You are on page 1of 16

A ishin feja dhe gjuha greke, mjete për henelizimin e

popullsisë shqiptare?
Imperializmi kulturor grek ndaj shqiptarëve është i
pranishëm që në antikitet dhe merr përmasa më të
mëdha në mesjetë duke u shtuar gjithmonë e më shumë
aq sa është i pranishëm edhe në ditët tona.
Në varësi të mënyrës dhe kushteve mbi të cilat ngrihet
imperializmi nga Morgenthau paraqiten tre ndarje
kryesore: imperializmi ushtarak, ekonomik dhe kulturor.
Imperializmi ushtarak i Greqisë kundrejt territoreve
shqiptare pati rezultate vendimtare me shpërbërjen e
perandorisë Osmane gjatë luftërave Ballkanike duke
aneksuar territore të populluar kryesisht nga shqiptarë
si Çamëria, etj.
 Imperializmi ekonomik në termat e shfrytëzimit të territorit shqiptar mund të
shihet në spastrimin etnik që i bëhet popullsisë shqiptare myslimane pas
imperializmit ushtarak.
 Ndërsa në shfrytëzimin e territorit të shtetit shqiptarë nuk ka qenë shumë
domethënës në të kaluarën aq sa mund të jetë sot me hapjen e tregut
shqiptarë dhe ardhjen e investimeve greke, në këtë rast mund të debatohej
që fitimi është i ndërsjellë por gjithsesi kjo çështje nuk përbën esencën e këtij
studimi. Nga ana tjetër ndikimi ekonokim shtrihet edhe nëpërmjet skemave
të pensionit pë të ashtu quajturit vorio-epirot, në territorin shqipptar, një
mënyrë për të rritur ndikimin si edhe për të zgjeruar popullsinë me origjinë
greke në Shqipëri.
 Pas imperializmit ushtarak ai më domethënësi, i cili ka nevojë për mjete të
tjera për t’u mbajtur, është imperializmi kulturor grek i cili vazhdon edhe sot,
ai gjen një shtrirje jo vetëm tek minoritetet greke në Shqipëri por edhe tek
ata shqiptarë të cilët vetëdeklarohen si grek për të përfituar nga skema
sociale greke.
 Ky imperializëm ka qenë një politikë sistematike e Greqisë që para krijimit të
saj si shtet në vitin 1821. Për Ferguson-in imperializmi grek kërcënonte
integritetin politik në Greqi, ky imperializëm sipas tij arriti kulmin me
Aleksandrin e Madh.
 Së bashku me fenë u promovua edhe shtylla e dytë e cila ishte gjuha greke.
Kishat greke kishin hapur shkollat fetare të cilat ishin në gjuhën greke dhe
hapja e shkollave shqipe u pengua me vendosmëri jo vetëm nga kisha greke
por edhe nga perandoria Osmane e cila ndiqte të njëjtën metodë imperialiste
kulturore.
 Imperializmi kulturor ka për qëllim zëvendësimin e një kulture me një tjetër,
këtë Greqia është munduar ta realizojë me vendet fqinje. Kështu një pjesë e
mirë e fiseve të lashta maqedonase u helenizua ndërkohë një pjesë më e
vogël e shqiptarëve u helenizua veçanërisht ata që ruajtën besimin ortodoks
pas pushtimit osman.
 Imperializmi kulturor ka për qëllim “pushtimin” dhe kontrollin e mendjes për
ta përdorur si instrument, për të ndryshuar marrëdhëniet e pushtetit
ndërmjet dy vendeve. Nëse fitohet mendja e popullsisë së një shteti nga një
shtet tjetër atëherë këtij të fundit nuk do t’i duhej as ndërhyrja ushtarake dhe
as fuqia ekonomike për të arritur qëllimet e tij.
 (Hans J. Morgenthau, Politics Among Nations: The Struggle for Power and
Peace, First Edition, New York, Alfred A. Knopf, 1948, f. 40.)
 Roli tipik i imperializmit kulturor sipas Morgenthau-t është zbutja e armikut duke
përgatitur terrenin për pushtime territoriale.
 Kjo gjë duket të ketë ndodhur edhe me territoret e populluar me shqiptarë të
pushtuara nga Greqia në 1912.
