You are on page 1of 11

SHEKSPIRI DHE VEPRAT E TIJ

TREGTARI I VENECIAS
• E shkruar rreth viteve 1596-1598, kjo komedi e hershme
e Shekspirit, bazohet në borxhin e një tregtari venecian
kundrejt një huadhënësi hebre dhe kauzën e tij për të
rimarrë paratë që i takojnë. Ndërsa studiuesit modernë
diskutojnë për potecialin e prezantimit të antisemitizmit,
kanë rënë dakord njëzëri se kjo vepër e shekullit të XI
prek tema të forta të interesit personal kundrejt
dashurisë, të fjalëve kundra ligjeve dhe cilësinë e
mëshirës. Prandaj, “Tregtari i Venecias” vazhdon të jetë
një zgjedhje shumë e kërkuar e produksioneve teatrale
dhe është përshtatur në qindra filma.
SHUME ZHURME PER ASGJE
• Mos u gënjeni nga titulli pasi “Asgjë” është totalisht e
kundërta e asaj që do të sjellë shumë zhurmë këtu.
Shekspiri, i cili njihet për lojën e tij me fjalët, me
“asgjë” ai tregohet homofon, pra përdor një fjalë, por
që ka kuptimin tjetër, atë të zhurmës. E konsideruar si
një nga komeditë më të mira dhe më depërtuese të
tij, “Shumë zhurmë për asgjë”, ngjalli shumë të
qeshura, por në një kohë trajtoi dhe tema klasike si
ndershmëria, mashtrimi dhe qëndrimi i publikut tek i
cili edhe publiku modern i sotëm e gjen veten.
OTELLO
• E shkruar rreth vitit 1603, kjo vepër u bazua në tregimin
e novelistit italian Cinzio me titull “Kapiteni zeshkan” dhe
tregon ngjarjet tragjike të një gjenerali zeshkan, i cili u
martua me një grua veneciane. Me një gamë të gjerë
temash të cilat nuk kanë kohë, si racizmi, xhelozia,
tradhtia dhe hakmarrja, Otello mbetet një performancë e
preferuar për audiencën. Jashtë përshtatjes teatrale,
vepra ka inspiruar interpretime të ndryshme muzikale,
grafike dhe artistike, duke vërtetuar kështu se të gjithë i
duan historitë me tradhti, por asnjëri nuk do të jetë në
atë situatë.
CEZARI
• Duke folur për tradhtitë, ky është tregimi final i këtij
zhanri i cili flet për oficerë të cilët kthehen në
konspirues. E shkruar në kohën e duhur, kur Anglia po
eksperimentonte frikërat e saj mbi vrasjet konspirative
dhe luftën civile, vepra ka qëndruar kaq aktuale me
temat e politikës partiotizmit dhe miqësisë. Edhe pse
vrasja e Çezarit është dramatizuar shumë nga Shekspiri,
kjo vepër ka rezistuar me kohën, me modernizmin e tij
arrin një audiencë të lartë, insipiron histori të ngjashme
dhe madje diskutime politike.
RIKARDI III
• E shkruajtur rreth vitit 1592, Rikardi i III është ndër
personazhet e shumta fiktive të Shekspirit gjatë
monarkive të së kaluarës. Si vepra e tij e dytë më e
gjatë, Rikardi i III pati suksesin pasues të 3
paraardhësve të Henrit VI duke formuar kështu
tetralogjinë e parë në dramaturgji. Me karakterin
prej udhëheqësi dhe duke qenë antiheroi më i
rëndësishem dhe i imituar në literaturë, historia dhe
karakteri i Rikardit III ka frymëzuar histori të tjera
moderne në çdo cep të kulturave pop.
MBRETI LEAR
• Imagjinoni të humbni toruan duke u përpjekur të ndani
pasurinë në një rreth trashëgimtarësh agresivë. E shkruar
në periudhën e vonë të jetës së tij, Mbreti Lear pati
perceptime mikse nga bashkëkohësit e Shekspirit për tonet
e dëshpëruara që kishte kjo vepër dhe për sugjerimet që
përcillte në lidhje me strukturën familjare. Pas rivendosjes
angleze u urdhërua të vihej në skenë një version me fund të
lumtur. Megjithatë, pas viteve 1800 ai u rikthye në skenë
me lavdinë e tij të zymtë dhe që atëherë pati përshtatje të
ndryshme duke e riimagjinuar e duke e sjelle në forma të
ndryshme, siç është dhe ajo e hitit në Fox Drama “Empire”.
ENDRRA E NJE NATE VERE
• E di që ke një shkrimtar të përkryer kur arrin të bashkojë
fantazinë, romancën dhe farsën të gjitha në një. Ëndrra e një
nate vere ka qenë vazhdimisht e quajtur si vepra më
qesharake dhe absurde e Shekspirit, por jo në kuptimin e keq.
Është pikërisht futja e elementeve të përrallës në këtë komedi
si zana, pluhrat magjikë të dashurisë, gomerët, të cilët e bëjnë
këtë vepër kaq të bukur për t’u luajtur në skenë. Ja pse dhe
kjo mënyrë e çmendur e të përzierit të gjërave vazhdon të
korrë sukses për tregimin jokonvecional të historisë dhe
trajtimit të temave që i përkasin dashurisë, natyrës së
ëndrrave dhe linjave të paqarta mes reales dhe joreales.
MAKBETHI
• E konsideruar si vepra me tronditëse e Shekpirit, tragjedia e
Makbethit ndjek personazhin kryesor, i cili është një gjeneral
skocez, i cili vret gjatë rrugës së tij për fronin, dhe mbushet
me paranoja e ndjenja faji. Duke patur një tregim kaq të errët,
shumë produksione teatrale dhe sidomos aktorët në skenë
mendojnë që kjo vepër është e mallkuar prandaj i referohen
asaj me titullin “Vepra skoceze”. Megjithatë Makbeth mbetet
një ndër veprat klasike më të bukura ne rrethin e audiencës,
studiuesve dhe artistëve. Pati dhe nga ata të famshëm të
ekranit që filluan karrierën e tyre pikërisht me këtë rol, si Sir
Laurence Oliver, Orson Welles, Sir Ian McKellen.
ROMEO DHE ZHULJETA
• Të gjithë e dimë që dashuria fiton mbi gjithçka. Përveçse
në këtë vepër. E konsideruar si vepra me më shumë
influencë në histori, lidhja e dy personazheve kryesore,
pavarësisht marrëdhënieve të familjeve të tyre, ka qenë
një frymëzim për shumë mendje krijuese e zemra
adoleshentësh. Edhe pse fillimisht u gjykua si dështim nga
kritikët e asaj kohe, kjo tragjedi u bë e pavdekshme duke
qenë ndër të paktat vepra që përfshijnë si të rinjtë dhe të
moshuarit. Deri sot kjo mbetet vepra më e pëlqyer e tij,
duke patur numrin me të madh të risjelljeve në skenë në
krahasim me të tjerat.
PUNOI:GENTIANA MANI
KLASA:Xie
GJIMNAZI:”28 NENTORI"

You might also like