Punim Diplome: Universiteti "Isa Boletini" - Mitrovicë Fakulteti Ekonomik
Punim Diplome: Universiteti "Isa Boletini" - Mitrovicë Fakulteti Ekonomik
FAKULTETI EKONOMIK
PUNIM DIPLOME
ARLINDA SHERIFI
Mitrovicë, 2023
UNIVERSITETI “ISA BOLETINI” – MITROVICË
FAKULTETI EKONOMIK
PROGRAMI: BIZNES DHE MENAXHMENT
SPECIALIZIMI: BANKA, FINANCA DHE KONTABILITET
PUNIM DIPLOME
Tema:
Mentori: Kandidatja:
[Link]. Filloreta KUNOVIKU DEMIRI Arlinda SHERIFI
Mitrovicë, 2023
ii
PUBLIC UNIVERSITY “ISA BOLETINI” – MITROVICË
FACULTY OF ECONOMICS
PROGRAM: BUSINESS AND MANAGEMENT
SPECIALIZATION: BANK, FINANCE AND ACCOUNTING
BACHELOR THESIS
TOPIC TITLE:
Mentor: Candidate:
[Link]. Filloreta KUNOVIKU DEMIRI Arlinda SHERIFI
Mitrovica, 2023
iii
UNIVERSITETI “ISA BOLETINI” – MITROVICË
FAKULTETI EKONOMIK
PROGRAMI: BIZNES DHE MENAXHMENT
PUNIM DIPLOME
Lënda: MENAXHIMI I RISKUT DHE SIGURIMEVE
- ___________________________Mentor
/Emri Mbiemri,Titulli /
- __________________________ Anëtar
/Emri Mbiemri,Titulli /
- __________________________Anëtar
/Emri Mbiemri,Titulli /
Data e aprovimit: ______________________________________
iv
FALËNDERIMI
Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të përzemërt për të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe
udhëhequr gjatë gjithë rrugëtimit tim të punimit të temës së diplomës. Inkurajimi dhe ndihma e
tyre e palëkundur kanë qenë të paçmueshme në realizimin e kësaj përpjekjeje.
Para së gjithash, unë shpreh falënderimet më të thella për mentorën time të nderuar, Filloreta
Kunoviku Demiri. Mbështetja, përkushtimi dhe komentet e saj të hollësishme kanë qenë të
dobishme në formësimin e këtij punimi. Besimi i saj në aftësitë e mia më dha besimin për të
ngulmuar në sfidat, dhe për këtë jam jashtëzakonisht mirënjohëse. I jam gjithashtu falënderuese
familjes sime të dashur për dashurinë, mirëkuptimin dhe mbështetjen e pafundme. Besimi i tyre i
palëkundur tek unë, edhe kur dyshoja në veten time, më motivonte të përpiqesha për përsosmëri.
Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, më duhet të shpreh mirënjohjen time për stafin akademik
të Fakultetit Ekonomik që kanë kontribuar në zhvillimin e njohurive dhe aftësive të mia.
v
DEKLARATA E ORIGJINALITETIT / AUTORËSISË
Ky Punim Diplome i nivelit bachelor është puna ime origjinale duke respektuar autorësinë e çdo
burimi të informacioneve dhe rregullave për një punim të mirëfilltë shkencorë, dhe nuk është
dorëzuar, në tërësi apo pjesërisht, për ndonjë gradë në këtë apo ndonjë universitet tjetër. Sipas
njohurisë time, punimi nuk përmban asnjë material të botuar ose shkruar nga ndonjë person tjetër,
përveç siç deklarohet në brendi të tekstit. Gjithashtu, deklaroj se, në shkrimin e punimit kam
respektuar rregullat etike të punës shkencore dhe akademike të UMIB.
This Diploma Thesis, bachelor level, is my original work, respecting the authorship of any source
of information and rules for proper scientific work, and has not been submitted in whole or in part
to any degree at this or any other university. According to my knowledge, the paper does not
contain any material published or written by any other person except as stated in the text. Also, I
declare that in writing the thesis I have respected the ethical rules of the scientific and academic
work of UMIB.
Data \ Date:
Arlinda Sherifi
________________________
(nënshkrimi- signature)
vi
ABSTRAKTI
Qëllim kryesor i këtij studimi është të analizojë qasjen e ndërmarrësve në Kosovë ndaj menaxhimit
të riskut dhe të identifikojë faktorët që ndikojnë në praktikat e tyre të menaxhimit të riskut.
Menaxhimi efektiv i riskut është thelbësor për rritjen e qëndrueshme dhe suksesin e bizneseve si
në vendet e zhvilluara po ashtu edhe në vendin tonë. Duke qenë një vend me ekonomi në zhvillim,
nevoja për vetëdijen e menaxhimit të riskut është shumë e madhe dhe e rëndësishme.
Metodologjia e hulumtimit përbëhet nga të dhënat primare dhe sekondare ku të dhënat primare I
kemi mbledhur përmes pyetësorit të shpërndarë sipas mostrës së rastit tek 43 biznese, ndërsa të
dhënat sekondare përbëhen nga raporte zyrtare të institucioneve dhe organizatave të ndryshme që
operojnë brenda dhe jashtë vendit tonë, poashtu të dhënat sekondare janë të dhëna të marra nga
libra të autorëve të ndryshëm të fushës së hulumtuar.
vii
ABSTRACT
The aim of this study is to analyze the approach of entrepreneurs in Kosovo to risk management
and to identify the factors that influence their risk management practices. Effective risk
management is essential for the sustainable growth and success of businesses in developed
countries as well as in our country. Being a country with a developing economy, the need for
awareness of risk management is very great and important.
The research methodology consists of primary and secondary data, where the primary data was
collected through a questionnaire distributed according to a random sample to 43 businesses,
while the secondary data consists of official reports of various institutions and organizations that
operate inside and outside our country and from books of different authors of the researched field.
This study contributes to the existing literature on risk management and provides practical insights
for policy makers, businesses, and various stakeholders. Fostering a strong risk management
culture among businesses in Kosovo can positively impact their development, competitiveness and
long-term sustainability in a dynamic business environment.
viii
Lista e tabelave
Lista e figurave
Lista e grafikoneve
ix
PËRMBAJTJA
FALËNDERIMI ............................................................................................................................ v
DEKLARATA E ORIGJINALITETIT / AUTORËSISË ........................................................ vi
STATEMENT OF ORIGINALITY / AUTHORITY ............................................................... vi
ABSTRAKTI ............................................................................................................................... vii
ABSTRACT ................................................................................................................................ viii
Lista e tabelave ............................................................................................................................. ix
Lista e figurave ............................................................................................................................. ix
Lista e grafikoneve ....................................................................................................................... ix
I. HYRJA ................................................................................................................................... 1
1.1. Definimi i problemit ....................................................................................................... 2
1.2. Objektivat e punimit ...................................................................................................... 3
1.3. Metodologjia ................................................................................................................... 4
II. RISHIKIMI I LITERATURËS ........................................................................................ 5
2.1. Natyra dhe përkufizimi i riskut .................................................................................... 5
2.1.1. Llojet e risqeve ........................................................................................................ 6
2.1.2. Objektivat e menaxhimit të riskut......................................................................... 7
2.1.3. Menaxhimi i Riskut të ndërmarrjes ...................................................................... 8
2.2. Zhvillimi i bizneseve në Kosovë .................................................................................. 12
2.2.1. Definimi dhe organizimi i bizneseve në Kosovë ................................................. 13
2.2.2. Klima e bërjes së biznesit në Kosovë ................................................................... 15
III. REZULTATET E HULUMTIMIT ................................................................................ 19
3.1. Analiza e rezultateve nga pyetësorët .......................................................................... 19
IV. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME .................................................................. 36
4.1. Konkluzione .................................................................................................................. 36
4.2. Rekomandime ............................................................................................................... 38
V. BURIMET DHE LITERATURA ....................................................................................... 40
SHTOJCË .................................................................................................................................... 42
x
I. HYRJA
Bizneset luajnë një rol jetik në zhvillimin ekonomik të shumë vendeve, përfshirë Kosovën, ku ato
kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në krijimin e vendeve të punës, inovacionit dhe
stabilitetit të përgjithshëm ekonomik. Megjithatë, këto bizneset shpesh përballen me risqe të
shumta që mund të paraqesin sfida të rëndësishme për qëndrueshmërinë e tyre afatgjatë.
