You are on page 1of 18

Teknologji e Përgatesave Kozmetike 2020-2021

Leksion Nr. 3 (EMULSIONET II)

Diskutimi mbi stabilitetin e emulsionit është i pashmangshëm. Emulsionet përftohen


si rezultat i një procesi ndarjeje ose shpërndarjeje në pikëza të vogla të një faze të
lëngët në një fazë tjetër, pra në mjedisin shpërndarës. Kështu nga pikëpamja
termodinamike kemi të bëjmë me sisteme të paqëndrueshme.

Faktorët që ndikojnë në qëndrueshmërinë e emulsioneve

Karakteristika fizike më e dallueshme e një emulsioni është madhësia e pikave të fazës


së brendshme. Diametri i grimcave të fazës së shpërndarë është një nga faktorët më të
rëndësishëm që ndikon mbi qëndrueshmërinë e emulsioneve. Pikat e fazës së
brendshme duhet të jenë më të mëdha se 0.1 mikrometër që të mos klasifikohen si
pezulli koloidale. Në praktikë, shumica e emulsioneve kanë grimca që variojne nga 0.2
mikrometër deri në 100 mikrometër në diametër. Për shkak të ndikimit të gravitetit
dhe ndryshimit të dendësive midis dy lëngjeve, pikat e vajit do të ngrihen në sipërfaqje
të kontenitorit në një shkallë proporcionale me diametrin e tyre. Rrjedhimisht, që të
kemi një cilësi të mirë të emulsionit, madhësia e pikës së vajit duhet të zvogëlohet deri
sa sasia e dëshiruar e stabilitetit të produktit të arrihet. Më pas, zvogëlimi i pikës
përtej kësaj mase nuk do të ketë asnjë efekt praktik dhe do të jetë një harxhim
energjie.
Fakti që një sërë madhësish të grimcave janë përmendur tregon që jo të gjitha pikat e
vajit janë të të njëjtës madhësi. Një pikëz lëngu e emulsionuar i nënshtrohet veprimit
të dy forcave vertikale me kahe të kundërta, forca e rëndesës (G), që e tërheq grimcën
poshtë dhe trysnia hidrostatike që e ngre lart. Sa më i vogël të jetë diametri i grimcës,
aq më i vogël do të jetë veprimi që do të ushtrojnë këto dy forca.

Vëreni ekuacionin e Stokes ku shprehet varësia e shpejtësisë së ndarjes së fazave nga


faktorë të ndryshëm. Vihet re se V është në përpjesëtim të drejtë me katrorin e rrezes
së grimcave të fazës së brendshme. Po kështu aty vërejmë se V është në përpjesëtim të
zhdrejtë me veshtullinë e emulsionit dhe në përpjesëtim të drejtë me diferencën e
dendësive të dy fazave (fb-fj).

Një ulje në viskozitetin e emulsionit do të sjellë formimin më të thjeshtë të emulsionit


për shkak të uljes së tensionit ndërfaqësor (sipërfaqësor). Kjo mund të jetë e vërtetë,
por nuk duhet harruar se një rritje në viskozitetin e fazës së vazhdueshme do të rrisë
më shumë qëndrueshmërinë e emulsionit, sepse do të shkaktojë vonesë në ngritjen e
pashmangshme të pikave të fazës së brendshme sipër. Kjo është më e rëndësishme.
Përfitimi i një emulsioni përfundimtar të qëndrueshëm është prioritet dhe si rrjedhojë
zgjidhet të përdoret ky avantazh, pavarësisht se kjo do të kërkojë ushtrimin e një pune
më të madhe mekanike për të ulur tensionin ndërfaqësor. Në shumicën e rrethanave,

1
Teknologji e Përgatesave Kozmetike 2020-2021

kjo zgjedhje pranohet e aplikohet. Kur flitet për veshtullinë e mjedisit shpërndarës
duhet patur parasysh që në të ndikon veshtullia e vetë lëngut (që përbën fazën e
jashtme dhe lëndët e tretura në të); përqendrimi i fazës së brendshme (përqendrimi i
lartë mund të shkaktojë një rritje të veshtullisë); shkalla e shpërndarjes (rritja e
veshtullisë për shkak të homogjenizimit vihet re gjatë prodhimit industrial); natyra e
emulgatorit (veshtullia rritet me rritjen e përqendrimit të emulgatorit, sepse rritet sasia
e emulgatorit e ndajthithur në sipërfaqen e pikëzave.); veshtullia e fazës së
brendshme, e cila nuk është e rëndësishme.

Qëndrueshmëritë që lidhen me tipin e emulsionit janë trajtuar pjesërisht. Rikujtojmë


