Data:18 1 2024

You might also like

You are on page 1of 3

Klasa : XII7 Data:18.1.

2024

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: VI Klasa: XII


Tema mësimore: Integrimi (Shkathtësi dhe aftësi) Situata e të nxënit:

Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore Fjalët kyçe: integrim, derivim, konstante


sipas temës mësimore integrimi, rrugë, shpejtësi, nxitim, kohë,
Nxënësi/ja në fund të orës së mësimit: funksion.
- gjen integralin e një funksioni duke realizuar
procesin e kundërt të derivimit;
- integron një funksion duke zbatuar rregullat e
integrimit;
- identifikon konstanten e integrimit nëse është e
mundur.
Burimet: libri i nxënësit, libri i mësuesit, makina Lidhja me fushat e tjera ose me temat
llogaritëse. ndërkurrikulare: Shkencë, Fizikë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Parashikimi i njohurive: Une ftoj nxënësit të plotësojnë pohimet e mëposhtme:
- derivati i funksionit jep shpejtësinë e ... të y në lidhje me ...;
- derivati i funksionit y  axn është ...;
- shpejtësia është derivati i ... në lidhje me ...;
- nxitimi është derivati i ... në lidhje me ...;
Pasi dëgjon përgjigjet e nxënësve, une paraqes në tabelë situatën:
- Një pikë materiale ka kryer lëvizje me shpejtësi që ndryshon sipas ligjit . A mund të
gjeni rrugën që ka përshkruar pika për 10 s e para?
Une tërheq vëmendjen e nxënësve duke theksuar se:
- Si e gjejmë shpejtësinë e një lëvizjeje?
- Si mundet të gjejmë lidhjen e rrugës me kohën kur njohim shpejtësinë në lidhje me kohën?
- Për të njehsuar shpejtësinë, kur njohim rrugën, realizojmë procesin e derivimit.
- A mund të gjeni një shprehje që pasi derivohet të dalë ?
Nxënësit do të punojnë në dyshe për të zgjidhur situatën. Ata diskutojnë së bashku dhe paraqesin idetë e
tyre.
(Shënim: Në këtë rast nxënësit mund edhe ta gjejnë funksionin e rrugës. Për këtë, une i përgëzoj dhe i
sqaron se në mjaft raste është e vështirë që kjo të gjendet me mend.)

Ndërtimi i njohurive: Une i ndihmoj të zgjidhin situatën dhe paraqet kështu konceptin e anasjellë të
derivatit.
- A mund të gjeni një veprim të kundërt me derivatin i cili t’ju çojë nga shpejtësia tek rruga?
- Çfarë forme do të kishte funksioni që do të paraqiste rrugën?
- A ju mjaftojnë të dhënat për të zgjidhur plotësisht ushtrimin?
Une theksoj se procesi i kundërt i derivimit quhet integrim.
Paraqitet në tabelë simbolika e integrimit dhe rregulla e integrimit të funksionit të trajtës

y = axn:
Duke u mbështetur te ky rregull, nxënësit ftohen të punojnë përsëri situatën e fazës së parë të mësimit dhe
të kontrollojnë rezultatet me ato të gjetura më parë.
Më pas, une paraqes kuptimin e konstantes së integrimit dhe tregon se vlera e saj përcaktohet vetëm
në rast se kemi informacion shtesë.
Une paraqes në tabelë situatën e shembullit 1 në faqen 113 dhe diskutohet në tabelë zgjidhja e tij.
Nxënësit nxiten të rikujtojnë vetitë e rrënjëve dhe fuqive dhe të shprehin secilin monom si fuqi të x. Duke
kryer hap pas hapi integrimin, sqarohen rregullat e mëposhtme:
- Integrali i shumës së dy funksioneve është i barabartë me shumën e integraleve të secilit funksion;
- Konstantja del përpara shenjës së integralit.
Nxënësit punojnë në dyshe për të njehsuar konstanten e integrimit dhe krahasojnë rezultatin e gjetur me
atë në tekst.

Nxënësit punojnë në dyshe ushtrimet 1/a, c, g, i, o, u, z dhe 2/a, d, g, h, j, k. Dyshet që kanë të njëjtat raste
krahasojnë zgjidhjet dhe vlerësojnë punën e kryer. Më pas, disa prej rasteve punohen edhe në tabelë dhe
nxënësit e tjerë mbajnë shënim dhe komentojnë zgjidhjet.
Pasi kanë përfunduar zgjidhjet, nxënësit bëjnë provën duke derivuar funksionin e gjetur.
- A është e saktë zgjidhja?
- Si ndikon konstantja e integrimit në rezultat gjatë derivimit?
Une ftoj nxënësit t’i rikthehen edhe njëherë situatës së diskutuar në fillim të mësimit. Shtrohen
pyetjet:
- Çfarë paraqet integrali i shpejtësisë?
- Çfarë paraqet integrali i nxitimit?
Nxënësit përgjigjen dhe argumentojnë vërtetësinë e tyre duke u mbështetur në njohuritë e tyre mbi
derivatin e funksionit. Përfundimi: Integrali i shpejtësisë jep rrugën dhe integrali i nxitimit jep shpejtësinë.
Më pas, une paraqes në tabelë formulën e Njuton-Lajbnicit dhe shpjegon pse quhet teorema themelore e
njehsimit diferencial dhe integral.
Për të ritheksuar edhe njëherë lidhjen mes integralit dhe derivatit punohet në tabelë ushtrimi 5 d në faqen
114.

Përforcimi i të nxënit: Nxënësit do të vazhdojnë të punojnë të ndarë në dyshe me ushtrimet 3/a, c, g, i, k,


m, o, q në faqen 113 dhe 5/a,b në faqen 134. Pasi përfundojnë zgjidhjen dyshet fqinje krahasojnë rezultatet
dhe më pas i paraqesin ato në tabelë. Nxënësit e tjerë drejtojnë pyetje dhe vlerësojnë zgjidhjet e paraqitura
në tabelë.
Më pas, dyshet grupohen në grupe me 4 vetë dhe punojnë zgjidhjen e ushtrimit 4 në faqen 114. Une
udhëzoj dhe asiston grupet gjatë zgjidhjes. Theksohet edhe njëherë mënyra se si do të gjejnë konstanten
e integrimit.

Vlerësimi: Une gjatë kësaj ore mbaj shënime në evidencë për disa prej nxënësve dhe vlerëson nxënësit
duke patur parasysh aftësinë që ata kanë në njehsimin e integralit të funksionit dhe identifikimin e
konstantes së integrimit. Vlerësimin e mbështet në punën që nxënësit bënë në fletoret e tyre, pjesëmarrjen
në grupe si dhe në argumentimin e përgjigjeve.
Detyra: Ushtrimi 5/a, b, c faqe 114. Une udhëzoj nxënësit për zgjidhjen e tyre.
Detyrë hulumtuese: Mblidhni informacion mbi figurën e Keplerit dhe studimet e tij mbi periodat orbitale.

You might also like