You are on page 1of 20

TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

SISTEMET E SHPËRNDARA HETEROGJENE

Njohuri të përgjithshme për sistemet e shpërndara

Sistemet e shpërndara janë sisteme fizike të përbëra nga dy faza, me gjendje agregate të
njëjtë ose të ndryshme, (që do të thotë dy lëngje ose lëng-gaz, lëng- trup i ngurtë), nga të
cilat njëra është e ndarë në trajtë grimcash me madhësi të ndryshme, ndërsa tjetra përbën
mjedisin shpërndarës.
Faza e ndarë quhet fazë e shpërndarë, ndërsa mjedisi ku është shpërndarë kjo fazë quhet
mjedis shpërndarës ose fazë shpërndarëse.
Shkalla e shpërndarjes së sistemit e shprehur me simbolin D, përfaqëson një kriter
shumë të rëndësishëm për klasifikimin e sistemeve të shpërndara. Ajo përkufizohet si
vlerë e anasjelltë e diametrit të grimcave të shpërndara. Në qoftë se diametri d shprehet
me cm, atëherë:

D=1/d cm-¹

Pra shkalla e shpërndarjes shpreh numrin e grimcave, që mund të vendosen pranë njëra-
tjetrës në një largësi 1 cm.
Në varësi të shkallës së shpërndarjes sistemet klasifikohen në tre grupe:

1. Sisteme të shpërndara me një shkallë shpërndarjeje shumë të madhe, shumë të


përparuar dhe që janë dispersionet molekulare ose jonike. D, cm-¹>107
d,cm>10-7 ( 0.1-1 nm)
2. Sisteme të shpërndara ultramikroheterogjene ose dispersione koloidale D, cm-
¹=107-105 d,cm= 1 nm-100nm
3. Sisteme të shpërndara me një shkallë shpërndarjeje të vogël ose dispersione të
trasha ku dallojmë:
a) dispersione mikroheterogjene ose gjysmëkoloidale D, cm-¹>105-10³
d,cm=100nm-10µm)

Page 1 of 20
TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

b) dispersione makroheterogjene të trasha D, cm-¹=10³-10¹ d,cm=10µm-1mm)

Grupi i parë përfaqëson sistemet homogjene (tretësirat e vërteta), në dy grupet e tjera që


janë sistemet e shpërndara heterogjene (S.SH.H.) bëjnë pjesë tretësirat koloidale,
emulsionet, pezullitë dhe aerosolet, etj..
Dallimi kryesor midis sistemeve homogjene dhe atyre heterogjene është johomogjeniteti i
këtyre të fundit, që çon në formimin e sipërfaqeve ndarëse midis fazave.
Në ato homogjene madhësia e grimcave të shpërndara është e njëjtë me ato të mjedisit
shpërndarës, çdo molekulë ose jon është e rrethuar nga molekulat ose jonet e tretësit duke
formuar kështu, një sistem të vazhdueshëm homogjen.
Në ato heterogjene madhësia e grimcave të fazës së shpërndarë e kalon shumë atë të
mjedisit shpërndarës, kontakti është vetëm sipërfaqësor, jo i vazhdueshëm dhe si
rrjedhojë shfaqen disa sipërfaqe ndarjeje të cilat përcaktojnë johomogjenitetin e sistemit.
Përveç madhësisë së grimcave edhe trajta e tyre ndikon shumë në vetitë e sistemeve të
shpërndara. Atëherë në bazë të trajtës së grimcave sistemet i klasifikojmë në:
Njëmorfe (monomorfe), grimcat kanë të gjitha të njëjtën trajtë (rruaza).
Polimorfe, kur kanë trajta të ndryshme.
Kur kanë të njëjtën trajtë dhe të njëjtën madhësi sistemi është njëdispers.
Kur kanë të njëjtën trajtë dhe madhësi të ndryshme sistemi është polidispers.

Sistem Një dispers Sistem Polidispers


Sipas strukturës klasifikohen në:
1. Inkoherente
2. Koherente
Inkoherente përbëhen nga dy faza, që dallohen mirë nga njëra-tjetra si emulsione dhe
pezulli.

Page 2 of 20
TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

Koherente përbëhen nga dy faza të përziera, që ruajnë formën e qëndrueshme me anën e


mekanizmave fiziko-kimik si xhelet. Në ndryshim nga grupi i mëparshëm, grimcat e
shpërndara takohen me njëra-tjetrën dhe formojnë një strukturë tripërmasore, ku të dyja
fazat depërtojnë te njëra-tjetra duke i dhënë sistemit disa veti fiziko-kimike dhe
reologjike të veçanta.

