You are on page 1of 6

AMBIVALENCA E ARKADI DOLLGORUKIT TEK ROMANI `` ADOLESHENTI`` I F.

M DOSTOJEVSKIT

Adoleshenti eshte nje roman qe tregon per narracionin e adoleshentit Arkady


Dologoruki, qe paraqitet si nje punim filozofik dhe psikologjik qe portretizojne
kohen dhe karakteret e personazheve si dhe konfliktet ne pikepamjet e
gjeneratave ne fillim te shekullit XIX ne Rusi.
Arkadi Dolgoruki si protagonist kryesor i romanit qe kishte deshire te behej I
pasur si familja e njohur Rotshildet, te cilet jane te njohur ne bote per pasurine
e tyre fabuloze. Arkadi Dolgoruki ishte bir biologjik i Andrej Versilovit ndersa si
baba biologjik i tij ishte Makar Dolgoruky.

Arkadij Dolgoruki kishte nje pervoje me Dergacevin ne rrethin nihilist dhe


figuren malicioze Lamberti qe ishin te gjithe nihilist dhe ne roman paraqitet
edhe pikepamja sfiduese krishtere e babait te ligjshem Makar Dolgoruki,

Kontradiktat direkta dhe indirekte behen dominante ne novel. Pervec


pikepamjes krishtere te Makar Dolgorukit, si dhe shfaqen pasazhe religjioze
dhe filozofike te ndryshme ne novele. Kemi edhe figuren e Sofia Dolgoruky qe
ishte nena e Arkadiut qe e kishte ruajtur idene krishtere te dashurise. Sofia
ishte ne moshe te re dashnorja e Versilovit me te cilin e kishin Arkadiun dhe
gruaja e ligjshme e Makar Dolgorukit qe ishte nje kopshtar tek Versilovi
ndersa Sofia ishte nje sherbetori tek pronoari Versilov qe ishte nje pronar i nje
pasurie te patundshme.
Ne novele shfaqet jeta turbulente e Andrej Versilovit qe ishte figure
ambivalente ai e njihte edhe krishterizmin por kishte edhe idete e e
iluministeve francez , si te Zhan Zhak Rusose, Volterit Versilovi behej me
evropian se vete evropiane. Andrej Versilov ai barte mendesine e
intelektualeve properendimor te Rusise ne fillim te gjysmes se pare te
shekullit XIX ku ishin te frymezuar prej utopisteve socialist francez.Ato
mbaheshin si intelektuale progresiv ne Rusi e me i spikaturi ne kete fryme
properendimore ishte edhe shkrimtari Ivan Turgenjev dhe idete e tij te ketij
konflikti ne mes te inteligjencese progresiste properendimore dhe asaj
tradicionale Ruse i shpreh tek romani i tij i famshem ``Babai dhe i biri``.
Dostojevski e kishte akuzuar Turgenjevin ne nje bisede kur ishte ne France
se , Turgenjevi pak e njihte popullin rus dhe se do ti duhej nje teleskop per ta
pare me mire vendin e tij.

Arkadi Dolgoruki edhe e donte edhe urrente babain Andej Versilov, pra keto
jane ato momente psikologjike qe Dostojevski i shfaq ne kompleksitetin e tyre
, madje ato ishin edhe si rival si dhe dashuria e babait dhe te birit per
Katerina Akhmakova, ku vjen ne shprehje Kompleksi i Edipit tek Arkadi
Dolgoruky. Versilovi paraqitet si nje parardhes i personazhit tjeter Fjodor
Karamazov tek romani Vellezerit Karamazov.

Arkadi Dolgoruki ne moshen 19 vjecare donte qe te behej Rotshildet i paru, te


kete pasuri te madhe dhe jo vetem te behet vullgar i pasur por te shfrytezoje
parane si dhe pushtetin si fuqi per ti nenshtruar te tjeret, kunder inferioritetit
te vet. Ai mendonte se kompleksin e inferioritetit te tij qe ishte produkt i
padrejtesive shoqerire, i sjellje se mentalitetit liberal perendimor ne Rusi qe te
sfidonte duke u bere tejmase i pasur si familja hebrenje Rotshildet.

Arkadi Dolgoruky mendonte qe pasurine e tij tua shperndaje te tjereve dhe ky


ishte nje veteafirimim dhe nje triumf i vullnetit te tij sovran sic e konceptonte
ai vete. Ai donte te jetonte si asket krishter, donte te agjeroje, te haje buke te
zeze, te vishet me rroba te lira dhe te jetoje e te fleje shume thjesht. Pra nuk e
donte si Rotshildet hebrenje qe pasurine ta perdorin per pushtet dhe pasurim
te pakufizuar ne dem te gjithe te tjereve, por Arkadi Dolgorkui deshironte qe
me parate e shumte te ndihmoje popukllin.