Risku është një koncept i rëndësishëm në një sërë fushash shkencore, megjithatë nuk ka konsensus
se si duhet të përkufizohet dhe interpretohet (Aven, 2011).
"Njerëzit e vërtetë" nuk synojnë riskun zero, por ekziston një industri e madhe (formale dhe
joformale) që përpiqet të reduktojë riskun dhe të ndihmojë në balancimin e risqeve të ndryshme
(Adams, 1995). Risku i referohet shkallës së pasigurisë dhe/ose humbjes së mundshme financiare
të natyrshme në një vendim investimi (Hull, 2017).
Ështe e rëndësishme të përballesh me risqe. Ekziston risku i marrjes së një shansi të ri, të provosh
dicka të re, ndoshta të deshtojmë ose të kemi sukses. Sipërmarrësit shpesh rrezikojnë. Duhet një
nivel i caktuar guximi dhe besimi për të hyrë në sipërmarrje dhe për ta bërë atë të suksesshëm.
Marrja e risqeve shpesh shihet si diçka për t'u frikësuar, por kur bëhet siç duhet, mund të çojë në
shpërblime të mëdha (Jobanputra, 2023).
Qasja e ndërmarrësve ndaj menaxhimit të riskut është një temë me rëndësi të madhe, pasi ndikon
drejtpërdrejt në suksesin dhe mbijetesën e bizneseve të tyre. Kështu, praktikat efektive të
menaxhimit të rrezikut mund të ndihmojnë bizneset të minimizojnë humbjet financiare, të mbrojnë
asetet e tyre dhe të rrisin aftësinë e tyre për të kapur mundësitë. Në rastin e Kosovës, ku peizazhi i
biznesit po evoluon cdo herë më shumë, të kuptuarit se si ndërmarrësit i perceptojnë dhe
menaxhojnë risqet në bizneset e tyre është thelbësore për qëndrueshmërinë dhe rritjen e tyre. Risqet
me të cilat përballen bizneset janë shumë të ndërvarura. Bazuar në domosdoshmwrinw qw secili
biznes tw ketw njw sistem efektiv tw menaxhimit tw riskut ne kemi zgjedhur tw hulumtojmw nw
kwtw fushw nw mwnyrw qw sado pak tw ndikojmw pozitivisht nw ngritjen e vetwdijes rreth
rwndwsisw sw njw teme tw tillw. Pyetjet hulumtuese të punimit tonë janë:
1
2. Si e konceptojnë riskun bizneset në vendin tonë, a e konceptojnë si diqka të mirë apo të
keqe?
3. Cilat janë format që ndërmarrësit në Kosovë i përdorin për trajtimin e risqeve?
4. Sfidat kryesore me të cilat ata përballen gjatë procesit të menaxhimit të riskut?
Duke hulumtuar faktorët që ndikojnë në perceptimin e tyre të rrezikut, strategjitë e përdorura për
menaxhimin e rrezikut dhe sfidat me të cilat përballen, mund të fitohen njohuri të vlefshme për të
përmirësuar praktikat e përgjithshme të menaxhimit të riskut të bizneseve në Kosovë dhe ekonomi
të ngjashme.
Ky punim ka për qëllim hulumtimin e qasjes së ndërmarrësve ndaj menaxhimit të riskut me fokus
të veqantë në Kosovë. Hulumtimi synon të kontribuojë në kuptimin e gjendjes aktuale të praktikave
të menaxhimit të riskut në bizneset e Kosovës dhe te ofrojë njohuri të vlefshme për përmirësimin
e qasjes së tyre ndaj menaxhimit të riskut.
2
1.2. Objektivat e punimit
3
1.3. Metodologjia
Metodologjia e hulumtimit përbëhet nga të dhënat primare dhe sekondare ku të dhënat primare I
kemi mbledhur përmes pyetësorit të shpërndarë sipas mostrës së rastit tek 44 biznese, ndërsa të
dhënat sekondare përbëhen nga raporte zyrtare të institucioneve dhe organizatave të ndryshme që
operojnë brenda dhe jashtë vendit tonë, poashtu të dhënat sekondare janë të dhëna të marra nga
libra të autorëve të ndryshëm të fushës së hulumtuar.
Një pyetësor anketues është zhvilluar për të mbledhur të dhëna sasiore mbi qasjen e ndërmarrësve
ndaj menaxhimit të riskut. Ky pyetësor përfshinë pjesë që lidhen me përceptimin e riskut,
strategjitë e menaxhimit të riskut të përdorura dhe sfidat me të cilat përballen.
4
II. RISHIKIMI I LITERATURËS
Risku është një pjesë e qëndrueshme e jetës dhe është i pranishëm në fusha të ndryshme, duke
përfshirë financat, shëndetin, mjedisin, teknologjinë dhe aktivitetet e përditshme. Risku është një
ngarje e mundshme në të adhmën që mund të ketë ndikim pozitiv dhe negativ. Perceptimi i riskut
lind nga perceptimi ynë dhe kuantifikimi i pasigurisë. Risku mund të përkufizohet si mundësia që
kthimi aktual nga një investim të jetë më i vogël se ai i parashikuar ([Link], 2009).
Në mjediset shkencore dhe në kontekstet aktuariale dhe financiare, risku zakonisht shprehet në
termat e probabilitetit të shfaqjes së ngjarjeve të pafavorshme. Risku i biznesit mund të
përkufizohet si pasiguri ose ngjarje të papritura, të cilat janë jashtë kontrollit. Me fjalë të thjeshta,
mund të themi se risku i biznesit nënkupton një shans për të pësuar humbje ose më pak fitim sesa
pritej. Këta faktorë nuk mund të kontrollohen nga sipëmarrësit dhe mund të rezultojnë në rënie të
fitimit ose mund të çojnë edhe në humbje (TOPPR).
Hapi i parë në përcaktimin e "riskut" është përcaktimi se cilat pasoja duhet të përfshijë. Nocioni i
"riskut" dhe degëzimet e tij përshkojnë proceset e vendimmarrjes në jetën e secilit individ dhe
rezultatet e biznesit dhe të vetë shoqërisë. Në të vërtetë, risku dhe mënyra se si menaxhohet, janë
aspekte kritike të vendimmarrjes në të gjitha nivelet. Sipas Peter Drucker, sa herë që shihni një
biznes të suksesshëm, dikush dikur mori një vendim të guximshëm.
Shumica e risqeve janë të ndërlidhura. Kur merren së bashku, ato ofrojnë një masë
gjithëpërfshirëse të riskut për firmën ose një familje. Efektet negative të shumicës së risqeve mund
të zbuten duke i transferuar ato te kompanitë e sigurimit. Risqet që mund të rikuperohen quhen
risqe të sigurueshme. Risqet për të cilat nuk ka mbrojtje quhen risqe të pasigurueshme.
