You are on page 1of 24

Detyrë projektuese nga lënda e

Teknologjisë Farmaceutike

Tema :
Njohuri të përgjithshme mbi pomadat

Mentor :Floresha Sela


Punoi : Arta Zeneli

Shkup, 2022/23

1
Përmbajtja
Preparatet farmaceutike për aplikim dermatologjik……………………………….............4
Pomadat………………………………………………………..........................................................
5
Klasifikimi I
pomadave.......................................................................................6,7,8
Lënda
vepruese…………………………………………………………............................................9
Bazat ose eksipienti………………………………………………………...................................9,10
Eksipient nga bota
bimore………………………………………………....................................11
Gjalpi I kakaos…………………………………………………………............................................13
Lanolina…………………………………………………………………..............................................1
4
Rjedhësit e lanolines…………………………………………………….......................................15
Pergaditja e pomadave…………………………………………………......................................16
Mjetet e
punës…………………………………………………………...........................................20
Ambalazhimi……………………………………………………………...........................................21
Ruajtja…………………………………………………………………................................................2
2
Pomada e
thjeshte..................................................................................................................23
Pomada e gatshme................................................................................................24
Rezyme…………………………………………………………………..............................................25
Indeksi…………………………………………………………………................................................2
7
Literatura………………………………………………………………..............................................28

2
Parathënie
Nё kёtё temё projektuese paraqesin njё teresi tё vogel nga lёnda e teknologjis farmaceutike cila
meret me koncepteve kimike dhe praktike të përgaditjes,ruajtjes dhe kontrollit të të gjitha
formave farmaceutike.

Kjo temё projektuese pёrmban ilustrime dhe fotografi tё qarta.

Teknologjia farmaceutike merret edhe me studimin e pomadave të cilat janë forma farmaceutike
për aplikim dermatologjik dhe për të cilat në vijim do të flitet më gjerë,për përberjen e
tyre,ndarjen,vetitë,përdorimin dhe shpresoj që kjo temë të jetë një mësim bazë sa i përket
pomadave.

Poashtu në fund të temës është paraqitur edhe indeksi që fjalët e panjohura të mund ti kuptoni
në menyrë sa më të qartë.

I. Preparatet Farmaceutike për aplikim Dermatologjik

3
Janë të gjitha ato preparate farmaceutike që përdoren
për mjekimin e sëmundjeve të lëkurës, si losione,
emulsione, pomada, aerosolë, pluhura etj.

Sipas disa të dhënave statistikore, këto përgatesa ne


vendin tonë përfaqësojnë rreth 7% të numrit të
përgjithshëm të barnave. Mendohet se përgatesat që
përdoren në lëkurë të jenë barnat më të vjetra.

Me kalimin e kohës numri i produkteve dermatologjike u zgjerua me futjen e përdorim të disa dyllërave
dhe produkteve të tjera bimore, shtazore e minerale. Në shekullin e XIX futja në treg e vazelinës,
parafina, lanolina,bënë që prodhimi i tyre të përmirsohet shumë.

I. Pomadat - Unguenta
POMADAT- janë forma farmaceutike me konsistencë të butë që përbëhen nga lëndë vepruese,
të shpërndara në eksipientë dhe që përdoren për përdorim të jashtëm, për shërimin e lëkurës,
mukozës dhe plagëve.

Po ashtu, pomadat quhen edhe xhele plastike, ku janë trupëzuar lëndë vepruese në trajtë
tretësire, emulsioni ose pezulli, sepse shumica e pomadave kanë karakteristika të ngjashme me
xhelet1, të cilat përbëhen nga një fazë e ngurtë, e shpërndarë në gjendje koloidale në një fazë të
dytë të lëngët.

Pomadat mund të përdoren jo vetëm për mjekimin e sëmundjeve të lëkurës, por edhe për
mbrojtjen e mirëmbajtjen e saj.

Përgatesat që përdoren për mbrojtjen e lëkurës nga veprimi ,, agresiv” i disa agjentëve të
dëmshëm, quhen pomada mbrojtëse , ndërsa ato që ndihmojnë në mirëmbajtjen e saj, quhen
pomada dermokozmetike .

