You are on page 1of 1

Çarli Çaplin

Regjisori dhe aktori anglez Çarli Çaplin (Charlie Chaplin 16 prill 1889 - 25 dhjetor 1977) ishte
një talent i jashtëzakonshëm, i cili shpenzoi jetën për t'i bërë njerëzit të qeshin dhe të mendojnë.
Kur bota vuante pasojat e Luftës së Parë Botërore, shumë njerëz gjetën shpresë në filmat e tij,
edhe pse pas komikes së tyre fshihej një jetë e trishtuar. Në një sondazh mbarëbotëror të drejtuar
nga kritikë të filmit, Çaplini votohet si aktori më i madh i historisë së kinemasë
"Në çastin që bleni një biletë, ju papritur ndodheni në një botë tjetër" - shprehej Çaplini. Shfaqja
tek ai, nga zbavitje e rëndomtë shndërrohet në art.
Ai i dha komedisë një frymë të re në një kohë kur paniku i pasluftës, fashizmi dhe depresioni
ishin pjesë e jetës, në Evropë dhe Amerikë. Ndërsa jeta e tij pas ekranit ishte e tronditur, dhe
ndoshta ky ka qenë shkaku i frymëzimit të thënies së famshme së "Jeta është një tragjedi kur e
sheh me lupë dhe komedi në rrjedhën e saj.

Sigmund Freud
Sigmund Freud (Zigmund Frojd 1856 - 1939) lindi më 6 maj të vitit 1856 në Freiberg, një qytet
në Mähren (Çekia e sotme, mjek, neurolog austriak dhe pionier i psikoanalizës.
Familja e tij i takonte kulturës hebraike në ketë qytet dhe ky ishte një nga 130 judenj në një qytet
të banuar nga 4500 banorë. Frojdi filloi universitetin në moshën 17 vjeçare, por nuk u promovua
si mjek pas provimeve derisa i plotësoi 25 vjet. Por kur u promovua, ai u punësua menjëherë në
spitalin e Vjenës. Në vitin 1903 Frojdin e takojmë si profesor, pas 17 vitesh përvoje pune në
profesion (koha normale ishte tetë vjet), ndërsa në vitin 1886 u martua dhe kishte gjithsejt
gjashtë fëmijë.

Albert Ajnshtajn
Albert Ajnshtajn është shkencëtari më i zgjuar që ka jetuar ndonjëherë. Një prej arritjeve që
ktheu faqen e historisë së shkencës ishte ekuacioni E=mc2. Ai fitoi çmimin “Nobel” në vitin
1921 për punën në lidhje me efektin fotoelektrik.
Ai zhvilloi Teorinë e Relativitetit, të cilën e kishte përfunduar me kohë, por u deshën 25 vite që
të tjerët ta kuptonin. Siç ndodhi së fundmi edhe me valët gravitacionale që u pranuan sot
zyrtarisht nga shkenca, dhe që u konsiderua si “zbulimi më i madh shkencor i shekullit”.
Albert Ajnshtajni foli për ekzistencën e valëve gravitacionale 100 vjet më parë. Ajnshtajni
parashikoi se nëse graviteti apo forca e rëndesës në një zonë të universit ndryshon befas si pasojë
e një evenimenti të dhunshëm kozmik, si shpërthimi i një ylli, apo në këtë rast përplasja e dy
vrimave të zeza, krijohen valë gravitacionale që përhapen me shpejtësinë e dritës në të gjithë
universin duke deformuar kohën dhe hapësirën gjatë lëvizjes së tyre.

Punoi: Roel Malollari

You might also like