You are on page 1of 1

SHPELL'E DRAGOBISE

Aliteracioni

Kur tufani e çthuri fenë, Thon' u-shtri e thon' u-vra,


Kur tirani e krrusi atdhenë, Po ti s'vdiqe, or Baba,
Mi një brek të Dragobisë As te shkëmb' i Dragobisë,
Priret Flamur' i lirisë. As te zëmr' e Djalërisë.

Atje nisi, atje mbaroj, As je vrar' e as po vritesh


Atje krisi, atje pushoj, Legjendar Ante po rritesh.
Rrufe-shkab' e Malësisë, Dithiramb i Dragobisë,
Në një shkëmb të Dragobisë. Tmerr, panik i mizorisë.

Vendi dridhej, ay mbeti Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.


Se s'tronditej nga tërrmeti. Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë
Dif drangoj i Dragobisë, Për çlirimn' e Shqipërisë
Trim tribun i Vegjëlisë. Katakomb' e Dragobisë

0 Bajram, bajrak i gjallë,


More nam me gjak në ballë,
Te një shpell' e Dragobisë, .- poezi nga Fan Noli
Yll i rrall' i burrërisë.

You might also like