Sistemet e shpërndara heterogjene (S.SH.H.) mund të paraqiten në gjendje agregate të


ndryshme si të ngurtë, të lëngët ose të gaztë, por më shpesh në praktikë janë në gjendje
kalimtare si gjysëm të ngurtë, të butë ose të deformueshme me lehtësi. Këto sisteme
mund t’i quajmë elastike (ngurtë) ose rrjedhëse (lëngjeve).
Format farmaceutike përbëhen nga më shumë se dy faza, sepse përmbajnë shumë lëndë
vepruese dhe ndihmëse, që përfaqësojnë faza të shpërndara si grimca koloidale, të trasha,
duke formuar sisteme dydisperse, tridisperse ose polidisperse.
P.sh.: një emulsion nga goja ka fazën vajore të shpërndarë në mjedisin ujor dhe mund të
nevojitet, që aty të shtohen lëndë vepruese të patretshme, të cilat trupëzohen në trajtë
pezullie, përveç lëndëve vepruese të tretshme në fazën ujore. Po të kemi parasysh, që për
përgatitjen e emulsioneve përdoren edhe lëndë stabilizuese në trajtë mucilagjesh (sistem
koloidal), përgatesa do të përfaqësojë një sistem polidispers.
Një pomadë emulsion si pomada “Helmerich” (Unguentum “Helmerich”) ose pomadë me
squfur është pomadë shumëfazore e tipit emulsion – pezulli. Kemi tretësirën ujore të
K2CO3 (sistem homogjen) të shpërndarë në trajtë emulsioni të tipit U/V në bazën e
pomadës, kurse squfuri i shpërndarë në trajtë pezullie (sistem heterogjen, inkoherent).
Përmban edhe lëndë shpërndarëse si: polisorbati 80 dhe lanolinë. Pra kemi të bëjmë me
një sistem të shpërndarë trefazor (shih figurën).

Page 3 of 20
TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

Si shembuj të dispersioneve makromolekulare, përveç atyre emulsione lëng-lëng dhe


pezulli ngurtë-lëng, ato përfshijnë edhe pezulli ngurtë-ngurtë (disa tipa supozitorësh),
edhe emulsione gjysëm të ngurta (kremra), edhe shkumat gaz-lëng. Në spektrin e
dispersioneve duhen shtuar edhe ato që kanë më shumë se 2 faza, si p.sh.: kremi i
hidrokortizonit (OTC) në të cilin kristalet e hidrokortizonit janë të shpërndara në trajtë
pezullie në bazën emulsion vaj/ ujë.
Karakteristikat e sistemeve të shpërndara heterogjene (S.SH.H. si tretësirat koloidale,
emulsionet, pezullitë, aerosolet) janë:
1. shkalla specifike e shpërndarjes,
2. karakteri shumëfazor,
3. paqëndrueshmëria termodinamike dhe kinetike, për shkak të pranisë së një
sipërfaqeje shumë të madhe ndarjeje midis fazave.
Pra sa më shumë të jetë grimcuar një lëndë aq më shumë rritet sipërfaqja e jashtme e
grimcave që formohen. Rritja e sipërfaqes së ndarjes midis fazave çon në rritjen e
energjisë së lirë sipërfaqësore të këtij sistemi (F), e cila është e barabartë me produktin
midis tensionit sipërfaqësor (y) dhe madhësisë së sipërfaqes së përgjithshme (S) të
sistemit

F=y*S

Meqënëse çdo sistem evoluon në drejtim të uljes së energjisë së lirë, me uljen e


sipërfaqes ndarëse midis fazave, si rezultat i bashkimit të grimcave të fazës së shpërndarë,
do të kemi flokulim, sedimentim. Kështu edhe sistemi bëhet më i qëndrueshëm.
Në praktikën farmaceutike ne na intereson të kemi barna me një shkallë shpërndarjeje sa
më të madhe, sepse lënda vepruese duhet të jetë e shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme
në gjithë masën e përgatesës që, kur të përdoret, të bëhet një dozim sa më i saktë i barit.
Prandaj përdoren lëndë që ulin tensionin sipërfaqësor midis fazave ose lëndë që pengojnë

Page 4 of 20
TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

bashkimin e grimcave (pengesa mekanike, elektrike ose rritet veshtullia) dhe kështu rritet
qëndrueshmëria e sistemit.
Nga ana matematikore faktorët që ndikojnë në qëndrueshmërinë e S.SH.H. dhe mbi të
cilët mund të ndërhyhet shprehen me formulën e Stoksit:

Ku:
V – shpejtësia e sedimentimit të grimcave të fazës së shpërndarë
r - rrezja e grimcave të kësaj faze
df-dm - diferenca midis dendësisë së fazës së shpërndarë dhe asaj të mjedisit shpërndarës.
g - nxitimi i rënies së lirë
η – veshtullia e mjedisit shpërndarës

kusht është që sistemet e shpërndara të jenë të holluara, grimcat homodisperse, të kemi të


bëjmë vetëm me rënien e lirë.
Zbatohet në koloidet, emulsionet, pezullitë, etj.

TRETËSIRAT KOLOIDALE

Tretësirat koloidale janë dispersione ultramikroheterogjene që quhen edhe koloide, sole,


pseudotretësira, dispersoide etj.
Këto nuk përfaqësojnë një formë të vetme farmaceutike, mund të jenë tretësira për
përdorim të jashtëm (protargol, kolargol, argjirol), tretësira për injeksion (blu metilen,
fluoresceinë) ose komponime makromolekulare (KMM) si: xhelatina, dekstrani,
polivinilpirrolidoni. Po kështu edhe mucilagjet mund të përdoren si lëndë stabilizuese të
emulsioneve, pezullive, por edhe si eksipientë për përgatitjen e tabletave, pilulave etj.

