You are on page 1of 7

DASHURIA E NJERIUT PËR ZOTIN

‫م‬ ْ ُ ‫ه وَي َغِْفْر ل َك‬


ْ ُ ‫م ذ ُُنوب َك‬ ُ ّ ‫م الل‬
ُ ُ ‫حب ِب ْك‬ َ ّ ‫ن الل‬
ْ ُ ‫ه َفات ّب ُِعوِني ي‬ َ ‫حّبو‬
ِ ُ‫م ت‬ ُ ‫ل ِإن‬
ْ ُ ‫كنت‬ ْ ُ‫ق‬
‫م‬
ٌ ‫حي‬ِ ‫ه غَُفوٌر ّر‬ُ ّ ‫َوالل‬
1. Çfarë kemi gjënë më të shtrenjtë në jetën tonë dhe cila është ajo
që duam më shumë? Cilës dashuri i japim më shum prioritet a cilës
në fakt duhet dhën prioritet?

Kjo temë është sa e bukur dhe këndshme, po aq dhe shqetësuese. Vallë sa


prej njerëzve e duan Zotin? Vallë sa prej muslimanëve në mbarë botën, e
duan Krijuesin e tyre? Vallë sa prej atyre që vijnë në xhami e duan Zotin si
duhet?
Ka dashur Zoti që jeta në këtë botë pa dashurinë të mos ketë vlerë. Po ashtu
dhe një zemër që nuk e di ç’është dashuria, është një zemër e ngurtë dhe pa
vlerë. Një trup që nuk njeh dashurinë është trup i vdekur. Po kështu ai njeri
që jeton pa dashuri është i vdekur dhe pa dyshim që do të vuajë nga
depresioni dhe streset e shumta. Sa më e madhe të jetë dashuria, aq më e
bukur bëhet jeta në tokë.
Çfarë kemi gjënë më të shtrenjtë në jetën tonë dhe cila është ajo që duam
më shumë? Shumë prej njerëzve kanë pasurinë, e cila një ditë do zhduket
dhe do të humbasë. Shumë të tjerë duan pushtetin, i cili dhe ai nga natyra e
tij humbet. Ka të tjerë duan familjen dhe fëmijët, që dhe këto me vdekjen të
humbasin. Burrat duan gratë dhe gratë duan burrat, por shohim që kjo
dashuri pas ca kohësh fillon dhe dobësohet.
Dashuria që njeriu duhet të ketë është ajo që nuk humbet, është ajo që nuk
dobësohet dhe ajo që të jep forcë. Një dashuri të tillë mund të jetë vetëm ajo
për All-llahun, Krijuesin tonë dhe të gjithçkaje.
Nuk është musliman i mirë ai që dashurinë ndaj Zotit, nuk e ka prioritetin e tij
kryesor në jetën e tij. Të gjithë ne themi që e duam Zotit, por për ta provuar
këtë, Zoti na vendos para një ajeti në Kur’an:
“Thuaj (o i Dërguar): Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit
tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që
frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur,
(të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i Dërguari i
Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu
nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur”. (Et-Teube: 24)
Po t’i shohim këto gjëra janë të gjitha hallall dhe vetë Zoti na nxit që t’i duam.
Në krahun tjetër Zoti vendos dashurinë ndaj Tij dhe Pejgamberit. Me këtë
sikur na vë para një provimi, cila nga të dyja është ajo që sundon në zemrën
tënde, dashuria për Zotin apo dashuria për familje dhe pasurinë? Merri një
nga një dhe krahasoji me dashurinë për Zotin.
Qëllimi i ekzistencës së njeriut në këtë botë, është që të njohë Zotin dhe ta
dojë Atë. Do të ishte e palogjikshme, nëse njeriu do të donte gruan, fëmijët,
pasurinë… dhe të harrojë Krijuesin e tij.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mbi ata që duan pasurinë më
shumë se Zotin thotë: “I vuajtur është robi i pasurisë”
Zoti në Kur’an mbi ata njerëz të cilët duan krijesat më shumë se Krijuesin
thotë: “E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt,
që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-
llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e
fortë...” (El-Bekare: 165) Ky ajet na tregon se nëse e do dikë aq sa e do All-
llahun ose më shumë, e ke kthyer atë në idhull duke i vënë shok Zotit. T’i
vësh shok Zotit nuk është vetëm duke adhuruar idhujt, por dhe nëse do dikë
tjetër më shumë se Zotin. Në krahasimin që bëhet në ajetin e mësipërm,
dijetarët kanë dy mendime: I pari është që ashtu siç besimtarët duan Zotin,
këta njerëz duan gjëra të tjera, si pasurinë fëmijët… Kurse mendimi i dytë,
është që këta njerëz që bëjnë këtë, e duan Zotin dhe mund dhe të jenë
muslimanë dhe të falen, por kur vjen puna për të zgjedhur mes interesit të
tyre dhe asaj që ka urdhëruar Zoti, zgjedhin interesin e tyre.
Këta e duan Zotin, por për t’u siguruar jetën fëmijëve, pranojnë që të marrë
ryshfete. E duan Zotin, por kur gruaja u kërkon diçka haram, nuk munden ta
kundërshtojnë. E duan Zotin, por kur thërret ezani dhe ai është duke parë një
ndeshje, nuk e lë dot ndeshjen. E duan Zotin, por nuk vishen sipas porosive të
Zotit, por sipas modës së fundit. Këta njerëz do të vijnë Ditën e Kijametit dhe
do të thonë: “Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve”. (Esh-
Shuara: 98)