që përqëndrimi i fazës së shpërndarë luan një rol të rëndësishëm. Për të minimizuar
shanset për një inversion gradual, përqëndrimi i vajit duhet të mbahet sa më poshtë të
jetë e mundur livelit në të cilin ndodh inversioni plotë, brenda kufijve të lejuar praktik.
Zgjedhja specifike e emulgatorit është kritike. Në përgjithësi , faza në të cilën
emulgatori është më solubël është faza e brëndshme. Në qoftë se do të dëshirohet të
bëhet një emulsion Vaj/Ujë , emulgatori i zgjedhur duhet të ketë solubilitet më të lartë
në vaj.
Vetitë rrjedhëse të emulsionit do të varen nga faza e shpërndarë, raporti f.b. ndaj asaj
të përgjithshme, përmasat e pikëzave dhe veshtullia. Në përqendrime nën 5% sistemi
është i tipit njutonian Gjithashtu do të varet edhe nga veshtullia e mjedisit
shpërndarës dhe nga emulgatori i përdorur. Përqendrimi i emulgatorit vendos një limit
praktik në zvogëlimin e madhësisë mesatare të grimcës. Për të kuptuar arsyen pse,
kujtoni që emulgatori mund të formojë një shtresë monomolekulare në pikën e takimit
të të dy fazave. Në qoftë se e gjithë sipërfaqja e secilës prej pikave të fazës së
brendshme është e ‘’mbuluar’’ nga emulgatori, emulsioni do të jetë i qëndrueshëm.
Por, në qoftë se ka pamjaftueshmeri emulgatori për të kryer këtë funksion, pikat e
fazës së brendshme do të bashkohen për të formuar pika më të mëdha derisa pika
totale e mbulimit do të arrihet përsëri. Ky fenomen do të quhet ‘’koaleshencë’’. Kur
merret në konsideratë fakti që sipërfaqja totale e pikave të të fazës së brendshme është
proporcionale me katrorin e rrezes mesatare të grimcave

S=πr2
thjesht një përgjysmim i rrezes mesatare të grimcave do të katërfishojë përqëndrimin e
emulgatorit të nevojshëm për të ruajtur qëndrueshmërinë e emulsionit.

Me rritjen e S ndarëse midis fazave rritet edhe energjia e lirë sipërfaqësore. Energjia e
lirë sipërfaqësore jepet me ekuacionin:

ΔF = γΔS
Ku

ΔF -përfaqëson energjinë e lirë të sistemit;

2
Teknologji e Përgatesave Kozmetike 2020-2021

γ- tensionin sipërfaqësor;

ΔS- sipërfaqen e përgjithshme ndarëse midis dy fazave.

Duke qenë se në farmaceutikë është shumë e rëndësishme një shpërndarje sa më


homogjene e grimcave të fazës së brendshme, pra edhe një grimcim i imët që do
garantonin një dozim të saktë, edhe sipërfaqja ndarëse do të mbetet e madhe. Dihet e
sa më e madhe energjia e lirë sipërfaqësore aq më pak i qëndryeshëm do të jetë
sistemi. Kështu që bazuar në ekuacionin e mësipërm do duhet të ulet vlera e tensionit
sipërfaqësor, gjë që arrihet me shtimin e emulgatorëve.

Tensioni sipërfaqësor dhe ai ndërfaqësor

Tensioni sipërfaqësor, shprehet i tillë kur është në kontakt me ajrin dhe matet me
dyne/cm.
Tensioni ndërfaqësor, kur ka kontakt midis dy fazave të lëngshme ose L/NG matet me
dyne /cm.
Tensioni sipërfaqësor është një formë e veçantë e tensionit ndërfaqësor. Është më i
madh se tensioni ndërfaqësor për shkak se raporti i forcave G/V ose G/U është shumë
më i vogël se ai V/U, meqenëse egzistojnë forca adezive midis dy fazave që përmbajnë
edhe ndërfazën.
Imagjinoni sipërfaqjen e pikave të fazës se brendshme, e cila përfaqëson kufirin midis
dy fazave, do të quhet ndërfaqe. Molekulave të të dy fazave në këtë pikë takimi
gjithashtu i ushtrohet një forcë, e cila i bën ato të bashkohen me llojin e vet dhe e bën
të vështirë që një pikë e vetme të ndahet në shumë pika të vogla të njëjta. Këto forca
krijojnë një tension ndërfaqësor mes dy fazave. Meqënëse tensioni ndërfaqësor është
një tregues i forcave që mundohen t’i mbajnë të dy fazat e ndara, qëllimi në përgatitjen
e emulsioneve duhet të jetë që të pakësohet tensioni ndërfaqësor që të realizojë një
përzierje më të mirë të dy fazave. Kjo realizohet në dy mënyra kryesore ose duke ulur
viskozitetin e fazës së brendshme ose nëpërmjet përdorimit të emulgatorëve.
Në disa raste, një emulsion i cilësisë së mirë do të prodhohet me sasi të moderuar
energjie mekanike, e nëse kjo e fundit rritet, emulsioni do të jetë më i dobët. Rritja në
energjinë e ushtruar do të shkaktojë zvogëlim të mëtejshëm të grimcës, por pa
përshtatjen e përqëndrimit të emulgatorit, grimcat e vogla do të jenë paqëndrueshme.
Kjo është e njohur si “mbipunimi i emulsionit”. Paisjet e përgatitjes si për shembull
mikserat Shear Zone Management dhe Mix Order Control, japin avantazhe për
zhvillimin dhe përgatitjes e emulsionit në industri.

Mënyra se si dendësia e fazave ndikon në qëndrueshmërinë e emulsionit mund të


ilustrohet me një provë të thjeshtë. Hidhen në një provëz sasi të barabarta vaj luledielli
dhe ujë ose bromoform dhe ujë, Më pas tunden. Përftohen dispersione tepër të
paqëndrueshme dhe si pasojë vërehet se vaji veçohet në sipërfaqen e ujit, ndërsa
bromoformi bie në fund të provëzës, sedimenton. Në qoftë se vëzhgohet një përzierje

3
Teknologji e Përgatesave Kozmetike 2020-2021

ujë:alkool 60%, dispersioni do jetë shumë më i qëndrueshëm për shkak të dendësisë


së barabartë të të dyja fazave.