Natyra e riskut i referohet karakteristikave dhe elementeve që lidhen me rreziqet ose pasiguritë e
mundshme që mund të kenë pasoja ose ndikim negativ tek individët, organizatat ose sistemet.
5
2.1.1. Llojet e risqeve
Ka disa lloje të risqeve që sipërmarrësit duhet të jenë të vetëdijshëm dhe t'i menaxhojnë. Këtu janë
disa kategori të zakonshme të risqeve (Indeed, 2022):
• Risku ligjor. Një risk ligjor është një lloj specifik i riskut të pajtueshmërisë që ndodh kur
një kompani dështon të ndjekë rregullat e qeverisë për kompanitë. Risqet ligjore mund të
rezultojnë në padi të shtrenjta dhe një reputacion negativ për kompanitë. Disa lloje të
risqeve ligjore për kompanitë janë:
o Risqet kontraktuale: Një risk kontraktual ndodh kur një kompani nuk përmbush
detyrimin ose detyrimet në një kontratë biznesi.
o Risqet e mosmarrëveshjeve: Një risk mosmarrëveshjesh ndodh kur një konflikt
ligjor me një klient, palë të interesuara ose anëtar të komunitetit ndërpret proceset
e një biznesi.
o Risqet rregullatore: Një risk rregullator mund të ndodhë nëse një rregullator
qeveritar tërheq licencën e një kompanie për të vepruar.
• Risku strategjik. Një risk strategjik ndodh kur strategjia e biznesit të një kompanie është
e gabuar ose drejtuesit e saj nuk arrijnë të ndjekin fare një strategji biznesi. Një kompani
mund të dështojë në arritjen e qëllimeve të saj për shkak të risqeve strategjike.
• Risku i reputacionit. Një risk reputacioni kërcënon pozicionin e një kompanie ose
opinionin publik. Risqet e reputacionit mund të rezultojnë në një ulje të fitimit dhe mungesë
besimi midis aksionarëve të kompanisë.
• Risku operacional. Risku operacional ndodh kur aktivitetet e përditshme të një biznesi
kërcënojnë të ulin fitimet e tij. Sistemet e brendshme ose faktorët e jashtëm mund të
shkaktojnë rreziqe operacionale për kompanitë. Këtu janë disa lloje specifike të risqeve
operacionale:
o Gabimet e punonjësve: Një biznes mund të përjetojë një kërcënim për operacionet
e tij nëse punonjësit bëjnë gabime të rëndësishme në punë.
o Dëmtimi i aseteve: Një fatkeqësi natyrore mund të dëmtojë asetet fizike të një
kompanie, që është një risk operacional.
o Mashtrimi i jashtëm: Kur një kompani përjeton mashtrim të jashtëm, siç është
vjedhja nga një palë e tretë, vjedhja paraqet një risk operacional për kompaninë.
6
• Risku i sigurisë. Një biznes mund të përjetojë një risk sigurie nëse nuk arrin të krijojë ose
ndjekë strategjitë e sigurisë kibernetike. Trajnimi joefektiv për punonjësit, mungesa e
testimit të softuerit dhe politikat e pamjaftueshme për përditësimet e sigurisë mund të vënë
në risk financat dhe reputacionin e një kompanie.
• Risku financiar. Risqet financiare mund të ndodhin kur një kompani nuk kryen detyra të
menaxhimit të borxhit ose planifikimit financiar. Ndryshimet ose humbjet e tregut mund
të kërcënojnë gjendjen financiare të një kompanie. Këtu janë disa lloje të risqeve financiare
për bizneset:
o Risku i monedhës: Një biznes mund të përjetojë rreziqe të monedhës në
marrëdhëniet e biznesit ndërkombëtar, sepse vlera e një monedhe të huaj mund të
zhvlerësohet papritur.
o Risku i mospagimit: Marrja e një kredie biznesi me interes më të madh sesa mund
të përballojë një kompani mund ta vendosë një kompani në risk të mospagimit të
kredisë.
o Risku i likuiditetit: Një kompani përballet me një risk likuiditeti kur nuk mund t'i
konvertojë shpejt aktivet e saj në para.
• Risku i konkurrencës. Një risk konkurrence mund të ndodhë kur një konkurrent merr një
pjesë në rritje të tregut për një produkt ose shërbim. Nganjëherë quhet risk komoditeti,
sepse mund të rezultojë nga fakti se drejtuesit e një kompanie bëhen aq të kënaqur me
performancën e një kompanie saqë nuk arrijnë të bëjnë përmirësime të vazhdueshme me
produktet ose shërbimet e kompanisë.
Objektivi i menaxhimit të riskut është të identifikojë rikun në një fazë të hershme dhe të marrë
hapat ose masat e nevojshme për të zbutur efektet e tij të dëmshme. Objektivat e menaxhimit të
riskut janë si më poshtë (EduPristine, 2022):
7
zonave ku mund të ndodhin humbje dhe përcaktimin e mënyrës më të mirë për të trajtuar
risqe të ndryshme.
2. Matja. Objektivi tjetër është matja e riskut. Pasi të përfundojë hapi i lartpërmendur, hapi
tjetër përfshin krijimin e një sistemi për të matur risqet e identifikuara dhe për të përcaktuar
ndikimin e tyre të mundshëm.
3. Monitorimi. Objektivi tjetër i menaxhimit të riskut përfshin monitorimin e vazhdueshëm
pasi të përfundojnë dy hapat e parë, që janë identifikimi dhe matja e risqeve.
4. Kontrolli. Objektivi i menaxhimit të riskut është të kontrollojë risqet. Kur risqet e
mundshme identifikohen, maten dhe monitorohen, atëherë objektivi përfundimtar është
gjetja e mënyrave për të trajtuar ose kontrolluar ato risqe. Çdo biznes duhet të marrë
parasysh madhësinë e riskut dhe ta krahasojë atë me koston e kontrollit të tij. Ndihmon në
vlerësimin nëse risku ia vlen të shpenzosh kohë dhe para. Risqet mund të kontrollohen
përmes cilësdo prej katër metodave, të cilat janë transferimi, trajtimi, tolerimi dhe
përfundimi.
5. Transferimi. Risqet mund të barten duke përdorur kontratat. Kjo është e mundur përmes
kontratave të shitjes ose sigurimit.
Të gjitha organizatat, pavarësisht nga madhësia, duhet të kenë një menaxhim të fuqishëm të riskut.
Kjo për shkak se menaxhimi i riskut ndihmon në identifikimin dhe kontrollin në mënyrë proaktive
të kërcënimeve dhe dobësive që mund të ndikojnë negativisht në organizatë. Menaxhimi i riskut
është të gjitha aktivitetet e koordinuara për të drejtuar dhe kontrolluar një organizatë në lidhje me
riskun (Aven, 2011).
Pra, cili është qëllimi i menaxhimit të riskut? E thënë thjesht, menaxhimi i riskut synon të mbrojë
një organizatë nga humbjet ose kërcënimet e mundshme për funksionimin e saj të vazhdueshëm.
Kjo mund të përfshijë humbje financiare, dëmtim të reputacionit të organizatës ose dëmtim të
punonjësve.
8
Pasi të jetë identifikuar një risk, atëherë është e lehtë për ta zbutur atë. Menaxhimi i risqeve të një
sipërmarrjeje është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e menaxhmentit të saj dhe jo e aksionarëve të saj
(Lam, 2014).
