You are on page 1of 5

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI

Tematika: Numri Situata e të nxënit:Situatë problemore nga jeta e përditshme.


Tema mësimore.Thyesat “Duam të ndajmë një çokollatë në mënyrë të barabartë për 4 fëmijë”.
Si do të veprojmë?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematikor, gjuhësor,
shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, sipas temës mësimore: Fjalë kyç:
Nxënësi: emërues,
 Shkruan në trajtë thyesore pjesën e ngjyrosur dhe të pa ngjyrosur të një figure të dhënë. numërues,
 Shkruan në trajtë thyesore pjesën që zotëron një cilësi të caktuar karakteristike në një pjesë të barabarta,
bashkësi të dhënë objektesh ose figurash.
 Lidh thyesën me njësinë thyesore.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


 libri i nxënësit; ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të komunikimit,
 fleta kartoni në formë drejtkëndore me përmasa të njëjta; si dhe aftësimin për jetën
 petëza të të njëjtës madhësi por me ngjyra të ndryshme etj.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Shkruaj një thyesë në tabelë, për shembull, 2 / 3 ose 4/7 . Pyes nxënësit nëse mbajnë mend emrin e saktë të numrit të sipërm të
thyesës dhe numrit të poshtëm të thyesës: Kërkoj nxënësve të shpjegojnë se çfarë do të thonë ato dhe përdorni përgjigjet e tyre për të
sqaruar se, emëruesi është numri i pjesëve të barabarta të së tërës që është ndarë dhe numëruesi na tregon se sa pjesë nga këto kemi.

b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë individuale ‒ diskuto ‒ konkludo.)


 Pasi janë rikujtuar edhe njëherë njohuritë e marra për thyesat, kalohet në plotësimin e ushtrimit 1.
 Është e rëndësishme që nxënësit të njihen me njësinë thyesore në këtë moment. P.sh., në kërkesën A, shtrohet pyetja: Në sa pjesë
të barabarta është ndarë e tëra? Ç’ pjesë të figurës tregon secila nga pjesët?
Sqarohen nxënësit per njësin thyesore.Më pas: “Sa pjesë janë zgjedhur?”Ç’ pjesë të figurës tregon pjesa e ngjyrosur?
Shtrohen pyetje të ngjashme për të gjitha rastet e tjera të ushtrimit 1 dhe 2. Nxënësit plotësojnë për ushtrimin 1
një tabelë si kjo:
Figura Emëruesi Numëruesi Njësia Thyesa
thyesore
A
B
C
D
E
F
G
H

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë në çift ‒


diskutim)
Në këtë fazë të orës mësimore shtroj pyetje të këtij lloji: Ç’pjesë të ditëve të javës janë ditët që kemi mësim?
Ç’pjesë e nxënësve të klasës tuaj janë vajza/djem? Etj.
Vlerësim gjatë gjithë kohës aktivizimin e nxënësve në klasë si dhe mënyrën se si shprehin numrat thyesorë ,se si
plotësojnë tabelën për ushtrimin 1 dhe se si i japin përgjigje pyetjeve në fund të orës së mësimit.