Raporti i përqendrimit të fazave është një tjetër faktor i rëndësishëm që ndikon në


qëndrueshmërinë e emulsioneve. Kjo provohet si më poshtë: Merren dy shishe ku në
njërën hidhet 0.2 g vaj dhe 100 ml ujë dhe në tjetrën 2 g vaj dhe 100ml ujë i distiluar.
Tunden dhe përftohet një kuaziemulsion. Vihet re që emulsioni ku faza e shpërndarë
është 10 herë më e madhe është tepër i paqëndrueshëm dhe ndarja e dy fazave fillon
menjëherë, ndërkohë që sistemi i shpërndarë me një përqendrim 10 herë më të vogël
është pak a shumë i qëndrueshëm. Pra mund të thuhet se kur raporti fazë e
brendshme/fazë e jashtme është më i vogël se 1 qëndrueshmëria e emulsionit rritet.

Fenomenet që mund të ndodhin si pasojë e paqëndrueshmërisë së emulsioneve janë


të ndryshme. Deri më tani, forma më e shpeshtë e paqëndrueshmërisë është
skremimi dhe sedimentimi. Në të vërtetë është ndarja e emulsionit të parë në dy
emulsione. Emulsioni në sipërfaqje të kontenitorit ka një përqendrim më të lartë të
fazës së brëndshme se sa emulsioni origjinal. Emulsioni i pjesës së poshtme të
kontenitorit ka një përqendrim më të vogël të fazes së brendshme nga sa kishte në
fillim.
Një fenomen interesant mund të ndodhë në rast se bëhen zgjedhje të gabuara në
formulim. I tillë është formimi i një emulsioni të dyfishtë. Në këtë rast, do të jetë një
emulsion ujë/vaj/ujë. Vëzhgimi mikroskopik do të tregojë pikat e vajit të
emulsionuara në ujë, por ndërkohë edhe pikat e ujit të emulsionuara në secilen nga
këto pika vaji. Një situatë e tillë ka gjasa të ndodhë në rastet kur të dy fazat janë të
pranishme në përqëndrime të ngjashme dhe emulgatori ka afërsisht të njëjtin
solubilitet si në ujë, ashtu edhe në vaj. Rasti më i shpeshtë dhe më i zakontë i
paqëndrueshmërisë së emulsioneve është skremimi. Ai ndodh kur puna e pandalshme
e forcave gravitacionale bën dy lëngje me densitet të ndryshëm te shtresëzohen. Ky
efekt mund të ngadalësohet me anë të teknikave të ndryshme, por ai nuk mund të
ndalohet. Si rrjedhojë, shqetësimi më i madh do të jetë shkalla skremimit. Është e
ditur që skremimi do të ndodhë, por duhet të ngadalësohet në një shkallë të
tolerueshme.
Kur faza e brendshme ka dendësi më të madhe se ajo e jashtme p.sh.: emulsionet U/V
ndodh sedimentimi, vihet re gjatë shkrirjes së gjalpit ku sedimenton një masë me
natyrë hidrofie. Në të kundërt kemi të bëjmë me skremimin karakteristike për
emulsionet V/U, ndarja e ajkës nga qumështi. Kjo ndarje nuk është përfundimtare.
Me një tundje të thjeshtë mund të kthehen sërish në gjendjen e mëparshme. Masat që
duhen marrë për ngadalësimin e saj janë rritja e veshtullisë së fazës së jashtme ose
zvogëlimi i përmasave të pikëzave.

Një ndarje e plotë e emulsionit normalisht ndodh në dy shkallë. E para, pikat e fazës
së shpërndarë formojnë agregate dhe ngjiten me njëra tjetrën pa e humbur tërësinë e
tyre. Ky proçes, i quajtur flokulim, destabilizon emulsionin, për këto arsye pikat e
mëdha të ujit ndahen më shpejt se sa pikat e vogla të ujit. Gjithsesi, ky proces është i

4
Teknologji e Përgatesave Kozmetike 2020-2021

ngadalshëm, zakonisht i prapsueshëm me tundje ose me anë të aplikimit të një


tensiovepruesi të përshtatshëm. Ndërsa shkalla e dytë, “koaleshenca” është më
serioze. Ky është një proces paprapsueshëm, në të cilën disa pika të fazës së
brendshme do të bashkohen bashkë për të formuar një pikë të madhe të vetme.

Në përgjithësi, faza që është e pranishme në përqëndrim më të madh do të përbëjë


fazën e vazhdueshme. Për shembull, një emulsion me 40% vaj është më i prirur të japë
emulsion vaj/ujë. Nëse niveli i vajit do të rritet deri në 60%, do të kemi prirje të
formimit të një emulsion ujë/vaj. Kjo ndodh, sepse teksa përqëndrimi i vajit rritet,
pikat e vajit bashkohen me njëra-tjetrën për shkak të afrimit me njëra tjetrën. Është
më e thjeshtë të formohen pikëza uji të shpërndara në vaj në këtë lloj situate. Në fakt,
nëse shtohet pjesë-pjesë vaj në emulsionin 40% vaj/ujë me një përzierje të mirë,
emulsioni sa vjen dhe do të bëhet më viskoz dhe më pas do të bëhet sërish fluid. Në
këtë pikë, një analizë e thjeshtë do të përcaktojë që emulsioni është ujë/vaj. Ky proçes
njihet si inversion dhe produkti final shpesh herë quhet emulsion i invertuar.
Inversioni i fazave mund të ndodhë jo vetëm nga ndryshimi i raportit të fazave por
edhe nga shtimi i elektrolitëve. Kështu në rast se në një emulsion V/U me emulgator
oleatin e natriumit, shtohet klorur kalciumi (CaCl2) vihet re se me shtimin e këtij të
fundit, dalëngadalë emulsioni do të shndërrohet nga V/U në U/V për shkak se jonet
Ca+2 do të zhvendosin jonet Na+ e do formohet oleati i kalciumit që është një emulgator
U/V. Shikoni figurën