Menaxhimi i riskut do të jetë një pikë qendrore kryesore e vendimmarrjes së biznesit dhe shoqërisë
në shekullin e njëzet e një. Mungesa themelore e menaxhimit të riskut (dhe mosvëmendja ose
paaftësia e rregullatorëve për të kontrolluar dështime të dukshme) është një faktor i rëndësishëm
kontribues në kriza dhe katastrofa të shumta ekonomike.
Menaxhimi i riskut ofron një kornizë për vlerësimin e mundësive për fitim, si dhe për matjen e
kërcënimeve për humbje. Pa matur riskun, ne nuk mund të përcaktojmë se çfarë veprimi të
alternativave të disponueshme duhet të ndërmarrë ndërmarrja për të optimizuar shkëmbimin risk-
shpërblim.
Menaxherët e riskut të sotëm eksplorojnë të gjitha riqet së bashku dhe marrin në konsideratë
korrelacionet midis risqeve dhe menaxhimit të tyre.
Është e rëndësishme që organizatat të kenë një plan të menaxhimit të riskut. Një plan i menaxhimit
të riskut përmban të gjitha risqet e vlerësuara me të cilat po përballet organizata dhe hapat përkatës
të vendosur për të zbutur ato risqe (SafetyCulture, 2023). Menaxhimi i riskut siguron njohuri të
mjaftueshme për çdo kërcënim përkatës të disponueshëm për vendimmarrje. Dhe më pas, ajo merr
hapat e nevojshëm për të reaguar dhe për të zbutur të gjitha risqet prioritare. Menaxhimi i riskut
monitoron gjithashtu efektivitetin e këtyre masave zbutëse pasi ato të jenë vendosur (Sodah, 2023).
Vendimet e menaxhimit të rrezikut varen nga natyra e rreziqeve të identifikuara, shpeshtësia dhe
ashpërsia e parashikuar e humbjeve, analiza kosto-përfitim dhe përdorimi i matricës së menaxhimit
të rrezikut në kontekstin e kushteve të tregut të jashtëm. Menaxhimi i rrezikut është një proces i
rëndësishëm sepse fuqizon një biznes me mjetet e nevojshme në mënyrë që ai të mund të
identifikojë në mënyrë adekuate dhe të përballet me rreziqet e mundshme. Procesi i Menaxhimit
të Riskut – është një aplikim sistematik i politikave, procedurave dhe praktikave të menaxhimit
për të komunikuar, konsultuar, krijuar kontekstin dhe për të identifikuar, analizuar, vlerësuar,
trajtuar, monitoruar dhe rishikuar rrezikun (Sodah, 2023).
9
Figura 1. Hapat e Procesit të Menaxhimit të Riskut (Burimi: Horwath, 2023)
Procesi I menaxhimit të riskut fillon (Horvath, 2023): Hapi i parë në një proces të suksesshëm të
menaxhimit të rrezikut është identifikimi i llojit të rrezikut me të cilin organizata po merret
aktualisht ose mund të përballet në të ardhmen. Pasi të gjitha risqet e mundshme për organizatën
janë identifikuar në hapin e mëparshëm, i cili do t'i çojë ekipet të analizojnë këto risqe. Analiza e
riskut duhet t'i përgjigjet pyetjeve të mëposhtme:
Pas përfundimit të një analize të plotë të risqeve, ato duhet të renditen sipas ashpërsisë dhe më pas
të prioritizohen. Risqet e ulëta nuk kërkojnë domosdo ndërhyrje nga drejtuesit e lartë, por risqet e
larta kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Pasi të jenë analizuar dhe prioritizuar risqet, është koha
për të ndërmarrë veprime. Çdo risk për organizatën ose projektin duhet ose të eliminohet ose të
përmbahet. Një aspekt i trajtimit efektiv të riskut është përdorimi efikas i burimeve pa humbur
progresin e bërë në projektet aktive. Disa risqe mund të jenë të vazhdueshme dhe të përfshijnë
risqe të jashtme si risqe të tregut dhe risqe mjedisore. Ato duhet të monitorohen vazhdimisht për
ta bërë procesin e zbutjes më efektiv.
10
• Zbut efektin e riskut.
• Udhëzues për përgatitjen e një plani emergjence për të reaguar ndaj riskut.
• Pranimi i riskut. Kur një organizatë vendos të pranojë risqet që lidhen me një situatë të
caktuar. Me këtë lloj administrimi të riskut, kompania ka pranuar se nuk ia vlen kostoja
dhe përpjekjet për të zbutur ngjarjet që mund të ndodhin për shkak të riskut.
• Transferimi i riskut. Kur një organizatë i zhvendos risqet te një palë tjetër, si [Link]. përmes
sigurimit. Për shembull, kur një person ose një organizatë merr sigurim, risku financiar i
lidhur me një ngjarje fatkeqe i transferohet kompanisë së sigurimit. Transferimi i riskut te
siguruesit ul nivelin e rrezikut për shoqërinë në tërësi. Në transferimin e riskut tek
siguruesit ndryshon rreziku i humbjes ose pa humbje me të cilin përballemi.
• Shmangia e Riskut. Kur një organizatë ndërmerr hapa për të parandaluar ose shmangur një
risk të veçantë që të ndodhë si një lëndim, sëmundje ose vdekje. Kompania zbut risqe të
tilla duke mos u përfshirë në aktivitete ose situata të rrezikshme.
• Reduktimi i riskut dhe parandalimi i humbjeve. Parandalimi dhe reduktimi i humbjeve janë
kur një organizatë ndërmerr hapa ose metoda për të reduktuar ndikimin e një riskut të
veçantë që ndodh. Ai kombinon pranimin e riskut pasi pranon riskun e përfshirë, duke u
fokusuar gjithashtu në mënyrën se si të zvogëlohet dhe frenohet humbja nga përhapja.
• Ndarja e riskut. Ndarja e riskut është kur një organizatë shpërndan riskun për të gjithë
ekipin. Kjo metodë heq barrën e ngjarjeve problematike tek një departament dhe e ndan
atë me të tjerët, në mënyrë që ata që mund të ndihmojnë dhe ofrojnë mbështetje për atë
problem, të mund të ndihmojnë dhe kontrollojnë ato risqe.
11
2.2. Zhvillimi i bizneseve në Kosovë
Biznesi i referohet një entiteti ose organizate sipërmarrëse që ushtron veprimtari profesionale.
Bizneset janë shtylla kurrizore e zhvillimit ekonomik në të gjithë botën. Ato kanë një rol të
rëndësishëm për punësimin, të ardhurat dhe ndryshimet shoqërore, veçanërisht në ekonomitë në
tranzicion (Krasniqi, 2012).
Ecuria ekonomike e Kosovës dhe e rajoneve të tjera shqiptare gjatë viteve 1913-1914 mund të
ndiqet në faza si rezultat i ndryshimeve të dallueshme politike. Si rezultat, gjatë fazës së parë të
konfliktit, nga viti 1913 deri në vitin 1915, zona përjetoi vetëm shkatërrime, vjedhje dhe
shpërngulje të popullit shqiptar; si rezultat, ekonomia ra në kolaps. Zhvillimi ndodhi
jashtëzakonisht ngadalë midis 1925 dhe 1949; në vitet 1940, kishte afërsisht 4,000 dyqane
artizanale në Kosovë, që punësonin 13–14,000 njerëz. Epokat e tjera ishin po aq të vështira për
Kosovën. Ndërsa në kohët e fundit, ekonomia private e Kosovës filloi të rritet në pjesën e dytë të
viteve 1990. Themelimi i qeverisë shtypëse serbe në Kosovë në vitet 1989/1990 bën që shkalla e
zhvillimit të sektorit privat të fillojë të bjerë pas një periudhe të rritjes së shpejtë ndërmjet viteve
1985 dhe 1990. Në vitet 1991-1995, kjo rënie vazhdoi. (Beqiri, 2023).
