You are on page 1of 11

Album me veprimtare

te Rilindjes Kombetare
Shqiptare

Klasa:9; Lenda:Histori;
Punoi: Kiara S. ; Anda Gj. ; Tedi M. ; Angjelo
K. ; Martin Zh. ; Altero Th.
Veprimtaret E Rilindjes

Naum Veqilharxhi (Martini) Naum Veqilharxhi (1797 - 1846)ka qenë një avokat dhe studjues shqiptar.

Naim Frashëri (Frashër, 25 maj 1846 - Stamboll, 20 tetor 1900) ka qenë nëpunës dhe intelektual i 


Naim Frasheri (Tedi)
Perandorisë Osmane, poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare
Ai lindi në fshatin Frashër të Vilajetit të Janinës (sot në rrethin e Përmetit), i biri i Halit beut (1797–
Abdyl Frasheri (Tedi)
1859).

Thimi Mitko (Angjelo) U lind në Korçë më 1820, i pari i shtatë fëmijë vetë Kostë Mitkos

Zef Jubani (Kiara) Zef Jubanika qenë nëpunës, ekonomist, folklorist, shkrimtar dhe ndër pararendësit e lëvizjes kombëtare.

Elena Gjika (Anda) Elena Gjika (Dora d’Istria) lindi në Bukuresht në vitin 1828 nga prindër shqiptarë.

Parashqevi Qiriazi (Anda) Pak gra kanë arritur të bëjnë atë që Parashqevi D. Qiriazi mori përsipër dhe arriti gjatë jetës së saj

Kostandin Kristoforidhi (Altero) Kostandini qe gjuhëtar dhe përkthyes shqiptar. 


Naum Veqilharxhi

Në Brăila Naumi u bashkua me një shoqëri intelektualësh shqiptarë, që


çmonin të domosdoshëm kultivimin e gjuhës dhe kulturës
shqiptare për Rilindjen Kombëtare Shqiptare.
Më 1824 ose 1825, nisi të krijonte alfabetin e tij për gjuhën shqipe.
Varianti përfundimtar i alfabetit të tij me tridhjetetre shkronja
sajuar prej tij, u botua për të parën herë më 1844-5
titulluar Evëtori Shqip Fort i Shkurtër. Veqilharxhi shmangu
përdorimin e shkronjave greke, latine dhe arabe për shkak të
bashkëshoqërimit fetar dhe prej rrezikut se mund të ndillnin
përçarje mes shqiptarëve me fe të ndryshme.
Naim Frasheri
Përgjatë arsimimit dhe kultivimit të tij nxuri gjuhët më të rëndësishme të
realitetit të kohës, arabishten, persishten, turqishten, greqishten
 dhe frëngjishten. Kësodore qe prej atyre intelektualëve të mjedisit
osman të shekullit të 19 që gëzonin qasje dhe vlerësonin si kulturën
lindore që i rrethonte, si atë perëndimore.
Kontributi i tij numron 22 vepra të shtrira në 4 gjuhë, duke filluar me
turqishten, persishten, greqishten dhe shqipen; si gramatika gjuhe,
tekste divulgative shkencore, arsimore, përkthime dhe krijime
origjinale.
Duke parë tek besimi i tij një të mesme të artë edhe për çështjen
kombëtare shqiptare, u bë edhe autori më përfaqësues i mistikës
islame në gjuhën shqipe përkatësisht me veprat Fletore e
Bektashinjet dhe Qerbelaja, si veprat e para të bektashizmit
 shqiptar. Në tekstet mësimore që botoi gjenden edhe përkthimet e
para selektive të Kur'anit në gjuhën shqipe të bëra prej tij. 
Si një nga autorët kryesorë të platformës politike të Komitetit
Qendror të Stambollit, të cilën Abdyl Frashëri e parashtroi
publikisht edhe me anën e artikujve që botoi në disa organe të
shtypit evropian gjatë pranverës së vitit 1878, ai mori pjesë
aktivisht në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pas
themelimit të Lidhjes, e cila e adoptoi këtë platformë, Abdyl
Frashëri. u shqua si udhëheqës, organizator, diplomat dhe 
aktivist i saj. Veprimtarinë e tij kryesore e zhvilloi sidomos në
viset e vilajetit të Janinës dhe të Kosovës. Nuk e shkëputi
asnjëherë luftën për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut nga
lufta për autonominë e Shqipërisë. Mori pjesë pothuajse në të
gjitha kuvendet kryesore që u organizuan nga Këshilli i
Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare ose nga komitetet
ndërkrahinore të saj. Kudo udhëhoqi krahun autonomist të
lëvizjes.

