You are on page 1of 6

PROJEKT

TEMA:Kontributi I shqiptarve
ne mbrojten e Hebrenjeve.

EMRI:Elvis Dervishi

LENDA:Histori
Informacion per holokaustin
Holokausti ishte gjenocidi i hebrenjve evropianë gjatë Luftës së Dytë
Botërore. Midis viteve 1941 dhe 1945, Gjermania Naziste dhe
bashkëpunëtorët e saj vranë sistematikisht rreth gjashtë milion hebrenj në
të gjithë Evropën e pushtuar nga Gjermania, rreth dy të tretat e popullsisë
hebraike të Evropës.
Hitleri në librin e tij Lufta ime shënon se Raca gjermane është racë e
pasardhëse e racës ariane (popull që ka jetuar shumë vitë më parë-
qytetërim i zhdukur tanimë) dhe racë e pastër, dhe si e tillë duhet ta
sundojë botën... disa popuj duhet të zhduken nga faqja e dheut, hebrejtë,
romët dhe sllavët.
Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte krijuar shumë burgje dhe kampe
përqendrimi. Kampet kishin filluar të hapen që nga viti 1940. Ndër kampet
më të njohura ishin; Kampi i Aushvicit, Dahaut, Mauthausenit dhe Belsenit.
Në këto vende ishin vendosur njerëz nga të gjitha vendet e pushtuara nga
blloku nazi-fashist.
Në këto kampe, u mbytën, u torturuan, dhe u bënë eksperimente të gjalla
në fushën medicinale. Shumë njerëz për të mos parë skenat e tilla dhe për
të mos përjetuar torturat e tilla bënë vetëvrasje.

Listim I kampeve te perqendrimit the ku eshte

Bukenvaldit i ndërtuar në Ettersberg (Etter Mountain) afër Weimar


2.Dachau afër qytetit mesjetar të Dachau, rreth 16 km në veriperëndim
të Munihut në shtetit të Bavarisë

3.Mauthausen  pranë fshatrat e Mauthausen dhe Gusen në Austri e Epërme, rreth 20

km në lindje të qytetit në Linz.

4.Treblinka ishte një kamp nazist gjerman shfarosjes në Polonia


Harta e shqiperis,pasqyroni vendet qe Hebrejnt u strehuan

Raportet e para të Hebrenj që jetonin në Shqipëri nga daton e.s. 7 shekullit. Deri në fillim të shekullit
të 16-të, ka pasur vendbanime hebraike në shumicën e qyteteve të mëdha të Shqipërisë si Berat,
Elbasan, Vlorë, Durrës dhe gjithashtu Hebrenj raportohen edhe në rajonin e Kosovës
Vendi e nderit qe zen shqiptaret te momoriali I
holokastit.

Traditat e forta kombëtare frymëzuan shqiptarët që të shpëtojnë jetët e hebrenjve gjatë


Holokaustit, shkruan Qendra e Studimeve të Holokaustit në Izrael.

Shqipëria, vendi i vetëm europian me shumicë muslimane, ishte njëkohësisht edhe i


vetmi vend europian që doli nga Holokausti me një popullsi më të madhe hebrenjsh se
sa më parë, citon artikulli.

Yad Vashem, Qendra Përkujtimore e Holokaustit në Izrael ka njohur 75 shqiptarë që


kanë luajtur një rol vendimtar në shpëtimin e hebrenjve. Duke pasur parasysh territorin
e vogël dhe komunitetin e vogël hebre që përpara Luftës numëronte vetëm 200 vetë, ky
është një numër jashtëzakonisht i lartë.