Murgjit pozitive te Dostojevskit ishin Tikhomi qe shfaet tek romani ``Demonet``


dhe Zosimea qeshfaqet tek romani ``Vellezerit Karamzov`` jane asket, njerez
tradicional pra kemi, njerez religjioz qe kishin konceptet e tyre mbi Zotin si
dashuri , falje , pendim per njerezit.

Per Arkadi Dolgorukin paraja ka fuqi desportike, ai me parate e shumta qe


kishte mendonte ta kete femren me te bukur te ndjehet i sigurte, te
pavaresohet mjaftueshem, ndersa parate tjera te beje mire dhe donte qe te
shfaqte modelin e kundert te filozofise se Rotshildeve qe kane mbi parane per
ta perdorur si instrument per ti skllaveruar njerezit. Pra Arkadi Dolgoruky
kishte nje ideal per te bukuren. Ai nuk e donte parane si nje hedonist dhe
materialist.

Pyetja e Arkadi Dolgorukit ishte si do te jetoje njeriu nese nuk eshte


materialist:
Behu i ndershem thote Versilovi babai i tij biologjik Arkady Dolgorukit. Me
babain e tij biologjik u takua vetem njehere ne moshen 12 vjecare dhe gjithnje
e kerkonte figuren e babait me pas , ai edhe e donte por edhe urrente babain e
tij Versilovin. Me Versilovin biseduan gjate Arkadiu.

Ato biseduan rreth temes mbi ateistet dhe Versilovi tha qe se ateistet jane
miqesore me Zotin. dhe jane te ndershem dhe lojal ndaj kombit. Verislovi ishte
nje patriot i madh rus por ishte edhe ateist. Andrej Versilov tha qe nuk mund
qe njeriu ta doje fqinjin por duhet te jete me te i ndershem dhe te jete i mire
me te.
Arkadi eshte nje adoleshent qe kerkon menyre te re te njetes, dhe ide te e
besueshme qe do ta udheheqin ate ne jete, ai ishte ne nje udhekryq te jetes se
tij dhe qe tendenca nihiliste dhe krishtere ne anen tjeter e dominonin trurin e
tij. Tendenca ateiste dhe e besimit ne Zot ishte konflikti qe perpiqej ti jepte
nje pergjigje edhe pse ai ishte me teper nje produkt nihilist.

Ai nuk po merrte mbeshtetje nga babai i tij ekscentrik. Versilovi ishte nje
person I ngritur, kishte udhetuar shume ne perendim dhe kishte nje ideal
intelektual. Ai ishte nje intelektual i orientuar kah perendimi dhe madje
perendimin e donte nganjehere me teper se rusine, dhe e cmonte larte
sakrificen e Rusise per shpetimin e Evropes sidomos ne lufterat kunder
Napoleon Banapartes. Pikerisht tabllone me reale te popullit, familjeve ruse e
karaktereve psikologjike te kesaj kohe e gjejme tek ``Lufta dhe Paqja`` romani
me i spikatur i Leon Tolstoit.

Versilovi edhe pse e mbante veten progresist, intelektual properendimor ai


ishte i orientuar ka eshte nostalgjik per Rusine, ai kishte idene edhe te
shembelltyres se Zotit biblik. Versilovi po thoshte se besimi im nuk eshte i
madh, une jam nje deist por nje deist filozofik, une besoj ne nje parajse
humane por pa Zotin. Versilovi kishte nje karakter ambivalent. Versilov ishte
ambivalent edhe ne marredheniet e tij me Sofia Dolgoruki qe e kishte
dashnore dhe te birin e jashteligjshem Arkadi Dolgorukin por ai shkoi ne
Gjermani per ta takuar Katerina Akhmakova ne te cilin u dashurua edhe biri
Arkadi Dolgoruki. Edhe ndaj Katerina Ahmakoves e shpreh kete ambivalence
qe ishte natyre psikologjike e Versilovit.Keshtu qe ne kete kompleksitet
psikologjik tek personat qe ishin me te krijonte ndjenjen e perzier te dashurise
dhe urrejtjes njelloj sikur tek biri i tij.

Versilovi njehere pat deklaruar se `` E dua Zotin por nuk jam i afte qe te dua``

Dashnorja e Versilovit qe ishte edhe njekohesisht sherbetore e tij Sofia


Dokgoruki i ndjek ritet ortodoksike, ajo kishte ngjashmeri me Sofia
Mermaledovin tek romani ``Krim dhe Ndeshkim``. Sofia kur u martua ishte 18
vjecar dhe burri i saj Makar Dolgoruki ishte mbi 50 vjecar , keshtu qe ja dha
gruan Versilovit Makar Dolgoruky sepse ne ate kohe kurora ishte shume e
veshtire te prishej nga kisha sepse rregullat kishtare ishin rigide ne ate kohe.
Ndersa Versilovi nje liberal e kishte si model modelin perendimor te lidhjeve
jashtemartesore, dhe ne kete lidhje lind edhe Arkadi Dolgoruki qe vuan me pas
mungesen e babait. Pra Dostojevski ben nje alarm per dobesimin e familjes
nukleare tradicionale, nga virusi liberal qe ka tendence te prodhoje familjen e
fragmentuar dhe me pasoja qe reflektohen ne psikologjine e Arkadij
Dolgorukit.