4
Pomadat mund të shërbejnë vetëm si mbrojtëse sipërfaqësore të lëkurës, mund të ushtrojnë
veprim farmakodinamik të caktuar në sipërfaqe të lëkurës, ose prej tyre mund të resorbohet
nëpër lëkurë substancat me veprim resorbtiv.

Në farmakopetë dhe literaturë, përveç emrit pomada (unguentum) takohen edhe emra të tjerë
që lidhen me disa karakteristika të përbërjes me mënyrës së përdorimit të përgatesave
përkatëse.

Nuk mund të bëhet një ndarje e prerë midis kategorive të ndryshme të pomadave, sepse, në
shumë raste, lëndët vepruese, mënyra e përgatitjes dhe mënyra e përdorimit janë të ngjashme
që d.m.th kremrat, pastat, ceratet, xhelatinat, glicerolatet, pomada oftalmike etj., prandaj për
të gjitha kategoritë e përmendura, zakonisht përdoret emri i përgjithshëm ,, pomadë ”.

1. Klasifikimi i pomadave

Klasifikimi i pomadave mund të jetë në këtë mënyrë:

o dermatologjike ( terapeutike )
o teknologjike

5
6
Sipas kriterit dermatologjike, pomadat mund të klasifikohen sipas:

● veprimit terapeutik

● vendit të përdorimit dhe

● aftësisë së përdorimit
Sipas veprimit terapeutik, mund të klasifikohen në:
1) pomada mbulesore, që formojnë një cipë mbrojtëse në indet; në këtë grup bëjnë pjesë
pomadat mbrojtëse dhe disa pomada kozmetike (kremra);
2) pomadat freskuese, që, në përgjithësi, përmbajnë ujë ose alkool të holluar dhe më
shpesh janë pomada hidrofile; këto pomada si rezultat i avullimit të një pjese të ujit i
japinë lëkurës një ndjesi freskie;
3) pomada epitelizuese (pomada për plagë), që përdoren për lëkurën e dëmtuar duke e
ndihmuar në poliferimin e indeve;
4) pomadat revulsive , që shkaktojnë hiperemi lokale, sepse zakonisht ato i zgjerojnë enët
e gjakut;
5) pomadat kundër aknesë dhe seborresë;
6) pomada kundër mikozave;
7) pomada përtharës;
8) pomada antiflogjistike;
Sipas vendit të përdorimit, mund të klasifikohen në:
1) pomada dermike, që përdoren në lëkurë;
2) pomada oftalmike, që përdoren në sy;
3) pomadat që përdoren në mukoza(hundë, në rektum etj.).
Sipas aftësisë së depërtimit, d.m.th sipas vendit ku e ushtrojnë veprimin
terapeutik, mund të klasifikohen në:
1) pomada me veprim lokal
2) pomada me veprim në distancë

Pomadat me veprim lokal mund të klasifikohen në:

● pomada sipërfaqësore (mbulusore) ose epidemike, që veprojnë në sipërfaqen e lëkurës


(pomada kozmetike, mbrojtëse, foto mbrojtëse etj.);

7
● pomadat depërtuese ose endodermike, që kanë aftësi të depërtojnë në shtresat më të
thella të lëkurës; ato përfshihen midis pomadave me veprim lokal ose të atyre me
veprim në distancë.
Pomadat me veprim në distancë ose sistemike apo diadermike (hipodermike).
Nga këto pomada lëndët vepruese mund të përthithen në organizëm, pa kaluar nëpërmjet gypit tretës, duke
ushtruar kështu veprim në distancë.Këto pomada i Çlirojnë lëndët vepruese në enët e gjakut ose në atë limfatike.

