You are on page 1of 3

Lënda: Elektroteknika e mjeteve të transportit

Njësia mësimore: Pajisjet e jashtme të ndriçimit (fenerët, llambat, dritat


sinjalizuese etj.)

Data e paraparë për zhvillim të njësisë mësimore: 08. 04 .2020


Sistemet e ndriçimit dhe sinjalizimi i dritave me punën e vet efektive e rritin sigurinë aktive
të automjetit. Specifikimet teknike me të cilat janë përshkruar kërkesat teknike në lidhje me
vendndodhjen e dritave të automjetit, ngjyrën e dritave dhe specifikat e tjera që kanë nevojë
për të përmbushur pajisjet ndriçimi dhe pajisje të sinjalizimit në automjetin janë dhënë në
rregulla të veçanta.
Detyra kryesore e sistemit të ndriçimit, në kushtet e shikimit të reduktuar, të sigurojnë
dukshmëri të mirë të automjetit dhe të mundësojë automjeti të mund të shihet mirë nga
pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Për këtë qëllim në sistemin e ndriçimit të automjeteve
janë të paraparë llojet e ndryshme të dritave për ndriçim:
•dritat e përparme ( të gjata dhe të rrëzuara);
•dritat e përparme dhe të pasme për mjegull;
•dritat e pasme;
•dritat e pozicionit;
• katadiopteret;
•dritë në tabelën e pasme të regjistrimit;
•dritat e parkimit;
Dritat e përparme. Dritat e përparme janë dritat e gjata, të cilat e ndriçojnë rrugën me një
rreze drite të gjatë dhe dritat e rrëzuara, të cilat e ndriçojnë rrugën me një rreze drite të
shkurtër. Gjatë kalimit në drejtim të kundërt të automjeteve dritat e gjata fiken dhe ndizen
dritat me rreze drite të shkurtra (dritat e rrëzuara) në mënyrë që të shmanget verbërimi i
drejtu-esit në automjetin që vjen nga drejtimi i kundërt.

Dritat e përparmepër mjegull. Përdoren për ndriçimin e rrugës në kushtet e shikimit të


reduktuar për shkak të mjegullës, dëborës së dendur ose shiut të madh ose reve të pluhurit.
Ngjyra e dritës zakonisht është e bardhë, por mund të jetë e verdhë.

Dritë e pasme për mjegull. Në automjetin vendoset një apo dy drita për mjegull, me të cilat
sinjalizohet drejtuesve pas automjetit pas mjetit për të sinjalizuar për praninë e tij në kushtet e
shikimit të reduktuar. Ngjyra e dritës është e kuqe.

Dritë e pasme. Kjo dritë është e montuar në automjet për dy arsye: për ndriçimin e rrugës
dhe për sinjalizimin e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion se automjeti lëvizë ose ka për
qëllim të lëvizë prapa.Në automjet ka një apo dy drita të pasme me ngjyrën e bardhë. Dritat
ndizen automatikisht kur ndërruesi i shpejtësive do të aktivizohet për lëvizjen prapa.
Fig. 1. Drita për ndriçim dhe sinjalizim1- dritat e përparme ( të gjata dhe të rrëzuara) dhe
dritat e parkimit, 2- dritat gabarite, 3- dritat e përparme për mjegull, 4- dritat stop, 5-
katadipteret dhe dritat e pasme për mjegull, 6- drita e pasme, 7- dritë në tabelën e pasme të
regjistrimit; 8 dritat e parkimit, 9-tregues të drejtimit dhe dritat paralajmëruese
Drita e pozicionit. Me dritat e përparme dhe të pasme dritat e pozicionit vizuelisht shënohet
gjerësia e anës së përparme / pasme të automjetit. Dritat e pozicionit të përparme dhe të
pasme duhet të jenë të montuara në të gjitha automjetet motorike. Dritat e pozicionit të
përparme mund të jenë të montuara në fenerët kryesorë. Ngjyra e dritës që e japin dritat e
pozicionit të përparme është e bardhë, ndërsa ngjyra e dritave të pozicionit të pasme është e
kuqe.

Katadioipteret (sy mace) janë sipërfaqe optike që rrezet e dritës, të cilët bien mbi ato, i thyen
dhe nën kënd të zmadhuar i kthejnë prapa drejt burimit të rrezeve të dritës.
Në automjetet rrugore është i detyrueshëm instalimi i katadioptereve. Ngjyra e tyre,
madhësia, forma dhe vendosja varet nga lloji i automjetit. Ngjyra e katadioptereve duhet të
jetë e kuqe. Në automjetet motorike janë të vendosura vetëm katadipteret e pasme. Forma e
katadioptereve nuk duhet të jetë trekëndëshi. Ngjyra e katadi-optereve duhet të jete e kuqe.
Drita për ndriçimin e tabelës së pasme të regjistrimit duhet të jetë të instaluara në të gjitha
automjetet dhe automjete kyçëse dhe duhet t’i plotësojë kushtet e mëposhtme:
• drita duhet të jetë e bardhë dhe të shpërndahet në mënyrë të barabartë nëpër të gjithë
tabelën, pa zona të errëta dhe të ndritshme;
• drita që reflektohet nga tabelën e regjistrimit nuk duhet të shkëlqejë dhe burimi i dritës nuk
duhet drejtpërdrejtë të jetë i dukshëm për pjesëmarrësit në komunikacion që lëvizin pas
automjetit;
• drita që e ndriçon tabelën e pasme të regjistrimit duhet të jetë e tillë që gjatë natës në
dukshmëri të mirë, të jetë e mundur të lexohen shenjat dhe numrat në tabelën në një distancë
prej 20 m;
• drita e tabelës së pasme duhet të jetë e lidhur me të njëjtin ndërprerës, me të cilin ndizen
dritat e pozicionit.
Dritat e parkimit. Dritat e parkimit mund ose nuk duhet të jenë të ven-dosura në automjetet
motorike dhe automjetet kyçëse. Nëse vendosen, atëherë ato duhet të vendosen në një nga
mënyrat e mëposhtme:
• nga anët e automjetit - në formën e dritës së veçantë, e cila drejt anës së përparme do të jep
dritë të bardhë dhe drejt anës së pasme të automjetit dritë me ngjyrë të kuqe;
• në anën e përparme dhe të pasme të automjetit. Dritat e përparme japin dritë të bardhë të
drejtuar përpara, ndërsa dritat e pasme me ngjyrën e kuqe të drejtuara prapa. Në këtë rast drita
e përparme mund të jetë e vendosur bashkë me një dritë pozicione të përparme ose me dritën
pozicioni të pasme dhe me dritën- stop.
Dritat e gabaritit. Dritat e gabaritit janë përdorur për t’i shënuar përmasat e gabaritit të
kamionëve dhe autobusëve. Vendosen në gjerësinë më të madhe dhe lartësinë më të madhe të
mundshme. Drejt anës së përparme ato japin dritë të bardhë dhe në të pasme dritë të kuqe.
Pyetjet për diskutim:
1. Cila është detyra e sistemit të ndriçimit?
2. Cilat janë llojet e dritave për ndriçim të jashtëm të automjetit?
3. Çfarë rreze e ndriçojnë rrugën dritat e përparme?
4. Identifikoni të gjitha këto drita të përmendura me lartë në automjetet tuja private dhe
analizo detyrat dhe rendësit e tyre si dhe përshkruaj.

Burimi i materialit:
Prof. Dr. Todor DAVÇEV, “ Automjetet dhe Makineria”, Shkup 2011

You might also like