You are on page 1of 13

A

1.Cka jane Katakombet, kur ndertohen ato, cili ishte faktori baze qe coi deri te ndertimi i tyre?

1. Ne nje faze te hershme, do te paraqitet nevoja e sigurimit te hapesirave me dedikim specifik,


ate te mbledhjes se shoqerise ne numer me te madh per te diskutuar rreth problematikes,
perparesive dhe menyres së të besuarit ne krishterizem. Qe te vie deri te plotesimi i
te dy ketyre kerkesave- mbledhjes se nje numri te caktuar te besimtareve dhe diskutimi rreth
besimit te ri, e nga ana tjeter varrimi i te vdekurve;ky ishte faktori do te ndertohen te
ashtuquajturat katakombet, Qe ne shekullin e I-re te eres sone do te fillojne ndertimet e
katakombeve ne te gjitha anet e perandorise Romake, numer ky i cili do te rritet shume ne
shekullin e II-t dhe te III-te.

- Katakombet kane pjesen e ndertuar mbi toke, e cila kishte hyrjen qe te conte ne oborrin e katakombes, pastaj kishin
atriumin e rrethuar me portik, tremin e rrethuar me shtylla, dhe me pas pasonte hyrja ne sallen e madhe te quajtur
triclinium, ne te cilen eshte bere ushqimi i perbashket. Ne oborrin ishte e domosdoshme te kishte nje çeshme, ne te cilen
eshte bere ablucimi-larja rituale e duarve, Varrimi zakonisht do te behet ne pjeset e thelluara te katakombes- locus- qe ne
te vertete jane prerje horizontale te mureve te galerise.

2. Cfare ndertimesh jane Mastabat, cilat jane llojet e tyre?

2.Mastabat ishin varreza te vjetra egjiptiane, Mastaba perbehej prej dy pjeseve, pjeses se ndertuar
mbi toke dhe asaj te ndertuar nen toke. Jane dy lloje te mastabave: mastabat qe ishin varresat e
para ne egjipt me form katrore me nje pjertesi te caktuar dhe mastabat e shkallezuar e cila merrte
formen e piramides.

3. Diskuto per tempujt me Pilona, prezento elementet baze te tempullit, sqaro funksionin e
secilit element.

3.
Elementet kryesore te tempujt me pilona jane:
a). oborri
b). hapësira festive (solemne)
c). shtepia e hyjnise
d). kthinat percjellese te tempullit
Ky tempull ngritet mbi nje terase te ndertuar mu per kete qellim,
100x75m dhe i tere kompleksi eshte i rrethuar me mure te larte deri ne 10m. Ne fund te
oborrit eshte ndertuar tempulli, i cili ne fillim ka trajte te piramides, por i cili nuk perfundon
edhe si i tille. Mbi nje lartesi te caktuar, piramida rrafshohet per tu ngritur mbi te nje obelisk
(shtylle vertikale) qe do te simbolizoje diellin. Perpara monumentit eshte vendosur nje alltar i
ngritur ne nje lartesi prej 1.20m. Hyrja ne tere kompleksin definohet me ane te piloneve te
cilet nga larte jane te mbuluar. Ne periferi te kompleksit se tempullit eshte e vendosur barka e
perendise se diellit, me te cilen supozohej se do te udhetoje perendia vete.

4. Vizato te gjitha planimetrite e tempujve ne Greqi, duke prezentuar te gjitha kthinat


funksionale ne to.

4. Tempujt me ante:

Tempull me ante te njefishte Tempull me ante te dyfishte

2. Tempulli prostilos 3. Tempulli amfiprostilos


4. Tempulli peripteros 5. Tempulli pseudoperipteros

6. Tempulli dipteros 7. Tempul li pseudodipteros

8. Tempulli rrethor- Tholos ose monopteros


Elementet e nje tempulli Grek:
1. temenos
2. pronaosi
3. kthina e hyjnise- naosi ose cella
4. Statuja e perendise
5. kthina e rajtjes se thesarit opistodomi
6. ana e pasme- postikumi

5. Sa rende te ndertimeve njiheshin ne Greqine antike? Vizatoi detajet e tyre.

5.Rendet e ndertimit: rendi dorik, jonik, korinthit.