Sipas kriterit teknologjike, pomadat mund të klasifikohen në këtë mënyrë:


a. sipas strukturës së xhelit;
b. sipas shkallës së shpërndarjes së lëndëve vepruese në bazën e pomadës.
Sipas strukturës së xhelit, mund të klasifikohen në:

● hidrokarburxhele;

● lipoxhele;

● polietilenglikoxhele;

● silikonxhele;

8
Sipas shkallës së shpërndarjes së lëndëve vepruese në bazën e pomadës, mund
të klasifikohen në:

● pomada tretësira ;

● pomada pezulli;

● pomada emulsione;

● pomada të përziera (tretësirë – pezulli; tretësirë – emulsion; pezulli – emulsion etj.).

9
2. Lëndët vepruese dhe bazat ose eksipientët e Pomadave

Çdo formë farmaceutike është e përbërë nga lënda vepruese dhe bazat, ku po ashtu edhe pomadat janë
të përbëra prej lëndës vepruese dhe bazës.

2.1. LËNDA VEPRUESE


Lënda vepruese është faktori themelor, sepse nga ajo varet edhe shkalla e depërtimit. Depërtimi i lëndës
vepruese përmes lëkurës varet nga tretshmëria e saj në bazën e pomadës, nga masa molekulare, shkalla
e imtësimit, trajta kristalore, polariteti.Kanë prirje që të përthithen nga lëkura lëndët e mëposhtme:
hormonet seksuale, kortikoseroidet, vitaminat e tretshme në yndyra, disa vitmania të tretshme në ujë
(acidi askorbik, tiamina, riboflamina, piridoksina), acidi salicilik dhe esteret e tij, sulfamidet,
benzokainam, dhe disa alkaloide (morfina, nikotina, striknina), fenoli, disa komponime të merkurit etj.

Po ashtu ka edhe disa faktorë ose elemente tjera që ndikojnë në shpejtësinë e përthithjes si p.sh është
edhe përqëndrimi i barit ndikon në shpejtësinë e përthithjes.

2.2. BAZAT OSE EKSIPIENTI

Baza ku trupëzohen lënda vepruese, është një faktorë tjetër që përcakton shkallën e depërtimit.
Funksioni i bazës së pomadës është hollimi i lëndës vepruese Baza në shumicën e rasteve përfaqëson
rreth 90% të përgatesës, luan rolin e transportit të lëndës vepruese dhe çliron lëndën vepruese në
vendin e caktuar. Baza duhet të çlirojë lëndën vepruese në vendin e caktuar.Në përbërjen e një baze
pomade, mund të marrin pjesë përbërës që ndihmojnë në depërtim dhe përthithjen e lëndëve
vepruese si tretësit, solubilizuesit, njomësit dhe emulgatorët.
Zgjedhja e ekscipientit (vehikulumit) bëhet sipas vend-aplikimit dhe mënyrës së veprimit të reparatit.
Një bazë ideale pomade duhet të plotësojë një varg kushtesh, si:

● të mos jetë acaruese dhe të mos shkaktojë rritje të ndjeshmërisë;

● të mos shkaktojnë ç’ujësimin e lëkurës dhe të jetë zbutës;

● të ketë afri për lëkurën;

● t’i çlirojë shpejt dhe plotësisht lëndët e trupëzuara;

10
● të mos jetë yndyrore dhe të jetë e lashme;

● të ketë paraqitje të pëlqyeshme;

● të përmbajë një numër sa më të vogël përbërësish dhe të përgatitet me lehtësi;

11
2.2.1. Bazat e Pomadave të tretshme në Yndyrëra
Në bazat e pomadave të tretshme në yndyra, bëjnë pjesë vajrat dhe yndyrat2 bimore e shtazore, vajrat e
hidrogjenuara, yndyrat gjysmësintetike, dyllërat, hidrokarburet dhe silikonet. Po në këto baza bëjnë
pjesë edhe eksipientë me karakter yndyror, që përmbajnë emulgatorë e që formojnë emulsione të tipit
U/Ve V/U.
Bazat e pomadave të tretshme në yndyra, në përgjithësi, formojnë një cipë mbrojtëse në sipërfaqen e
lëkurës, sidomos hidrokarburet, Prandaj këto baza përdoren për pomadat mbulesore, disa syresh për
pomada depërtuese dhe nuk përdoren për pomada me veprim të përgjithshëm.

