You are on page 1of 7

1) Percaktoni nje metode te mbingarkuar (overloaded)

class Test{
void printo(){
System.out.println(“Pershendetje”);
}
void printo(String s){
System.out.println(“Pershendetje ” + s);
}
}

2) Krahaso break dhe continue

Nese jemi ne nje loop dhe kodi ekzekuton fjalen kyce ‘break’,
programi do te dale nga loop-i dhe ekzekutimi i tij do te vazhdoje
me pjesen e mbetur jashte loop-it (nese ka).
Nese jemi ne nje loop dhe kodi ekzekuton fjalen kyce ‘continue’
atehere programi do te ndaloje ekzekutimin e iteracionit actual te
ciklit dhe do te vazhdoje normalisht me iteracionet e ardhshme.

3) A mund te jete nje superklase klasa e deklaruar final?

Jo, nuk mund te jete. Nje klase e deklaruar final nuk mund te
trashegohet nga klasa te tjera. Ne te njejten menyre, nje metode e
deklaruar final nuk mund te behet ‘override’ nga metoda te tjera.

4) Cili eshte ndryshimi midis klases Exception dhe Error?

Nje Error eshte nje nderprerje e paparashikueshme e programit e


shkaktuar nga mjedisi ne te cilin programi ekzekutohet, pra nuk
mund te kontrollohet nga programuesi p.sh. OutOfMemoryError
ose System Crash Error. Nuk mund te merren masa mbrojtese nga
Errorit.

Nje Exception eshte nje problem ne program qe mund te shkaktoje


perfundimin e programit ose jo, varet si e vendos programuesi.
Exceptionat mund te trajtohen me ane te blloqeve try{} catch{}.
Ato jane ne dore te programuesit dhe reflektojne mbi menyren si
eshte shkruar kodi.

5) Cfare eshte nje stream ne java dhe sa tipe kemi?

(Per kete pergjigje sjam i sigurt).


Stream eshte nje koleksion elementesh qe suportojne perdorimin
ne paralel te tyre. Kemi disa lloje Stream-esh:

BufferedInputStream
BufferedOutputStream
DataInputStream
DataOutputStream
FileInputStream
FileOutputStream
InputStream
OutputStream
PrintStream

6) Nga ndryshon AND i kushtezuar dhe AND logjik?

AND logjik eshte nje bitwise AND, pra veprim mbi numra binare.
P.sh. 110 & 011 = 010.
AND i kushtezuar (&&) eshte nje veprim qe kthen ‘true’ vetem kur
anet e shprehjes (majtas dhe djathtas) jane te dyja ‘true’.

7) A mund te jete private nje metode abstrakte (pse)?

Nje metode abstrakte nuk mund te jete private sepse vete


koncepti i deklarimit te nje metode ‘abstract’ tregon qe ne duam
qe kjo metode te behet override nga metoda te klases femije.
Nese e deklarojme kete metode ‘private’, klasa femije nuk do te
mund ta aksesoje, ndaj humbet kuptimi i deklarimit si ‘abstract’.

8) Cila metode perdoret para se garbage collection te liroje


memorjen nga nje instance e klases?

Perdoret metoda finalize(). Kjo metode ka instruksionet e fundit qe


duam te kryejme me nje instance objekti para se kjo instance te
fshihet nga memorja.

9) Pse Java eshte e pavarur nga platforma?

Sepse kodi Java ekzekutohet mbi Java Virtual Machine (JVM), qe


eshte eshte nje abstraksion mbi platformen ku programi ekziston.
Mjafton te ekzekutohet JVM dhe nuk shqetesohemi per specifikat
e mjedisit nen JVM.

10) Nese nje variabel eshte deklaruar static ne nje klase, cdo te
thote kjo per ju? Po ne rastin e nje metode statike?
Kjo do te thote se ky variabel i perket klases, jo instancave te kesaj
klase. Ky variabel perben nje avantazh ne rastet kur duam te
perdorim vetem variablin, pa instanciuar nje objekt te klases.