Figura nr.1 Inversioni i një emulsioni V/U me emulgator oleatin e Natriumit


në emulsion U/V me emulgator oleatin e Kalciumit.

Këto parametra janë të rëndësishëm si parime të përgjithshme, por me një përzgjedhje


të kujdesshme të emulgatorit dhe një kontroll strikt të madhësisë së grimcave duke
mos lejuar zvogëlimin e tepërt të tyre, është I mundur krijimi i një emulsioni me një
fazë të brëndshme në përqëndrim të madh. Një shëmbull i njohur është majoneza, që

5
Teknologji e Përgatesave Kozmetike 2020-2021

është një emulsion vaj/ujë me 80% vaj në të. Kjo është një situatë në të cilën vetitë
fizike të sistemit janë modifikuar/tejkaluar me shumë përpjekje. Duhen marrë në
konsideratë shembuj të tillë.
Paqëndrueshmëria më e madhe është ndarja e plotë e emulsionit në një shtresë vaji që
qëndron mbi ujë. Ky fenomen i quajtur ç’emulsionim ose prishje e emulsionit. Ndodh
ndarja e plotë e fazave dhe është një proces i paprapsueshëm. Dukuritë që çojnë në
çemulsionim mund të jenë
➢ Paqëndrueshmëria e shpërndarjes homogjene të pikëzave

➢ Paqëndrueshmëria e shkallës së shpërndarjes

➢ Paqëndrueshmëria e gjendjes së emulsionit (shihni figurën)

Figura nr. 2 Paraqitje skematike e dukurive që çojnë në çemulsionim

Ndikimi i shumë faktorëve të jashtëm në qëndrueshmërinë e emulsionit varet nga


karakteristikat elektrike të krijuara nga emulgatori. Për shembull, tipet anionike janë
efektive në nivele të larta të pH, ndërsa tipet kationike janë efektive në nivele të ulta të
pH. Jojonikët janë relativisht të pandikueshëm nga pH i emulsionit.
Në mënyrë të ngjashme, qëndrueshmëria e emulsionit të formuar nga molekula të
ngarkuara lënda tensiovepruese është më e prirur të ulet me shtimin e elektrolitëve në
produktin përfundimtar. Kjo është arsyeja që shtimi i një sasie minimale kripe
shpesh-herë çon në prishjen e disa emulsioneve. Kur nevojitet përdorimi i
elektrolitëve, duhet të përdoret një emulgator jojonik.

6
Teknologji e Përgatesave Kozmetike 2020-2021

SISTEMI HLB

Koncepti i HLB Është propozuar nga GRIFFIN në 1949. HLB nënkupton bilancin
hidrofil-lipofil (hydrophile-lipophile Balance) të një lënde të caktuar. Tek emulsionet
më e rëndësishem është raportin midis grupeve hidrofile dhe lipofile të një lënde
tensiovepruese

Çdo emulgatori i jepet një vlerë numerike nga 1-40 në varësi të bilancit hidrofil-lipofil.

Ky sistem jep mundësinë për të njohur mënyrën se si sillet çdo tip kimik emulgatori
tensioveprues në varësi nga grupet polare (hidrofile) dhe jopolare (lipofile) dhe nga ana
praktike lehtëson zgjedhjen dhe përzierjen e emulgatorëve.

Në tabelën e mëposhtme ilustrohet sjellja e emulgatorit kundrejt vlerave të HLB.

Llogaritja e HLB së emulgatorit mund të bëhet me disa formula si:

HLB= 20 (1- ---------)

ku

S-treguesi i sapunëzimit të esterit të acidit yndyror

A-treguesi i aciditetit të acidit yndyror

7
Teknologji e Përgatesave Kozmetike 2020-2021

Për shembull për të gjetur HLB e Polisorbat 20 (njëlaurat polioksietilensorbitani)


veprohet kështu: Dihet se

S = 45.5 dhe A =276

45.5

HLB= 20 (1- ---------) = 16.7

276

Pra mbizotërojnë grupet hidrofile dhe do japë emulsion V/U.

Llogaritja e HLB së emulgatorit kryhet edhe kështu

HLB = ----------

E- përqindja në peshë e oksidit të etilenit që ndodhet në molekulë

Për një emulsion sa më të qëndrueshëm këshillohet përdorimi i një sistemi


emulgatorësh, jo i një emulgatori të vetëm. Sistemi HLB nga ana praktike në
përcaktimin e llojeve dhe raporteve me të cilat do përdoren emulgatorët. Për këtë
përdoret formula e mëposhtme

HLB =fHLBA + (1-f)HLBB


e përzierjes

ku f është përqindja e përdorimit të emulgatorit A dhe 1-f përqindja e emulgatorit


B.

