You are on page 1of 2

Testit PISA 2018 për Shqiperinë

Programi i OECD për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) shqyrton se çfarë dinë
studentët në lexim, matematikë dhe shkencë, dhe çfarë mund të bëjnë ata me atë që dinë. Ai
ofron vlerësimin më të plotë dhe rigoroz ndërkombëtar të rezultateve të të nxënit të studentëve
deri më sot. Rezultatet nga PISA tregojnë cilësinë dhe barazinë e rezultateve të të nxënit të
arritura në mbarë botën dhe u mundësojnë edukatorëve dhe politikëbërësve të mësojnë nga
praktikat e aplikuara në vende të tjera.

Rezultatet e PISA 2018 për herë të parë nuk tregojnë ndonjë përmirësim të dukshëm nga cikli
pararendës. Që prej PISA 2000, kur Shqipëria mori pjesë për herë të parë, vendi kishte shënjuar
rritje. Por tani progresi duket se është sheshuar dhe me sa duket është arritur maksimumi i
ndryshimit. Dallimet e PISA 2018 nga PISA 2015 nuk janë statistikisht domethënëse, edhe pse
ka pasur ulje në matematike dhe rritje në shkencë.

Sipas PISA 2018 për dallimet midis fshat-qytet në Shqipëri tregohet se rreth 31.3 për qind e
nxënësve deklarohen se banojnë në fshat, dhe në testimet kombëtare shohim që shkollat e fshatit
kanë nivel më të ulët të arsimit në krahasim me shkollat e qytetit. Kjo ndodh për një sërë
faktorësh ku përmendim, përfshirjen në punë joproduktive, të pasigurta dhe trashëgimia e
nivelit të arsimimit më të ulët se ato të qytetit. Gjithashtu duhet të përmendim edhe pengesat që
fëmijët në fshatra hasin për të shkuar në shkollë si largësia me shkollën, ndihma që nevojitet në
punët e bujqësisë, përkujdesja për pjesëtarët e tjerë në familje,mungesa e interesit, apo
institucioni shkollor i papërshtatshëm.

Sipas Bankës Botërore rezultatet e shkollës në Shqipëri, lidhen me të tjerë faktorë, si p.sh.
organizimi i brendshëm i shkollave; niveli i stafit akademik apo vetë politikat e shkollave në
raport me procesin mësimor, apo edhe faktorë të jashtëm që nuk lidhen me sistemin arsimor, por
me natyrën e jetës në zonat rurale.

Në anën tjetër shumica e vendeve në zhvillim zbatojnë një kurrikul që shpesh fokusohet nga jeta
e qytetit, e cila çon në komplikim të punës së një mësuesi të fshatit të cilit i duhet të përshtasë
apo ilustrojë jetën në fshat me kurrikulën që i është caktuar.
Popullata e synuar në këtë rast është nxënësit e shkollave rurale dhe ato urbane.

Përsa i përket kampionit për nxënësit, Shqipëria u përfaqësua me një kampion prej 6.359 nxënës,
të përzgjedhur nga 327 shkolla, duke përfaqësuar kështu 27.963 nxënës 15-vjeçarë. Dhe
kampionit për shkollat, i cili përfshin: 327 shkolla nga 21.903 që ka analizuar PISA 2018 në
total. Përsa i përket kampionit për mësuesit në rastin e Shqipërisë, u përfaqësua nga 3.375
mësues, nga të cilët 533 ishin mësues të leximit/gjuhës shqipe.

Bazuar në të dhënat e PISA 2018, 71.7 për qind e nxënësve që kanë një indeks GJSEK të mesme
jetojnë në zonat urbane, ashtu sikurse edhe 89.6 për qind e atyre që kanë një indeks GJSEK të
lartë jetojnë në zonat urbane. Në analizën e kryer nga informacioni i PISA 2018 rezulton se,
Shqipëria është përfaqësuar me një kampion prej 327 shkollash, të cilat kanë një shpërndarje
përfaqësimi prej 46.2 për qind në zona urbane dhe pjesa tjetër me 53.8 për qind në zona rurale.

You might also like