 Nga i njëjti studiues bëhet dallimi i efekteve të imperializmit kulturor në varësi të
natyrës së shtetit që e përdor, në rast se regjimi është totalitar atëherë efekti do të
jetë më i madh pasi imperializmi kulturor është i disiplinuar dhe i mirorganizuar.
 Këto qeverisje për shkak të sistemit të tyre totalitar e kanë të thjeshtë të ushtrojnë
kontrolle strikte dhe influenca drejtuese mbi mendimet dhe veprimet e qytetarëve të
tyre.
 Për Morgenthau-n historia e Greqisë së lashtë dhe Italisë në periudhën e rilindjes
mbart episode të përsëritura të politikave imperialiste të cilat ushtroheshin së bashku
me simpatizantët e politikës.
Në kohët moderne organizatat fetare në bashkëpunim apo të
identifikuara me qeverinë kanë luajtur një rol të rëndësishëm për
politikat imperialiste me karakter kulturor.
Ky konstatim i Morgenthau-t vlen edhe për politikat imperialiste të
klerikëve në Greqi të cilët nëpërmjet praktikave të tyre na
tregojnë jo vetëm për ushtrimin e politikave të tilla me karakter
kulturor por edhe për influencën që kishin në popullsitë
ortodokse si rrjedhojë e këtij ushtrimi.
Dy ishin elementët kryesorë të harmonisë fetare tek shqiptarët e para
lidhet me heterogjenitetin fetar i cili e bëri të domosdoshëm
detanten fetare. Bashkekzistencë paqësore
Fakti që shqiptarët kanë ndryshuar fetë sipas pushtimeve duke krijuar
një heterogjenitet fetar brenda hapësirës shqipfolëse, krijoi
frymën e një bashkekzistence paqësore, pasi vetë besimet fetare
dhe konfliktet e tyre nuk do të kishin një rol të madh në territoret
e populluara nga shqiptarët
 Shqiptarët kanë besuar në zot pa e pasur të nevojshëm
drejtimin institucional apo praktikat institucionale të
klerikëve. Këtë gjë e konstaton edhe Edit Durhami për
shqiptarët.
 Gjithashtu shqiptarët nuk kanë pasur kurrë konflikte fetare
pavarësisht nga ekzistenca e feve të ndryshme në vend.
Madje ekzistenca e besimeve të ndryshme krijoi një
pranueshmëri të heterogjenitetit fetar si një fenomen i
zakonshëm.
 Besimi fetar nuk ka qenë element konflikti mes shqiptarësh
pasi ndjenja e tyre e përkatësisë kombëtare duket të ketë
qenë më e madhe dhe e nxitur nga elementet përbashkuese
si gjuha dhe kultura të cilat kanë pasur një ndikim më të
madh tek shqiptarët.
 Ferdinand Braundel ishte i mendimit se në periudhën e pushtimit osman
në Çamëri, krishtërimi nuk kishte hedhur rrënjë të thella, këtë gjë ai e
konstaton nga mungesa e ceremonive dhe organizimeve fetare në
faltore. Edit Durham shprehet gjithashtu se ndërkohë që vizitonte
Rumaninë dhe pyeste njerëzit se çfarë ishin, ata i përgjigjeshin se ishin
katolikë, në Bullgari i përgjigjeshin se ishin ortodoks ndërkohë që në
Shqipëri i përgjigjeshin se ishin shqiptarë.
 Me të drejtë Edit Durham shprehet se: “Njeriu i fisit të veriut në Shqipëri
është së pari shqiptar”. Tiparet shqiptare dhe elementet identifikuese të
shqiptarëve i gjejmë edhe në dorëshkrimet e udhëtarëve të huaj në
Shqipëri si: Arnold Von Harff, Edward Browwn, Françoi Pouqueville, L. S.
Barthordly etj.

(Mary Edith Durham, The burden of Balkans, London, Nelson, 1905)


Toleranca fetare gjithashtu ka qenë e pranishme tek klerikët që
vepronin në Shqipëri, ndërkohë shqiptarët nuk kishin arsye
për të qenë tolerantë ndaj diçkaje që nuk perceptohej si
cënim pasi tek ata ekzistonte harmonia fetare, pra
pranueshmëria e besimeve të ndryshme ishte një mënyrë
perceptimi.