Llogaritet HLB e përzierjes së tyre dhe përcaktohet tipi i emulsionit të përftuar.

Në tipin e emulsionit ndikon edhe pesha molekulare e vetë emulgatorit.

Kjo ka një rëndësi të veçantë sidomos në qëndrueshmërinë e emulsionit në të


nxehtë dhe kryesisht të emulsioneve U/V.

Rritja e Peshës Molekulare të një emulgatori U/V rrit qëndrueshmërinë e tij.


Stabiliteti i siguruar nga emulgatorët polimerikë polifunksionalë vjen nga struktura
e tyre amfifilike dhe polimerike, që mundëson një adsorbim më të fuqishëm në
ndërfaqe krahasuar me esteret e pjesshëm monofunks me Peshë Molekulare midis
500 dhe 2000.

8
Teknologji e Përgatesave Kozmetike 2020-2021

Si përfundim zgjedhja e emulgatorit që do përdoret për emulsionim është e një


rëndësie të veçantë, sepse qëndrueshmëria e emulsionit të formuar varet nga
emulgatori i zgjedhur.

Për zgjedhjen e një emulgatori merren parasysh vetitë e tij duke filluar nga forma
fizike, kimizmi, pH, t.shk., mënyra e aplikimit, por të një rëndësie të veçantë janë
HLB-ja dhe Pesha Molekulare e emulgatorit.

Përcaktimi i HLB mund të kryhet edhe me prova laboratorike.

Shtohet 1 g lëndë tensiovepruese në 100 ml ujë dhe vërehen pamja e përzierjes.


Nëse pas tundjes formohen dy faza atëherë emulgatori ka HLB 1-4; nëse pas
tundjes emulgatori shpërndahet atëherë mund të thuhet se ai ka HLB 1-6; nëse
përzierja bëhet qumësht atëherë HLB 6-8; nëse masa bëhet qumësht i
qëndrueshëm, atëherë HLB 8-10; nëse masa bëhet gjysëm transparent, atëherë
HLB 10-13. Një provë tjetër interesante dhe e thjeshtë është Pika e turbullirës. Një
solucion ujor 5% i lëndës tensiovepruese ngrohet deri në transparencë. Më pas e
lemë të ftohet spotanisht. Dhe vërejmë kohën e shfaqjes së turbullirës. Në disa
tabela të posaçme jepet edhe lidhja midis HLB dhe pikës së turbullirës.

Në praktikë në shumicën e emulsioneve përdoren më shumë se 2 emulgatorë. Më


poshtë gjeni rregullin e përcaktimit të HLB së përzierjes së 3 emulgatorëve.

HLB % vajore HLB kontributive

A 12,0 30 3,6

B 6,0 50 3,0

C 15,0 20 3,0

____ _______

100% Total 9,6

Llogaritja e % A për t’u përzier me B për të patur HLB=X kryhet me formulën e


mëposhtme.

X -HLB(B)

% A = __________________ 100

HLB (A) –HLB (B)

sorbitan monooleat [HLB 4,3(B)] +polioksietilensorbitan [HLB 15 (A)]

Përzierja duhet të ketë HLB = 12 (X).

Zëvendësohen vlerat

9
Teknologji e Përgatesave Kozmetike 2020-2021

12 - 4,3

% A =_________ 100 = 72%

15 – 4,3

B= 100-26 = 28%

Një metodë e veçantë është edhe ajo grafike , megjithatë nuk është shumë e saktë.
Na jep vetëm vlera orientuese.

METODA ME GRAFIK

Nisemi nga dy boshte anësore të cilat përfaqësojnë vlerën e HLB për secilin nga
emulgatorët. Në secilën prej tyre shënohet një pikë që i korespondon vlerës së HLB
së emulgatorit përkatës (zakonisht njëri hidrofil e tjetri lipofil). Drejtëza e poshtme
përfaqëson vlerat në % me të cilat do përzihen emulgatorët nga 0-100%. Paralel me
të dhe pingul me dy boshtet e HLB heqim një drejtëz horizontale që i korrespondon
vlerës së HLB së përzierjes.

Figura nr. 3 Paraqitje grafike për gjetjen e % së secilit emulgator

Së fundi heqim një drejtëz që niset nga pika e HLB së emulgatorit A drejt pikës së HLB
së emulgatorit B. Pika ku këto drejtëza presin boshtin e HLB së përzierjes

10
Teknologji e Përgatesave Kozmetike 2020-2021

shënohet me d. Nga kjo pikë heqim pingule mbi boshtin e % dhe kështu përcaktohet
% e secilit emulgator.

Në figurën e mësipërme paraqitet metoda grafikore që duhet përdorur në një rast ku


vlera e HLB së përzierjes duhet të jetë 8.5. Në dispozicion janë vetëm 2 emulgatorë ku
A paraqet një HLB = 5 dhe B një HLB = 15. Duhet gjetur % me të cilën duhet të
përdoren secili për të patur HLB e përzierjes = 8.5

Nga grafiku në Figurën nr. 1 rezulton se A do merret afërsisht 64% dhe B 36 %.


Shikoni më poshtë si rezulton nëse përdorim formulën matematikore

X% A (HLB 5) + (1-X%)B(HLB 15) = 8,5

Atëherë X=65% A dhe 1-X=35% B

Prova e zgjidhjeve të mësipërme.