Page 5 of 20
TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

KLASIFIKIMI DHE VETITË E KOLOIDEVE

Sipas strukturës së grimcave koloidale, ndahen në :


koloide molekulare ku grimca e shpërndarë përbëhet nga një molekulë e vetme, e cila ka
përmasa të rendit koloidal, që përmban shumë atome të lidhura me valenca themelore dhe
që quhet makromolekulë, dhe
koloide micelare që në kushte të caktuara organizohen në agregate në trajta të ndryshme
që quhen micela, ndërsa molekulat lidhen me valenca dytësore. Përmendim këtu micelën
e arit dhe të squfurit koloidal ose sapunit. Lëndët organike formojnë micela që quhen
koloide shoqërimi ose kur kemi të bëjmë me elektrolitë organikë i quajmë koloide
elektrolitike.
Në bazë të ndërveprimit të fazës së shpërndarë me mjedisin shpërndarës koloidet ndahen
në:
Liofobe- grimcat nuk kanë afri për mjedisin shpërndarës dhe quhen korpuskulare, nuk
treten e nuk qëndrojnë të shpërndara.
Liofile- koloidet molekulare kanë afri për mjedisin shpërndarës, në të cilin treten duke
formuar tretësirat e makromolekulave. Koloidet e shoqërimit, treten në mjedisin
shpërndarës duke formuar dispersione makromolekulare të bashkuara me micela.
E metë e këtij klasifikimi është se ka raste të shumta të kalimit nga njëri tip në tjetrin.
Prandaj parapëlqehet klasifikimi që bazohet në një veti themelore të tyre në
prapsueshmërinë (rivendosja e gjendjes së shpërndarë). Tretësirat koloidale të thara ose të
fundërruara pasi vihen në kontakt me tretësin mund të shpërndahen përsëri, ndërsa
koloidet e paprapsueshme nuk e kanë këtë veti.
Lëvizja Brauniane është një veti molekulare kinetike e tretësirave koloidale që gjatë
vëzhgimit në mikroskop shfaqet si lëvizje e shpejtë e grimcave koloidale në trajtë zik-
zakesh. Kjo i detyrohet bombardimit të molekulave të mjedisit nga grimcat pak a shumë
të mëdha të fazës së shpërndarë. Lëvizja Brauniane ndikon në qëndrueshmërinë e
tretësirave koloidale; në qoftë se grimcat nuk kanë ngarkesë me të njëjtën shenjë ato
bashkohen e kjo sjell flokulimin e solit.

Page 6 of 20
TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

Shpërhapja është proçesi i vetvetishëm i barazimit të përqëndrimeve që shkaktohet nga


lëvizja Brauniane. Kjo dukuri në tretësirat koloidale është 1000 x më e vogël, në
krahasim me tretësirat e vërteta.
Trysnia osmotike, si veti koligative varet vetëm nga numri i grimcave koloidale në të dhe
ka një vlerë të vogël, e cila matet me fraksione të mmHg dhe i detyrohet përqendrimit
shumë të vogël të grimcave të solit.
Tretësirat koloidale e kalojnë lehtë letërfiltrin (0.5-5μm), qoftë edhe atë prej qelqi poroz
(4-100μm). Mbahen vetëm nga ultrafiltrat (100-200μm), ku kalojnë vetëm molekulat e
mjedisit shpërndarës. Kjo veti shfrytëzohet për pastrimin e soleve me anë të dializës.
Theksojmë edhe një herë se koloidet janë më pak të qëndrueshme se tretësirat e vërteta
dhe egzistojnë në gjendje të pandryshuar vetëm për një kohë të kufizuar.

KOLOIDET LIOFOBE

Shpërndarja dhe qëndrueshmëria e koloideve liofobe është e lidhur me praninë e dy


faktorëve:
1. Ngarkesa elektrike
2. Shtresa e solvatuar
Për sa i përket ngarkesës elektrike mund të thuhet se shtresa e jashtme elektrike, në
sipërfaqen e grimcave përbën një faktor qëndrueshmërie, sepse pengon flokulimin e
koloidit me anë të shtytjes elektrostatike. Shtytja elektrostatike ndihmon në shpërndarjen
e grimcave në të gjithë vëllimin e mjedisit shpërndarës. Shfaqja e një shtrese elektrike në
sipërfaqen e grimcave koloidale i detyrohet si shpërbashkimit në jone të molekulave,
ashtu edhe ndajthithjes përzgjedhëse të joneve nga faza e lëngët në sipërfaqen e grimcave
të shpërndara. Grimcat koloidale vishen, mbështillen nga një shtresë e dyfishtë elektrike
me jone dhe kundrajone.
Nga sa u tha më sipër del se grimcat koloidale liofobe kanë këtë ndërtim:

A-

C+ B –bërthama ose micela e përbërë


nga atome e molekula
A – shtresa e joneve në sipërfaqen
e grimcës, e cila i jep ngarkesën
elektrike
C- shtresa e jashtme e joneve, e
cila gjendet përreth grimcave