Hugo Adolf Bernatzik shkruan se katolikë, ortodoksë dhe
myslimanë jetojnë në paqe, në këtë vend të vogël, madje
shpesh edhe në fshatra jetojnë së bashku.
Sipas tij luftërat fetare janë të panjohura dhe të
pakonceptueshme për shqiptarin.
Gjithashtu Elvia Çelebi konstaton: “Shqiptarët nuk çajnë krye
për doktrinën fetare”.
 Eduart Leak shprehet: “Në krahinat e Korçës dhe në Berat,
sikurse në shumë pjesë të tjera të Shqipërisë, myslimanët
martohen me gra të krishtera..”
 Gjithashtu T.S Hughes si edhe shumë udhëtarë të tjerë
shprehnin të njëjtën gjë për shqiptarët. Sipas P.
Aravantinos martesat e përziera dhe vëllazërimi, ishin
shtyllat kryesore të harmonisë fetare, për Labërinë ai
shkruan se: “Në të njëjtin vend janë zier mishi i derrit dhe i
deles. Në një anë ishte burri i krishterë dhe në anën tjetër
gruaja myslimane”.
 Harmonia fetare mes shqiptarëve ka bërë të mundur
ekzistencën e disa besimeve fetare në vend duke nxitur
dhe ruajtur unitetin kombëtar. (Eduard W. Leak, Traveling
in Northern Greece, London, 1853.)
Fakti që Greqia pas aneksimit të Çamërisë kryen spastrime etniko-
fetare sistematike na tregon se sulmi ose spastrimi i shqiptarëve
kishte të bënte me përkatësinë e tyre fetare si një mjet
identifikues i cili nuk i përkiste Greqisë dhe me të cilin nuk mund
të krijonte një homogjenitet shoqëror përbashkues, gjithashtu
tregonte qartë për ekzistencën e një kombësie tjetër ku asimilimi
ishte i vështirë dhe pretendimet mund të ishin për aq kohë sa
ekzistonte ndryshimi.
Sigurisht që konvertimi i shqiptarëve në myslimanë kundrejt fqinjëve
të tyre sllavë apo grek ka bërë të mundur dallueshmërinë e
mëtejshme të identitetit shqiptarë duke thelluar ndryshimet jo
vetëm kulturore por edhe fetare.
Konvertimi i fesë në rastin e pushtimit nga Perandoria Osmane i ndihmoi
shqiptarët gjithashtu për të pasur më shumë përfitime ekonomike duke mos
paguar taksa të larta si të krishterët, i mundësoi arritjen e posteve sunduese,
lehtësime nga detyrimi ushtarak, ndërkohë që mund të bëheshin ushtarë
me pagesë, etj.
 Faik Konica shprehej: “Unë jam i bindur se dihet gjithkund që shqiptarët
janë tolerantë për besimet e tjera dhe ndoshta ky është i vetmi vend në
Evropë ku nuk ka pasur luftëra fetare”
 Në mënyrë të veçantë periudha e Rilindjes i bashkoi edhe më shumë
shqiptarët duke rritur vetëdijen kombëtare, duke bërë të pavlefshëm
mendimin e disa studiuesve grekë se tek shqiptarët mungonte vetëdija
kombëtare.
 Për George Moor, Sticney gabohej kur shkruante se qeveria greke kishte
nënshkruar protokollin e Kapshticës nga frika se myslimanët shqiptarë
do të masakronin kristianët shqiptarë. Moor shkruante se kjo ishte
rrjedhojë e intrigave greke.
 Nevoja për mbijetesë e shqiptarëve me ndryshimin e besimit fetar ka
bërë që besimi në vetvete të shihet si një nevojë për një jetë më të mirë
dhe jo gjithmonë si një zgjedhje natyrore dhe shpirtërore apo një ndjenjë
e fortë përkatësie që do t’i kishte rezistuar valëve të ndryshme pushtuese
ashtu siç kishin bërë gjuha, kultura dhe elementet e tjera të mirëfillta
etnike.