Po ashtu bëhet edhe një ndarje e esipientave që mund të jenë nga:

o bota bimore
o bota shtazore
o minerale
o sintetike
o yndyrna me karakerë që përmbajnë emulgator

2 VAJRAT DHE YNDYRNAT bimore dhe shtazore që quhen edhe lipoxhele, janë përzierje gliceridehs. Siç dihet, gliceridet me
konsistencë të lëngët, në temperaturë të zakonshme, quhen vajra dhe janë me origjinë bimore, ndërsa ato me konsistencë të
butë ose të ngurtë, në të njëjta kushte, quhen yndyra dhe janë me origjinë bimore dhe shtazore.
Vajrat dhe yndyrat natyrore janë përdorur që në kohën më të vjetra dhe për një periudhë shumë të gjatë kanë qenë të vetmet
baza për përgatitjen e pomadave.
Këto baza depërtojnë me lehtësi përmes lëkurës, sepse janë produkte biologjike, të ngjashme me yndyrat e njeriut; ato nuk I
acarojnë indet dhe kanë një faktorë akantoze të ulët. Por, me gjithë këto veti të përshtatshme, vajrat dhe yndyrat natyrore po
përdoren gjithnjë e më rrallë, sepse nuk janë të qëndrueshme, hidhërohen shpejt, prandaj po zëvendësohen me eksipientë
gjysmë sintetik e sintetikë më të mirë.
Një e metë tjetër e vajrave dhe e yndyrave është se ata nuk lahen me ujë.

12
Si vajra bimore3 ose eksipientë bimorë më shpesh përdoren: Oleum Lini (vaji i lirit), Oleum Olivae (vaji i
ullirit) dhe Oleum Ricini (vaji i ricinit).

Përveç këtyre shpesh herë përdoren edhe:

Oleum Sesami (vaji i selamit);

Oleum Amygdalae (vaji i bademit të ëmbël);

Oleum Arachidis (vaji i bademit nëntokësor) dhe

Oleum Helianthi (vaji i lulediellit) etj.

Vajrat bimore, në përgjithësi, kanë veti të mira zbutëse dhe pengojnë tharjen e pomadave. Vajrat që
përmbajnë gliceride të acideve yndyrore të pangopura, në përqindje të madhe, pësojnë ndryshime,
sidomos kur kombinohen me pomadat emulsione që përmbajnë ujë; në këto pomada, procesi i
hidrolizës dhe i hidhërimit zhvillohet shumë shpejt.

Gjalpi i kakaos ( Butyrum cacao): i cili përdoret kryesisht për


përgatitjen e supozitorjeve, ndonjëherë përdoret edhe për përgatitjen
e disa pomadave kozmetike (kremra), buzë kuqëve etj

.1.Vajrat e hidrogjenuara
Përfitohen nga vajrat bimore me anën e hidrogjenimit të lidhjeve dyfishe. Hidrogjenimi kryhet me rrugë
katalitike, në prani të nikelit. Janë më të përqendrueshme se vajrat nga rrjedhin dhe me veti që
ndryshojnë në bazë të shkallës së hidrogjenimit dhe të natyrës së vajit.Përdoren përdoren të
kombinuara edhe me baza të tjera pomadash dhe kanë afri për yndyrat e lëkurës.

3 Këto vajra bimor mund t’i gjeni ne librin ,,Teknologjia farmaceutike” e vitit të dytë

13
Lanolina (lanolinum)
Origjina: është një produkt shtazor qe përfitohet me anën e ekstraktimit dhe
pastrimit të lipideve të leshit të deleve. Nga përbërja kimike ajo futet në
dyllërat, sepse përfaqëson një përzierje të estereve të acideve yndyrore me
alkoolet e larta, ku mbizotëron kolesteroli. Nga kjo pikëpamje, emri dyllë i leshit
(cera lanae) është më i saktë sesa yndyrë e leshit (adeps lanae).Lanolina është
një masë me konsistencë pomade, me ngjyrë të verdhë të çelur deri në të
verdhë të mbyllur, me erë karakteristike. Nuk tretet në uje, por tretet në eter, kloroform e acetat etili.
Ka veti që të përthithë një sasi të madhe uji