—Abdyl Frasheri
Thimi Mitko
Ai ndihmoi financiarisht botimet në gjuhën shqipe si dhe
qe themelues i shoqërisë së parë shqiptare në Egjipt, të
quajtur "Vëllazëria e shqiptarëve". Qëndrimet e tij
mësohen nga ç'ka mbetur prej letërkëmbimeve me
Anastas Bykun, Thimi Thoma Krejin, De Radën, Dora
d'Istrian, Kristoforidhin, Abdyl Frashërin, Orhan Pojanin
, Visar Dodanin, Nikolla Naçon, Thimi Markon, Panajot
Kupitorin, Kamardën dhe Françesko Krispin, etj.Kishte
letërkëmbim po ashtu me gjuhëtarët Gustav Meyer dhe 
Urban Jarnik. Po ashtu bashkëpunoi me Anastas
Kulluriotin në botimin e gazetës I foni tis
albanias ("Zëri i Shqipërisë"). Shkroi për Skënderbeun
kundër tezave për prejardhjen e tij sllave, përktheu i pari
fabulat e Ezopit në shqip dhe ka lënë përshkrime për
Korçën, jetës shoqërore, zanateve, bujqësisë, blegtorisë
dhe emrave e mbiemrave shqiptarë.
Zef Jubani
Më 1850 nisi të mblidhte folklorin e krahinave rrethepërqark
qytetit të vendlindjes. Më 1858 redaktoi botimin e konsullit
francez Hecquard Histoire et description de la Haute Albanie ou
Guégarie (shqip: Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme
ose Gegërisë).
Më 1871 botoi në Trieste Raccolta di canti e rapsodie di poemi
albanesi (shqip: Përmbledhje këngësh popullore e rapsodish
shqiptare), që përbën punimin dhe përmbledhjen e parë të
folklorit shqiptar. Vepra ka disa përsiatje politike në
parathënie. "Kanga e parë" me të cilën nis përmbledhja
është Zani i kasnecave, që i jepej datimi i shekullit të XVI dhe u
mendua si e tillë prej ligjërimit pa orientalizma, por më pas u
njoh si prodhim osianik i vetë Jubanit, më tej ka vargjet e Luk
Bogdanit kushtuar Pjetrit të botuara më parë te Cuneus
prophetarum si dhe disa lirika nga letërsia e bejtexhinjve. Nga
bejtexhinjtë Jubani botoi tre tekste të shairit shkodran Mollà
 Hysen Dobraçit dhe një të Nezimit të Beratit, për të cilat studjues
i jetës dhe veprës së tij Jup Kastrati mendon se i ka qëmtuar nga
burime të shkruara.
Elena Gjika
Ajo ishte revolucionare, kryengritëse, me shumë ide politike e sociale, që i
paraprinin kohës së vet. Mbajti korrespondencë të rregullt me De Radën dhe
Xhuzepe Garibaldin. Është ndoshta i pari personalitet intelektual që hodhi
idenë mbi një federatë ballkanike ku do të hynin të gjitha vendet e Ballkanit.
Princesha Elena Gjika ishte e afirmuar si shkrimtare, publiciste dhe
shkencëtare në nivel botëror. Shkrimet e saj ajo i publikonte në 6 gjuhë
evropiane. U bë veçanërisht e njohur me veprën “Femeile in Oriente”
(“Gratë e Orientit”, Paris, 1860) dhe “La Suisse allemande” (Zvicra
gjermane). Në shkrimin “Les femmes en Orient” dhe “Des femmes, par une
femme” ajo shkruante për emancipimin e grave. Ajo gjithashtu botoi tregimin
“Au bord des lacs helvétiques” (“Lundrim në liqenet zvicerane”, Gjenevë,
1861) dhe “Ekskursions en Rouméllie et en Moree” (Ekskursione në Rumeli
dhe More, Zyrih 1863, 2 Vëllime).
Elena mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës dhe
përkrahu Rilindjen Kombëtare Shqiptare, duke mbajtur  lidhje të ngushta me
veprimtarë të shquar të saj, si: Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Zef
Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj.
Parashqevi Qiriazi

Pas luftërave ballkanike dhe në fillimin e Luftës së Parë Botërore,


ajo iku për të shpëtuar jetën e saj (si shumë të tjerë) në
Bukuresht më 1914 dhe pastaj në Shtetet e Bashkuara më
1915. Në Boston, ku u vendos, ia kushtoi jetën çështjes së
çlirimit të vendit të saj dhe emancipimit të grave, duke
themeluar dhe botuar revistën shqiptaro-amerikane Yll’ i
mëngjesit, që doli nga 1917 deri më 1920. Më 1919 ajo
lundroi për në Paris si e vetmja grua diplomate shqiptare
në Konferencën e Paqes, ku përfaqëson Partinë Kombëtare
Shqiptare në Amerikë. Me gjithë fushatat e fuqishme për ta
ndarë Shqipërinë mes vendeve fqinje, konferenca
përgjithësisht miratoi kufijtë shqiptarë, siç ishin caktuar në
vitin 1913 në Konferencën e Paqes në Londër.
Kostandin Kristoforodhi
Në Janinë u njoh me zv/konsullin austro-hungarez Hahn (me shërbim
1847-1850), i cili merrej me studimin e gjuhës shqipe dhe i mësoi
shqipen për të studjuar Dhiatën e përkthyer nga Vangjel Meksi dhe 
Grigor Gjirokastritit. Ndihmoi po ashtu për Studimet Shqiptare të
konsullit. Vitet që vijuan e gjetën mësues në shkollat greke në Tiranë
 më 1852, Elbasan e Berat. Më 1853 i vdesin prindët, detyrohet të
shesë gjithçka dhe u vendos në Durrës ku punoi te nuni i tij Mimi
Xhufka. Udhëtoi mbarë Shqipërinë për tregti dhe në fillimin e 1857 e
gjejmë në Izmir ku me gjasë u takua për herë të parë me misionarët
protestantë amerikanë, ku u rekrutua nga filologu dr. Rigzi. Shoqëria
Biblike porsa po interesohej për Shqipërinë dhe ishte në kërkim të një
përkthyesi. E fitoi këtë vend pune dhe më pas u regjistrua, më 1 mars
ndoqi për katër muaj kurse në "Robert College" në lagjen Babek të
Stambollit.
Faleminderit!

You might also like