You are on page 1of 21

Teoritë Politike

Ka disa studiues që e shohin pikënisjen e realizmit politik tek historia


pasi lidhja e tij me natyrën njerëzore tregon perceptimin e njeriut
për veten dhe mënyrën sesi e sheh të projektuar botën nga njeriu
duke u bazuar në praktikat e tij.
Për Spegele realizmi politik është shumë afër realizmit historik gjë që
në fakt duket të ketë baza të forta pasi zhvillimi i realizmit politik i
ka rrënjët pikërisht në eksperiencat historike njerëzore dhe me
shpjegime që vetëm realizmi politik mund t’i argumentojë
nëpërmjet ngjarjeve të ndryshme shumë më tepër se çdo
paradigmë tjetër, gjë që na tregon se krijimi i realizmit politik vjen
nga historia.
Kështu Spegele shprehet se mënyra sesi vetë-interpretohen qeniet
njerëzore me pikëpamje apo perceptime, karakterizon botën të
cilën ata përbëjnë dhe në të cilën veprojnë, një tipar ky i
paeleminueshëm i realizmit historik.
Sipas Molloy një prejardhje e realizmit është bashkëbisedimi i
presupozuar nga njohuri të thella historike dhe filozofike të
angazhuara në studimet politike.
 Pavarësisht nga hershmëria e tij, realizmi u zhvillua shumë edhe gjatë
shekujve XIX dhe XX, periudhë e cila sipas fakteve historike veçanërisht
gjatë luftërave të zhvilluara na tregon për një përputhshmëri të ngjarjeve
me shpjegimet e realizmit politik duke treguar qartë për dominimin e
perceptimit politik evropian të bazuar kryesisht tek realizmi politik, këtë
konstatim bën edhe Kisinger.
 Në këtë këndvështrim përvetësimi i Çamërisë dhe spastrimi etniko-fetar i
tij nga Greqia shtrihet në një kohë, kulturë, hapësirë dhe histori të
dominuar nga perceptimi realist i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe si
rrjedhojë implikimi i tij është i pashmangshëm.
 Pavarësisht nga përmbajtja e shpjegimeve dhe analizave sipas teorive të
ndryshme, realizmi në këtë studim mbetet mjeti kryesor shpjegues.
 Në fakt realizmi përbën një nga teoritë më të rëndësishme dhe
domethënëse për fillesat e zhvillimit të teorive politike të marrëdhënieve
ndërkombëtare, aq sa ëalt shprehet se “realizmi ka gjasa të mbetet mjeti
më i dobishëm në kutinë e veglave të intelektualit”
 Politika e jashtme shihet nga realistët si një zgjatim i politikës së
brendshme.
 Ndikimi i politikës së brendshme në politikën e jashtme ka të ngjarë të
ndryshojë me sfidat e sigurisë që rrjedhin nga mjedisi i jashtëm (dhe për
këtë arsye trajtohet qëndrimi shqiptar si një faktor me rëndësi). (Realism
in Foreign Policy Analysis Anders Wivel)
 Realizmi supozon se fuqia është (ose duhet të jetë) mjeti i fundit kryesor i
veprimeve politike, si në arenën kombëtare edhe në atë ndërkombëtare.
 Si rrjedhojë teoria duhet të shqyrtohet ose si një parashkrim për atë çfarë
mund të jetë rasti, domethënë, kombet dhe politikanët tentojnë të
ndjekin pushtetin ose interesat e tyre ose si një përshkrim i gjendjes në
pushtet – të cilën vetëm kombet dhe politikanët e ndjekin apo ushtrojnë
pushtetin ose interesin vetjak (dhe ndoshta vetëm ata mund ta ushtrojnë
në raste të caktuara).
 Tipari i tretë lidhet me imperializmin ushtarak grek të aneksimit të Çamërisë i cili u
influencua dhe u favorizua nga kushtet anarkike gjatë luftërave ballkanike në rajon dhe u
arrit si rrjedhojë e fuqisë më të madhe relative të Greqisë në një kohë kur Shqipëria nuk
njihej ende nga Fuqitë e Mëdha si shtet, por edhe nga perceptimi realist i kohës si edhe prej
favorizimi që vinte si rrjedhojë e ndryshimit të ekuilibrit të forcave dhe aleancave. Në këtë
pjesë argumentohen arsyet e aneksimit dhe të përvetësimit të Çamërisë kryesisht
nëpërmjet argumenteve të dhëna nga realistët.
 Tipari i katërt lidhet me përzgjedhjen e mjeteve nga Greqia kundër popullsisë çame që nga
koha e aneksimit, të cilat përveç rrjedhojave negative dhe tragjike ishin në kundërshtim me
vlerat e bashkësisë njerëzore të cilat promovohen nga liberalët dhe kryesisht nga teoritë
politike normative. Këto mjete tregojnë se praktikat politike greke ishin të bazuara në
realpolitkë.
