You are on page 1of 10

UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES

FAKULTETI I BIOTEKNOLOGJISE DHE USHQIMIT


PROFILI: VRESHTARI-ENOLOGJI
MODULI: KONTROLLI I CILESISE NE INDUSTRINE
USHQIMORE
KURSI : III
DETYRA : 2
TEMA : HAPAT E PLANIFIKIMIT DHE KONTROLLIT
PER NJE INDUSTRI USHQIMORE
PUNOI : URIM NDOU PRANOI : PROF.ARIOLA
Objektivat shteterore
organizative

Listimi i menyrave alternative


te arritjes se objektivave

Zhvillimi i premisave mbi te


cilat bazohet cdo alternative .
PLANIFIKIMI
DHE
Zgjedhja e alternatives me te
mire per arritjen e objektivave KONTROLLI
Zhvillimi i planit konkret per Vendosja e standarteve te performances
arritjen e alternatives se
zgjedhur Matja e performances

Vendosja e planit ne veprim Krahasimi i saj me standartet

Veprime korrigjuese
Shembulli qe marrim eshte me
1 ambalazhin e birres ne Shqiperi.
Historikisht dhe tradicionalisht birra është konsumuar në qelq
dhe në fuci. Me rritjen dhe me zhvillimin e industrise së
ambalazheve të plastikës si dhe të kerkesave të
konsumatoreve për birre edhe në kushtet e konsumit në
familje apo në grupe njërzish, sot prodhuesit kanë hedhur në
treg shishet plastike shumëdimensionale dhe
shumëfunksionale që kanë sjelle një risi edhe në konsumin e
ketij produkti tepër tradicional në Shqipëri. Por skepticizmi
dhe mos ndryshimi i traditës e bente klientin mosbesues dhe
të ndrojtur ndaj kesaj risie e cila solli në tregun shqiptar
shpesh edhe kopjime të padenja.

OBJEKTIVI :
Perdorimi I shishes plastike si
amballazh ndryshon nga nje prodhues
tek tjetri, megjithate per te gjithe
prodhuesit objektivi kryesor eshte nje,
te prodhoje cilesine me te mire per
konsumatorin dhe te ruaj integritetin
per te lehtesuar pranueshmerine e ketij
materiali te ri
2.Alternativat jane:
Ambalazhimi i produkteve ushqimore nuk është një proçes i lehtë, sepse duhet të
merren në konsideratë një sërë çështjesh lidhur më sigurinë ushqimore, lehtësinë e  Perdorimi i ambalazheve prej qelqi
prodhimit e përdorimit, paraqitjen e jashtme, koston e matërialit, koston e  Perdorimi i ambalazheve kanace
transportit, respektimin e ligjeve dhe standartëve në fuqi, paisjet e prodhimit,
menyrat e trajtimit pas përdorimit dhe shume të tjera.  Perdorimi i fucive
 Perdorimi i PET
Edhe në tregjet më të konsoliduara europiane përdorimi i shishes plastike është një
mundësi për të sjellë ndryshime në koncept dhe lehtësi në përdorim.Ajo që është më
e rëndësishme është vlerësimi i produktit nga ana e konsumatorit. Pranueshmeria e
shishes plastike të birrës nga ana e konsumatorit lidhet kryesisht më përfitimin,
menyrën e përdorimit dhe traditën. Në të gjithë këtë proçes imazhi i markës luan rolin
më të rëndësishëm.

