You are on page 1of 8

Feja

Tiranë, 15.01.2021
Çfarë është feja?
 Feja përfshin një kompleks simbolesh, që revokojnë ndjenjën e nderimit ose
frikës dhe është e lidhur me ritualet ose ceremonitë e kryera prej një
komuniteti besimtaresh.
Çfarë nuk është feja?

 Së pari – feja nuk mund te identifikohet me monoteizmin


(besimi në një Zot). Në disa fe të caktuara nuk ka fare
zotër.
 Së dyti – feja nuk mund të identifikohet me porositë
morale që rregullojnë sjelljen e besimtarëve
 Së treti – feja nuk është e domosdoshme të lidhet me
shpjegimin e krijimit të botës
 Së katërti – feja nuk mund të identifikohet me të
mbinatyrshmen
Cilat janë fetë monoteiste me më shumë
influencë në historinë botërore?
 Ato janë: Judaizmi, Krishtërimi dhe Islamizmi.
Të gjitha kanë lindur në Lindjen e Mesme
 Judaizmi është feja më e vjetër monoteiste, rreth 1000 vjet p.l.k. Judaizmi u
bë fe zyrtare në Izrael. Hebrenjtë besonin se Zoti kërkonte bindje ndaj
kodeve morale.
 Krishtërimi – Jezusi ishte një izraelit, ndaj dhe Krishtërimi lindi si një sekt i
Judaizmit. Ndaj shumë pikëpamje judaike u përfshinë tek Krishtërimi.
Krishtërimi ka numrin më të madh të besimtarëve dhe është feja më e
përhapur në botë.
 Islamizmi – është feja e dytë më e madhe në botë, e cila buron nga mësimet
e profetit Muhamed, në shekullin VII të erës sonë. Një ndër elementet më të
rëndësishme është realizimi i pesë të falurave cdo ditë.
Fetë e Lindjes së Largët
 Hinduizmi – është fe politeiste, më e vjetra nga fetë politeiste të
cilët kanë patur dhe ende kanë ndikim në botën e sotme, ka lindur
rreth 6.000 vjet më parë.
Tiparet e kesaj feje:
-Së pari -pranon doktrinën e ringjalljes: lindjes,
vdekjes dhe rilindjes;
-Së dyti – bazohet tek sistemi i kastës ku
individët që kur lindin kanë një pozicion në hierarkinë sociale dhe
rituale. Ka rreth 600 millionë besimtarë të kësaj feje, të cilët jetojnë
në Indi.
 Budizmi, Konfucianizmi, Taoismi – Këto fe nuk kanë perëndi.
Ato theksojnë idealet etike që i mbajnë të lidhur besimtarët me
njëri-tjetrin.
 Budizmi – buron nga mësimet e Budës (njeri illuminist), i cili ishte një
princ hindu, në një mbretëri të vogël të Nepalit Jugor, në shekullin e
VI para erës sonë. Sipas Budës njerëzit mund të shmangin ciklin e
metamorfozës nëpërmjet heqjes dorë nga dëshirat. Rruga e shpëtimit
gjendet tek vetëdisiplinimi dhe meditimi.
Objektivi i Budizmit është arritja e
Nirvanës, një përkryerje spirituale. Buda nuk e pranon ritualin hindu
dhe autoritetin e kastave. Budizmi në ditët tona ka ndikim në
Tailandë, Kinë, Japoni, Kore etj.
 Konfucianizmi – Konfuci jetoi në shekullin e VI para erës sonë, i cili
ishte një mësues. Ai shikohej nga ndjekësit e tij jo si një Zot, por si
më i mencuri. Konfucianizmi synonte të rregullonte jetën njerëzore.
Ka patur ndikim të madh në Kinën tradicionale.
 Taoizmi - u themelua nga Lao Ce dhe theksonte meditimin dhe
shmangien e dhunës për një jetë sa më të mirë.
Totemizmi dhe Animizmi

 Në shoqëritë tradicionale feja luan një rol të rëndësishëm në jetën


sociale.
 Dy format e fesë të cilat janë zbuluar në kulturat më të vogla janë
totemizmi dhe animizmi.
 Totemizmi – Fjala totem e ka zanafillën tek fiset indiane të Amerikës
veriore dhe është përdorur për të treguar speciet e kafshëve dhe
llojet e pemëve që besohej se kishin fuqi mbinatyrore. Psh. lopa
është një kafshë e shenjtë në Indi.
 Animizmi– Besim në shpirtrat ose fantazmat që mendohet se
popullojnë të njëjtën botë si qeniet njerëzore.
Faleminderit

You might also like