Nga formula Nga Grafiku

HLB (5)x 65% =3,25 HLB (5)x 64% =3,2

HLB (15) x 35% = 5,25 HLB (15) x 36% = 5,4

3,25+5,25= 8,5 3,2+5,4= 8,6

Pra shikojmë që Grafiku është vetëm orientues, por nuk na jep të dhëna të sakta si
formula. Megjithatë të dyja së bashku na sigurojnë për përqindjen me të cilën do t’i
përdorim emulgatorët në një sistem. Megjithatë tipi i emulsionit që do formohej sërish
nuk ndryshon (8.5≈8.6), mbetet V/U.

Emulsionet e shumëfishta

Kuptojmë ato emulsione ku faza e brendshme është një emulsion më vete i tipit U/V
ose V/U. Kështu mund të kemi emulsione V/U/V ose U/V/U ku faza e brendshme
është emulsion tip U/V dhe faza e jashtme është fazë ujore.

Zbatimet: sisteme me çlirim të kontrolluar të barnave ose kur duam sisteme tip
rezervuar për përthithjen e tepricës së barit, në rastet e mbidozimit.

Qëndrueshmëria

Çarja e pikëzës së emulsionuar i përgjigjet një kinetike të rendit të 1-rë dhe mund të
shkaktohet nga mekanizma të ndryshëm dhe që në fund shpien në ndarjen e plotë të
fazave

Metodat e përgatitjes së emulsioneve të shumëfishta

Procedura me një etapë

11
Teknologji e Përgatesave Kozmetike 2020-2021

Duhet të merren sasi të barabarta tretësire ujore të një emulgatori me vlerë të lartë
HLB me një tretësirë vajore të një lënde tensiovepruese lipofile me vlerë të ulët HLB.
Kontrolli i saktë i sasisë së lëndës tensiovepruese, shpejtësisë së përzierjes, veshtullisë
së lëngjeve dhe tensionit sipërfaqësor midis tyre nuk është gjithmonë i mundur nga
ana praktike gjë që e bën këtë metodë jo të përdorshme.

Procedura me dy etapa

Figura nr. 4 Përgatitja e emulsioneve U/V/U me dy etapa

Emulgatori parësor trupëzohet në vaj dhe përzihet me një tretësirë ujore, e cila përmb
një elektrolit si NaCl. Përdoret përzierës me shpejtësi të madhe dhe përftohet
emulsioni parësor. Lënda tensiovepruese parësore rrethon pikëzat e vogla të ujit, duke
formuar një cipë veshtullore dhe elastike rreth tyre. Më pas ky emulsion parësor
përzihet ngadalë duke shtuar pjesë- pjesë tretësirën ujore të një elektroliti dhe
emulgatorin 2 me HLB të lartë. Kështu përftohen emulsionet e shumëfishtë U/V/U.
Tensiovepruesi 2 formon një cipë të qëndrueshme përreth rruazave U/V. Prania e një
elektroliti baraspeshon trysnitë osmotike të fazave ujore të brendshme e të jashtme.

12
Teknologji e Përgatesave Kozmetike 2020-2021

Mënyrat e stabilizimit të emulsioneve të shumëfishta

Shtohen lëndë që rrisin veshtullinë. Këto lëndë shtohen në fazën e jashtme ujore dhe
në këtë mënyrë ulet flokulimi i emulsionit parësor, sepse zvogëlohet shpërhapja e
lëndës tensiovepruese në ujë.

Shtohen lëndë xhelifikuese. Këto mnd të shtohen si në fazën ujore edhe atë vajore.

Glukoza ose një elektrolit shtohen në fazën e emulsionit parësor, me qëllim që faza e
brendshme ujore të jetë hipertonike.

PËRGATITJA E EMULSIONEVE

Faktorët që ndikojnë në përftimin e një emulsioni të qëndrueshëm janë zgjedhja e:

➢ Një emulgatori të përshtatshëm

➢ Metode pune të përshtatshme

➢ Aparaturës që kryen veprimin mekanik

duhet patur parasysh ndikimi i raportit vëllimor të fazave dhe emulgatori i përdorur.
Dimë që një emulgator ka aftësinë të japë një tip të caktuar emulsioni, por nuk duhet
harruar që me zbatimin e një teknike të posaçme mund të përftohet tipi i kundërt i
emulsionit. Një gjë e tillë vërehet tek qumështi i cili është emulsion i tipit V/U dhe
yndyra (gjalpi) emulsion i tipit U/V dhe që të dy kanë të njëjtin emulgator.

Metoda e gomës së thatë

Gjatë aplikimit të kësaj metode përbërësit merren në raportet 4 vaj : 2 ujë : 1 Gomë
arabike. Ky raport vlen kur përdoret vaj luledielli, vaj ricini ose vaj peshku. Në rast se
në formulë ka vaj parafine raporti ndryshon në 2-2-1, kur përdoret gomë tragakantë
raporti bëhet 40-20-1. Merren 4 pjesë vaj yndyror dhe triturohen (jo energjikisht) me 1
Gomë arabike për 3 min në një havan të thatë, me faqe poroze dhe me një dorezë me
kokë të sheshtë për të patur një kontakt më të mirë. Përftohet një masë e bardhë,
veshtullore, e njëtrajtshme. Shtohen 2 pjesë ujë dhe triturohet pak, mas e formuar
përbën emulsionin parësor dhe shoqërohet me një kërcitje të lehtë. Në rast se nuk
arrihet kjo do të kemi një përzierje johomogjene, kokrrizore, pra nuk arrihet
emulsionimi. Shkak për dështimin e emulsionit mund të bëhen edhe havani i njomë
ose përzierja për një kohë të gjatë e vajit me gomën, para se të shtohet uji.