Bisedat ne mes Versilovit dhe Arkadit ishin interesante ai i tha `` Vetem buka
nuk do ti sjelle lu,turi njeriut, nje ide qe e shfaq Dostojevski tek ``Inkuizitori i
madh`` dhe shpreh edhe dyshimet se ideologjia utilitare do te mund ti
plotesoje nevojat e thella te njeriut. Versilovi i tha se ``Socializmi eshte nje
ideologji , nje virtyt pa Zot dhe idea udheheqese e tashme e qyteterimit.
Versilovi e keshilloi te birin mos genje dhe mos e demto shtepine fqiut, dhe i
sugjeroi qe ti lexoje 10 urdhersat e Mojesut.

Versilovi mbahej me Evropian se sa vete Evropianet, dhe ai ishte I idese se


Rusia e do Evropen, Ai e thote se Venediku, Roma, Parizi , shkenca dhe e arti
jane me te dashura per mua se sa vete Rusia. Pra Rusa sipas Versilovit eshte
miqesore ndaj Evropes, ndersa Evropa ka dyshime per qellimet e Rusise dhe
se Evropa ka frige nga Rusia. Versilovi e sheh se Evropa po i largohet rrenjeve
krishtere dhe por rritet ateizmi, dhe kjo e brengos Versilovin qe e mbronte
idene e Evropes Krishtere. Pra ajo qe e kishte parashikuar edhe Fridrih Nice
se ``Zoti vdiq`` dhe fara e Nihilizmit u mboll, meqe e kishte parashikuar
dobesine e autoritetit te Zotit ne Evrope. Keshtu Versilovi e donte Evropen me
teper se vete Evropianet, keshtu ai sikur meshiron idene e shkrimtarit rus Ivan
Turgenjev.

Sipas Versilovit Rusia eshte nje konciliator ne mes te Rusise dhe kultures
perendimore se ai ka nostalgji per evropen krishtere, nje deizem filozofik, dhe
nje jo nje aspekt etik evangjelik i krishterizmit,

Versilovi i fliste Arkadiut edhe per krizen financiare qe do te vije dhe kur
populli merr fuqine do te kemi nje kaos financiar. Versilovi keshtu e
parashikonte apokalipsen.
Arkadi Dolgoruky i tha nenes se vet Sofise se :`` nuk do te besoje Zotin``, Por
Nena e keshilloi qe Krishti do te fake te gjitha Arkadi..Krishti eshte babai, ai
eshte gjithmone prezent dhe ne, dhe se ne erresiren me te madhe ai shkelqen.

Makar Dolgoruky nuk eshte tipik ortodoks, Ai pasi ja dha gruan e tij Sofijen
Versilovit sepse ajo kishte 18 vite e Makari ishte mbi 50 vjec dhe nuk ndjeu
ndonje ndjenje dashakeqesi apo xhelozie per kete. Ai shkonte ne manastire
dhe ishte religjioz, ai nuk ishte tipik ortodoks, Makar Dolgoruyk fliste per vlera
universale krishtere, kishte nje urtesi krishtere e mbledhur nder shume vite.

Nganjehere fliste si ne gjendje deliri, ai nuk donte te vdiste. Per Makar


Dollgorukin Zoti kishte gjithkund sekret e veta. Ai thoshte se sekreti i Zotit
fshihet gjithkund dhe se sekreti me i larte i Zotit eshte jeta e pertejme ose
perjetesia jone.

Arkadi Dolgoruky ishte skeptik ne kete qe thoshte Makar Dolgoruky , ai gjen


ne shkencat e reja si biologjia, anatomia qe kane zbuluar skekretet, dhe vinte
theksin ne dijen qe duhet per te ardhmen. Kjo nuk e shqetesonte Makar
Dolgorukin sepse ai nuk ishte nje obskurantist sepse Zoti e ka krijuar njeriun
dhe dhe e pajisi me aftesine per te njohur, ai i tha Arkadiut :``Jeto dhe meso``
feja dhe dija jane ne perputhje me njera tjetren.

Arkadi Dolgoruki e pyeste nese ai (Makar Dolgoruky) eshte armik i shkences,


nje aluzion i klerikalizmit obskurantist. Makar Dolgoruki e keshillonte Arkadij
qe te mesoje dhe me faktet e dijes mund te mbroje besimin me teper nga
heretiket.