Në farmakopetë përshkruhen dy lloj lanolina:

● lanolina e ujësuar (lanolinum hydricum) dhe

● lanolina e paujë (lanolinum anhydricum).4

Ruajtja: në vazo të mbushura plot, të vendosura në vend të freskët e pa dritë. Ndonëse është një
produkt pak a shumë i qëndrueshëm, drita, ajri dhe nxehtësia mund ta shpërbejnë si rezultat i vetë
oksidimit. Për të rritur qëndrueshmërinë e lanolinës, mund të shtohen lëndë kundër oksidimit si
palmitat askorbili, α-tokoferol, butilhidroksianizol.

Rrejdhësit kryesorë të lanolinës

● Eucerina

● Alkoolet e lanolines ose te leshit

● Lanolina e hidrogjenuar

● Lanolina e acetiluar

4 Lanolina e ujësuar përmban 25% ujë. Përfitohet duke shkrirë lanolinën e paujë në banjë uji dhe pastaj duke shtuar
ujin e ngrohur afërsisht në të njëjtën temperaturë e duke e përzier deri në ftohje e homogjenizim. Lanolina e ujësuar
nën ndikimin e ajrit, dritës, nxehtësisë etj, ndryshon shumë më lehtë sesa lanolina e paujë. Kjo është arsyeja që
lanolina e ujësuar përgatitet në sasi të vogël, sipas nevojës. Lanolina e ujësuar është në gjendje të emulsionojë
akoma sasi të madhe uji. Veshtullia dhe vetia ngjitëse e lanolinës mund të përmirësohen duke e holluar atë e vajra
yndyrore ose vaj vazeline.

14
● Lanolinati i izopropilit

● Lanolina e etoksiluar

● Alkooli cetilik

.2.3.2. Bazat e pomadave emulsione të tipit V/U


Emulsionet e tipit V/U mund të përdoren si baza pomadash; ndonëse faza e tyre e jashtme është ujë ose
tretësirë ujore, me anën e emulgatorit ato mund të emulsionojnë cipën yndyrore të lëkurës dhe të
ushtrojnë veprim në thellësi.

Bazat e pomadave emulsione të tipit V/U vlerësohen sidomos për mjekimin e sipërfaqeve të mëdha, sepse
nuk i bllokojnë poret e lëkurës, pra lejojnë këmbimin normal dhe mund të largohen me lehtësi vetëm me
një larje të thjeshtë me ujë.

● Sapunet alkaline

● Laurilsulfati i natriumit

● Cetilsulfati i natriumit

● Polisorbatet 5

3. Përgatitja e pomadave
Lëndët vepruese mund të treten në bazën e pomadës (pomada tretësira), të emulsionohen, në qoftë se
janë të lëngëta (pomada emulsione), ose të shpërndahen në trajtë të një pluhuri të imët (pomada
pezulli).

Gjatë përgatitjes së pomadave, duhen pasur parasysh natyra e lëndëve vepruese dhe mundësia e
trupëzimit të tyre në eksipient. Në përgjithësi, përgatitja e pomadave kalon në këto faza:

● përgatitja e bazës së pomadës;

● trupëzimi i lëndëve vepruese e ndihmëse në bazën e pomadës;

● homogjenizimi i pomadës;

5 Sapunet alkaline, Laurilsulfati i natriumit, Cetilsulfati i natriumit, Polisorbatet mund ti gjejm pot e libri I njejtë

15
● ambalazhimi i pomadës dhe

● etiketimi.

Në qoftë se nuk përshkruhet baza e pomadës, zakonisht, përdoret pomada e thjeshtë. Pomada
e thjeshte mund të përdoret në shumicën e rasteve kur lëndët vepruese mund të trupëzohen
në trajtë emulsioni të tipit U/V ose në trajtë pezullie. Përveç pomadës së thjeshtë, mund të
përdoren, sipas rrethanave, edhe baza të tjera që përshkruhen në Formularin Farmaceutik.

