You are on page 1of 2

Gruaja ne Ballkan

Women in Antiquity: Real Women across the Ancient World, edited by Budin, S.L.
and J.M. Turfa, 915-931. London and New York: Routledge.
The Material Sides of Marriage: Women and Domestic Economies in Antiquity, edited by R. Berg, 175-189.
The Material Sides of Marriage: Women and Domestic Economies in Antiquity, edited by R. Berg

LUIGI UGOLINI:
SHQIPËRIA E SOTME JUGORE I PËRKISTE ILIRISË SË LASHTË, SIÇ VËRTETOHET EDHE
NGA DISA FIBULA TË TIPIT TËRËSISHT ILIR QË I GJETA NË FINIQ DHE NË BUTRINT.
VESHJET IIRE, NUK ISHIN AS GREKE E AS ROMAKE
Kërkimet e bëra në rrethin e Vlorës më çuan në gjetjen e materiali padyshim grek, si dhe të
materialeve të tjera padyshim ilire, e megjithatë, që të dy të së njëjtës epokë. Një bust femëre tregon
një grua të ndjerë veshur me një fustan që nuk është as grek e as romak, megjithëse epoka e tij është
ajo greko-romakja. Ai përbëhet nga një tunikë me mëngë të dukshme në krahun e djathtë dhe pak
poshtë qafës. Mbi të është një tjetër veshje, fustani i vërtetë, me një dekolte të theksuar dhe aq të
ngushtë në shpatulla saqë thuajse formon dy supore. Së fundi, veshja e tretë përbëhet nga pelerina, e
cila vendoset në kokë për të treguar se gruaja e përfaqësuar këtu është një e ndjerë.
Po aq qartë duken edhe tre veshjet në një statujë pa kokë që vjen edhe nga rrethi i Vlorës. Këtu, me të
vërtetë, forma e fustanit është më e qartë dhe më e pasur, sepse tunika ka mëngë të bukura; veshja, e
mbajtur nga dy rripa të ngushtë supëzash, fillon që nga poshtë gjoksit të ketë palosje të dendura dhe
të rregullta që zgjerohen ndërsa zbresin poshtë. Mbi veshje gjendet një mantel i cili, i mbajtur me
elegancë femërore nga dora e majtë, zbret në palosje të gjera dhe hapet në pjesën e përparme si një
perde dyshe.
Pra, tani, këto dy paraqitje figurative nxjerrin në pah atë që ishte e panjohur më parë: d.m.th. se çfarë
forme kishte veshja e mbajtur nga gratë ilire disa shekuj para erës sonë. Jo vetëm kaq, por
përfaqësimet tregojnë se edhe Shqipëria e sotme jugore i përkiste Ilirisë së lashtë, siç vërtetohet edhe
nga disa fibula të tipit tërësisht ilir që i gjeta vitin e kaluar në gërmimet në Finiq, dhe këtë vit në ato
në Butrintit.
Thënie për shqiptarët
______________________
Autori: Luigi Ugolini
Titulli: L'antica Albania
Botues: Sindacato Italiano Arti Grafiche, Roma, 1928

MURET CIKLOPIKE TË FINIQIT ILIRIK


Në të vërtetë, nga një bust, dhe nga një statujë pa kokë, u bë e mundur që të rindërtoheshin veshjet e
grave ilire të disa shekujve para erës sonë. Rëndësia e këtyre shembujve dhe e të tjerëve, gjithashtu
krejtësisht ilirë, të zbuluar në Finiq dhe në Butrint, është akoma edhe më e madhe në vetvete, pasi
vendos se shqiptarët kanë një unitet etnik.
Thënie për shqiptarët
_________
Titulli: L'Universo, Volume 10
Botues: Instituto geografico militare, 1929

You might also like