Page 7 of 20
TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

Ngarkesa elektrike e koloideve vihet në dukje me anën e elektroforezës, ku ndodh një


shtegëtim i grimcave koloidale në katodë ose anodë nën ndikimin e një rryme elektrike të
vazhdueshme.
Po të shtojmë elektrolitë mund të ndodhë asnjanësimi i ngarkesave elektrike të grimcave
e kjo do të sjellë përndryshime në koloide, shfaqjen e një turbullire, ndryshimin e ngjyrës,
flokulimin ose sedimentimin dhe nganjëherë formimin e xhelit. Këto procese njihen me
emrin ngjizje (koagulim).
Nga humbja e ngarkesave elektrike ndodh bashkimi i grimcave njëra me tjetrën. Kur
humbin krejtësisht ngarkesat elektrike, atëhere çdo goditje e grimcave çon në bashkimin
e tyre. Kur sipërfaqja e grimcave nuk ka asnjë ngarkesë elektrike arrihet në pikën
izoelektrike. Flokulimi i koloideve pozitive bëhet nga anionet, ndërsa i atyre negative nga
kationet.
Pra duhet patur parasysh që të mënjanohet shtimi i elektrolitëve në koloide, sepse këta
asnjanësojnë ngarkesat elektrike dhe sjellin gjemdje të paqëndrueshme.
P.sh.: tretësirat koloidale të argjendit nuk izotonizohen.
Nganjëherë elektrolitët shtohen për t’i dhënë ngarkesë elektrike grimcave koloidale, që i
kanë humbur ato. Ky proçes quhet peptizim, ndërsa elektroliti agjent peptizues. P.sh.:
përgatitja e tretësirës koloidale të Fe(OH)3, Al(OH)3 etj.
Ç’është shtresa e solvatuar ? Është një shtresë e formuar prej molekulave të mjedisit
shpërndarës, përreth grimcave të fazës së shpërndarë. P.sh.: në qoftë se faza e jashtme
(mjedisi shpërndarës) është ujë kemi shtresë të ujësuar (ujësim, hidratim).
Qëndrueshmëria e vogël e koloideve liofobe mund të rritet nëpërmjet kombinimit të tij
me koloide liofile, që kanë afri për mjedisin shpërndarës. Grimcat e koloidit liofob vishen
me një cipë mbrojtëse, e cila i jep veti liofile të gjithë grimcës. Koloidi liofil luan rolin e
koloidit mbrojtës dhe vetëm kur shtohet një sasi e madhe elektroliti ndodh dukuria e
ngjizjes. Madje edhe kur ka humbur ngarkesa elektrike shtresa e solvatuar që krijon
koloidi mbrojtës, i jep një qëndrueshmëri të mjaftueshme koloidit.
Skema e veprimit të një koloidi mbrojtës
1-grimca liofobe
2-grimcat liofile që e rrethojnë
1 p.sh: komponimet e argjendit si kolargoli,
proteinati i argjendit ose protargoli dhe
2 vitelinati i argjendit ose argjiroli me
përqendrim 0.5-5% janë përgatesa të
stabilizuara me koloide mbrojtëse, si
xhelatinë, albuminë, produkte të hidrolizës së
pjesshme të tyre, ose gomat, pektinat,
polivinilpirrolidoni.
Tretësirat përgatiten me tretje me qarkullim,
për të mënjanuar triturimin dhe përzierjen që
do shkatërronin strukturën e grimcave
koloidale. Një mënyrë tjetër është të hedhim
lëndët koloidale në ujë, t’i lemë në qetësi
derisa të bymehen dhe treten.Të mënjanohet
kombinimi me elektrolitë dhe ngrohje, sepse këta e flokulojnë koloidin. Përdoren si
antiseptikë në mukozat dhe në trajtën e tretësirave oftalmike.

Page 8 of 20
TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

Këto komponime hyjnë edhe në përbërjen e pomadave, pikave për hundë etj.

KOLOIDET LIOFILE

Klasifikohen në:
1- koloide shoqërimi
2- koloide molekulare ose komponime makromolekulare (KMM).

Koloidet e shoqërimit

Përbëhen nga molekula të thjeshta, mikromolekula, që lidhen mes tyre me anën e forcave
të Van der Valsit, duke formuar micela hidrofile. Këtu bëjnë pjesë lëndët tensiovepruese,
lëndët njomëse dhe lëndët ngjyruese.
Lëndët tensiovepruese kanë strukturë amfifile, sepse përmbajnë edhe grupin
hidrokarburik, jopolar, hidrofob dhe një grup hidrofil, polar, i cili shpesh jonizohet.
Pikërisht kjo strukturë molekulare asimetrike e dyanshme kushtëzon sjelljen e këtyre
lëndëve në tretësira ujore.
Në bazë të ngarkesës së jonit të ngulitur mbi micelë mund të ndahen në :
-jojonike
-anionike
-kationike
-amfotere
Kjo paraqitet me skemën e mëposhtme:

Rëndësi për shfaqjen e vetive koloidale ka edhe madhësia e përbërësit lipofil të këtyre
lëndëve, në rastin e kriprave të acideve yndyrore, këto veti koloidale shfaqen kur vargu
përmban të paktën 8 atome karboni. Gjendja koloidale e këtyre lëndëve, me veti
tensiovepruese, është në barazpeshë me gjendjen e dispersionit molekular:

Ngrohje-hollim
+
(C17H35COO¯Na )n ═ n C17H35COO¯Na+
Micela e stearatit ftohje- përqendrim molekula të veçuara të
të natriumit stearatit të natriumit

Page 9 of 20
TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

Qëndrueshmëria e këtyre micelave varet edhe nga temperatura dhe përqendrimi


(Temperatura e lartë; Përqendrimi i ulët, zbërthehen lehtë në molekula të veçuara, ndërsa
në Temperaturë të ulët e Përqendrim të lartë mbizotërojnë micelat.)
Përqendrimi më i ulët në të cilin shfaqen micelat, quhet PMK përqendrim micelar kritik.
Pikërisht në këtë përqendrim shfaqen ndryshime të theksuara të vetive fiziko-kimike të
tretësirave të këtyre lëndëve, si trysnia osmotike, tensioni sipërfaqësor, ndërfaqësor,
treguesi i përthyerjes, ulja e temperaturës së ngrirjes

(shih figurën mbi ndryshimet e vetive të tretësirave në përqendrim micelar kritik.)