 Në këtë pjesë trajtohet çështja çame ndërmjet viteve 1923-1926. Këto vite janë marrë në
studim pasi vërtetojnë akoma më shumë se sjellja greke bazohej në një logjikë të interesit
kombëtar grek për kohën kur zhvillohen ngjarjet apo thënë ndryshe në Realpolitikë duke
pasur si qëllim përfitime territoriale dhe fuqizim gjeostrategjik, ndërkohë që ligji i luftës në
vitin 1940 vjen si rrjedhojë e kësaj politike të vazhdueshme dhe jo nga bashkëpunimi me
fashizmin pasi kjo logjikë do të kishte mbajtur ligjin e luftës në vazhdimësi edhe me Italinë
gjë që në fakt nuk ndodhi.
Për Louis Zanga ky ligj ishte anakronizëm i Luftës së Dytë
Botërore dhe vendosja e marrëdhënieve ndërmjet dy
vendeve në vitin 1971 tregon se ishte një ligj simbolik, dhe
se Greqia nuk kishte pasur arsye të forta për mbajtjen e tij.
Spastrimi etnik dhe mjetet e përdorura kundër popullsisë
muslimane çame në Çamëri pas aneksimit të saj, na tregon
për frikën e Greqisë ndaj kombit shqiptar dhe vërteton
ekzistencën dominuese të shqiptarëve në Çamëri.
Fakti që popullsia shqiptare ortodokse e cila ishte e asimiluar
nuk u bë pre e masakrave dhe mjeteve spastruese greke
tregon se politika greke i konsideronte të gjithë ortodoksit
si grekë dhe se u trembej vetëm shqiptarëve me ndjenja të
forta përkatësie kombëtare,
 Në përpjekje për të arsyetuar tiparin e parë realist për çështjen Çame
nevojitet të studiohen dhe analizohen fillesat e pretendimeve historiko-
politike greke dhe shqiptare të shoqëruara me një skicë politike të
mbushur me shpjegime teorike dhe empirike sipas niveleve analitike të
teorive të marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilat do të na mundësonin
të kuptonim zhvillimet e tiparit të dytë realist atë të përvetësimit të
Çamërisë nga Greqia si rrjedhojë e sistemit ndërkombëtar jo vetëm
anarkik, por edhe favorizues për më të fuqishmin, si edhe shpjegimit
nëpërmjet niveleve të tjera të analizës të bazuara kryesisht në qasjen e
teorisë realiste.
 Në disiplinën e marrëdhënieve ndërkombëtare jepet qartë se një nga
elementet që tregon fuqinë e një shteti është territori, një tjetër element
është popullsia e cila do të rritej bashkë me rritjen e territorit, në këtë
pikëpamje Greqisë i duhej një territor i madh për të pasur një influencë
më të madhe në Ballkan, me kosto relativisht të vogla të përvetësimit
duke marrë në konsideratë që ushtria greke ishte më e përgatitur dhe më
e fuqishme se forcat shqiptare.
 Për realizmin, teoria konsiston në konstatimin e
fakteve duke u dhënë atyre kuptim përmes arsyes.
Ajo hamendëson se karakteri i një politike të
jashtme mund të konstatohet vetëm përmes
shqyrtimit të akteve të kryera politike dhe pasojat e
parashikueshme të këtyre akteve.
 Kështu ne mund të gjejmë se çfarë kanë bërë
pushtetarë të ndryshëm dhe nga pasojat e
parashikueshme të akteve të tyre, mund të
hamendësojmë se cilat mund të ketë qenë
objektivat e tyre.
Një shtyllë drejtuese e cila e ndihmon realizmin politik të gjejë rrugën
e tij në politikën ndërkombëtare është përcaktimi i konceptit të
interesit në termat e pushtetit. Për këtë arsye realpolitika greke
apo interesi në termat e pushtetit grek shihet tek rritja dhe
forcimi i elementeve që ndikojnë në rritjen e pushtetit, siç janë:
territori, popullsia, ushtria etj.
Të trija këto elemente u rritën së bashku me aneksimin e territoreve
shqiptare ndërkohë popullsia e cila kërcënonte për vetëvendosje
nëpërmjet ruajtjes së identitetit të tyre u spastrua pavarësisht se
në Çamëri shqiptarët përbënin 80 për qind të popullsisë.