2. Si mund ta dim neve nëse e duam All-llahun ose jo?

Ditën që hyri Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në Medine, u tha


banorëve të saj: “O ju njerëz duajeni Zotin me gjithë zemër. O ju njerëz
duajeni Zotin për të mirat që u ka dhënë”.
Nëse do ta dish sa e do Zotin, merr një letër dhe një laps dhe ndaje letrën në
dy kolona. Në njërën prej tyre shkruaj të mirat që të ka dhënë Zoti, shikimin,
dëgjimin, që të ka udhëzuar në rrugë të drejtë, shëndetin dhe shkruaj ç’të të
vijë në mend. Në kolonën tjetër shkruaj gjynahet që i bën, derisa të sheh Zoti,
shkruaj të gjitha, shikimet haram, fjalët e pista që thua, mëngjesin që nuk e
fal në kohë, mosrespektimin e prindërve etj…
Pasi t’i shkruash, krahasoji mirësitë me gjynahet dhe do shohësh se sa e do
Zotin. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Kush i ka tre gjëra, e ka shijuar ëmbëlsinë e besimit: Të dojë Zotin dhe
Pejgamberin më shumë se çdo kënd tjetër. Ta dojë dikë vetëm për hir të Zotit
dhe të urrejë që të kthehet në jobesimtar, siç urren të hidhet në zjarr”.
Çfarë vlere do të kishte nëse do kishe njohuri për gjithçka që ekziston në
tokë, por nuk njeh Krijuesin e gjithçkaje?! Nëse ke shijuar të gjitha kënaqësitë
e kësaj bote dhe nuk ke shijuar kënaqësinë që të jep dashuria e Zotit, dije se
nuk ke shijuar asgjë. Sëmundja më e keqe që prek zemrën është kur ajo nuk
e kryen funksionin e saj për të cilin është krijuar. Dhe funksioni për të cilin
është krijuar zemra është dashuria e Zotit.
Një njeri i ditur nga tabi’inët ka thënë: “Në këtë botë ndodhet një parajsë,
kush nuk e shijon atë, nuk do e shijojë parajsën e botës tjetër. Dhe ajo është
dashuria për Zotin”.
Gjithashtu ka thënë: “Të varfër janë njerëzit e kësaj bote që dalin prej saj pa e
provuar gjënë më të ëmbël që ekziston në të”. Dikush e pyeti: “Po cila është
gjëja më e ëmbël në të?” “Dashuria për All-llahun!” - u përgjigj.
Ashtu siç nuk krahasohen kënaqësitë e Xhennetit me ato të kësaj bote, ashtu
dhe kënaqësitë e kësaj bote e humbasin vlerën para kënaqësisë që të jep
dashuria për Zotin.
Të gjithë njerëzit sikur t’i pyesnim a e doni Zotin do të përgjigjeshin njëzëri,
po e duam. Por Zoti na vë para një provimi, me anë të cilit duket sa e duam
Atë. All-llahu i Madhërishëm në Kur’an thotë:
‫م‬ ْ ‫ه وَي َغِْفنْر ل َك ُن‬
ْ ُ ‫م ذ ُن ُننوب َك‬ ُ ّ ‫م الل‬
ُ ُ ‫حب ِب ْك‬ َ ّ ‫ن الل‬
ْ ُ ‫ه َفات ّب ُِعوِني ي‬ َ ‫حّبو‬
ِ ُ‫م ت‬ ُ ‫ل ِإن‬
ْ ُ ‫كنت‬ ْ ُ‫ق‬
‫م‬
ٌ ‫حي‬ ِ ‫ه غَُفوٌر ّر‬ ُ ّ ‫َوالل‬
“Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu
t'ju dojë…” (Ali Imran: 30)
Nëse nuk u bindesh urdhrave të Zotit dhe porosive të Pejgamberit [sal-lall-
llahu alejhi ve sel-lem], dije se gënjen nëse thua se e dua Zotin, pasi dashuria
është me vepra dhe jo me fjalë. Mos thuaj me fjalë që e dua, por trego veprat
që e vërtetojnë dashurinë tënde për Zotin. Nëse burri do i thoshte gjithë
kohës gruas që të dua, por në anën tjetër rrallëherë e sheh në shtëpi dhe nuk
e respekton nuk do të besohej në fjalët që thotë.
Nëse do ta shohësh sa e do All-llahun shikoje veten para ajetit të mësipërm.
Sa i vë në zbatim urdhrat e All-llahut dhe porositë e Pejgamberit [sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem]? Nëse nuk i respekton këta, dije se pretendimi që e do Zotin
nuk është i vërtetë.
Ndonjëherë, kur na humbet diçka nga kënaqësitë e kësaj bote pa e shijuar,
apo ndonjë vend të bukur pa e vizituar... na duket sikur nuk kemi shijuar
asgjë. Kurse ty o njeri, të humbet e gjithë jeta kot nëse nuk e ke shijuar
dashurinë ndaj Zotit.
Thonë disa të mençur: “Ndonjëherë më vijnë çaste në zemër dhe them që
sikur banorët e Xhennetit të ndjenin këtë që po ndjej unë në këto momente,
do t’u mjaftonte si kënaqësi. Ka momente kur njeriu e ndjen me gjithë shpirt
përkushtimin ndaj Zotit dhe kënaqësinë që i jep kjo ndjenjë, nuk do ta
barazonte me qindra adhurime të tjera”.