Ai e mesoi qe te lutet ne Zot Arkadijen por Arkadiu mendonte se Lutja eshte


nje ritual i zbrazet, por Makari e keshilloi qe te lutet diten dhe naten sepse
lutja do te ja zbut zemren dhe do ti sjell gezim , kjo ishte keshilla e Makarit
per Arkadiun.

Makar Dolgoruky ja tregoi nje ngjarje kur ishte ne nje festival ne kishe dhe
manastir ai kishte fjetur dhe kur u zgjua e pa bukurine e natyres, degjoi zerin
e nje foshnje qe po qante e zemra ju mbush me gezim. Makari gjithnje kishte
entuziazem ne zemer te tij.

Makar Dolgoruky i fliste Arkadiut per te bukuren, e bukura qe transhedenton te


bukuren siperfaqesore e ajo eshte e ``e bukura me vlera, e bukura e
brendshme, e bukura e shpirtit``. Kjo lloj e bukurie e brendshme dhe
shpirterore e tejkalon ate te shkelqimin e te bukures siperfaqesore qe
kultivohej ne boten perendimore nga inteligjencia perendimore dhe ithtaret e
vesternizuar rus te kesaj ideje ku e bukura konceptohej pa ate te bukuren
shpirterore ajo e bukura siperfaqsore, dhe sensuale.

Dy karaktere krishtere jane ne novel ‚Makar dhe Sofia Dolgoruky. Sipas


Makarit Zoti gjendet jashte manastirit, Permes Makarit, Tihonit , Zosimes
Dostojevski e prezentoi besimin, , lutjet .Pas skepticvizmit te tij Arkadi
Dollgoruky u thellua dhe u impresionua nga pervojat e Makar Dolgorukit

Fridrih Nice pat thene se gabimi njerezve te medhenj eshte shume here
meedukues se sa te vertetat e mediokreve. Leximi i romanit ``Adoleshenti`` te
Dostojevskit do te ishte i dhimbshem per ato qe jane te edukuar nga efekti i
maskultures ku dallimi ne mes te mires dhe te keqes rralle shtrohet si dileme
tejet e rendesishme jetesore.

E pikerisht ky dallim eshte thelbi qe e kerkojne personazhet dhe lexuesi ne


roman. Dostojevski do te kristalizoje vlerat mbi te cilat njeriu dallon nga
kafshet. Dostojevski e preferon rendin dhe jo ndjekjen e impulseve te cilat
mund te jene shume destruktive.

Arkadi Dolgoruku eshte simboli i krizes spirituale te kohes se tij, eshte viktime
e teprices dhe deficitit te babait te tij biologjik Versilov. Dostojevski e
shfrytezon konfliktin ne mes birit Arkadij Dolgoruki , gjenerata e re bart me
vete kete korozion te vlerave. Raporti mes Versilovit dhe Arkadi Dolgorukit flet
per krizen ne shoqerine ruse ne mesin e shekullit XIX dhe kur babai progesist
ishte perkushtua nje lloj humanizmi ateist, njelloj sikur Imanuel Kanti qe e
prezentoi idene e tij te humanizmit te bazuar ne idene thelbesore te `
´imperativit kategorik``, te jesh human dhe i arsyeshem pa nevojen e Zotit,
sepse Imanuel Kanti ishte nje agnostik dhe versioni gjerman i empiricizmit
britanik.

Kjo eshte sic e cekem edhe me heret tema e Ivan Trugenjevit tek romani
``Babai dhe i biri`` ku nihilizmi me pas eshte ne vepren demonet, ku bbai
Verhovenskit ja bart nivirusin nihilist te biri Pjotr Verhovenski. Te Aristoteli
dhe Andrej Versilov per te hulumtuar zanafillen e crregullimit dmth Versilov
largon vlerat tradicionale dhe perfundon ne nihilizem, anarki dhe suicid,

Prej nukleusit familjes tradicionale u themelua familja aksidentale ku Zoti nuk


ka ose nuk merr pjese. Pra romani ne perkthimet e pershtatshme eshte
quajtur edhe FAMILJA AKSIDENTALE ndryshe nga familja tradicionale
nuklerae, ku ajo eshte e fragmentuar dhe behet rrenja e ambivalences tek
gjenerata e re Arkadi Dolgoruki qe bart ne vete idene e Nihilizmit.

Aristoteli analizon regjimet dhe thote se ku ka luks dhe kotesi do ti


shkaterrojne gjeneratat e ardhshme, kush do pasurine ne vend te virtyteve
civile dhe te nderit do te degjeneroje shpejt ajo shoqeri dhe vlerat do te
korozohen aq shume dhe shfaqet ajo kriza spirituale qe reflektohet ne
mendesine e korruptuar te karaktereve.

You might also like