Nga viti 1999 ekonomia e vendit ka qenë kryesisht e mbështetur nga ndihma ndërkombëtare,
sektori publik dhe remitancat (World Bank, Doing Bussines, 2010). Mjedisi ekonomik dhe
financiar i ndërmarrjeve tashmë karakterizohet nga globalizimi i tregjeve të mallrave, të
shërbimeve të kapitaleve, nga formimi i konkurrencës, nga krijimi i shoqërisë së informacionit dhe
nga kërkesa e detyrueshme që të ketë rentabilitet për aksionarët (Amelon, 2006). Vendet e
zhvilluara I kushtojnë rendësi të madhe ndërmarresve, andaj edhe shteti I Kosovës është hapave të
duhur për një mbështetje sistematike, si në aspektin legislative ashtu edhe në krijimin e kushteve
të mira për të zhvilluar aktivitetin e tyre (Beqiri, 2019). Bankat komerciale, institucionet
mikrofinanciare, grantet e donatorëve dhe fondet e brendshme janë burimet kryesore të financimit
për NVM-të.
12
ndërkombëtare dhe agjencitë zhvillimore, kanë ndërmarrë disa iniciativa për të mbështetur NVM-
të. Këto përfshijnë ofrimin e ndihmës financiare, ofrimin e programeve të trajnimit dhe ngritjes së
kapaciteteve, thjeshtimin e proceseve të regjistrimit të biznesit dhe promovimin e sipërmarrjes dhe
inovacionit përmes programeve dhe stimujve të ndryshëm. NVM-të gjithashtu nxisin inovacionin,
promovojnë konkurrencën dhe nxisin zhvillimin ekonomik.
Sipas shume analizave vërehet se Kosova ende ballafaqohet me nje jostabilitet të zhvillimit të
bizneseve.
Në Kosovë, në vitin 2019 janë regjistruar 10.004 ndërmarrje. Nga ndërmarrjet e regjistruara, numri
i madh i ndërmarrjeve të regjistruara ishin Mikro ndërmarrjet 9.880 apo 98.8 % ndërsa për faqet e
vogla të vogla, të mesme dhe të mëdha ishin më të vogla, këto mund të vëreni edhe përmes tyre të
vogla 4.
13
Table 1. Numri i bizneseve sipas numrit të të punësuarve në Kosovë
Klasifikimi Numri I të punësuarve Numri I Ndërmarrjeve %
Micro 1-9 71,023 95%
Small 10-49 3,140 4.2%
Medium sized 50-249 524 0.7%
Large 250 and up 74 0.1%
Total 74,761 100%
Burimi: Agjencia e Statistikave në Kosovë, Vjetari statistikor i Kosovës 2020
Mënyra e organizimit të bizneseve është si në vijim (LLC, 2023):
14
emrin e plotë të Shoqërisë së Huaj Tregtare me prapashtesën “Dega në Kosovë” ose shkurtesën
“D.K”.
- Zyra e Përfaqësisë së Shoqërisë së Huaj Tregtare: Emri Zyrtar i Zyrës së Përfaqësisë së
Shoqërisë së Huaj Tregtare në Kosovë duhet të përfshijë emrin e plotë të Shoqërisë së Huaj
Tregtare me prapashtesën “Zyra e Përfaqësisë në Kosovë” ose shkurtesën “Z.P.K”.
- Ndërmarrjet shoqërore: Ndërmarrje shoqërore do të thotë një person juridik që shumica e
aseteve dhe kapitali janë në pronësi shoqërore. Këto ndërmarrje deri në privatizim monitorohen
dhe regjistrohen nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit sipas Ligjit Nr.06/L-016 për Shoqëritë
Tregtare.
- Ndërmarrjet publike: Ndërmarrja Publike është ndërmarrje e cila kryen veprimtarinë e interesit
të përgjithshëm, që është e themeluar nga shteti. Ndërmarrja publike monitorohet nga Qeveria
dhe organizohen si Shoqëri Aksionare në përputhje me ligjin në fuqi mbi shoqëritë tregtare.
Të gjitha interesat pronësore në një ndërmarrje publike do të përfaqësohen me aksione dhe të
gjitha këto aksione duhet të jenë të regjistruara.
- Kooperativat bujqësore: Kooperativa bujqësore është një shoqëri tregtare e krijuar nga personat
fizikë apo juridik të cilët duhet të jenë të gjithë bujq që kontribuojnë me pronën e vet private
në kapitalin aksionar. Kooperativa e Bujqëve themelohet nga së paku pesë (5) bujq, që janë
nënshkrues të detyrimeve. Për themelimin e Kooperativës është e nevojshme kapitali dhe
kapitali ndahet në aksione të vlerës së barabartë me vlerë minimale prej 10€. Sa i përket
struktures menaxhuese Drejtori i kooperatives nuk mund të jetë anëtar i kooperativës.
Kosova përballet me pengesa të mëdha në zhvillimin e një mjedisi të favorshëm për biznesin sepse
është ende në fazat e hershme të procesit të tranzicionit dhe shtetndërtimit. Përkundër nevojës
ekzistuese dhe stimujve për progres, ende nuk është hartuar një strukturë efikase e politikave që
mund të përmirësojë mjedisin e biznesit të Kosovës, ndërkohë që shumë nga institucionet
përgjegjëse për rritjen e biznesit nuk kanë zgjidhje inovative për të trajtuar këto dështime të mëdha
të politikës së brendshme (Rogova, 2012).
Kosova ka një ekonomi të tregut të hapur, dhe tregu përcakton normat e interesit. Bankat
individuale kryejnë analiza të rrezikut dhe përcaktojnë alokimin e kredisë. Investitorët e huaj dhe
15
vendas mund të marrin kredi në tregun vendas. Aksesi në kredi për sektorin privat dhe produktet
financiare janë të kufizuara, por gradualisht po përmirësohen (STATE, 2022).
Forcimi i mjedisit të biznesit në Kosovë është një teknikë që do të nxiste rritjen e investimeve të
huaja direkte, duke përshpejtuar gjithashtu institucionalizimin e kushteve konkurruese si për rritjen
e kompanive vendore ashtu edhe për investimet e biznesit ndërkombëtar në Kosovë.
Në Raportin e Treguesve të të Bërit Biznes 2020 të Bankës Botërore, Kosova renditet e 57-ta në
botë, duke konfirmuar progresin e madh të Kosovës në zbatimin e reformave dhe përmirësimin e
klimës së biznesit në vend.
Raporti i të bërit biznes synon të masë rregullat e të bërit biznes për ndërmarrjet e vogla dhe të
mesme në një vend. Ky raport bazohet në dhjetë tregues. Dhjetë treguesit e Raportit të të bërit
biznes që përdoren edhe për Kosovën, janë (et al Prof. Ass. Dr. Drita Krasniqi, 2019):
• Fillimi i biznesit;
• Marrja e lejes së ndërtimit;
• Sigurimi i energjisë elektrike;
• Regjistrimi i pronësisë;
• Marrja e kredive;
• Mbrojtja e investitorëve;
• Pagesa e taksave;
• Tregtia përtej kufijve;
• Zbatimi i kontratave.