3. Mënyrën se si e shprehte Pejgamberi Muhammedi [sal-lall-llahu


alejhi ve sel-lem] dashurinë ndaj All-llahut ?
Këtë e gjejmë në gjithë aspektet e jetës së tij. Shokët e tij tregojnë që kur
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] falej, dëgjonim një zë si atë të
enës kur valon, nga të qarët. Në një hadith Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem] tregon: “Kënaqësinë time më të madhe e kam në namaz”.
Enes bin Maliku, një nga shokët e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
tregon: “Një natë u ktheva nga udhëtimi natën vonë. Para se të shkoja në
shtëpi, hyra në xhami ku pashë një trung palme në këmbë, të cilin nuk e
kisha parë më parë aty. I habitur, fillova të afrohem derisa dallova që nuk
kishte qenë trung palme, por ishte i Dërguari i All-llahut që po falej. Ngaqë
nuk lëvizte fare, e kisha kujtuar për trung palme.
Kur e pashë, thashë me vete “Nuk ka rast më të volitshëm, sesa të falesh
vetëm me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]”, dhe fillova të falem
pas tij.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] filloi të lexonte suren El-Bekare.
Me vete mendova që do të lexojë 100 ajetet e para dhe do bjerë në ruku, por
ai e plotësoi të gjithë suren El-Bekare. Atëherë mendova se do ta përfundojë
El-Bekare-në dhe do të bjerë në ruku. Por ai pasi përfundoi El-Bekare-në, filloi
suren Ali Imran. Mendova se do e lexojë dhe Ali Imran-in dhe do bjerë në
ruku, por ai filloi të lexonte suren En-Nisa. Mendova se do të lexojë gjysmën e
saj dhe do të bjerë në ruku, por ai vazhdoi përsëri të lexonte, saqë fillova të
mendoj të bëj diçka jo të mirë”. Kur e pyetën shokët se çfarë i shkoi në
mendje të bënte, u tha: “Mendova të ulem dhe ta lë Pejgamberin [sal-lall-
llahu alejhi ve sel-lem] në këmbë”.
“Gjatë leximit, kur përmendte ajete që flisnin për Xhennetin, e dëgjoja të
thoshte: “O Zot, më bëj nga banorët e Xhennetit!” dhe kur lexonte ajete që
flisnin për zjarrin thoshte: “O Zot, më ruaj nga zjarri!”
Pasi përfundoi suren En-Nisa, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ra në
ruku, ku qëndroi po aq sa qëndroi duke lexuar në këmbë.
Kur u ngrit nga rukuja, qëndroi në këmbë po as sa kishte qëndruar në ruku
dhe thoshte: “O Zot, për Ty është lavdërimi. Lavdërim të shumtë dhe të
mire”.
Më pas, ra në sexhde, ku qëndroi po aq sa kishte qëndruar në këmbë duke
lutur Zotin...
Kur lutej Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thoshte:
“O Zot, më bëj mua të ndjej mall për takimin me Ty dhe më bëj ta shijoj
kënaqësinë e të shikuarit Tënd Ditën e Gjykimit. O Zot, më bëj mua të të dua
Ty dhe të gjithë ata që të duan Ty. O Zot, ma bëj të dashur çdo punë që më
afron pranë dashurisë Tënde. O Zot, çdo mirësi Tënden ndaj meje, ktheje në
fuqi për mua që të veproj gjëra që Ti i pëlqen. O Zot, çdo mirësi tjetër që nuk
ma ke dhënë mua, ma plotëso me dashurinë që duhet të ndjej për Ty”.
Kur binte shi, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dilte që të lagej me
shi. Kur e pyetën se përse e bënte këtë, u tha: “Tani sa po vjen nga Zoti”.

‫من‬
َ ‫عّز‬
ِ ُ ‫وت‬ َ َ ‫من ت‬
َ ‫شاء‬ ّ ‫م‬
ِ ‫ك‬َ ْ ‫مل‬ُ ْ ‫ع ال‬
ُ ‫ز‬ِ ‫وَتن‬
َ ‫شاء‬َ َ ‫من ت‬َ ‫ك‬ َ ْ ‫مل‬ُ ْ ‫ؤِتي ال‬ْ ُ‫ك ت‬ ِ ْ ‫مل‬
ُ ْ ‫ك ال‬َ ِ ‫مال‬َ ‫م‬ّ ‫ه‬ ُ ّ ‫ل الل‬
ِ ‫ق‬ُ
‫ديٌر‬ َ
ِ ‫ءق‬ ٍ ‫ي‬ْ ‫ش‬ َ ‫ل‬ ُ
ّ ‫ىك‬ َ
َ ‫عل‬ َ
َ ‫خي ُْر إ ِن ّك‬ ْ َ
َ ‫دك ال‬ ِ َ ‫شاء ب ِي‬ َ َ ‫من ت‬ َ ‫ل‬ّ ‫ذ‬ِ ُ ‫وت‬َ ‫شاء‬ َ َ‫ت‬