16
3.2. Përgatitja e pomadave në farmaci
Për përgatitjen e pomadave në farmaci, përdoren mjete pune dhe aparate të thjeshta. Pllakat e qelqit,
porcelanit, ose të metalit përdoren për përgatitjen e sasive të vogla të pomadave pezulli dhe sidomos, të
pomadave oftalmike. Përzierja e bazës së pomadës me pluhurin bëhet me një spatulë të përkulshme
prej Çeliku të paoksidueshëm ose me një dorezë havani, me fund të sheshtë. Parapëlqehen pllakat e
qelqit, sepse nuk kanë veti përthithëse dhe pastrohen me lehtësi.

Havanët e porcelanit ose të qelqit, me parete të brendshme të ashpra ose të lëmuara, përdoren më
shpesh në praktikën farmaceutike. Përzierja bëhet me dorezë, ndërsa pomada që ngjitet në paretet e
havanit dhe në dorezën e tij, mblidhet herë pas here në qendër me një flerë prej celuloidi ose spatule te
përkulshme, në menyrë që të sigurohet homogjenizimi i pomadës në gjithë masën e saj. Havanet janë të
përshtatshem, sidomos, kur trupëzohen sasi të mëdha lëngjesh. Nganjëherë këshillohet ngrohja e
havanit dhe e dorezës së tij, në mënyrë që në fillim të arrihet një temperaturë e përafërt me atë të
përzierjes që punohet.

Kapsulat e porcelanit përdoren për shkrirjen e bazave të pomadave ose për tretjen e lëndëve të ngurta
në bazat lipofile. Këto kapsula nuk përdoren për përgatitjen e pomadave emulsione ose pezulli, sepse në
këtë rast nevojitet një triturim energjik.

Mjetet e punës që përdoren për përgatitjen e pomadave në farmaci, në përgjithësi, janë prej porcelani
ose qelqi, sepse pastrohen me lehtësi. Këshillohet që havanët, dorezat e tyre, kapsulat e porcelanit etj.

17
që përdoren për përgatitjen e pomadave, të rezervohen vetëm për këtë qëllim, sepse bazat yndyrore
lënë gjurmë, madje edhe pas një pastrimi të kujdesshëm.

Si aparature më e përsosur në farmacitë e mëdha mund te përdoren havanë, doreza e të cilëve lëviz në
mënyrë mekanike. Në kohën e lëvizjes së havanit, materiali që gjendet në paretet e tij mblidhet nga një
thikë e palëvizshme dhe pastaj futet prapë në përzierje.

Gjatë përgatitjes së disa pomadave, këshillohet që të mënjanohet kontakti midis tyre dhe materialeve
metalike. Kështu, kontakti me një spatulë metalike mund të shkaktojë ngjyrosjen e pomadave që
përmbajnë acid salicilik, salicilate e acid tanik. Edhe gjatë përgatitjes së pomadave që përmbajnë kripëra
të tretshme të merkurit e, madje, edhe të patretshme si dhe jod duhet mënjanuar kontakti me mjete
metalike. Për këtë qëllim përdoren kapsula, havanë, doreza havani dhe spatula prej porcelani.

4. Ambalazhimi i pomadave
Pomadat që përgatiten në farmaci, futen në vazo prej qelqi, porcelani, bakeliti ose prej lëndësh të tjera
plastike, që kanë trajtë cilindrike, me grykë të gëerë.

Vazot prej qelqi dhe porcelani janë ambalazhet më të mira.

Sot përdoren vazo prej materiali plastik, të cilat janë më të lehta dhe më të lira.