Pas përftimit të emulsionit parësor, shtohet pak nga pak dhe duke përzier pjesa tjetër
e ujit ose e tretësirës ujore ku janë tretur lëndë vepruese, përmirësues shijeje, ose
lëndë konservuese. Kur në formulë marrin pjesë lëndë të tretshme në vaj, atëhere këto
treten para fillimit të emulsionimit në vaj dhe vazhdohet procedura e zakonshme.
Kujdes elektrolitët në përqendrime të larta dhe alkooli i përqendruar mund t’i prishin
emulsionet prandaj duhen shtuar në fund në trajtë të holluar.

13
Teknologji e Përgatesave Kozmetike 2020-2021

Metoda e gomës së njomë

Raportet e vajit, ujit dhe gomës arabike janë njëlloj me ato të metodës kontinentale. Në
fillim përgatitet mucilagja e gomës me 2 pjesë ujë. Përdoren të pluhurizuara, që më
parë, trajtohen me sasi të vogël glicerine ose më mirë në trajtë kokrrizash, të cilat
japin mucilagje homogjene, nuk formojnë aglomerate. Mbi mucilagje shtohen sasi të
vogla 4 pjesë vaj, duke e trituruar pas shtimit të çdo sasie. Triturimi vazhdon 5 min
dhe kështu përftohet emulsioni parësor. Së fundi shtohet pak nga pak pjesa tjetër e
ujit ose e tretësirës ujore duke e trituruar dhe përftohet emulsioni përfundimtar.

E metë e kësaj metode është se duhet dyfishi i kohës së punës në krahasim me


metodën e gomës së thatë. Mund të përdorim homogjenizator për të shkurtuar kohën
e punës.

Sidoqoftë në të dyja rastet përftohen emulsione me madhësi pikëzash që luhatet në


kufij të gjerë, shkalla e shpërndarjes është e vogël dhe nuk janë të qëndrueshme.

Metoda e shishes

Përdoret për emulsionet V/U, ku faza e brendshme është në sasi shumë të vogël si në
rastin e esencave. Vaji (esenca) së bashku me emulgatorin e pluhurizuar imët futen në
një shishe të pastër të thatë dhe pasi kemi përftuar një përzierje homogjene shtojmë
një sasi uji të barabartë me sasinë e esencës. E tundim energjikisht derisa të formohet
emulsioni parësor, i cili hollohet me pjesën tjetër të ujit duke e tundur pas shtimit të
çdo pjese. Kujdes, mos e tundni energjikisht sepse mund të ndodhë bashkimi i
pikëzave dhe ndarja e fazave.

Metoda e majonezës

Në këtë rast si emulgator përdoren Lëndë tensiovepruese, e cila tretet në ujë ku më


pas shtohet pjesë-pjesë vaji, duke e tundur. Mund ta kalojmë në homogjenizator për të
rritur qëndrueshmërinë. Lënda tensiovepruese vepron si koloid mbrojtës (pengon
koaleshencën) dhe si shflokulues (pengon bashkimin e grimcave).

Metoda e shiringës

Zbatohet për sasi të vogla emulsionesh. Goma e pluhurizuar imët triturohet me vajin
shtohet uji dhe përzierja e përftuar thithet me një shiringë pastaj shtyhet jashtë duke
e përsëritur operacionin 6-7 herë.

INDUSTRIA

Parimi i punës sërish është ai i majonezës ose përdoren vajra të vetëemulsionueshëm


dhe përftimi i komplekseve ndërfaqësore me Lëndë tensiovepruese të kombinuara.

Gjatë përdorimit të vajrave të vetëemulsionueshme duhet patur parasysh që vajrat


përzihen me tretësira ujore alkaline dhe emulgatori lind vetvetiu. (U/V, V/U).

14
Teknologji e Përgatesave Kozmetike 2020-2021

Kombinimi i lëndëve tensiovepruese për përftimin e komplekseve ndërfaqësore. Kjo


metodë konsiston në përdorimin e kriprave të tretshme në ujë të disa acideve yndyrore
si: palmitati i natriumit, oleati i natriumit, cetilsulfati i natriumit, së bashku me
alkooli cetilik, stearilik, kolesterolin etj., të cilat formojnë komplekse ndërfaqësore që
japin emulsione tip V/U. Kjo vjen si rezultat i uljes së tensionit ndërfaqësore, çon në
formimin e një cipe që parandalon koaleshencën dhe rritjen e potencialit
elektrokinetik.

Përzierësit mekanikë

Janë aparate përzierëse të pajisura me helikë ose lopatë dhe përdoren për lëngjet me
veshtulli të vogël. Kujdes se përzierja me ta mund të shkaktojë futjen e ajrit në
emulsion. Japin dispersione të trasha. Emulsionet që përftohen me to më pas kalohen
në homogjenizator.