Po këtu mund të vërejmë edhe trajtat e ndryshme të grimcave koloidale d.m.th. micelave

Në tretësira të holluara micelat janë rruzullore, me vargjet liofobe të orientuara drejt


qendrës dhe me grupet liofile të orientuara drejt periferisë. ( micela rruzullore dhe
elipsoidale të sapunit)
Në tretësira të përqendruara micelat marrin trajtë shtresore (po flasim gjithnjë për
tretësirat ujore të lëndëve tensiovepruese)

Page 10 of 20
TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

Struktura komplekse e këtyre micelave përcaktohet me anë të rrezeve X dhe në to shtresat


dyfishe të molekulave amfifile këmbehen me shtresat e molekulave të ujit (shikoni
figurën tjetër micela shtresore paralele e lauratit të Na në tretësirë 15 %).

Koloidet e shoqërimit karakterizohen nga një veprimtari e theksuar sipërfaqësore; ulin në


mënyrë të dukshme tensionin sipërfaqësor të ujit dhe atë ndërfaqësor në S.SH.H.
Komponimet amfifile përqendrohen në sipërfaqen e ndarjes midis fazave të papërzieshme
dhe me grupet e tyre liofobe e liofile të orientuara drejt fazave me të njëjtin karakter.
Sipas fazës në sipërfaqen e së cilës shfaqet veprimtaria, ndahen në lëndë tensiovepruese,
kundër shkumës, emulgatorët, lëndë njomëse, lëndë solubilizuese etj.
Koloidet e shoqërimit në praktikën farmaceutike së pari ulin tensionin ndërfaqësor
(L/L, NG/L) duke ndajthithur ato që janë të orientuara nga këto ndërfaqe dhe kështu
ndihmojnë në shpërndarjen e grimcave në S.SH.H. (emulsione, pezulli). Së dyti koloidet
e shoqërimit jonike i japin grimcave ngarkesë duke e bërë më të qëndrueshëm
dispersionin. Së treti duke patur karakter liofil ndihmojnë në krijimin e një shtrese të
solvatuar përreth grimcave të fazës së shpërndarë. Së katërti micelat e lëndëve
tensiovepruese solubilizojnë shumë komponime të tretshme me vështirësi ose të
patretshme, pa përndryshime të strukturës së tyre kimike dhe, në përgjithësi, edhe të
veprimit farmakodinamik, është akoma më mirë kur këto i kombinojmë me polialkoole:
glicerinë, etilenglikol, propilenglikol.
Raporti sasi lënde e patretshme/sasi lënde solubilizuese përcakton nëse tretësira do të jetë
e kulluar ose opaleshente, ose dispersion heterogjen i trashë (pezulli, emulsion).
Zgjedhja e lëndës solubilizuese dhe solubilizimi në përgjithësi duhet bërë me kujdes duke
patur parasysh disa papajtueshmëri që mund të japin këto lëndë.
Ndër koloidet e shoqërimit përmendim disa ngjyrues sintetikë të tretshëm në ujë, të cilët
japin tretësira koloidale dhe formojnë micela si: fluoresceinati i natriumit, indigokarmina,
i kuqi i Kongos, metilrozanilina, klorhidrati i akriflavinës, laktati i etakridinës, blu
metileni për përdorim të jashtëm ose për injeksion për qëllime diagnostike.

Koloidet molekulare

KMM janë lëndë organike ose inorganike që përbëhen nga të paktën 10³ atome. Kur nuk
janë të bashkuara, kanë madhësi të rendit koloidal prandaj edhe quhen koloide
molekulare.
KMM janë të formuara nga njëmerë, me masë molekulare të vogël, të lidhura me valenca
themelore. Këta që të vendosen në trajtë vargu duhet të jenë dyfunksionorë. P.sh.: α-
aminoacidet që formojnë vargjet polipeptidike, janë dyfunksionorë, si rezultat i pranisë së
grupeve vepruese aminike e karboksilike.Vargjet e njëmerëve formohen nëpërmjet

Page 11 of 20
TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

polimerizimit ku nuk formohen produkte të tjera ose polidendësimit gjatë të cilit


formohen produkte të thjeshta si ujë.

Shembull polimerizimi
nCH2 = CH2 → n …CH2-CH2 … → ( - CH2-CH2-)n
│ │ │
Cl Cl Cl
Klorur vinili klorur polivinili

n = shkalla e polimerizimit (200 , 180 , 198)

