You are on page 1of 2

Rilindja solli elemente të reja edhe në organizimin e drejtimin e lëvizjes çlirimtare

shqiptare, duke e ngritur atë në një shkallë më të lartë. Nga kuvendet e besëlidhjet
krahinore e ndërkrahinore, që drejtonin veprimet e përbashkëta luftarake në shkallë të
gjerë, u kalua në formimin e organizatave udhëheqëse mbarëshqiptare, që drejtonin
lëvizjen në shkallë kombëtare, siç qenë Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) e
Lidhja Shqiptare e Pejës (1899-1900) gjatë shek. XIX, si dhe komitetet kombëtare në
fazën e fundit të Rilindjes. Themelimi i organizatave të tilla udhëheqëse diktohej si
nga shtrirja
e njëkohshme e lëvizjes në mbarë trevat shqiptare, ashtu edhe nga karakteri i
përgjithshëm kombëtar i objektivave të saj gjatë Rilindjes.

Në zbehsistemit të rëndë shtypës ekonomik e politik osman dhe në radhë të parë


kundër taksave e detyrimeve të tjera, kundër diskriminimit në lëmin politik, të arsimit
e të kulturës, kishte karakter shoqëror e antifeudal. Kjo e përforcoi edhe më shumë
kontradiktën kombëtare dhe i dha përmasa të gjera bazës sociale të lëvizjes rilindëse.
Nga mesi i shekullit të XIX -Turqia ishte në ethet e "Çështjes Lindore", në kohën që
Ballkanasit, duke përfshirë edhe shqiptarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre
kombëtare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u
mblodhën në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare
të Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politike dhe atë kulturore. Së pari, u
përpoq (pa sukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare - atë kohe të ndara në katër
vilajete: i Kosovës, i Shkodrës, iManastirit, i Janinës - në një shtet vetëqeverisës
brenda sistemit të Perandorisë Osmane. Së dyti, mprehi një lëvizje për zhvillimin e
gjuhës shqipe, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës. Në vijë me programin e dytë, në vitin
1908 udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit (tani Bitola, Maqedoni)
dhe përshtatën një alfabet kombëtar. Ai bazohej më së shumti në shkrimin latin, ky
zëvendësoi disa alfabete të tjera, duke përshirë alfabetin turk dhe grek, që ishin gjer në
atë kohë në përdorim.
Lidhja Shqiptare, nën trysninë e fuqive evropiane, u shtyp nga osmanet në vitin 1881.
Këtë e bëri Evropa për ta penguar krijimin e një shteti të ri të proveniencës myslimane
në Evropë, me shumicë fetare myslië një simbol i zgjimit kombëtar të Shqipërisë, dhe
idetë dhe qëllimet e saja ushqyen shtysën që kulminoi më vonë në pavarësinë
kombëtare.
Kur Xhonturqit (Turqit e Rinj), që kishin marrë pushtetin në Stamboll në vitin 1908
shpërfillen zotimet e tyre të bëra shqiptarëve të bëjnë reforma demokratike dhe
dhënies së vetëvendosjes (autonomisë), shqiptarët u hodhën në luftë të armatosur tre
vjeçare (1910-1912), e cila në fund i detyroi osmanet t´u plotësonin kërkesat e tyre
(edhe pse kerkesat ishin deformuar nga osmanet). Të alarmuar nga ardhmëria e
autonomisë shqiptare, fqinjët ballkanas të Shqipërisë, që kishin bërë tashmë plane për
copëtimin e vendit, i shpallën luftë Perandorise Osmane në tetor 1912, dhe ushtritë
greke, serbe dhe malazeze përparuan në trevat shqiptare.
Për të shmangur asgjësimin e vendit, të dërguarit e kombit u takuan në një kongres në
Vlorë. Ata udhëhiqeshin nga Ismail Qemali, një shqiptar që kishte pasur pozita të larta
në qeverinë osmane. Më 28 nëntor 1912, kongresi nxori thirrjen, e cila shpalli
pavarësinë e Shqipërisë.

You might also like