Homogjenizatorët

Këto i shndërrojnë emulsionet e trasha në tepër të imëta. Nëpërmjet tyre përftohen


emulsione me shpërndarje homogjene, në pikëza me madhësi tepër të imëta, të
njëtrajtshme. Me anën e këtij operacioni rritet veshtullia e emulsionit me të njëjtin sasi
emulgatori. Përzierja e lëngut futet në trupin e aparatit me trysni me anën e një pompe
dhe kalohet nëpër një ose dy valvola. Në valvolën e parë përftohen pikëza
jashtëzakonisht të imëta, ndërsa me kalimin përmes valvolës së dytë arrihet
homogjenizimi me një trysni më të ulët.

Mullinjtë koloidalë

PËRZIERËS
HOMOGJENIZATOR MULLIRI KOLOIDAL
ROTOR-STATOR
MIKROFLUID

Figura nr. 5 Tipat e ndryshëm të homogjenizatorëve për emulsione.

15
Teknologji e Përgatesave Kozmetike 2020-2021

Këto janë aparate tip rotor-stator, emulsioni i trashë kalohet përmes 2 disqeve të
vendosura përballë njëri-tjetrit. Rotori bën 2000-18000 rrot/min, ndërsa statori është
i palëvizshëm. Aparatet janë të pajisura me sistem ftohjeje për të ulur temperaturën që
krijohet. Përdoren për përzierjet veshtullore.

Homogjenizator me ultratinguj

Shfrytëzohen lëkundjet e valëve zanore me frekuencë të lartë, që prodhohen me mjete


mekanike ose elektrike. Përdoren për emulsionet me veshtulli mesatare.

Figura nr. 6 Paraqitje skematike e një Homogjenizatori me ultratinguj

KONTROLLI I CILËSISË

Karakteristikat organoleptike

Emulsionet duhet të jenë lëngje opake, me pamje qumështi, homogjene.

Përcaktimi i tipit të emulsionit

Tipi i emulsionit mund të përcaktohet duke bërë provën e hollimit, ngjyrosjes,


fluoreshencës, përcjellshmërisë elektrike.

Madhësia e pikëzave dhe shkalla e shpërndarjes

Përdoret metoda mikroskopike. Me anën e egzaminimit mikroskopik me okular


mikromatës, të diametrit mesatar të pikëzave mund të përcaktohet një numër tepër i
madh pikëzash me madhësi të ndryshme dhe mund të ndërtohen lakoret e
shpërndarjes së tyre.

16
Teknologji e Përgatesave Kozmetike 2020-2021

Numëratori Koulter. Përdoret për kontrollin e shkallës së shpërndarjes edhe për


pezullitë e pluhurat. Emulsioni i holluar deri në një shkallë të caktuar me tretësirën e
një elektroliti (NaCl 0.9%) kalon në një kapilar që lidhet me rrymën elektrike. Për
shkak të pikëzave të vajit, të cilat nuk janë përcjellëse shkaktohen impulse që
numërohen.

Përcaktimi i qëndrueshmërisë

Përcaktimi i kohës së ndarjes së fazave duke e ndjekur emulsionin gjatë kohës së


ruajtjes në cilindra të shkallëzuar. Rezultatet shprehen me qëndrueshmëri në ditë ose
orë.
Procesi mund të përshpejtohet me centrifugim dhe ku përcaktohet përqindja e
emulsionit të pandarë p.sh.: pas një centrifugimi 10 min me shpejtësi 300 rrot /min.
Me anën e rishpërndarjes së emulsionit në intervale kohe të caktuar mund të
vlerësohet shkalla e ndarjes, e prapsueshme ose e paprapsueshme.

Veshtullia përcaktohet me veshtullimatësin Hopler ose rrotullues.

Figura nr. 7 Veshtullimatësi HOPLER

RUAJTJA

Ruajtja e emulsioneve V/U bazohet në përdorimin e lëndëve konservuese.

Efekti i lëndëve konservuese varet nga afria e lëndëve konservuese për mjedisin
ujor dhe për t’u ngulitur në sipërfaqen e mikroorganizmave; nga pH-i, i cili ndikon
në lëndët e jonizueshme, kur dihet që lënda konservuese depërton në membranën
bakterore nëse janë në gjendje të pajonizuar; në varësi të tretshmërisë, nëse lënda
është e tretshme në Vaj, nuk mund të kalojë në f azën ujore. Nuk duhet të
bashkëveprojë me përbërësit e emulsionit.

Ruajtja e emulsioneve U/V

Problem është oksidimi i vetëvetishëm i vajrave në prani të oksigjenit atmosferik.


Është një proces i shpejtë dhe për të penguar këtë dukuri, si për emulsionet që
merren nga goja, edhe për ato që përdoren në lëkurë e mukoza, përdoren lëndë

17
Teknologji e Përgatesave Kozmetike 2020-2021

kundër oksidimit. Të tilla janë butilhidroksianisoli, butilhidroksitolueni, tokoferole


(0.001 – 0.1%) vetëm ose të kombinuara. Gjithashtu ndikimi i agjentëve fizikë,
nxehtësisë, të ftohtit mund të çojnë në shpërbërjen e emulsioneve. Nxehtësia mund
të çojë në kalimin e pjesshëm të koloideve hidrofile në tretësirë, uljen e veshtullisë
ose hidrolizën e disa emulgatorëve. Të ftohtit mund të shkaktojnë çarjen e cipës
ndërfaqësore të emulgatorit dhe shpërbërjen e emulsionit.

18

You might also like