Shembull polidendësimi
HO─CH2─CH2─OH + HO─CH2─CH2─OH + HO─CH2─CH2─OH → HO-CH2-CH2-O-
CH2-CH2-O-CH2-CH2-O- …+HOH +HOH
Nga ana teknologjike është interesante mundësia e tretjes së komponimeve
makromolekulare (KMM). Ky proces tretjeje shoqërohet me dukurinë e bymimit, e cila
përbën fazën fillestare të tretjes. Kjo dukuri është karakteristike për polimerët, shpjegohet
me përmasat tepër të mëdha dhe trajtën e fijëzuar të makrololekulave. Në bazë të
dukurisë së bymimit qëndrojnë dy procese të ndryshme:
1. solvatimi që zhvillohet brenda një kohe të shkurtër dhe kemi një ndërveprim
energjik midis makromolekulave të polimerit dhe molekulave të mjedisit
shpërndarës. Formohen komplekse të solvatuara mjaft të qëndrueshme.
2. shpërndarja e molekulave të tretësit në brendësi të polimerit. Zgjat më shumë
dhe i detyrohet dukurisë së osmozës. Fuqizimi i bymimit në temperaturë të lartë
shpjegohet me këputjen e lidhjes midis molekulave dhe kalimit nga bymimi në
tretje të plotë.
Shkalla dhe shpejtësia e tretjes varet nga Temperatura, trysnia, pH-i, prania e
elektrolitëve, shkalla e ndarjes dhe koha e ruajtjes së polimerit.
Shpejtësia dhe shkalla e bymimit rritet me rritjen e temperaturës dhe është minimale në
pikën izoelektrike, disa anione e shpejtojnë disa e vonojnë, kationet ndikojnë pak, procesi
zhvillohet më shpejt kur produkti është i freskët. Ashtu si koloidet liofobe, edhe ato
liofile kanë ngarkesë elektrike, por ndryshe nga koloidet liofobe, që ia dedikojnë
ndajthithjes së elektrolitëve, kjo i dedikohet jonizimit të makromolekulave dhe
konkretisht grupeve të jonizueshme që përmbajnë ato. Lëvizja elektroforetike është e
vështirë për t’u vënë në dukje.
Koloidet liofile janë më të qëndrueshme se liofobet, si pasojë e solvatimit dhe ngarkesës
elektrike. Në pikën izoelektrike flokulojnë. Nevojiten sasi të mëdha elektrolitësh si
(NH4 )₂SO4, MgSO4, NaCl, po ashtu edhe polialkoolesh si: sorbitoli, manitoli dhe
glicerina. Këta ç’ujësojnë makromolekulën, pra humbet shtresa e solvatuar.
Flokulimi i ndërsjellë i dy tretësirave të komponimeve makromolekulare, që nuk ndodh
menjëherë quhet koacervim.
Të dy tretësirat e komponimeve makromolekulare janë të solvatuara dhe ajo më e
solvatuar çujësohet nga ajo më pak e solvatuar. Ndodh flokulimi.
Tretësira e xhelatinës është e ngarkuar pozitivisht dhe ajo e gomës arabike e ngarkuar
negativisht, përsëri ndodh koacervimi.

Page 12 of 20
TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

Mund ta quajmë edhe si fazë të ndërmjetme midis solit dhe xhelit ku flokulati ka një
shkallë të caktuar ujësimi dhe karakter të prapsueshëm.

PARIMET E REOLOGJISË

Reologjia është një degë e shkencës, që studion rrjedhjen dhe deformimin e lëndës.
Reologjia ka rëndësi:
1. për operacionet e ndryshme farmaceutike (përzierja, tabletimi).
2. gjatë përdorimit të përgatesave farmaceutike (Përhapja e pomadave në lëkurë, dalja e
tyre nga tubat, rrjedhja e lëngjeve përmes gjilpërës së shiringës).
3. për fiziologjinë (rrjedhja e gjakut, tkurrja e muskujve, deformimi i strukturave
kockore).
Njohja e vetive reologjike të komponimeve makromolekulare ka rëndësi, sepse ato
përdoren si eksipientë në përgatitjen e formave farmaceutike, u japin këtyre formave veti
rrjedhëse. Nga të dhënat që merren nga kontrolli reologjik, ka mundësi që të
përndryshohet formulimi dhe teknologjia e përgatitjes, me qëllim që të përmirësohet
cilësia e formave farmaceutike përkatëse.
Veshtullia është një veti reologjike e lëndëve. Ajo është vetia e fluideve që të paraqesin
qëndresë gjatë rrjedhjes, për shkak të fërkimit të brendshëm të shtresave të ndryshme
midis tyre.
Për të përcaktuar me saktësi veshtullinë duhet që të egzistojë një rrymë rrjedhjeje
shtresore.
Le të supozojmë se kemi dy rrafshe të mbivendosura paralel F dhe F1, në një largësi y
midis të cilave gjendet trupi që analizohet. Të dyja kanë të njëjtën sipërfaqe në cm².

Skema e dukurisë së rrjedhjes

Në qoftë se mbi rrafshin e sipërm vepron një forcë K, atëhere ky do të zhvendoset me


shpejtësi V. Shtresa që ndodhet më afër me rrafshin F zhvendoset me shpejtësi më të
madhe se shtresa që ndodhet afër F1 që rri në vend. Siç dihet forcat e fërkimit të
brendshëm veprojnë tangjencialisht me sipërfaqet e shtresave. Shtresa që lëviz më shpejt
ushtron një forcë nxituese mbi atë që lëviz më ngadalë, e cila nga ana e saj ushtron
veprim ngadalësues mbi të parën.
Kjo dukuri sipas Njutonit mund të shprehet kështu:

Page 13 of 20
TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

Shpejtësia V e lëvizjes së shtresës F, nën veprimin e forcës K, varet nga veshtullia, e cila
e frenon këtë zhvendosje.
Duke patur parasysh që gradienti i shpejtësisë D nuk ka të njëjtën madhësi në të gjithë
masën kur rrjedhja është e ndërlikuar atëherë formula e mësipërme bëhet:
ku dy – largësia nga shtresa në shtresë, dv- diferenca e shpejtësisë

ose

E transformuar më tej

K/F = τ quhet tension tangjencial


dv/dy = D gradient i shpejtësisë

Pra e shprehur në Pa.s.