Vazot prej bakeliti nuk janë të këshillueshme, sepse mund të shfaqen disa ndërveprime, ndryshim ngjyre
dhe mund të Çlirojnë disa përbërës,

Vazot prej materiali plastik janë përhapur shumë,sepse në shumicën e rasteve, sigurojnë një ruajtje të
kënaqshme të pomadave. Disa lëndë plastike, që përdoren për këtë qëllim, si polietileni ose
polipropileni, janë të përkulshme, prandaj mund të mos jenë të përshtatshme. Disa përgatesa, siÇ janë
pomadat me salicilat metili, me esenca, me estere ftalike etj. e tresin polietilenin, duke vepruar si
plastifikues, ndërsa përgatesat që përmbajne katrane ose amidoklorur merkuri, japin reaksion me lëndët
plastike.

Vazot prej materiali plastik janë ambalazhe të përshtatshme vetëm për pomadat qe kane afat ruajtje të
kufizuar. Gjatë ruajtjes për një kohë të gjatë, mund të ndodhin ndryshime, sepse paretet e këtyre enëve
nuk janë plotësisht të papërshkrueshme.

Në industri, ambalazhimi i pomadave bëhet pothuajse krejtësisht në gypa të përkulshëm prej metali, si
ato të pastave të dhëmbëve.

18
Gypat janë prej alumini, të llakuara nga brenda. Sot përdoren edhe gypa prej materiali plastik. Këta gypa
mbyllen hermetikisht dhe kështu i ruajnë pomadat nga veprimi i agjenteve atmosferikë dhe kontaminimi
mikrobik, pengojnë largimin e ujit, pra edhe tharjen e pomadave, lejojnë manipulimin higjienik etj.

Mbushja e gypave bëhet në pjesën e poshtme, me anën e makinave të posaçme, ndërsa mbyllja e tyre
bëhet duke palosur buzët e bazës së gypit me anën e këtyre makinave.

Gypat etiketohen me kujdes, por, më shpesh, përdoren gypa të stampuar.

Shënohet:

● emri i përgatesës;

● sasia në gramë;

● Përbërja;

● mënyra e përdorimit;

● prodhuesi dhe

● afati i ruajtjes.

Pomadat me konsistencë më të theksuar nuk duhen ambalazuar në gypa metalikë, sepse është e
vështirë që të dalin prej tyre dhe nga shtypja e forte ka rrezik që gypat të çahen.

6. Kontrolli i cilësisë së pomadave


Pomadat kanë përbërje komplekse, prandaj kontrolli i cilësisë së tyre nënkupton kryerjen e një vargu
provash kontrolli, midis të cilave më të rëndësishme janë:

● kontrolli organoleptik;

● përcaktimi i pH-it;

● kontrolli teologjik;

● analiza kimike;

● kontrolli i tolerancës ndaj lëkurës;

19
● provat specifike për disa përgatesa, siç janë: pomadat mbrojtëse dhe analizat gjatë kohës së
përgatitjes.

7. Ruajtja e pomadave
Pomadat gjatë kohës së ruajtjes mund të pësojnë një varg ndryshimesh.

Pomadat e përgatitura me baza yndyrore, me origjinë shtazore ose bimore, pasi kalon njëfarë kohe,
sidomos në qoftë se përmbajnë ujë, pësojnë një varg shpërbërjesh hidrolitike e oksiduese dhe kështu
ato hidhërohen. Lëndët vepruese të shpërndara në baza të tilla pomadash, në kontakt me produktet e
shpërbërjes së bazës, mund të shpërbëhen edhe vetë, duke për ndryshuar veprimin terapeutik dhe duke
u bërë acaruese për lëkurën.

Pomadat emulsione të tipit V/U dhe hidroxhelet mund ta humbin ujin e kështu për ndryshohet edhe
struktura e xhelit; gjithashtu, pomadat që përmbajnë sasi të madhe uji, bëhen terren i përshtatshëm për
zhvillimin e mikroorganizmave dhe mund të myken.

Farmakopetë, në përgjithësi, parashikojnë që pomadat të ruhen në enë të mbyllura hermetikisht, të


vendosura në vend të freskët e pa dritë.