“Thuaj: O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do,


Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e
përul atë që do. ?do e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti
ke mundësi për çdo gjë!” (Ali Imran: 26)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një hadith Kudsij tregon që Zoti
e urdhëroi Xhibrilin [alejhis-selam] që të shkatërrojë një vend. Kur shkoi
Xhibrili atje gjeti një njeri të mirë që adhuronte Zotin. Para se ta shkatërrojë
Xhibrili [alejhis-selam] pyet: “O Zot, aty ndodhet filan robi Yt”. “Me atë filloje
ndëshkimin – i tha Zoti – pasi atij nuk i është skuqur fytyra për ato që
vepronin banorët e atij vendi”.
Më pas dashuria për Zotin shtohet dhe më tepër, saqë të jesh mik i Zotit. Por
që këtë gradë e ka arritur vetëm Ibrahimi [alejhis-selam] dhe Pejgamberi
Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ai që e do dikë e përmend
shpesh. Ai që e do dikë, nuk vepron gjëra që i urren i dashuri.
Le të përmendim tani shembullin e Ibrahimit alejhi selam se si e shprehte kz
profet dashurin ndaj All-llahut xh.sh..
Ibrahimi [alejhis-selam] dashurinë ndaj Zotit e shpreh në këtë mënyrë: “Ai
tha: Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!”
(Saffat: 99) Po ti o vëlla, a ke thënë ndonjëherë që unë po vij drejt Teje o Zot?
Kurse në një ajet tjetër ai thotë: “... e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të
jeshë i kënaqur ndaj meje!” (Ta Ha: 84)
4. Dijetarët thonw se dashuria e sinqertë e njeriut për Krijuesin e Tij
e e bën të pavdekshëm emrin e tij (njeriut) a mund të na thuani se si
e bën All-llahu të pa vdekshëm njeriun robin e tij të sinqertë?