Një hebre në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte dhjetë herë më shumë
shanse për t’u shpëtuar se sa një bashkëkombas i tij në qendrat e mëdha të hebrenjve në
Lituani apo Poloni. Shqipëtarët shpëtuan gjithashtu qindra refugjatë hebrenj që iu
larguan Holokaustit nga Gjermania, Austria, Greqia apo vende të tjera – shkruan mes të
tjerash
Ese per kontributin e shqiptarve ne strehimin e hebrejve
Hebrenjte shpëtuan nga kushdo që i takoi, nga kushdo që ua hapi derën e trokitur, nga kushdo zyrtar
shqiptar që ua preku letrat, nga çdo qeveritar që kishte listat e tyre, nga kushdo që nuk qëndroi
indiferent ndaj tyre në atë periudhë të kobshme.
Shqipëria ishte një arkë shpëtimi për hebrenjtë e përndjekur, ku një pjesë qëndruan aty deri sa mbaroi
Lufta II Botërore e një pjesë kaloi matanë drejt vendeve të tjera. Kudo në Europën Juglindore,
shqiptarët u përpoqën dhe i shpëtuan hebrenjtë që kishin pranë. Gjurmët e shpëtimit gjenden në
qytetet e fshatrat e Mitrovicës, Prishtinës, Gjilanit, Deçanit, Pejës, Gjakovës, Shkodrës, Tiranës,
Beratit, Krujës, Kavajës, Durrësit, Elbasanit, Librazhdit, Korçës, Dibrës, Burrelit, Fierit, Lushnjes,
Vlorës, Delvinës, Përmetit, Gjinokastrës, etj. Hebrenjtë drejtoheshin drejt Shqipërisë e tokave
shqiptare, sepse e dinin se aty si nga populli ashtu edhe nga qeveria nuk kishte përndjekje të tyre, nuk
kishte kuota pranimi, nuk kishte përbuzje fetare apo kombëtare, nuk kishte genocid ndaj kombeve të
tjerë. Ato e dinin se shqiptarët kishin besë, se i hapnin derën mikut dhe kujtdo qe ishte në nevojë, se
qeveria e tyre dëshironte përparimin e vendit dhe të ekonomisë, dhe se hebrenjtë vendas jetonin si
gjithë të tjerët.
Star of David
Sipas regjistrimit të popullatës në vitin 1931, Shqipëria kishte 200 hebrenj. Sipas dokumentimeve,
Kosova kishte para Luftës II Botërore rreth 600 hebrenj vendas, të cilët shpëtuan duke u zhvendosur
në Shqipërinë Qendrore.
Çeshtja e shpëtimit të tërë hebrenjve në Shqipëri është bërë tashmë mjaft e njohur dhe institucioni
Yad Vashem në Jeruzalem deri më tani ka dokumentuar dhe njohur zyrtarisht 70 shqiptarë si
"Fisnikë" të shpëtimit të hebrenjve gjatë holokaustit. Kjo njohje si brenda ambjentit shqiptar ashtu
edhe në botë ka ardhur falë punës së vazhdueshme të historianëve, veprimtarëve të çeshtjes shqiptare
e shoqatave qytetare, studiuesve, gazetarëve, politikanëve, miqve dhe dashamirësve të ndryshëm.
Një dije e përbërë nga dy pjesë që plotësojnë njëra-tjetrën në lidhje me hebrenjtë e shpëtuar në
Shqipëri vjen nga historianët Apostol Kotani dhe Shaban Sinani. Shaban Sinani ka hulumtuar në
detin e dokumentave të arshivuara në Shqipëri dhe i ka përmbledhur ato në librin "Hebrenjtë në
Shqipëri: prania dhe shpëtimi, 2009". Nga bashkimi i listave të hollësishme dhe emër për emër nga
këto dy libra del se në Shqipëri u shpëtuan deri në fund të Luftës II Botërore të paktën 2741 hebrenj.
Në këtë numër përfshihen vetëm hebrenjtë e këtyre dy listave që lanë gjurmë tek njerëzit dhe nëpër
dokumenta. Në këtë numër nuk përfshihen hebrenjtë që hynë me pasaporta jo të vërteta apo me emra
të tjerë, ato që hynë fshehtas, ato që mund të jenë në lista të tjera, si dhe ato që nuk dihen akoma. Nga
libri i Apostol Kotanit, këtij numri i shtohen edhe 53 të tjerë me të dhëna të paplotësuara.
Gjithashtu nga libri i Shaban Sinanit, këtij numri i shtohen edhe 370 anëtarë familjesh të paregjistruar
si emra të veçantë, që bashkë me kryefamiljarët e tyre (të regjistruar në dokumenta dhe në listën e
madhe) u tërhoqën nga Kosova drej Shqipërisë qëndrore më 1942. Si përfundim, numri i hebrenjve të
shpëtuar në Shqipëri arrin të paktën 3164 vetë.
Shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë pa më të voglin interes, pa më të voglin kusht, pa më të voglin
përfitim apo shpërblim, dhe gjithmonë duke ruajtur kujtimet e tyre. Këta hebrenj të shpëtuar janë ato
që i mbijetuan holokaustit nëpërmjet ndihmës shqiptare, që u martuan, lindën e vazhduan rrjedhën e
tyre të jetës në Shqipëri e vendet e tjera. Hebrenjtë që mbetën në Shqipëri pas mbarimit të Luftës II
Botërore lanë gjurmë në fusha të ndryshme të jetës shqiptare dhe kujtohen me respekt.

You might also like