Vendi është ende duke u rikuperuar nga dhuna shkatërruese dhe trazirat civile që përfshiu rajonin
në fund të viteve 1990. Ekonomia është shumë e paqëndrueshme, me një shkallë të ulët të krijimit
të vendeve të punës dhe një shkallë të lartë të papunësisë.
16
Table 2. Renditja e barrierave sipas madhësisë së bizneseve
Ekziston gjithashtu një mungesë e madhe e infrastrukturës dhe burimeve, duke e bërë të vështirë
krijimin e një biznesi të suksesshëm. Për më tepër, qeveria nuk i ka zhvilluar ende plotësisht
politikat e saj ekonomike, gjë që mund të çojë në pamundësinë e disa pronarëve të bizneseve të
konkurrojnë ose të kenë sukses (FasterCapital, 2023).
17
ndajnë një pjesë të fitimeve të tyre për të kryer punë. Këto ryshfete mund të konsiderohen
‘taksa jo formale’ të shtuara tek bizneset.
• Barrierat financiare: Bazuar në vlerësimin e bizneseve del që ‘kostoja e financimit’
rangohet si barriera më e lartë në këtë grup.
• Mungesa e ligjeve: Niveli jo I kënaqshëmi zbatimit të ligjit është identifikuar si një nga
sfidat kryesore me të cilat përbllaet sektori privat në Kosovë. Si bizneset ashtu edhe
investitorët e huaj kërkojnë ambient stabil dhe sundimin e ligjit në rastet kur mendojnë të
investojnë, përndryshe investimet e tyr do të ishin të pasiguruara.
• Barrierat fiskale: Barrierat fiskale mendohen të jenë deri diku sfiduese për firmat e
intervistuara.Në barriera fiskale hyn normat e tatimore, dogana dhe administrata tatimore.
• Mungesa e energjisë elektrike: Për bizneset në Kosovë, ende mbetet problem furnizimi
me energji elekritke, edhe pse vitet e fundit është bërë një përmisim i dukshëm në këtë
drejtim. Përmirësimi i furnizimit me energji elektrike është prioritet per lehtsimin e
kushteve për afarizëm dhe ngritjen e prodhimtarisë vendore.
18
III. REZULTATET E HULUMTIMIT
Rezultatet e këtij pyetësori janë sasiore të cilat janë mbledhur, analizuar dhe më pas janë paraqitur
përmes të dhënave statistikore përshkruese. Në anketë mostra e përzgjedhur ka qenë mostër e
rëndomtë dhe kanë marrë pjesë 43 biznese.
19
3.1.2. Llojet e bizneseve
Bazuar në rezultatet e gjeneruara sipas përgjegjjeve të dhëna nga ndërmarrësit, 39.5% të bizneseve
të anketuara ishin Mikro Biznese me më pak se 10 punëtor. Ndërsa pjesa tjetër prej 23.3% ishin
biznese të vogëla, 23.3% biznes i mesëm dhe pjesa tjetër ishin të llojit biznes i madh.
20
3.1.3. Format organizative të bizneseve
Se sa mirë e njohin riskun, 41.9% e të anketuarëve janë përgjigjur se e njohin mesatarisht riskun,
27.9% janë përgjigjur se e njohin shumë mirë, 16.3% janë përgjigjur se e njohin disi riskun, 9.3%
e njohin jashtëzakonisht dhe një pjesë tjeter e vogël janë përgjigjur së nuk kan aspak njohuri për
riskun.
21
Grafiku 4. Njohuritë rreth konceptit menaxhimi i riskut (Burimi: Autori)
Bazuar në rezultatet e gjeneruara sipas përgjegjjeve të dhëna nga ndërmarrësit, 46.5% të bizneseve
e konceptojnë riskun si dicka të mire, 30.2% e konceptojnë si dicka të mirë dhe të keqe, 14% të
bizneseve të anketuara e shohin riskun si dicka të keqe përderisa 9.3% nuk kan zgjedhur asnjëren
nga këto.
22
3.1.6. Risqet sipas rendësisë për bizneset
Rëndësia e risqeve për bizneset ndryshon dhe varion. Risqet e tregut (55.8%) dhe risqet financiare
(53.5%) shihen të jenë risqet më me rëndësi për bizneset e anketuara. 44.2% besojnë se risqet
rregullatore dhe ligjore janë të rendesishme per bzinesin e tyre duke vazhduar tutje me me 51.2%
që mendojnë se risqet teknologjike dhe risqet e burimeve njerëzore janë të rëndësishmë për ta.
Risqet konkurruese shihen si të rëndësishmë për 39.5% të të anketuarëve dhe 16.3% risqet
operacionale.
Grafiku 6. Klasifikimi i risqeve sipas rëndësisë nga ana e bizneseve (Burimi: Autori)
Bazuar në rezultatet e gjeneruara sipas përgjegjjeve të dhëna nga ndërmarrësit, 67.4% të bizneseve
e shohin si të rëndësishme menaxhimin e riskut përderisa 20.9% nuk e shohin si të rëndësishme.
11.6% janë përgjigjur se nuk janë të sigurtë
23
Grafiku 7. Rëndësia e menaxhimit të risqeve për suksesin e biznesit (Burimi: Autori)
Bazuar në rezultatet e gjeneruara sipas përgjegjjeve të dhëna nga ndërmarrësit, 34.9 % të bizneseve
i vlerësojnë risqet në baza mujore, 27.9% i vlerësojnë në baza tremujore, 16.3% në baza javore,
9.3% në baza vjetore dhe pjesa tjetë sipas nevojës.
24
3.1.9. Mjetet për identifikimin e risqeve
Metodat që përdorin bizneset për identifikimin e risqeve janë të ndryshme, 65.1% përdorin
hulumtimet e ndryshme për identifikimin e risqeve, 55.8% përdorin analiza financiare, 41.9%
përdorin metodën e rishikimit të të dhënave, analiza SWOT 30.2% ndërsa sesionet Brainstorming
23.3%, Intervistat 25.6% dhe metoda e hulumtimit të industrisë 2.3%.
25
3.1.10. Prioritizimi i risqeve
Pas identifkimit të risqeve, 53.5% të bizneseve i prioritizojnë risqet në bazë të ndikimit financiar,
25.6% sipas kategorisë së risqeve, kurse 20.9% i prioritizojnë sipas mundësise së tyre të shfaqjes
.
26
3.1.11. Trajtimi i risqeve
Bazuar në të dhënat e mbledhura, 53.5% të të anketuarëve menaxhojnë apo zbusin riskun sipas
mënyrës së reduktimit të riskut. 44.2% transferojnë risun tek një palë tjetër, 34.9% pranojnë riskun
duke e toleruar atë dhe 32.6% shmangin riskun.
27
3.1.12. Roli i faktorëve të jashtëm në risqet e bizneseve
Sipas 39.5% të të anketuarëve faktorët e jashtëm si kushtet ekonomike, stabiliteti politik apo edhe
të tjera ndikojnë në menyrë të moderuar në risqet me të cilat përballen ata. 30.2% besojnë se
ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme. 18.6 % besojnë se pak, 9.3% plotësisht dhe një pjesë tjetër
e vogël mendojnë se nuk ndikojnë aspak.
28
3.1.13. Kultura e përgjithshme e riskut brenda organizatës
Kulturën e përgjithshme të riskut brenda organizatës së tyre 60.5% e vlerësojnë si neutrale. 18.6%
si të fortë, 14% si të dobët dhe pjesa tjetër me përqindje më të vogël e vlerësojne si shumë të dobët
dhe shumë të fortë.