Rendi Dorik
Rendi Jonik

Rendi I Korinthit
6. Cka jane Teatrort, kur lindin ato si ndertime, si behej ndertimi i tyre? Prezentimi te jete edhe
me skica.

6. Ndertimi i teatrove ne Greqi eshte ngushte i lidhur me lulezimin e tragjedise dhe komedise
greke. Shfaqet teatrale linden nga ritet e kultit te lidhura me festat e Dionisit. Ne kohen antike
teatri ishte njeri nga qendrat me te rendesishme te jetes shoqerore dhe gezonte popularitet. Per
kete arsye teatrot ndertoheshin mjaft te medha ne menyre qe te mund te pranonin sa me
shume njerez- spektatore ne to. Zakonisht teatrot ndertoheshin ne terrene te pjerrta dhe ulset
ishin te prera ne shkemb. Tribuna e rezervuar per spektatoret quhej teatron dhe rrethonte ne
trajte gjysem rrethi vendin e shfaqes- orkestren. Si objekt dykatesh dhe me komplekse ishte
skena, perpara se ciles me vone do te ndertohet proskena.

7. Ku qendronte dallimi ndermjet sistemit tektonik te ndertimit dhe atij stereotomik? Me skica
te sqarohet dallimi esencial ndermjet tyre.

8. Çka jane Amfiteatrot, pasuri e ciles kulture jane ato, ku qendron dallimi ndermjet
Amfiteatrove dhe Teatrove Greke? Dallimi te sqarohet edhe me skica.

8. Amfiteatrot shërbenin për luftra robësh- gladiator dhe të robëve me shtazë të egra dhe jane
pasuri e gjere e kultures romake. Duke ditur se teatrot greke ishin te ndertuar ne teren te pjerret te
cilen edhe mundesohej vendosja e tribunave per shikues dhe merrte forme gjysmeharku,te
Amfiteatrot Romake tribunat me ulëse të gurit mbështetet në shtylla dhe mure të
vendosura në mënyrë radiale.

- Arena organizohej në mes tribunave eliptike. Garderobat dhe


hapsirat për bisha gjendeshin nën arenë. Në mes të arenës dhe tribunave ekzistonte muri i lartë për mbrojtjen e
spektatorëve. Tribunat në distanca të caktuara kishin shkallët me lartësi normale për mbushjen dhe zbrazjen e objektit.
Amfiteatri më i njohur është i Stelinus Taurusi i ndëruar në vitin 25 p.e.s., ndërsa amfiteatri më i madh është Koloseumi
në Romë, janë të ruajtur edhe amfiteatret në Veronë, Kapui, Herkulanum, Arlo, Nim dhe Pulë e Salonë.
9. Cilet nga Monumentet e arkitektures Romake mund ti numeroni dhe te beni skicat e tyre

9. Monumentet me te njohura qe mund ti veqojm jane : harqet triumfale si Harku I Adrianit,

Harku I Konstantinit, Shtylla e Trajanit etj.


10. Cka eshte Salla Hipostile, pjese e cilit ndertim eshte ajo, cka eshte karakteristike e saj?
Beni nje prerje gjatesore te saj per te treguar detajet.

10.B)- Sallat Hipostile ishin pjese e tempujve egjiptas, te tempujve me pilona, jane hapsira
festive apo salla per solemnitete, vjen menjehere e renditur pas oborrit ne drejtim te boshtit
gjatesor te tempullit. Ka te njejtin rol si te salles per solemnitete ne pallatet mbreterore,
dyshemeja e saj eshte nga guri, kurse ndriçohet ne forme bazilikale, ndriçim qe vjen nga lartesia
e ndryshme e shtyllave. Shtyllat e mesme jane me lartesi me te madhe.