Në momentet para betejës së Uhudit, të gjithë muslimanët kishin ngritur


duart dhe po i luteshin All-llahut që t’i ndihmonte dhe ta mposhtnin armikun,
kurse Abdullah ibn Xhahsh lutej duke thënë: “O Zot, ma mundëso që të
ndeshem me një jobesimtar të fuqishëm, ta luftoj dhe të më luftojë dhe ta
vras. Pastaj, më bëj të ndeshem me një tjetër të fuqishëm, ta luftoj dhe të më
luftojë dhe ta vras. Më pas, më bëj të ndeshem me një të fuqishëm ta luftoj
dhe të më luftojë dhe të më vrasë. Të më çajë barkun, të më presë hundën
dhe veshët, dhe Ditën e Kijametit të dal para Teje në këtë gjendje, ku Ti të
më pyesësh se përse të ka ndodhur kështu o Abdullah. Kurse unë do të të
them “veç për hatrin Tënd, o Zot” dhe Ti të më thuash “të vërtetën the”.
Pas betejës, Sad ibn Muadhi që e kishte dëgjuar lutjen e tij tregon: “E pashë
që kishte rënë shehid, i ishte çarë barku, i ishin prerë hunda dhe veshët dhe
anash tij ishin dy jobesimtarë të vrarë. U tregua i sinqertë me Zotin dhe Zoti u
tregua i sinqertë me të”.
Abdullah ibn Hudhafe Es-Sehmij, gjatë një beteje me romakët në kohën e
Omerit, ishte kapur rob prej tyre bashkë me dhjetë muslimanë të tjerë dhe i
çojnë para mbretit romak. Mbreti romak i pyet: “A është ndonjëri prej jush
nga shokët e Muhammedit?” “Po!” - u përgjigj Abdullahu dhe doli para
shokëve. Kur e pa mbreti, iu duk njeri i ngritur dhe me pozitë në shoqëri dhe i
tha: “A pranon që ta lësh fenë tënde dhe të hysh në fenë time” “Kurrë!” - iu
përgjigj Abdullahu. “Po sikur të të jap gjysmën e pasurisë për këtë?”- i tha
mbreti. “Për All-llahun e Madhërishëm, sikur të më jepje pasurinë e të gjithë
botës për të ndërruar fenë vetëm për një çast sa hap e mbyll sytë, nuk do të
pranoja”. Atëherë, mbreti urdhëroi që ta fusnin në një qeli me një vajzë
shumë të bukur dhe të zhveshur. Megjithëse vajza u mundua ta joshte, ai as
që e shikonte me sy. Pas pak del vajza nga qelia dhe u thotë: “Nuk e di, a me
njeri më keni futur brenda apo me ndonjë gur!” Më pas, mbreti urdhëron që
ta rrihnin me kamxhik, por dhe kjo e pa që nuk bëri dobi. Prandaj, urdhëroi që
të mbushnin një kazan me vaj dhe ta linin derisa të valojë në zjarr. Kur valoi,
morën dy nga shokët e Abdullahut dhe i hodhën në vaj. Për pak çaste trupave
të tyre nuk u mbeti gjë veç kockave. Pas tyre mbreti urdhëroi që të hidhnin
Abdullahun, i cili sa e afruan afër kazanit, filloi të qajë. Mbreti ua bëri me
shenjë që ta linin dhe e pyeti: “Hë, do ta pranosh fenë time?” “Kurrë!”- ia
ktheu Abdullahu. “Po përse qave atëherë?”- e pyeti mbreti. Abdullahu ia
kthen: “Për Zotin, nuk qava nga frika, por ngaqë nuk kam veçse një shpirt që
do të dalë vetëm një herë për hir të Zotit. Zoti i ka shehidit dhënë shumë të
mira në botën tjetër dhe të vritesh si shehid është shumë gjë e bukur. Do të
doja të kisha shpirtra aq sa kam qime në trup dhe të gjithë këto shpirtra të
dilnin një e nga një për hir të Zotit”. Mbreti, kur e pa se nuk kishte dobi të
lodhej më me të, i tha: “A dëshiron që të kthehesh në vendin tënd bashkë me
shokët e tu, por me kusht që të më puthësh në kokë?” Këtu doli në pah
urtësia e muslimanit. Abdullahu mendoi me vete: “Unë nuk e lashë fenë time
me gjithë ato që më bëri dhe e mbrojta idenë time, ç’të keqe do të kishte
nëse do i puth kokën dhe të liroj veten dhe shokët e mi? Po e puth”. Shkoi
dhe e puthi në kokë. Më pas, mori shokët dhe u kthye në vendin e tij, ku i
tregoi të gjithë historinë Omerit, prijësit të muslimanëve. Kur e dëgjoi
historinë e tij e mori, i puthi kokën dhe u tha të pranishmëve: “E keni detyrë
që edhe ju t’i puthni kokën Abdullahut”.
Dashuria ndaj Zotit e bën të pavdekshëm emrin tënd. Historia e Abdullahut
tregohet pas 1400 vitesh. Ai kishte dëshirë të kishte më shumë shpirtra dhe
të gjithë t’i jepte në rrugën e All-llahut, kurse ne një kemi dhe na dhimbset,
lodhemi kur falemi, kur agjërojmë...