Reograma është lakorja e rrjedhjes, e cila përftohet duke vendosur në një sistem
koordinatash tensionin tangjencial dhe gradientin e shpejtësisë që mund të përcaktohen.
Në bazë të vetive rrjedhëse, lëngjet ndahen në dy grupe:
1) lëngje njutoniane
2) lëngje jonjutoniane

1) Lëngje njutoniane

Quhen të tilla se kanë veshtulli ideale dhe i nënshtrohen Ligjit të Njutonit


τ =η*D

Page 14 of 20
TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

D η

τ τ

Tensioni tangjencial dhe shkalla e shpejtësisë janë në përpjestim dhe veshtullia nuk
ndryshon me ndryshimin e tensionit tangjencial.

2)Lëngjet jonjutoniane

Kuptohet nuk i përmbahen Ligjit të Njutonit dhe veshtullia ndryshon jo vetëm në varësi
të temperaturës, por edhe të tensionit tangjencial τ. Lëndët mund të jenë pseudoplastike,
dilatante, plastike, tiksotrope.

a) Pseudoplastike ose me veshtulli strukturore ose kuaziveshtullore


Këtu përmendim komponimet makromolekulare lineare ose të fijëzuara (rrjedhësit e
celulozës, algjinatet). Nën veprimin e një tensioni tangjencial të vogël, molekulat në trajtë
fijesh të vendosura fillimisht në mënyrë të çrregullt kërkojnë të orientohen në drejtim të
rrjedhjes. Kështu do të pakësohet rezistenca e tyre ndaj rrjedhjes dhe ulet veshtullia
strukturore. Kur tensioni tangjencial τ rritet akoma, këto do të tentojnë akoma më shumë
të vendosen në drejtim të rrjedhjes e për pasojë veshtullia strukturore do të mbetet e
pandryshueshme.

τ τ
Reograma Lakorja e Veshtullisë

Page 15 of 20
TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

b) Lëndët dilatante

Njëherësh me rritjen e tensionit tangjencial τ, rritet edhe veshtullia strukturore (pezullitë e


përqendruara dhe pastat). Në këto lëndë grimcat lëvizin lehtësisht, të veshura me cipë
lëngu. Kur ushtrojmë një tension tangjencial më të madh midis grimcave të ngurta ndodh
një fërkim dhe aglomerim, krijohen hapësira të lira më të mëdha dhe formohet një skelet i
fortë. Pra kemi rritje të veshtullisë, e kundërt me atë që u tha më lart për pseudoplastiket.

B
Në figurën më sipër paraqitet trupi dilatants në qetësi (A) dhe nën veprimin e një tensioni
tangjencial (B)
D

τ τ
Reograma Lakorja e veshtullisë

c) Lëndët ose trupat plastikë

Trupat që kanë një prag rrjedhjeje quhen trupat plastikë.


Pragu i rrjedhjes është pikërisht një vlerë e caktuar kufitare e tensionit tangjencial e
nevojshme që t’i bëjë këta trupa të rrjedhin. Komponimet makromolekulare në
përqendrim të lartë në tretësira ujore formojnë lëngje strukturore, që karakterizohen nga
mbajtja e lëngut në rrjetën e makromolekulave. Lakorja e rrjedhjes së këtyre trupave
fillon në vijën e abshisës në një pikë τ. Kur τ më e vogël se pragu i rrjedhjes mund të
quhen të ngurtë, kur τ më i madh se pragu i rrjedhjes mund të konsiderohen të lëngët.
Këta ndryshojnë nga trupat pseudoplastike vetëm nga përqendrimi i lëndës së tretur. (për
të njëjtat komponime siç janë KMM, tretësira 0.5% sillet si pseudoplastike, 5% përbën
një xhel plastik). Lakoret paraqiten si më poshtë:

Page 16 of 20
TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

ku τ⁰ pragu i rrjedhjes
0 τ⁰ τ 0 τ
Reograma Lakorja e Veshtullisë

d) Trupat tiksotropë

Tiksotropia është dukuria e uljes së veshtullisë së një lënde, në kushte izoterme, nën
veprimin e përkohshëm të një tensioni tangjencial, ndërsa me ndalimin e veprimit të këtij
tensioni, veshtullia rritet përsëri.

τ
Lakorja e Veshtullisë Reograma

shikojmë se si nën veprimin e një tensioni tangjencial struktura e rrjetës shkatërrohet dhe
veshtullia ulet deri në pikën B, ku kemi arritur veshtullinë strukturore përfundimtare, që
nuk mund të përndryshohet më tej nga ushtrimi i tensionit tangjencial. Më pas me lënien
në qetësi të saj, struktura e rrjetës rivendoset mbas disa sekondash ose muajsh me anën e
forcave të lidhjes midis grimcave (xhelet e betonitit, aerosilit). Pra trupat tiksotropë
karakterizohen nga një veshtulli strukturore fillestare, një përfundimtare ose e
baraspeshës dhe nga koha e përtëritjes. Po të shikojmë reogramën e një trupi tiksotrop
vemë re një lakore ngjitëse dhe një zbritëse, ndërsa sipërfaqja midis tyre quhet sipërfaqe e
histerezës. Lakoret nuk janë identike, pra nuk mund të mbivendosen si tek tipat e tjerë,
sepse struktura e shkatërruar nuk riformohet me të njëjtin ritëm, pas largimit të forcës
tangjenciale.
Por në praktikën farmaceutike ka raste të kombinuara si në figurën e mëposhtme:

Page 17 of 20
TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

PseudoPlastik- Dilatant-
Plastik- Tiksotropik Tiksotropik
Tiksotropik

Lakorja
zbritëse

Sipërfaqja
e
Histerezis
ë
Lakorja
Ngjitëse

τ
Veshtullia strukturore mund të përcaktohet me anën e veshtullimatësit rrotullues Kuet që
paraqitet edhe në figurë.