B
1.Cilat jane elementet planimetrise se Bazilikave si ndertime? Skiconi planimetrine e tyre
duke prezentuar elementet e saj.

1. Elementet e bazilikes: atriumi, prezenca e ujit ne oborr, propilejet, peristili ose tremi ne oborr,
anijatat, apsida, altari
2. Cilat jane ndarjet e Bazilikave, ne baze te transeptit si element, ne baze te numrit te
anijatave, dhe ne baze te formes se planimetrise? Skiconi keto ndarje.

2. Anijata e kishes nga njera ane do te priten nga nje anijate terthore me anijatat e me hershme-
transepti anijata- qe do te kete lartesi te njejte me anijaten e mesme. Ne pjesen qendrore te
anijates se terthorte- transeptit, pjese e rezervuar per ceremoni fetare, ndodhet hapesira per
predikim-amvoni, kurse pjeset perballe saj jane rezervuar per korin e kishes. Ndarjet ne baze te
numrit te anijatave jane: me 3 anijata. 5 anijata, dhe 7 anijata.Ne baze te formes se planimetrise
ndahen ne: Ndërtesat me planimetri bizilikale, Ndërtesat me planimetri qëndrore të mbuluara me
kupolë ku mund te jene rrethore, oktogonale ose katrore.

bazilika e re e Apolonarit (Sant Apolinari Nuovo) në Ravena (V- VI),me planimetri


bazilikale
Panteoni, Rome, me planimetri qëndrore të mbuluara me kupolë.

Bazilika trianijateshe (arkitrktura romantike)

Bazilika peseanijateshe (arkitrktura romantike)


3. Romanika me cka dallohet ne planimetri nga Bazilikat Bizantine, skiconi planimetrine per
te treguar dallimin ne elementet e tyre.

3. Kisha ne Romanike tani ne te gjitha rastet ka transept, i cili zakonisht edhe del jashte mureve
te kishes, per tu theksuar keshtu me shume, dhe keshtu me anijaten kryesore formon te
ashtuquajturin kryq latin, ka raste ku ne fund te transeptit kryesore perfundon ne form rrethore, te
ashtuquajtur Deambulator, fasadat dekorohen me arkada te rrejshme, ne disa raste te dyfishta
ose te trefishta, e ne raste jo te rralla edhe te dekoruara me statuja, duke marr parasysh se
horizontaliteti dominonte ndaj vertikalitetit, ateher vertikaliteti arrihet me ane te kontraforave-
muret mbeshtetes- dhe pilastreve, te cilat jane te vendosur njeri mbi tjetrin ne zona te vecanta.
Perkunder lloj-llojshmerise se kupolave te cilat paraqiten ne bazilikat bizantine, te romanika
verehen edhe qemeret.

4. Cka ishte esenciale per Gotiken si stil ne arkitekture? Skico nje planimetri te katedraleve
Gotike, ne te cilen do te prezentohen elementet baze te planimetrise se saj.

4. Morri emrin “Gotika” ne shkekullin e XVI, ne kohen e Renesanses, dhe ate per te emertuar
keshtu te gjithe krijimtarine te ashtuquajtur “barbare” e cila si esence nuk do te kete si baze
arkitekturen antike greko-romake. Pra, Arkitektura Gotike nuk ka asgje te beje me fisin e
Gotëve, ne fakt emriemi I tij ishte shume I vonshem, ne periudhen e pasromanikes dhe do te
perfaqsoj artin Europian ku djepi I arkitektures gotike ishte Franca. Arti gotik ne pergjithesi
eshte racional, logjik dhe ne ndertimet gotike ka nje pajtueshmeri absolute midis struktures dhe
formes.

Katedrale ne Reims
5. Pse ndertimet Gotike avancojne perdorimin e kupolles per mbulimin e pjeses qendrore te
tyre?

5. Ne arkitekturen Gotike nuk jane te cekura kupollat, pjesa qendrore dhe ne tersi anijatat, ishin
te mbuluara me qemer apo harqe.