Grafiku 13. Vlerësimi i kulturës së përgjithshme të riskut brenda organizatës (Burimi: Autori)
29
3.1.14. Përfshirja e stafit në procesin e menaxhimit të riskut
Bazuar në të dhënat e mbledhura, 39.5% të bizneseve janë përgjigjur se punonjësit e tyre janë të
përfshirë mesatarisht në procesin e menaxhimit të riskut, 30.2% janë përgjigjur se janë pak të
përfshirë. 16.3% shumë të përfshire, 11.6% pak të përfshirë dhe përqindja tjetër janë përgjigjur se
punonjësit e tyre janë plotësishtë të përfshirë.
30
3.1.15. Informatat rreth risqeve
Bazuar në të dhënat e mbledhura, 48.8% qëndrojnë të përditësuar për risqet e reja nga konsulentët
ose këshilltarët e biznesit, 44.2% nga hulumtimet e rregullta vetanake, 41.9% nga shoqatat
profesionale, 34.9% nga burimet qeveritare dhe 25.6% nga publikimet e industrisë.
31
3.1.16. Praktikat aktuale të menaxhimit të risqeve
Bazuar në të dhënat e mbledhura, 55.8% të të anketuarëve kanë marrë trajnim apo edukim formal
mbi menaxhimin e riskut ndërsa 44.2% nuk kanë marrë.
32
3.1.18. Vëmendja që i kushtohet menaxhimit të riskut nga ana e bizneseve
Grafiku 18. Niveli i vëmendjes që i kushtohet menaxhimit të riskut nga ana e bizneseve (Burimi:
Autori)
Bazuar në të dhënat e mbledhura, rreth 65.1% e bizneseve janë përgjegjur se kanë pronarë të gjinise
mashkullore, 27.9% të gjinisë femërore dhe 7% dy gjinitë tek ortakëritë.
33
3.1.20. Mosha e pronarit të biznesit
Nga të dhënat e mbledhura vërejmë se 41.9% e pronarëve të bizneseve kanë qenë të moshës 26-
35, 27.9% kanë qenë të moshës 36-45, 18.6% të moshës 18-25 dhe 11.6% të moshës 46-55.
34
3.1.22. Përvoja në biznes
Nga rezultatet vërejmë se 46.5% të pronarëve në anketë kanë përvojë në biznes 6-10 vite, 27.9%
kanë përvojë 1-5 vite, 7% -11 deri në 15 vite, 14% kanë përvojë më shumë se 16 vite dhe pjesa
tjetër kanë përvojë më pak se 1 vit.
35
IV. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME
4.1. Konkluzione
Përmes këtij punimi ne kemi analizuar qasjen e ndërmarrësve ndaj menaxhimit të riskut me fokus
në Kosovë, kemi analizuar se si ata e përceptojnë riskun, si e trajtojnë atë dhe çështje të tjera që
lidhen me menaxhimin e riskut nëpër biznese. Menaxhimi i riskut është një aktivitet thelbësor për
çdo firmë, pavarësisht nga madhësia dhe lloji. Qëllimi kryesor i menaxhimit të riskut është të
mbrojë organizatën nga humbjet dhe risqet e mundshme që mund të rrezikojnë operacionet e saj.
Organizata mund të zvogëlojë risqet dhe të përmirësojë rezultatet duke zbuluar dhe kontrolluar
kërcënimet dhe dobësitë. Mbështetur në objektivat dhe pyetjet hulumtuese hulumtuese të punimit
si dhe përmes rezultateve të gjeneruara nga të dhënat e mbledhura në kemi arritur në disa
konkluzione dhe rekomandime të cilat do t’i elaborojmë mëposhtë.
Sipas gjetjeve bizneset në Kosovë e konceptojnë riskun si dicka të mire mirëpo ende ekziston
nevoja për trajnime dhe edukim formal mbi njohjen e menaxhimit të riskut dhe se nuk janë të
kënaqur me praktikat aktuale që ata ushtrojnë në bizneset e tyre mbi menaxhimin e riskut.
Gjithashtu nuk ekziston një kulturë e mirë e menaxhimit të riskut, e cila bënë që organizata të bëhet
më e ndjeshme ndaj kërcënimeve dhe pasigurive të mundshme.
Bizneset e interesuara në menaxhimin e riskut përballen me një mori sfidash që rrjedhin nga
kompleksiteti i risqeve, kufizimet e të dhënave, barrierat e komunikimit, presionet rregullatore,
kufizimet e burimeve dhe peizazhi gjithnjë në ndryshim i kërcënimeve në zhvillim. Kapërcimi i
këtyre sfidave kërkon një qasje proaktive dhe bashkëpunuese, me një theks të fortë në
përshtatshmërinë dhe përmirësimin e vazhdueshëm në proceset e menaxhimit të riskut.
Sipërmarrësit në Kosovë fillimisht identifikojnë risqet e mundshme që mund të ndikojnë në
bizneset e tyre. Kjo përfshin kryerjen e vlerësimeve të riskut për të kuptuar gjasat dhe ndikimin e
mundshëm të secilit risk në operacionet e tyre.
Tek bizneset në Kosovë shqetësim është edhe mos përfshirja e punonjësve në menaxhim të riskut
duke bërë të vështire menaxhimin e riskut për shkak se mungojnë perspektiva të ndryshme. Duke
qenë se punonjësit janë pjesëmarrës aktiv në operacionet e organizatës, mund të kenë ide dhe
36
njohuri të vlefshme dhe duke mos i përfshirë, organizata mund të humbasë mundësitë për
inovacione dhe përmirësim të vazhdueshëm.
Si përfundim, një qasje proaktive dhe gjithëpërfshirëse e menaxhimit të riskut është kritike për
suksesin e ndërmarrësve në Kosovë. Sipërmarrësit mund të negociojnë pasiguritë, të minimizojnë
risqet e mundshme dhe të pozicionojnë firmat e tyre për sukses afatgjatë në një mjedis që ndryshon
me shpejtësi duke adoptuar ndërgjegjësimin për riskun, duke ndërtuar strategji të fuqishme, duke
promovuar bashkëpunimin dhe duke angazhuar stafin e tyre.
37
4.2. Rekomandime
➢ Duke pasur parasysh mjedisin dinamik dhe sfidues të biznesit, ndërmarrësit duhet të
adoptojnë një mentalitet proaktiv dhe strategji efektive për të identifikuar, vlerësuar dhe
zbutur risqet.
➢ Ndërmarrësit në Kosovë duhet t'i japin përparësi menaxhimit të riskut si pjesë integrale e
procesit të tyre të vendimmarrjes.
➢ Ndërmarrësit duhet të përqafojnë një kulturë të ndërgjegjësimit për riskun dhe
përshtatshmërisë. Kjo përfshin monitorimin e vazhdueshëm të mjedisit të biznesit,
qëndrimin e informuar për risqet në zhvillim dhe të qenit të hapur për të përshtatur
strategjitë e tyre në përputhje me rrethanat.
➢ Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i njohurive ndërmjet ndërmarrësve në Kosovë janë
gjithashtu thelbësore për menaxhimin efektiv të riskut. Duke shkëmbyer përvojat, praktikat
më të mira dhe mësimet e nxjerra, ndërmarrësit mund të përmirësojnë kolektivisht të
kuptuarit e tyre për risqet dhe të zhvillojnë zgjidhje inovative.