Page 18 of 20
TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

Siç shihet përbëhet nga dy cilindra koaksialë, midis të cilëve vendoset materiali që do të
analizohet. Cilindri i brendshëm 2 është i varur në një tel 1. Kur cilindri i jashtëm 3
rrotullohet me një shpejtësi konstante, lënda 4 do të ketë rrjedhje shtresore. Në një shkallë
do të lexohet qëndresa e lëngut ndaj lëvizjes rrotulluese të cilindrit.
Veshtullia strukturore e formulimeve matet edhe me anë të viskozimetrit Brookfield, në
temperaturë 25°C ±2°C me përdredhje n° 21 (Small Sampler Adapter), në 16 fusha
matjeje me shpejtësi nga 0.5 deri në 100 rrotullime për minutë.
Me instrumentin është e lidhur një banjomari me termostat në 25°C. Viskozimetri
përbëhet nga 2 cilindra koaksialë nga të cilët ai i jashtëm mbahet i palëvizshëm, ndërkohë
që i brendshmi rrotullohet. Në hapësirën midis dy cilindrave ndodhet mostra e përgatesës
që kontrollohet. Nga matja e momentit rrotullues që duhet aplikuar mbi cilindrin e
brendshëm për të mposhtur rezistencën e preparatit përftojmë të dhëna në lidhje me
viskozitetin. Kjo procedurë shërben për të vlerësuar sjelljen reologjike të një sistemi që i
nënshtrohet forcave prerëse, shtypëse apo tërheqëse. Në veçanti ky tip instrumenti
shërben për matjen e viskozitetit mesatar e të lartë. Procedura praktike parashikon
hedhjen e një kampioni rreth 5 g në bekerin prej çeliku, më pas zhytet në kampionin e
provës deri në zhytje të plotë, cilindri prej çeliku që do rrotullohet. Pas verifikimit të
linearitetit të instrumentit procedohet me matjen. Vlerat e viskozitetit shprehen në CPS
(mPa. S) dhe regjistrohen në dy shpejtësi të ndryshme 0.5 dhe 1.0 rrotullime për minutë
(r.p.m.).

MUCILAGJET

Janë tretësira ujore të KMM lineare. Përgatiten nga tretja e KMM natyrore, sintetike ose
gjysëmsintetike në përqendrim 0.5-2%, nëse përqendrimi është më i lartë se 5% përftohen
hidroxhele.
Qëndrueshmëria
• Temperatura e lartë – shpolimerizohen makromolekulat.
• pH alkalin ose acid i fortë – shpolimerizim, ulet veshtullia e mucilagjeve.
• Elektrolitët në përqendrime të larta –flokulim.
• Përqendrimi i alkoolit mbi 30-40 % - flokulim.
Ruhen duke iu shtuar esteret e acidit p-hidroksibenzoik (0.1%), acid benzoik (0.1%),
borati fenilmerkurik (për përdorim të jashtëm
Shembuj mucilagjesh

KMM natyrore
Kanë përparësi se kanë veti të mira reologjike, por kanë shumë të meta në lidhje me
qëndrueshmërinë, strukturën kimike, shkallën e polimerizimit, varësisë nga prejardhja,
kushtet e grumbullimit, ruajtjes.

Mucilagja e gomës arabike 30% përdoret për stabilizimin e emulsioneve dhe të pezullive,
si eksipient lidhës për përgatitjen e pilulave e tabletave, për përmirësimin e shijes së
barnave.

Mucilagja e tragakantës 2%, është mucilagje me veshtulli strukturore mbi 5% përftohet


xhele elastike.

Page 19 of 20
TEKNOLOGJI E PЁRGATESAVE KOZMETIKE V 2020-2021

Përdoret për stabilizimin e emulsioneve, pezullive dhe si eksipient lidhës në përgatitjen e


pilulave e tabletave.

KMM gjysëmsintetike

Ashtu si edhe ato sintetike kanë përparësi se kanë strukturë kimike, shkallë polimerizimi
të njohur, veti fiziko-kimike të pandryshueshme.

Mucilagja e karboksimetilcelulozës (KMC) 2% është pseudoplastike, mbi këtë përqindje


do të kemi të bëjmë me hidroxhele që sillen si lëndë plastike dhe tiksotrope. Përdoret për
stabilizimin e emulsioneve dhe pezullive si dhe si lëndë ndimëse tek tabletat.

KMM sintetike

Mucilagja e alkoolit polivinilik 5-10% sillet si lëndë pseudoplastike, në përqendrime më


të larta xhele me karakter tiksotrop. Përdoret për stabilizimin e emulsioneve dhe pezullive
dhe rritjen e veshtullisë së tretësirave oftalmike.

Page 20 of 20

You might also like