6. Cilat ishin risite konstruktive te Gotikes si stil? Me skica prezentoi te gjitha ato.

6.Si risi konstruktive te stilit Gotik mund te jene elementet me rendesi te vecante konstruktive si:
qemeri i brinjezuar, harku i thyer dhe harku mbeshtetes.

7. Cilat ishin elementet baze te krijimit te Renesanses, cka ndodhi me planimetrine dhe
volumentin e saj.

7. Arkitektura e renseanses do te arrije te krijoje tiparet e saj idnetifikuese. Arkitektura e


renesanses do te sjelle perseritjen e formave kryesore artistike te antikitetit. Elementet e
arkitektures antike ishin vendosur ne sherbim te nje gjuhe te re te te shprehurit artistik. Disa nga
tiparet kryesore do te jene:

- Volumiteti, shpesh do te ndodhe qe per te krijuar fasadat e ndertimeve te renesanses, shtyllat


jane elemente te cilet do te kalojne dy etazhe te ndertimit.
- Planimetria, ku do te rikthehet ne perdorim mbulimi i hapesirave me kupolle, konstruksion ky
qe do te pergjigjet me se miri planimetrive te objekteve, si katrore, rrethe etj. Shikuar
planimetrine e ndertimeve te renesanses mund te themi se do te dominoje forma
qendrore, per dallim nga arkitektura gotike ku gjate tere kohes dominoi forma
gjatesore e ndertimit.
8. Ku qendronte dallimi ndermjet Barokut dhe Renesanses si stil? Cka mund te shtoni per
Barokun si stil.

8. Barok si stil ne shumicen e principeve te tij i kundervihet Rilindjes, keto principe jane mund te
jene:
1. Baroku arriti nje trajtim me te lire te stilit krahasuar ndaj rregullave te ngurta te
Rilindjes.
2. Kerkonte qe pamjet e ndertesave te ishin sa me dinamike, duke theksuar pjesen me
kryesore mbajtese, te cilat ne kohen e rilindjes ishin trajtuar te ekuilibruara dhe nuk
dalloheshin ne menyre te vecante. Arkitektet e Barokut hoqen dore nga perdorimi i
planeve te rrafshta dhe linjave te drejta per te hequr nga objekti ngurtesine.
3. Ne Rilindje sundonin efektet transparente dhe te pastra gjeometrike, ndersa ne barok
sundojne efektet piktoreske qe fitohen me dinamiken e arkitektures.
4. Ne ndertimin e barokut sundon tendenca per maniera grande (permasa sa me te
medha) qe ne Rilindje nuk u vihej prioritet.
5. Vendin e thjeshtesise se Rilindjes e ze deshira per nje pasuri dekorative te theksuar.

Baroku si stil pesoi nje evolucion te madh me kalimin e kohes. Filloi si stil dinamik, kaloi ne
nje stil piktoresk dhe perfundoi me nje mbingarkim dekori, vecanerisht ne enterieret. Dominimi I
barokut periodizohet ne: Barokun monumental, fundi i shek. XVI, Baroku piktoresk shek. XVII
dhe Baroku rokoko shek. XVIII.

9. Cili ishte ndertimi me i njohur i periudhes Bizantine qe u huazua per planimetri te


xhamive?

9. Pas renies se Konstantinopolit, 1453, arkitektura e Turqive Osmanlinj do te bie nen ndikimin
e arkitektures bizantine dhe do te jete ne mvarshmeri direkte nga Aja Sofia, e cila ne ate kohe
ishte e shendrruar ne xhami. Nje sere xhamishe te cilat do te ndertohen ne Stamboll, por edhe
jashte ketij qyteti, do te jene analoge me te (Aja Sofine).

10. Cili nga stilet: Gotika, Renesansa apo Baroku iu dedikua njeriut te thjeshte dhe
humanizmit?

10. Stili I cili ju dedikua njeriut apo humanizmit ishte Arkitektura e Renesanses.

You might also like