Objektivi

Perdorimi i shishes plastike si ambalazh ndryshon nga një prodhues të tjetri. Megjithatë
për të gjithë prodhuesit objektivi kryesor është një, të prodhojë cilësinë më të mirë për
konsumatorin dhe të ruajë integritetin për të lehtësuar pranueshmerinë e këtij materiali
të ri.
Perse PET eshte me mire dhe si mund te
permiresohet
• Shishet PET janë ideale për mbushjen e ujrave minërale dhe pijeve joalkoolike. Në
përgjithësi kjo shishe është më një përdorim në pjesën më të madhe të vëndeve të
BE dhe është pranuar plotësisht nga konsumatori. Në Gjermani duket se ka një
reagim se fundmi, lidhur më konsideratat mjedisore. Megjithatë, duket se përveç
disa zonave tëk-tuk, shishja PET është bërë gjithnjë e më shume popullore si rezultrat
i kerkesës së prodhuesit dhe konsumatorit. Por prodhimi i birres në e plastikë nuk ka
pasur ndonjë intëres të madh deri sot, kjo si rezultat i përshkueshmerise së lartë të
gazeve përmes matërialit. Ky proçes shkakton humbje të CO 2 dhe nga ana tjetër
hyrje të O 2 në shishe të shoqëruar më ndikim në qëndrueshmerinë e buketit.
Meqënëse, pjesa më e madhe komponimeve të birrës i japin produktit një jetëgjatësi
mbi 6 muaj, kjo si rezultat i tregjeve të medhenj, një shishe
• PET-i më cilësi të dobët ose një shishe PET-i e thjeshtë nuk mund të përdoret për
prodhimin e birrës. Fenomeni do të shoqërohej më turbullim, prishje të buketit dhe
mospranueshmeri nga ana e konsuamtorit.
• Përmirësimi i ambalazhit lidhet kryesisht më dy pika kryesore. Nga njëra anë kemi
shishet PET multishtresë, të cilat përmbajnë një ose më shume se një barrierë për O2
ose të ashtuquajturat shtresë absorbuese. Nga ana tjetër janë shishet me veshje
shtesë të brëndshme ose të jashtme të cilat zvogëlojnë difuzionin e gazeve në e
menyrë substancionale. Ekzistojnë dhe altërnativa të tjera si psh përbërës të shtuar
në shishe si PEN (të cilët janë monomerë të ndryshëm nga PET-i) megjithatë këto
janë jo shume të përdorura në tregun e ambalazheve PET.
Perfitimet funksionale te perdorimit te PET
• Përfitimet funksionale të produktit
• Përdorimi i birrës në plastikë është i lehtë dhe konsumatorët e pëlqejnë
plastikën për shkak të prakticitetit të saj. Materiali është i pathyeshëm, i
lehtë, përdoret lehtë dhe mund të ketë volum relativisht të madh. Një
nga përparësitë e produktit është që ai mund të rimbyllet për të ruajtur
produktin pas hapjes dhe është ideal për përdorime jashtë shtëpisë.
Perfitimet emocionale te produktit
• Përfitimet emocionale të produktit
Ana emocinale dhe veçanërisht ajo e traditës luan rolin kryesor në marrjen e vendimit për blerje dhe reagimi i parë i një konsumatori në treg është plotësisht
emocional. Konsumatori nuk dëshiron që cilësia e produktit dhe imazhi i markës që ai konsumon të ndryshohet më një ambalazh plastik. Konsumatorët e kanë më të
lehtë pranimin e plastikës nëse formati dhe dizajni është më inovativ dhe i përceptueshëm krahasuar më ambalazhin ekzistues në qelq.
Pranueshmeria e birrës në PET varet nga tipi i konsumatorit:
• Konsumatori “strikt” e kundërshton këtë teknologji dhe nuk del nga korniza e traditës. Në përgjithësi këto konsumatorë janë konsumues të birrave speciale.
• Konsumatorët e “zakonshëm” kanë nevojë të mesohen dhe ti ndjejnë përfitimet.
• Konsumatori “trendy” është konfuz dhe heziton midis dizajnit modern dhe atij të “lirë”.
• “Shtëpiaket” të cilat janë dhe blerëset kryesore preferojnë ambalazh praktik në përdorim dhe të lehtë.