Për të mënjanuar shpërbërjen, parashikohet që për pomadat emulsione të shtohet 0.1-0.2% nipaginë, të
tretur në fazën ujore, ndërsa për pomadat që përmbajnë baza të ndjeshme ndaj oksidimit, në fazën
yndyrore, të shtohen 0.03% α - tokoferol ose lëndë të tjera kundër oksidimit.

Rezyme
Preparatet për aplikim dermatologjik janë të gjitha ato preparate farmaceutike që përdoren për
mjekimin e sëmundjeve të lëkurës, ku përdoret një numër i madh i përgatesave për përdorim lokal si
losione, emulsione, pomada, aerosolë, pluhura etj.

POMADAT janë forma farmaceutike me konsistencë të butë që përbëhen nga lëndë vepruese, të
shpërndara në eksipientë dhe që përdoren për përdorim të jashtëm, për shërimin e lëkurës, mukozës
dhe plagëve.

Klasifikimi i pomadave mund të jetë në këtë mënyrë:

● dermatologjike (terapeutike)

20
● teknologjike

Klasifikimi sipas kriterit dermatologjik:

Sipas kriterit teknologjike :

1.sipas strukturës së xhelit;

2.sipas shkallës së shpërndarjes së lëndëve vepruese në bazën e pomadës.

LËNDËT VEPRUESE DHE BAZAT OSE EKSIPIENTËT E POMADAVE

Lënda vepruese është faktori themelor, sepse nga ajo varet edhe shkalla e depërtimit. Depërtimi i
lëndës vepruese përmes lëkurës varet nga tretshmëria e saj në bazën e pomadës, nga masa molekulare,
shkalla e imtësimit, trajta kristalore, polariteti.

Baza ku trupëzohen lënda vepruese, është një faktorë tjetër që përcakton shkallën e depërtimit.

Nga pikëpamja e afrisë për ujin ose për yndyrat, bazat e pomadave mund të ndahen në dy grupe:

● Baza të tretshme në yndyra ose hidrofobe

● Baza të tretshme në ujë ose hidrofile disa pomadave kozmetike (kremra), buzë kuqëve etj.

Në përgjithësi, përgatitja e pomadave kalon në këto faza:

● përgatitja e bazës së pomadës;

● trupëzimi i lëndëve vepruese e ndihmëse në bazën e pomadës;

● homogjenizimi i pomadës;

● ambalazhimi i pomadës dhe

● etiketimi.

Në amabalazhim shënohet:

● emri i përgatesës;

● sasia në gramë;

● Përbërja;

21
● mënyra e përdorimit;

● prodhuesi dhe

● afati i ruajtjes.

Pomadat kanë përbërje komplekse, prandaj kontrolli i cilësisë së tyre nënkupton kryerjen e një vargu
provash kontrolli, midis të cilave më të rëndësishme janë:

● kontrolli organoleptik;

● përcaktimi i pH-it;

● kontrolli teologjik;

● analiza kimike;

● kontrolli i tolerancës ndaj lëkurës;

● provat specifike për disa përgatesa, siç janë: pomadat mbrojtëse dhe analizat gjatë kohës së
përgatitjes.

Ruajtja- Pomadat gjatë kohës së ruajtjes mund të pësojnë një varg ndryshimesh

Literatura
1. Dr.Skënder Durrësi -Teknologjia Farmaceutike -Tiranë 2000

2. prof. Dr. sc. Hilmi Islami dhe prof. Dr.sc. Mentor Disha - Bazat e
farmakoterapisë – Prishtinë

4. Prof. dr. Skënder Durrësi - Teknologjia farmaceutike 2 (ribotimi i


parë;Tiranë,1998)

22
5. Prof. dr. Skënder Durrësi - Teknologjia farmaceutike 3 ( ribotimi i parë
Tiranë, 1998 )

6. Fjalori i kimisë ”-( botim enciklopedik ; redaktorë: Alqi çullaj, Dr.Qevqet


Kamba, Ramazan Hysa ); vendi, Tiranë, viti 1984.

7. Dr.Skënder Durrësi -Manual per pergaditje galenike – Tirane 1993

23
24

You might also like