 Shqiptarët të cilët e ruajtën besimin e krishterë ishin ose ata të cilët
besimi fetar ishte i rëndësishëm apo domethënës ose ata të cilët jetonin
në zona malore të thella dhe nuk bëheshin pre e taksave osmane.
 Perandoria Osmane i trajtonte si një komb të gjithë ata që ndanin të
njëjtën fe duke i quajtur myslimanët si turq apo osmanë dhe duke i dhënë
kësisoj një pushtet të madh patriarkanës greke e cila u bë edhe
përfaqësuesja e popullsisë ortodokse në Ballkan. Fuqizimi i patriarkanës
greke në Stamboll solli edhe sofistikimin e metodave klerike për
helenizimin e popullsisë në rajon.
 Ndarja e popullsive sipas besimit fetar nga Perandoria Osmane ndau
edhe sferat e influencës të institucioneve fetare të cilat bashkëpunonin
me njëri-tjetrin me qëllim ruajtjen e pushtetit fetar në shërbim të
pushtetit perandorak. Kështu patriarkana luante një rol të rëndësishëm
në neutralizimin e lëvizjeve kryengritëse shqiptare.
 Në një letër të dërguar kadiut të Filatit nga Shën Kozmai shkruhet:
“Unë imzot, si i krishterë i padenjë dhe shërbëtor i sovranit tim,
Sulltan Hamitit, po bredh fshat më fshat për t’u mbushur mendjen
të krishterëve, të ruajnë besën e Zotit dhe t’u binden urdhrave të
Sulltanit siç kam porosi edhe prej Patriarkut e prej të parëve të
Kishës.
 Sipas P. Xhufit kudo që shkoi Shën Kozmai nuk u prit mirë nga
kryengritësit shqiptarë. Më pas në vitin 1611, peshkopi grek
Maksimi i Peloponezit mallkoi kryengritësit shqiptarë bashkë me
drejtuesin e tyre Dionisin pasi ata kishin guxuar të ngrinin krye
kundër pashait të Janinës.
 Të njëjtin veprim kreu edhe patriarku i Stambollit, Grigori V. Ishte
e zakonshme që kisha të çkishëzonte shqiptarët ortodoksë në rast
se nuk i bindeshin verbërisht nënshtrimit të kishës e cila nxiste
asimilimin e traditave, gjuhës dhe zakoneve të kombit shqiptar.
Pushtetet fetare pavarësisht se cilin besim promovonin ishin të
lidhura ngushtë me njëri-tjetrin me qëllim ruajtjen e pushtetit të
tyre afatgjatë.
 Me shkatërrimin e Mitropolisë së Ohrit, shqiptarëve
i’u hoq tradita e kishës autoqefale dhe sundimi i
mëtejshëm nëpërmjet autoqefalisë iu dha Greqisë nga
Porta e Lartë e Perandorisë Osmane, gjithashtu iu
lejuan privilegje të tjera kishës greke si hapja e
faltoreve ortodokse me orientim grek dhe iu lejua
përhapja e gjuhës greke veçanërisht në jugun e
Shqipërisë.
 Në kishat shqiptare flitej vetëm greqisht deri në
hapjen e Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare, me
përjashtim të disa rasteve si më 1907 mendohet se
Fan Noli ka kënduar në gjuhën shqipe në kishë
ortodokse.
 Në 1909 në Korçë u krijua Lidhja Ortodokse e cila vendosi në
prill të mos njihte patriarkun grek si kryetar të fesë së tyre.
Ky veprim u krye pasi lëvizja kombëtare shqiptare kishte
arritur të merrte përmasa më të mëdha.
 Kisha shqiptare duke mësuar nga lëvizjet e tjera fetare kishte
si qëllim të saj edhe përhapjen e gjuhës shqipe kështu pas
krijimit të patriarkës shqiptare në kishat ortodokse shqiptare
thuhej: “Kisha jonë nuk ka për qëllim vetëm përhapjen e fesë
në gjuhën amtare, por edhe përhapjen dhe mbajtjen gjallë të
gjuhës amtare, për të cilën priftërinjtë tanë po tregojnë
shumë kujdes”. Këto fakte tregojnë për imperializmin
kulturor si nga Patriarka greke ashtu edhe nga Perandoria
Osmane.

You might also like