Detyrat dhe puna e pavarur: Jepet faqja përkatëse në fletoren e punës.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:Sillen situata që kanë të bëjnë
Tema mësimore: Numrat e përzier dhe thyesat e parregullta. me pica të plota e pjesë picash.
Kthimi i thyesave në numra të përzier dhe anasjelltas.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematikor, gjuhësor,
shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, sipas Fjalë kyç:
temës mësimore:Nxënësi: thyesa të barabarta, thjeshtim i thyesave,
 Shkruan thyesa të barabarta me një thyes të dhënë. formë e pathjeshtueshme.
 Përfton thyesa të barabarta me një thyesë të dhënë me shumëzim dhe me
pjesëtim.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 libri i nxënësit; ndërkurrikulare Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 fletorja e punës; komunikimit,si dhe aftësimin për jetën.
 tabelë për të vendosur thyesat e barabarta.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:a. Përpunimi i njohurive.Nxënësit e kanë kuptuar konceptin e thyesës, shfaq fotografinë e
objektit të plotë dhe pjesëve të objektit; shembuj të mirë janë: picat e plota dhe pjesët e saj, tortat e plota dhe pjesët e saj, palët e
këpucëve dhe një këpucë e vetme, kuti plot me shkumësa dhe kuti me 3 ose tetë shkumësa. Pyes nxënësit se si mund ta shprehin
secilën sasi. Formulo një shembull të tillë si:"Unë kam dy torta e gjysmë".Tregoju nxënësve si të shkruajnë numrat e përzier dhe
mësoju termin "numër i përzier".
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Shpjegoj faktin që një numër i përzier ka pjesën e plotë dhe pjesën thyesore. Gjithashtu nxënësit duhet të kenë të qartë që një
thyesë e parregullt e ka numëruesin më të madh se emëruesin. Përdor të njëjtën fotografi për të treguar se si një numër i përzier
mund të shprehet si një thyesë e parregullt.
Ngrini një karton me një numër të përzier. Ftoj një nxënës ta kthejë në thyesë të parregullt.E Përsëris duke mbajtur lart një thyesë të
parregullt dhe I kërkoj nxënësit ta kthejë në numër të përzier. Inkuraroj nxënësit të bisedojnë se si e bënë këtë.Shpjegoju mënyrën
praktike për të kthyer një thyesë në numër të përzier dhe anasjelltas.U Jap ushtrime që të ushtrohen në të dyja rastet.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë në çift ‒
diskutim)Në këtë fazë të orës mësimore dy janë tipat e ushtrimeve që këmbëngulë që nxënësit ti kenë përvetësuar mirë:Kthimin e
thyesave në numra të përzier dhe anasjelltas
Vlerësoj gjatë gjithë kohës aktivizimin e nxënësve në klasë, vlerësoj mënyrën se si konceptojnë dhe bëjnë kthimin e numrave të
përzier në thyesa dhe anasjelltas. Detyrat dhe puna e pavarur:faqja përkatëse në fletoren e punës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Numrat e përzier dhe thyesat e Sillen situata që kanë të bëjnë me pica të plota e
parregullta. pjesë picash.
Kthimi i thyesave në numra të përzier dhe
anasjelltas.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi
(matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, sipas temës Fjalë kyç:
mësimore:Nxënësi: thyesa të barabarta, thjeshtim i thyesave,
 Shkruan thyesa të barabarta me një thyes të dhënë. formë e pathjeshtueshme.
 Përfton thyesa të barabarta me një thyes të dhënë me shumëzim dhe me
pjesëtim.
 Sjell thyesat në trajtë të pathjeshtueshme.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 libri i nxënësit; ndërkurrikulare Lidhja me fushën e gjuhës
 fletorja e punës; dhe të komunikimit, si dhe aftësimin për
 tabelë për të vendosur thyesat e barabarta. jetën.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Vizatoj në tabelë figura të ndara në pjesë të barabarta, për shembull, një figurë e ndarë në katërsh dhe një kopje e së njëjtës figurë e
ndarë në tetë pjesë.Ngjyros njërën prej pjesëve të figurës, për shembull 1/4, dhe pyesni nxënësit sa nga figura tjetër duhet ngjyrosur që
diagrami të duket i njëjtë. Përsëriteni edhe për thyesa të tjera.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Kërkojuni të tjerëve t'i japin udhëzime grupit për t'u rivendosur, në mënyrë që kartonët të jenë të renditur nga më i vogli tek më i
madhi. Jepi një nxënësi tjetër një karton dhe thuaji të vendosë veten në mënyrën e duhur në rresht. Shkruani dy thyesa në tabelë, si
për shembull,2 / 3 dhe3 / 4 . Kërkojuni nxënësve të thonë një thyesë që mund të qëndrojë ndërmjet të dyjave. Motivoni nxënësit të
thonë se si e bënë zgjedhjen e tyre.
 Shkruani një thyesë në mes të tabelës. Ec nëpër klasë duke u kërkuar nxënësve të thonë një thyesë të barabartë dhe mbaji shënim.
Sa thyesa të ndryshme mund të thonë? A ka ende të tjera? Si i dinë?
 Shikoni tek boshti i thyesave të barabarta dhe tregoju nxënësve si të përdorin një vizore ose një karton me vijë të drejtë për të
krahasuar dy thyesat. Pyesni nxënësit si mendojnë se mund ta përdorin murin e thyesave për të gjetur tre thyesa.
Shkruani në tabelë pohime, si2 / 3 janë më shumë se3 / 5 . Pyesni nxënësit të thonë nëse pohimi është i saktë apo i gabuar dhe se
si arrijnë në këtë përfundim.Shkruani një thyesë në tabelë, si1/4. Kërkoju nxënësve të përdorin murin e thyesave për të gjetur
një thyesë që është e njëjtë. Kujtoni nxënësit që këto thyesa quhen thyesa të barabarta. Përsëriteni derisa të keni disa çifte
thyesash të barabarta në tabelë. Kërkoju nxënësve të shikojnë secilin çift dhe shihni nëse ata mund të vërejnë ndonjë gjë për
numëruesin dhe emëruesin në secilin çift. Përdorni përgjigjet e nxënësve për të shkuar drejt idesë që, thyesat e barabarta mund të
gjenden duke shumëzuar dhe pjesëtuar numëruesin dhe emëruesin me të njëjtin numër. 12
 Shkruani një thyesë në tabelë, e cila nuk është në trajtë të thjeshtë, për shembull . Kërkojuni nxënësve
3 t’ju thonë thyesa të
6
barabarta duke përdorur murin e thyesave ose çfarëdo metode të zgjedhin ata. Nëse asnjëri nuk thotë ose ,shikoni së bashku
murin e thyesave dhe vendosini ato në listë. Pyesni nxënësit
se cila prej thyesave është më familjare për ta. Sqaro se3 / 4 është më e lehtë për ta dhe kjo është arsyeja përse preferojmë t'i
shprehim thyesat në mënyrë të thjeshtë, duke përdorur emëruesin më të vogël të mundshëm. Kujtoni nxënësit se, për të gjetur
thyesën e barabartë, mund të shumëzojmë ose pjesëtojmë numëruesin dhe emëruesin me të njëjtin numër. Nëse duam një thyesë të
pathjeshtueshme, atëherë duhet të pjesëtojmë.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim.)
Nxënësit punojnë tre ushtrimet e faqes së parë dhe ushtrimin 2 ushtrimet në faqen
e dytë. Kontrolloni dhe diskutoni rezultatin.

Vlerësimi gjatë gjithë kohës aktivizimin e nxënësve në klasë, vlerësoj gjetjen e thyesave të barabarta si dhe thjeshtimin e
thyesave.
 Detyrat dhe puna e pavarur: Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës si dhe ushtrimi 3.

You might also like