You are on page 1of 6

Liridon Sulejmani

Ese të Fizikës

Llojan, 2023
Ese të fizikës

PËRMBAJTJA:

PARATHËNIE ................................................................................................................................ 3
HYRJE .............................................................................................................................................. 4

Liridon Sulejmani 2
Ese të fizikës

PARATHËNIE

Liridon Sulejmani 3
Ese të fizikës

HYRJE

Liridon Sulejmani 4
Ese të fizikës

Problemi i kuptimit të kohës


Në literaturë mund të vërejmë që problemi i kuptimit të kohës për njerëzimin qysh nga
antikiteti deri në kohët moderne, që nga orët me rërë e deri orët atomike është problem sa
historik aq shkencor, sa shkencor aq psikologjik, sa psikologjik aq sociologjik e pse jo edhe
religjioz.
Ndodhi quajmë diçka që ka ndodhur me të vërtetë e që ndryshe quhet ngjarje apo event.
Kohë quajmë vetinë e ngjarjeve, e cila si proces i krahasimit të vetë ngjarjeve me njëra
tjetrën, na tregon se kur ka ndodhur dhe sa zgjatë një ngjarje e caktuar.
Kohë quajmë matjen e kohëzgjatjes ndërmjet dy ngjarjeve. Njësia matëse fizike për kohën
në sistemin ndërkombëtar të njësive është 1 s – sekonda dhe është e bazuar në lëkundjet e
rrezatimit elektromagnetik të absorbuar nga atomet e ceziumit. Koha është e bazuar në matje
astronomike. Koha diellore matet në lidhje me Diellin. Koha Siderike matet në lidhje me yjet.
Koha hënore matet në lidhje me hënën apo kohës ndërmjet hënave të reja. Fluktuacionet në
lëvizjen e trupave astronomik e kanë bërë të nevojshme për ta adoptuar orën atomike që
përdor rrezatimin e ceziumit si standard absolut (John Daintith, 2005).
Sipas Aristotelit:

Koha është ‘’numri i lëvizjeve në lidhje me më parë dhe më pastaj’’,


dhe është e vazhdueshme përderisa është një atribut i asaj që është e
vazhdueshme’’

Sipas Galileo Galilei koha është e njejtë në të gjitha sistemet inerciale, pra ajo është e njejtë
për të gjithë vëzhguesit.
Sipas Isak Njuton:

‘’Koha absolute, e vërtetë dhe matematike, prej vetëvetes, dhe nga


natyra e saj, rrjedh në mënyrë të barabartë pa ndonjë lidhje me asgjë të
jashtme’’

Në fizikën Njutoniane (para-relativistike) hapësira dhe koha janë të ndara nga njëra tjetra
dhe janë madhësi absolute; që don të thotë se ato janë të njejta për të gjithë vëzhguesit
(vrojtuesit) në cilindo sistem të referimit.
Përditshmëria e njerëzve është e lidhur ngushtë me ndërrimet e ditës dhe natës, prandaj
ditët-netët ishin njësitë e para të përshtatshme dhe më të thjeshta për matje të kohës. Në kohët
e lashta pozita e Diellit në qiell shërbente si tregues më i mirë i kohës, por saktësia e
përcaktimit të këtillë ishte e vogël.
Ditë e vërtetë diellore quajmë intervalin kohor ndërmjet dy kulmimeve të njëpasnjëshme
me të njejtin emër të qendrës së diskut të Diellit në të njejtin meridian gjeografik.
Mesnatë e vërtetë në meridian të dhënë quhet momenti i kulmimit të ulët të Diellit.
Kohë e vendit (lokale) quhet koha e matur në meridian të dhënë gjeografik.
Kohë botërore quajmë kohën mesatare të vendit në meridianin zero (meridiani i Grinuiçit)
dhe ndryshe njihet si universal time.
Minkowski do të vijë me idenë revolucionare se hapësira dhe koha nuk mund të shihen si
kontinume të ndara dhe se ato duhet të shihen si një kontinuum i vetëm i katër dimensioneve
që njihet si hapësirë-kohë.
Sipas Ajnshtajnit çdo sistem inercial e ka kohën e vet.

Liridon Sulejmani 5
Ese të fizikës

Ajnshtajni përveç që kundërshtonte ‘’kohën absolute’’ dhe jepte konceptin e ‘’kohës


relative’’, ai rëndësi të veçantë i kushtoi njëkohësisë së ndodhive. Sipas Ajnshtajnit:

‘’Të gjitha rezonimet në të cilat koha luan rol, janë rezonime për
ngjarje të njëkohshme. Nëse themi p.sh treni arrin këndej në orën 7, do
të thotë: përputhja e treguesit të vogël në orën tonë me numrin 7 dhe
arritja e trenit janë ngjarje të njëkohëshme’’

Zoti i madhërishëm në SURETUL – ASR, surja e 103 me rradhë në librin e shenjtë Kuranin,
bën betim në kohën, këtë madhësi fizike, dhe tekstualisht kjo sure është kështu:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit të madh!


1. Betohem në kohën!
2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt,
3. me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që
porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-
tjetrin të jenë të durueshëm (Ahmeti, 2015).

Sipas një proverbi latin ‘’tempus fugit’’ që don të thotë ‘’koha fluturon’’
Perceptimi i kohës paraqet vetëdijësimin për zgjatjen kohore të një dukurie apo procesi.
Në një farë forme është perceptim i rrjedhjes së ngjarjeve.
Perceptimi i kohës përbën:
1. Perceptimi i të tashmes
2. Perceptimi i të ardhmes
3. Perceptimi i të kaluarës
Fëmijët perceptojnë rrjedhjen e ngjarjeve të ditës më me lehtësi se rrjedhjen e ngjarjeve të
natës, meqë ngjarjet (aktivitetet) e ditës rradhiten njëri pas tjetrit kurse gjumi paraqet një
ngjarje që atyre iu duket se kalon shumë shpejtë dhe janë më të konfuzionuar rreth saj. Sa i
përket rrjedhjes së ditëve të javës fëmijët më lehtë e perceptojnë ditën kur të gjithë prindërit
janë në shtëpi pra ditën e diel dhe kjo ndodh për dy arsye, e para sepse e duan atë ditë meqë
të dy prindërit janë pranë tyre dhe e dyta sepse është ngjarje që ka përsëritjen e vet,
periodicitetin e vet. Ku fëmija nis të shkojë në parashkollore nis të dallojë edhe ditët tjera
meqë secila ditë fiton elementet e saja të veçanta dhe përsëritëse (Spahiu, 1999).

Liridon Sulejmani 6

You might also like