Të gjithë këto konsumatorë kanë preferencë të ndryshme mbi produktin dhe ambalazhin e tij.
Përceptimi i materialit plastik varet gjithashtu dhe nga vendi i konsumimit. Materiali i pathyeshëm dhe i lehtë është ideal për përdorimet jashtë shtëpisë (eskursionë,
plazh, stadium etj). ndërkohë që në ambjentët e shtëpisë gjithmonë ka më shume kohë për të shijuar oferta më të sofistikuara. Ajo që është e rëndësishme është se jo
çdo lloj birre mund të ofrohet në shishe plastike, pasi duhen të merren në konsideratë karakteristikat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të saj.
• Markat e birrës duhet të përfitojnë nga shishet plastike për të qënë më pranë konsumatorit.
• Markat duhet të përceptohen sa më shume modernë, inovative dhe mbi të gjitha praktike.
• Propozimi i ambalazhit dhe alternativave të reja rrit besueshmerinë dhe tregon kujdes për konsumatorin. Produkti më ambalazh plastik nuk duhet përdorur për të
zëvëndësuar një tjetër por duhet të jetë një mundësi e re për të ofruar shërbime dhe tregje të rinj.
Në përputhje më rregulloren EEC në rastin e përdorimit të shisheve PET për përdorim nga konsumatorët duhet ti
referohemi dy kushtëve bazë:
1. siguria ushqimore që ofron ambalazhi(sidomos këto shkëmbime mbi nivelin e lejuar)
2. përshtatshmëria e tij më produktin që do të tregëtohet.
Ambalazhi plastik dhe cilësia e birrës
Ambalazhi është kontakti i parë i konsumatorit dhe është përshtypja kryesore që krijohet nëtreg. Shishja plastike për atributet
saj lidhur me menyrën e përdorimit (e pathyeshme, elehtë, e rimbyllshme) mund të jetë përgjigja e konsumatorit. Para se të
hidhet në treg një produkt në shishe plastike duhet që të kuptohet filozofia dhe niveli i pranueshmerisë nga ana
e konsumatorit. Ashtu sikurse për verën dhe shume produkte të tjera tradicionale ka barriera mbi përceptimin e imazhit dhe
cilësisë kur përdoren materiale plastike. Megjithatë, mjedisi dhe shoqëria kanë hyrë në një stad të zhvillimeve të shpejta, psh.
tregu europian i birrës është i konsoliduar dhe konsumatorët kanë krijuar zakonët e tyre mbi produktët në e treg.
Për të përcaktuar parametrat cilësorë kritikë duhet të studiohen:
• Vetitë përshkuese të matërialit plastik (përshkimi kryesisht në ga O2 dhe CO2 )
• Karkteristikat sensoriale (kryesisht jetëgjatësia e produktit dhe aromat e huaja)
• Analizat instumentale
• Karakteristikat mekanike të shishes PET (fortësia,ndryshimet dimensionale në varësi
• të temperaturës,etj)
• Modelime statistikore të të dhënave instrumentale dhe sensoriale.
Këto të fundit realizohen për të vendosur korrelime të ndryshme midis të dhënave të marra
nga ekspërimentet.
.Avantazhet e përdorimit
Shishet e birrës PET paraqesin përparësi të dukshme në përdorim, kosto dhe në riciklim. Ambalazhi
plastik është ideal kryesisht për pijet pak të ndjeshme ndaj O2. Shishet PET kanë një
kosto relativisht të ulët, kanë një peshë sa 1/7 e një ambalazhi ekuivalent qelqi, nuk thyhen
ose ciflosen dhe mund të përdoren për tregtimin e sasive të medha të lëngjeve (nga 1-5 kg).
• Të metat
• E meta kryesore që paraqet një shishe PET është karakteri i tij përshkrues
ndaj O2 dhe CO2,
• ky kritër nuk është i rëndësishëm për pijet e tjera si lengje ose ujë,
megjithatë për birrën kjo
• është një pike kritike. Përshkueshmeria nga gazet shkurton jo vetëm
jetëgjatësinë e produktit
• por ndryshon dhe parametrat sensorialë të tij. Megjithatë këto vitet e
fundit po bëhen një sërë
• përpjekjesh për të minimizuar këtë defekt të ambalazhimit.

You might also like