrim datues nuk njihet deri tani, por pa mëdyshje ajo i
takon fundit të shekullit. XV e lidhur kjo me themeluesin e saj.

Xhamia e Nazireshës apo Xhamia Nazir Beu mendohet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit XVI. Sipas
një mbishkrimi të shkruar me bojë në murin fundor të mafilit lexohet data 1599. Xhamia e Nazireshës u
ndërtua nga një funksionar i lartë perandorak, i cili i vuri asaj emrin e gruas së tij. Në të njëjtën kohë
është ndërtuar edhe xhamia e Ballies, i cili ishte vëllai i Nazireshës. Xhamia e Nazireshës përbën
monumentin fetar tipik të arkitekturës mesjetare shqiptare. Është xhami e llojit sulltanor me minare e
kupolë. Ndodhet në anë të unazës jugore të Elbasanit. Mendohet se dikur këtu ka qenë qendra e qytetit.
Xhamia e Nazireshës ruan formën orgjinale të sallës së faljes. Xhamia është e shtruar me pllaka
poligonale, salla ka formë kuadratike dhe ndriçohet nga 5 dritare të vendosura në tre radhë.
Frekuentohet edhe në ditët e sotme. Mendohet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit XVI. Sipas një
mbishkrimi të shkruar me bojë në murin fundor të mafilit, lexohet data 1599. Xhamia e Nazireshës u
ndërtua nga një funksionar i lartë perandorak, i cili i vuri asaj emrin e gruas së tij. Në të njëjtën kohë
është ndërtuar edhe xhamia e Ballijes, i cili ishte vëllai i Nazireshës. Xhamia e Nazireshës përbën
monumentin fetar tipik të arkitekturës mesjetare shqiptare. Është xhami e llojit sulltanor me minare e
kupolë. Ndodhet në anë të unazës jugore të Elbasanit. Mendohet se dikur këtu ka qenë qendra e qytetit.
Xhamia e Nazireshës ruan formën origjinale të sallës së faljes. E para faltore monumentale e konceptuar
në stilin klasik osman, përsa i përket i formulimit planimetrik dhe vëllimor. Nëpërmjet teknikës së
ndërtimit ajo ndërlidh në vazhdimesi traditën e artit të ndërtimtarisë në periudht pararendëse.
Mbishkrim datues nuk ka, por, prej mënyrës së kompozimit, ajo nuk mund të jetë ndërtuar në gjysmën e
parë të shek XVI, në dekadën e fundit të tij. Sipas një mbishkrimi të shkruar me bojë në numrin fundor të
mafilit lexohet data 1599, e cila së paku nënkupton ndërtimin e xhamisë pas kësaj date. Xhamia e
Nazareshës ruhet në formën origjinale të sallës së faljes dhe të minares. Salla në përmasa kuadratike,
ndricohet nga pesë dritare në tri radhë. Dritaret e poshtme janë të kornizuara me patura te profiluara
prej gurësh të gdhendur. Pamja ballore ë xhamisë paraprihej nga një portik i mbuluar me çati druri nga i
cili kalohëj në sallën e faltores nga porta, e cila ndryshe nga xhamitë e tjera ndodhet në qoshen e djathtë
pranë trupit të minares. Dyshemeja e xhamisë është e shtruar me pllaka poligonale prej qeramike, ashtu
si të gjitha xhamitë e tjera të vendit që u ngritën ndërmjet viteve 1550-1600.

You might also like