You are on page 1of 2

Në prodhimtarinë artistike dhe arkitektonike mesjetare të trojeve shqiptare, një

vend të rëndësishëm zënë vend veprat e artit dhe të arkitekturës së sferës


islame.
Ato janë të lidhura me sundimin e Shqipërisë nga shteti osman, prandaj ato
fillojnë të shfaqen qysh në fund të shekullit XIV. Si kudo edhe këtu, me
përhapjen e Islamit ndër shqiptarë, lindi nevoja për ndërtimin e objekteve të
kultit. Krahas xhamive, pati edhe objekte arkitektonikë siç qenë për shembull
medresetë, hamamet, imaretet, etj. Ndër to, një vlerë të veçantë për historinë e
arkitekturës shqiptare të periudhës së fundit mesjetare, zënë padyshim
xhamitë.
Si kryeqendra të fesë islame, xhamitë u ngritën në të gjitha viset ku u përhap
kjo fe, që nga ishujt indonezianë deri në Gadishullin Iberik. Pavarësisht nga
vendi ku u ngritën, ato u ndërtuan në përshtatje me kanonet e kultit islam. Të
gjitha xhamitë kanë komponentët e tyre funksionalë: mihrabin, minberin,
mafilin, minaren, etj. Por nga ana arkitektonike, ato nuk janë kudo njësoj.
Dallime të rëndësishme kanë gjithashtu nga përmbajtja e tyre artistike. Në
kompozimin arkitektonik dhe artistik të xhamive ka ndikuar niveli kulturor
dhe kërkesat artistike të popullsive lokale.
Veç ndryshimeve në hapësirë, xhamitë kanë pësuar ndryshime edhe në kohë.
Si rrjedhim xhamitë e ndërtuara në Perandorinë Osmane paraqesin ndryshime
të rëndësishme nga faltoret e ndërtuara në atdheun e xhamisë, në Arabinë
Saudite, jo vetëm në shekujt e parë të Islamit por edhe në kohën e sulltanëve
turq. Edhe xhamitë e ndërtuara në viset e Perandorisë Osmane nuk qenë kudo
njësoj. Zakonisht flitet për një arkitekturë osmane të xhamive, por edhe ky
përcaktim nuk është absolut. Ka autorë që e përcaktojnë arkitekturën osmane
si një arkitekturë turke. As ky përcaktim nuk është i drejtë, sepse tiparet
dalluese të arkitekturës osmane të xhamisë nuk i përpunuan mjeshtërit e
kombësisë turke, por talentet e kombësive të islamizuara të Perandorisë
Osmane. Më tej akoma, edhe arkitektura osmane e xhamisë nuk është në
vetvete uniforme, mbasi ajo u zhvillua në hapësirë dhe kohë. Në zhvillimin e
saj, lanë vulën e tyre, komponentët kulturorë të popullsive lokale. Për këtë
arsye, arti dhe arkitektura islame në Shqipëri, ndonëse në thelb mbetën
islame, nuk qenë identike me artin dhe arkitekturën islame të viseve të tjera të
Perandorisë Osmane. Nën ndikimin e faktorëve lokalë, arti dhe arkitektura
islame në Shqipëri morën në fillim nënshtetësi dhe më vonë tipare shqiptare.
Në lidhje me këtë çështje është e nevojshme të jepen disa konsiderata historike
mbi përmbajtjen e arkitekturës osmane, të arkitekturës turke dhe të
arkitekturës shqiptare islame.
Arkitektura turke ka lindur para se të formohej Perandoria Osmane, pra para
se të lindte arkitektura e kombësisë turke. Ajo është e lidhur me formimin e
kombësisë turke. Siç dihet kombësia turke islame u mbrujt në Azinë e Vogël.
Shtresën e saj të parë e formuan turqit selxhukë, të cilët gjatë shek. X, pasi
përqafuan Islamin hynë në Azinë e Vogël, në territoret lindore të Perandorisë
Bizantine, ku, në shek. XI u vendosën përfundimisht në provincën e Konias.
Më vonë në shek. XIII popullata të tjera turke të fisit të madh Oguz, të shtyrë
Pikërisht në këto troje, arti dhe arkitektura islame e përpunuar nga turqit
selxhukë dhe e përvetësuar nga turqit osmanë, të cilët e zhvilluan më tej në
përshtatje me nivelin e tyre kulturor dhe me shijet e tyre artistike, u formuan

You might also like