Ne te njejten menyre, nje metode statike i perket klases, jo


instancave te kesaj klase. Ajo mund te aksesohet direkt duke
perdorur emrin e klases, pra pa instanciuar nje objekt te saj.

11) Cfare ndryshimi ka midis klasave abstract dhe nje interface ne


Java?

Klasat ‘abstract’ mund te kene dhe metoda te implementuara dhe


metoda boshe. Nje interface ka vetem deklarim metodash por jo
implementim te tyre.

12) Cfare ndodh kur nje konstruktor ka nje tip kthimi, madje dhe
void?

Ky konstruktor nuk do te interpretohet me si konstruktor por thjesht


si nje metode e instances/klases. Pra nuk do te jete me konstruktor.

13) A e suporton Java trashegimine e dyfishte? Pse?

Jo, nuk e suporton. Arsyeja eshte se nese nje klase femije do te


trashegonte dy klasa Klasa1 dhe Klasa2, ku secila prej tyre ka nje
metode me te njejtin emer p.sh. toString() dhe klasa femije therret
kete metode, kompilatori nuk do te dinte se cilen prej metodave te
zgjidhte -- toString() te klases Klasa1 apo toString() te klases Klasa2.
14) Cfare eshte nje object i serializuar?

Nje objekt i serializuar eshte nje objekt ne forme bytesh, klasa e te


cilit implementon nderfaqen Serializable ose nje prej nderfaqeve-
femije te kesaj nderfaqeje.

15) A eshte e nevojshme ne Java te thirret destruktori per fshirjen e


objekteve nga memorja dhe pse?

Jo, nuk eshte e nevojshme, sepse ky proces kryhet automatikisht nga


Garbage Collection (GC).

16) Shkruani hapat e ekzekutimit te nje aplikacioni ne Java.

Aplikacioni Java ka pjesen e kompilimit dhe pjesen e ekzekutimit.


Ne pjesen e kompilimit, kompilatori merr kodin Java dhe e kthen ne
Bytecode.
Ne pjesen e ekzekutimit, bytecodi perdoret nga Class Loader. Pastaj
Bytecode Verifier verifikon nese bytecode eshte i sakte. Me pas
Interpretuesi lexon instruksionet dhe i ekzekuton mbi hardware me
ane te kodit ne gjuhen Assembly.

17) Cfare eshte nje perjashtim ne Java?

Nje exception ne Java eshte nje event qe ndodh gjate ekzekutimit te


programit dhe qe shkakton daljen e programit nga ekzekutimi
normal i tij. Nje Exception eshte nje objekt qe mbeshtjell errorin qe
ndodhi dhe qe permban informacion per errorin & kushtet ne te cilat
ai ndodhi.

18) Pse perdoren modifikuesit final dhe static?

Modifikuesi ‘final’:
a) Ne klase: Perdoret per ta bere nje klase te patrashegueshme.
b) Ne metode: Perdoret per ta bere nje metode te pa-
mbishkrueshme.
c) Ne variabel: Perdoret per tu siguruar qe vlera qe i caktohet
variablit eshte e pandryshueshme.

Modifikuesi ‘static’:
a) Ne klase: Perdoret per tu siguruar qe deklarimi i nje klase te jete
brenda nje klase tjeter “mbeshtjellese”.
b) Ne metode: Perdoret qe metoda te thirret vetem nga klasa ku ajo
ndodhet, jo nga instanca te klases.
c) Ne variabel: Perdoret qe variabli te perdoret vetem nga klasa ku
ndodhet, jo nga instanca te klases.

19) Supozoni nje klase publike. Ne kete klase eshte percaktuar nje
metode protected. Ne cilat raste aksesohet kjo metode?

Kjo metode aksesohet nga:


a) Klasat qe bejne pjese ne paketen (packet) ne te cilen ndodhet vete
klasa qe permban metoden.
b) Klasat qe ndodhen jashte paketes POR qe trashegojne nga klasa
ku ndodhet metoda ne fjale.

You might also like