➢ Është e rëndësishme që ndërmarrësit në Kosovë të kuptojnë se menaxhimi i riskut nuk
është përgjegjësi vetëm e pronarit të biznesit, por gjithashtu kërkon përfshirjen aktive të të
gjithë ekipit. Duke promovuar një kulturë të ndërgjegjësimit për riskun dhe duke ofruar
trajnime dhe burime për punonjësit, ndërmarrësit mund të fuqizojnë ekipet e tyre për të
identifikuar dhe trajtuar risqet në mënyrë proaktive.
➢ E rëndësishme është të qendrojnë të përditësuar mbi tendencat e industrisë, ndryshimet
rregullatore dhe risqet në zhvillim që mund të ndikojnë në biznes dhe monitorimi në
mënyrë të vazhdueshme të mjedisit të biznesit për të parashikuar dhe për t'iu përgjigjur
risqeve të mundshme në mënyrë efektive.
➢ Të konsiderojnë konsultat me profesionistë të menaxhimit të riskut ose të kërkojnë
udhëzime nga ekspertë të fushës për të përmirësuar aftësitë e tyre të menaxhimit të riskut.
38
➢ Të përqafojnë inovacionin dhe përshtatshmërinë. Të qëndrojnë të shkathët dhe të hapur
ndaj ndryshimeve kështu duhe përshtatur strategjitë e biznesit për të zbutur risqet dhe për
të përfituar nga mundësitë në zhvillim.
➢ Politikbërësit duhet të krijojne kushte më të favorshme për zhvillimin e bizneseve.
➢ Politikbërësit duhet të bëjnë kampanja vetëdijësimi për biznese rreth rëndësisë së integrimit
të sistemeve të menaxhimit të risqeve në biznese.
Duke ndjekur këto rekomandime, ndërmarrësit në Kosovë mund të forcojnë praktikat e tyre të
menaxhimit të riskut, të minimizojnë kërcënimet e mundshme dhe të rrisin aftësinë e tyre për të
lundruar me sukses pasiguritë.
39
V. BURIMET DHE LITERATURA
Cepani, A. (2006). Sipërmarra dhe Menaxhimi i Biznesit të Vogël. Pegi Londër - Tiranë.
Diaan Yi-Lin, S. N. (2022). Beyond financials: Helping small and medium-size enterprises thrive.
McKinsey&Company.
et al Prof. Ass. Dr. Drita Krasniqi, D. E. (2019). Business Barriers on Doing Business in Kosovo.
Ritchman Publishing.
[Link], J. (2009). Fundamentals of Enterprise Risk Management: How Top Companies Assess
Risk, Manage Exposure, and Seiz .
40
LLC, C. G. (2023). LLOJET E BIZNESIT.
Rogova, A. L. (2012). Business environment in Kosovo: A view on the key policy implications.
Group for Legal and Political Studies.
41
SHTOJCË
PYETËSOR HULUMTUES
Të nderuar pjesëmarrës,
Kosova, si një vend me ekonomi në zhvillim, paraqet një peizazh unik për përpjekjet ndërmarrëse.
bizneset luajnë një rol jetik në nxitjen e rritjes ekonomike, inovacionit dhe krijimit të vendeve të
punës në vend. Megjithatë, menaxhimi efektiv i risqeve është thelbësor për suksesin dhe
qëndrueshmërinë afatgjatë të këtyre ndërmarrjeve.
Kam kënaqësinë t'ju ftojë të merrni pjesë në një studim të rëndësishëm kërkimor mbi qasjen e
ndërmarrësve ndaj menaxhimit të riskut në Kosovë. Ky studim synon të hetojë praktikat dhe
qëndrimet e ndërmarrësve në Kosovë në lidhje me identifikimin, vlerësimin dhe zbutjen e risqeve
brenda bizneseve të tyre.
Ju lutemi vini re se pjesëmarrja juaj në këtë studim është plotësisht vullnetare dhe të gjitha
përgjigjet do të mbahen konfidenciale. Kontributi juaj do të kontribuojë në një kuptim më të mirë
të sfidave dhe mundësive me të cilat përballen bizneset në menaxhimin e risqeve dhe do të
ndihmojë në zhvillimin e strategjive efektive për të përmirësuar praktikat e menaxhimit të riskut
brenda komunitetit të biznesit në Kosovë.
Sinqerisht,
Arlinda Sherifi
Universiteti "Isa Boletini" - Mitrovicë
Studimet Bacelor, Biznes dhe Menaxhment
42
SEKSIONI 1. Të dhënat rreth biznesit
[Link] I Biznesit
a) Rural
b) Urban
a) Aspak
b) Disi
c) Mesatarisht
d) Shumë
43
e) Jashtëzakonisht
5. Si e konceptoni riskun?
a) Si dicka të keqe
b) Si dicka të mirë
c) Si dicka e mirë dhe e keqe
d) Asnjëra nga këto
a) Risqet financiare
b) Risqet operacionale
c) Risqet e tregut
d) Risqet konkurruese
e) Risqet ligjore dhe rregullatore
ë) Risqet teknologjike
f) Risqet e burimeve njerëzore
g) të tjera (ju lutem specifikojini)
a) Po
b) Jo
c) Nuk jam I/e sigurtë
a) Në baza Ditore
b) Në baza Javore
c) Në baza Mujore
d) Në baza Tremujor
44
e) Në baza vjetore
f) Sipas nevojës
9.Çfarë metodash apo mjetesh përdorni për të identifikuar risqet në biznesin tuaj?
(Zgjidhni të gjitha ato që zbatohen)
a) Sesionet Brainstorm
b) Analiza SWOT
c) Analiza financiare
d) Hulumtimet e ndryshme
e) Intervistat
f) Rishikimi I të dhënave
g) Hulumtimi I industrisë
11. Si i menaxhoni ose zbutni risqet e identifikuara në biznesin tuaj? (Zgjidhni të gjitha ato
që zbatohen)
45
[Link] në çfarë mase besoni se faktorët e jashtëm ([Link]., kushtet ekonomike, stabiliteti
politik) ndikojnë në risqet me të cilat përballet biznesi juaj?
a) Aspak
b) Pak
c) Në mënyrë të moderuar (disi)
d) Në mënyrë te konsiderueshme
e) Plotësisht
a) Shumë e dobët
b) E dobët
c) Neutral
d) E forte
e) Shume e fortë
15. Si qëndroni të përditësuar për risqet e reja që mund të ndikojnë në biznesin tuaj?
(Zgjidhni të gjitha ato që zbatohen)
a) Publikimet e industrisë
b) shoqatat profesionale
46
c) Burime qeveritare
d) Konsulentët ose këshilltarët e biznesit
e) Hulumtimet e rregullta vetanake
a) Shume të kenaqur
b) Të kënaqur
c) Mesatarisht
d) Te pakënaqur
e) Shume të pakënaqur
17. A keni marrë ndonjë trajnim apo edukim formal mbi menaxhimin e riskut?
a) Po
b) Jo
a) Po
b) Jo
c) Nuk e di
19. Gjinia
a)Mashkull
b) Femer
c) Dy gjinitë (Tek Ortakëritë)
20. Mosha
a)18-25
47
b) 26-35
c) 36-45
d) 46-55
e) 56 e lart
[Link] I edukimit:
a) Shkollë e mesme
b) Diplomë Bachelor
c) Diplomë Master
d) PhD ose ekuivalent
a) Më pak se 1 vit
b) 1-5 vjet
c) 6-10 vjet
d) 11-15 vjet
e) Më shumë se 16 vite
48