Për Morgenthaun-in si politika e brendshme dhe ajo ndërkombëtare
është një luftë për pushtet, e modifikuar vetëm nga kushtet e
ndryshme në të cilat zhvillohet konflikti
Një paradigmë tjetër e cila ndihmon në kuptimin dhe
shpjegimin e marrëdhënieve ndërkombëtare është
konstruktivizmi. Alexander ëendt qartëson pretendimet
kryesore të qasjes konstruktiviste duke prezantuar një
paraqitje të botës në mënyrë strukturore dhe idealiste e
cila bie ndesh me individualizmin dhe materializmin.
Sipas tij konstruktivizmi është një teori kulturore e
marrëdhënieve ndërkombëtare e cila supozon se
përcaktuesi fondamental i marrëdhënieve ndërmjet
shteteve qëndron në mënyrën sesi shtetet e shohin njëri-
tjetrin.
Në këtë kontekst faktori vendimtar është mënyra sesi
shtetet e shohin njëri-tjetrin, si armiq, kundërshtarë apo
miq.
Në rastin tonë Greqia dhe Shqipëria e shihnin njëra-tjetrën
si armike pasi Greqia kishte shfaqur hapur interesat e
saj ekspansioniste në dëm të Shqipërisë, kështu që
marrëdhëniet e tyre janë përcaktuar nga ky fakt.
Megjithëkëtë konstruktivizmi ka kufizimet e veta në
dhënien e shpjegimeve të mëtejshme. ëendt i sheh
rolet e shteteve sipas këtij perceptimi si “kultura
anarkike”. Këto kultura influencohen nga ide të
përbashkëta të cilat ndahen gjerësisht brenda një vendi
dhe të cilat ndihmojnë për t’i dhënë formë interesit
shtetëror dhe gjenerojnë tendenca në sistemin
ndërkombëtar Po aty, f. 1.
 Dy shtyllat kryesore të konstruktivizmit sipas tij janë:
 1. Strukturat e shoqërisë njerëzore përcaktohen kryesisht nga ndarja e
ideve më shumë se nga forcat materiale.
 2. Identitetet dhe interesi i aktorëve ndërtohen nga këto ide të
përbashkëta që ndahen dhe nuk vijnë nga natyra.
 Konstruktivizmi nuk jep një skicë apo skemë për të gjetur se nga vijnë
mendimet sociale si rrjedhojë në fazat fillestare të një studimi ajo ka
mangësitë e veta.
 Alexander ëendt i shikon shtetet të vetëinteresuara dhe si aktorë kyç të
politikave botërore të cilat ndërtohen në mënyrë sociale.
 Për konstruktivistët veprimet e shteteve janë të përcaktuara jo nga
anarkia por nga mënyra se si shtetet në mënyrë sociale ndërtojnë dhe më
pas pranojnë imazhet e realitetit dhe më tej u përgjigjen kuptimeve që u
jepen politikave të fuqisë, si pasojë kufizimet ndryshojnë në rastet
konfliktuale nga ato bashkëpunuese
 Disa pohime të konstruktivistëve mund të pranohen në rastin e
Çamërisë si për shembull koncepti i anarkisë dhe konceptet e tjera
të ndërtuara në mënyrë sociale si “sovraniteti” dhe “fuqia” janë
thjesht produkt i asaj çfarë shtetet bëjnë me to.
 Dy kritika thelbësore që i bëhen konstruktivizmit janë:
 Nëse ndryshimet e ideve, ndërmjet diskutimit dhe ligjërimit
drejtojnë në ndryshimin e sjelljes brenda sistemit global, çfarë
vlere ka lindja dhe rënia e ideve dhe ligjërimeve herë pas here?
 Kritika e dytë e cila është më e rëndësishme për studimin tonë,
vjen nga Jack Snayder i cili shprehet se “Konstruktivistët janë të
zotë në përshkrimin e ndryshimeve, por ata janë të dobët në
shpjegimin e rrethanave materiale dhe institucionale për të
mbështetur shfaqjen e konsensusit rreth ideve dhe vlerave të reja”
 ëendt shprehet se disa shtete si Shqipëria, Burma
kanë ndërvepruar kaq pak me të tjerët sa janë quajtur
“autike”, kjo do të thotë se sistemi ndërkombëtar nuk
ndikon shumë në ndërtimin e shteteve dhe kështu
prodhohet mbështetje intuitive për individualizëm.
 Problemi qëndron se struktura shoqërore në sistemin
ndërkombëtar nuk është shumë solide gjë që duket se
redukton rëndësinë e argumenteve konstruktiviste
për të vërtetuar se shoqëria në tërësi krijon individin.
 Konstruktivizmi ashtu si edhe liberalizmi apo idetë
liberale morën një vëmendje të gjerë gjatë luftërave
botërore dhe veçanërisht pas tyre, ndërkohë para
kësaj kohe këto paradigma nuk paraqesin një zhvillim
të mirëfilltë të ideve.
