You are on page 1of 15

Shenjat ndriçuese të komunikacionit

Shenja ndriçuese të komunikacioni për rregullimin e komunikacionit të automjeteve

Në udhëkryq dhe ne vende tjera në të cilat komunikacioni është i rregulluar posaçërisht me pajisje për dhënien e
shenjave ndriçuese të komunikacionit, dritat e kyçura në pajisjet për pjesëmarrësit në komunikacion i kanë
domethëniet në vijim:

Drita e kuqe – ndalim kalimi


Drita e verdhë – ndalim kalimi, përveç për automjetet të cilat në momentin kur do
të paraqitet drita e verdhë, gjenden në largësi të atillë nga shenja ndriçuese dhe
nuk mund të ndalen në mënyrë të sigurt pa e kaluar shenjën.
Drita e gjelbër – kalim i lirë
Drita e verdhë e ndezur njëkohësisht me dritën e kuqe – shërben
për paralajmërimin e pjesëmarrësve në trafik për shfuqizimin e
afërt të ndalesës së kalimit dhe për paraqitjen e dritës së gjelbër.
Drita e verdhë vezulluese – i obligon të gjithë pjesëmarrësit në trafik
që të qarkullojnë me kujdes të zmadhuar. Duhet ti respektojnë shenjat
e trafikut të vendosura në pajisjen, për deri sa ato nuk ekzistojnë, duhet
të sillen sipas rregullave të përparësisë së kalimit në udhëkryq.
Drita e gjelbër vezulluese – shërben për paralajmërim të
pjesëmarrësve në trafik për ndërprerje të afërt të kalimit të lirë
dhe për paraqitje të ngjyrës së verdhë, gjegjësisht të dritës së
kuqe.
Në qoftë se në pajisjen e shenjave ndriçuese për rregullimin e komunikacionit në udhëkryq, i është shtuar një apo më
shumë shenja plotësuese në formë të shigjetës së gjelbër ndriçuese – shoferi mund ta kalojë me automjet shenjën
ndriçuese dhe të niset në drejtim të shigjetës plotësuese të gjelbër edhe pse është e kyçur drita e kuqe apo e verdhë, gjatë
së cilës nuk guxon ta pengojë komunikacionin e automjeteve që qarkullojnë nëpër rrugë, në të cilën hyn dhe detyrimisht
duhet t’i lëshojë këmbësorët që kalojnë nëpër rrugën automobilistike.
Светлосни сообраќајни уреди за регулирање на сообраќајот во различни насоки

Pajisjet ndriçuese për rregullimin e komunikacionit në kahe të ndryshme


zakonisht kanë shigjeta
Shigjeta e gjelbër ndriçuese e kthyer me majën teposhtë, e vendosur
mbi korsinë e komunikacionit, tregon:
- qarkullim i lirë i komunikacionit përgjatë korsisë

Vijat ndriçuese të gërshetuara me ngjyrë të kuqe, të vendosura mbi korsinë e


komunikacionit, tregojnë:
- ndalesë komunikacioni përgjatë korsisë

Shigjeta e verdhë ndriçuese e vendosur mbi korsinë e komunikacionit, me majën e


kthyer kah ana e djathtë apo e majtë, tregon
- ndryshim të rrjedhës së komunikacionit nga korsia mbi të cilën gjendet shenja në
korsinë tjetër fqinje
Për rregullimin e komunikacionit të tramvajëve përdoren pajisje të veçanta për
dhënien e dritave një ngjyrëshe me ngjyrë të bardhë, që mund të jenë në formë të:

- vijës vertikale – tregon kalim të lirë në kahen drejtë,


- vijës tërthore në të djathë – tregon kalim të lirë në kahen djathtas
- vijës tërthore në të majtë – tregon kalim të lirë në kahen majtas
- Vija horizontale – tregon ndalim kalimi
Pajisjet ndriçuese të komunikacionit për rregullimin e komunikacionit të këmbësorëve dhe biçiklistëve

Shenjat ndriçuese të komunikacionit për rregullimin e komunikacionit të këmbësorëve janë pajisje të veçanta me drita dy ngjyrëshe
në të kuqe dhe të gjelbër:
- drita e kuqe ka siluetë të këmbësorit të ndaluar – tregon ndalim kalimi;
- drita e gjelbër ka siluetë të këmbësorit në lëvizje– tregon kalim të lirë;
- pajisja e këtillë ndriçuese mund të shfrytëzohet edhe për rregullimin e komunikacionit të biçiklistëve, kur shtegu i këmbësorëve
dhe i biçiklistëve janë njëri pranë tjetrit.
Shenjat ndriçuese të komunikacionit për shënimin e kalimit të rrugës përtej hekurudhës në nivel
Shenja ndriçuese e vendosur në hyrjen e sipërfaqes së komunikacionit të dedikuar për parkim të automjeteve , tregon:

-слободен влез -забранет влез, бидејки нема слободни


места за паркирање
Shenjat ndriçuese të komunikacionit për shënimin e punëve në rrugë

Pjesa e rrugës në të cilën kanë ndodhur pengesa apo në të cilën zhvillohen punët, detyrimisht duhet të
shënohet me vënien e shenjave përkatëse të komunikacionit, ndërsa sigurimin e pjesëmarrësve në
komunikacion – bëhet me vënien e mbrojtësve.

Mbrojtësit janë të ngjyrosura paralelisht me ngjyrë të kuqe dhe me ngjyrë të bardhë e lyer me materie
reflektuese me ngjyrë përkatëse, ndërsa natën si dhe ditën në rast të zvogëlimit të dukshmërisë, në to
vihen drita vezulluese me ngjyrë portokalli.

You might also like