5. Cilat janë cilit e një njeriu që e don Zotin në fakt çfar cilsi duhet të
posedoj ai?

Xhunejdi, një dijetar nga Iraku, derisa po rrinte një ditë me disa shokë të tij,
po diskutonin mbi cilësitë që duhet të ketë një njeri që e do Zotin. Pasi folën
të gjithë, i erdhi radha dhe Xhunejdit, i cili tha: “Njeriu, i cili e do Zotin, është
ai që është larg çdo interesi personal material, është i lidhur me Zotin në çdo
drejtim dhe i zbaton urdhrat e Tij, dhe e shikon Atë me zemër. Nëse flet, flet
vetëm mbi Zotin, nëse lëviz sipas urdhrave të Tij dhe nëse hesht mendon për
Të”.
Një herë Urve bin Zubejri, u nis për në Damask për të vizituar Halifen. Me
vete mori dhe djalin e tij të vogël. Kur arriti në Damask, djali i kërkoi që të
shkonte të shohë kuajt e Halifes, dhe Urve e lejoi. Derisa luante me kuajt,
djali rrëzohet nga kali dhe vdes dhe e varrosin në Damask.
Pas ca kohësh, vetë Urves i infektohet këmba dhe doktorët e këshillojnë që ta
presë këmbën me qëllim që të mos përhapet sëmundja. “Që të mos ndiesh
dhimbje – i thanë – do të të japim të pish ilaç gjumi”. “Jo – u tha ai – nuk dua
që të më hiqet një pjesë e imja nga trupi duke qenë në gjumë”. “Mirë – i
thanë – të të japim pije dehëse”. Por përsëri nuk pranoi. “Atëherë – thanë - të
të lidhim që të mos lëvizësh”. “A t’ju rekomandoj diçka më të mirë?” – u tha.
“Më lini të falem dhe kur të bie në sexhde dhe të dukem sikur nuk jam në
këtë botë, atëherë bëni ç’të doni pasi jam me Zotin dhe nuk ndjej gjë”. E
pritën sa filloi të falej, ra në sexhde, dhe kur e panë se ndihej sikur nuk ishte
në këtë botë, filloi doktori t’ia presë këmbën me sharrë. Kurse nga goja e tij
nuk dëgjonin veçse:
“Subhanall-llahi vel hamdul-lilahi, ve la ilahe il-lall-llahu vall-llahu ekber…”
Kur doktori e preu këmbën, pjesën e mbetur e futi në vaj të valuar me qëllim
që t’i ndalej gjaku. Vetëm atëherë Urves i ra të fikët. Kur u përmend, u kërkoi
t’i jepnin këmbën e prerë.
E mori në dorë dhe tha: “O Zot, ti e di më mirë që nuk kam ecur me të kurrë
në haram”.
Më pas tha: “O Zot, pata dy këmbë dhe dy duar. Më morë njërën këmbë dhe
më le tjetrën dhe dy duart. Për ty është falënderimi. Kisha shtatë djem, më
more njërin prej tyre dhe më le gjashtë të tjerë. Për ty është falënderimi. Të
falënderoj për ata që më dhe, të falënderoj për ata që more dhe të falënderoj
për ata që më ke lënë”.
Nëse njerëzit janë të gëzuar me pasuritë e tyre, ti gëzohu që ke Zotin. Nëse
njerëzit ngushëllohen me dunjanë, ti ngushëllohu me Zotin që e ka krijuar
dunjanë. Nëse njerëzit ndihen të pasur me atë që posedojnë nga dunjaja, ti
ndihu i pasur se ke All-llahun. Nëse njerëzit adhurojnë njerëzit me pozitë dhe
të pasur, ti adhuro Zotin, futu tek dera e Tij dhe thuaji: “O Zot, unë jam robi
Yt i varfër...”
Për Ibn Abbasin thuhej që e donte Zotin aq shumë saqë sikur t’i thuhej se
nesër do të bëhej Kijameti, nuk do të mundej të vepronte diçka më shumë.
Po të ishim ne do të faleshim gjithë natën, do të jepnim sadaka, do të për-
mendim Zotin shpesh etj… kurse Ibn Abbasi këto i bënte çdo ditë dhe nuk
kishte çfarë të shtonte më shumë.
Tani le të përmendim disa pika, të cilat na ndihmojnë ta duam Zotin më
shumë.
Largohu nga gjynahet sa të mundesh. Por dhe nëse bie në gjynah, pendohu
sa më shpejt. Thotë një i ditur: “Si mund të ndriçojë një zemër e cila është e
errësuar me kënaqësitë e kësaj bote? Si mund të udhëtojë drejt Zotit kur ajo
është e prangosur më prangat e epsheve? Si mund të hyjë në të dashuria për
Zotin, kur ajo nuk është pastruar nga ndotjet e gjynaheve?”
Largohu nga shoqëria e keqe e cila të shtyn drejt gjynaheve.
Fillo falu në xhami. Filloje gradualisht derisa të arrish t’i falësh 5 kohët në
xhami.
Kujtoje Zotin shpesh. Pasi kur e do dikë e kujton sa më shpesh.
Lute Zotin sa më shumë.
Mëso sa të mundesh Kur’an. Nëse e ke të vështirë, mëso vetëm xhuzin e
fundit. Pastaj fillo të falësh me të namaz nate, qoftë dhe një herë në javë.

You might also like