 Neorealistët e shohin strukturën e sistemit
ndërkombëtar si një shpërndarje të aftësive
materiale, pasi ata e shohin subjektin e tyre
nëpërmjet një lenteje materialiste në një botë
anarkike që përbën edhe faktorin vendimtar të
marrëdhënieve ndërkombëtare dhe
pamundësinë e zgjidhjeve të problemeve.
 Për neorealistët problemi kryesor është sistemi
anarkik dhe për këtë arsye në këtë punim
trajtohen vetëm pasojat që vijnë nga anarkia
botërore.
 Neoliberalët e shohin anarkinë si diçka që mund
të menaxhohet nëse bashkohet me
institucionet, pasi ata i shtojnë bazës materiale
një superstrukturë institucionale e cila do ta
menaxhojë. Kjo qasje e neoliberalëve krijon një
problem tjetër atë të instrumentalizimit të
institucioneve dhe pamundësisë së tyre për të
luajtur vetëm rolet si arenë dhe aktore.
 Ndërkohë konstruktivistët e shohin atë si një
shpërndarje të ideve, pasi ata kanë një ontologji
idealiste.
 Sipas teoricienëve të përzgjedhjes racionale individi, si rrjedhojë edhe shteti,
mundohen të maksimizojnë dobinë e tyre duke lënë pas dore çdo pjesë tjetër
të qenies së tyre.
 Në këtë kontekst maksimizimi i dobisë së Greqisë gjatë luftërave ballkanike
ishte zgjerimi i territoreve duke u munduar të përfitonte sa më shumë nga këto
luftëra.
 Racionalizmi si qasje nuk ka ndryshuar shumë që nga shekulli XVII pavarësisht
nga ndryshimet rrënjësore të njerëzimit ai ka mbajtur të bashkuar pas arsyes
shoqërinë dhe botën fizike me aftësinë e mendjes së njeriut për të bashkuar
shoqëritë së bashku nëpërmjet aplikimit të të njëjtave principe racionale.
 Megjithëse ai jep disa supozime të qëndrueshme për rastin e Çamërisë, ato
janë të kufizuara pasi filozofia e racionalizmit ka mangësi të mëdha, kështu për
Morgenthaun-in racionalizmi dështoi të kuptonte natyrën njerëzore, natyrën e
botës sociale dhe natyrën e arsyes në vetvete. Racionalizmi nuk evidenton se
natyra njerëzore ka tre dimensione: dimensionin biologjik, racional dhe
shpirtëror.
 Duke neglizhuar impulset biologjike dhe aspiratat shpirtërore racionalizmi
e keqstrukturon funksionin e arsyes sipas Morgenthau-t. Gjithashtu një
filozofi e përcaktuar si një sistem i supozimeve intelektuale është statike
dhe e pandryshueshme ndërkohë që njerëzimi dhe jeta janë në flukse
konstante si rrjedhojë kjo qasje paraqet kufizime të mëdha në analizën e
rastit tonë për nga zhvillimet që mbart periudha e studimit dhe jo vetëm.
 Sipas Morgenthau-t fitimtarët intelektualë nuk fitojnë në këtë mënyrë pasi
dominimi i një filozofie në rrjedhën e viteve dhe vazhdimësia e saj në të
ardhmen nuk determinohen nga standardet e një seminari në logjikë apo
metafizikë, por nga marrëdhëniet e tij me eksperiencat jetësore të një
njeriu të thjeshtë.
 Në këtë këndvështrim nëse njerëzit e gjykojnë një teori si të vërtetë duke u
bazuar tek eksperiencat e tyre atëherë gjasat e pranueshmërisë së teorisë
në fjalë janë më të mëdha se teoritë e papranuara të cilat njerëzit nuk i
kuptojnë pasi i mungon eksperienca e cila mund të japë shpjegimet e
pritshme.
 Mënyrat perceptive të paradigmave ndajnë edhe dobishmërinë e tyre për
raste të caktuara kështu neorealizmi trajtohet vetëm në perceptimin e
sistemit si shkaktar i çdo gjëje, falë anarkisë së tij duke mos u fokusuar
tek aktorët dhe shkaqet që nxisin aktorët, ndërsa konstruktivizmi dhe
teori të tjera bashkëkohore të marrëdhënieve ndërkombëtare trajtohen
më tej në studim pasi pjesa më e madhe e elementeve përgjatë historisë,
kryesisht për shkak të kushteve dhe perceptimit në atë kohë, gjenden në
qasjen realiste.
 Gjithashtu realistët i kushtojnë një vëmendje të veçantë sjelljes së
shteteve, pasi sipas Morgenthau-t politika e brendshme e një shteti dhe
politika botërore janë dy gjëra të ndryshe, por që manifestojnë të njëjtin
fenomen, atë të luftës për pushtet dhe fuqi

You might also like