You are on page 1of 2

MEMORIE Kerkues: Elvis Roshi, i biri i Azemit, i dtl. 03.12.1975, lindur e banues ne Kavaje, mbrojtur nga Av.

Plarent Ndreca.

Baza ligjore: Neni 24, 110 dhe 257 i Kodit te Procedures Penale. Drejtuar Zt. Besnik Muci Drejtues i Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Kavaje

Ne vemendje: Zt. Adriatik LLALLA Prokuror i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise Igli TOTOZANI Avokat i Popullit i Republikes se Shqiperise I nderuar Z. Drejtues i Prokurorise,

Mbreme ne date 10.03.2013 ne oren 18.00 ne ambjentet e Komisariatit te Policise se Shtetit Kavaje, eshte realizuar nga oficeri i policise gjyqesore Elban Zavalani arrestimi ne flagrance i Kryebashkiakut te qytetit te Kavajes shtetasit Elvis Rroshi. Arrestim ky qe ne kendveshtrimin tone ligjor eshte realizuar ne kundershtim flagrant me kerkesat ligjore te parashikuar nga Kodi i Procedures Penale e konkretisht nenet 251 e vijues te tij. Arrestimi i kryeqytetarit te Kavajes dhe heqja e lirise se tij, eshte nje akt mjaft i rende i cili cenon ne menyre te drejteperdrejte jo vetem lirite dhe te drejtat e tij individuale kushtetuese, por njekohesisht cenon po aq rende interesat institucionit te Bashkise se Kavajes qe ai drejton e rrjedhimisht dhe interesat e qytetareve te Kavajes te cilet e kane zgjedhur ne menyre plebishitare per administrimin e puneve te qytetit te tyre.

[S hq

Nderkohe, ne kushtet kur nga kryebashkiaku eshte mesuar se ndaj tij eshte bere nje kallzim penal nga shtetasi Nevil Deda per ushtrim dhune, eshte paraqitur vete ne ambientet e komisariatit te policise kavaje, per te dhene shpjegimet e tij rreth ngjarjes, duke i shpjeguar oficerit te policise gjyqesore versionin e tij te incidentit. Pas rreth dy oresh nga momenti qe vete kryebashkiaku ka shkuar per te dhene shpjegime, nga ana e oficerit te policise gjyqesore ne shkelje te plote te nenin 252 te Kodit te Procedures Penale eshte mbajtur proces verbali i arrestimit ne flagrance te Kryebashkiakut te Kavajes.

Neni 252 i Kodit te Procedures Penale parashikon se: Eshte ne gjendje flagrance ai qe eshte kapur ne kryerje e siper te vepres penale ose ai qe menjeher pas kryerjes se vepres ndiqet nga policia gjyqesore, nga personi i demtuar ose nga persona te tjere ose qe eshte kapur me sende dhe prova materiale, me te cilat duket se ka kryer vepren penale. Referuar parashikimeve ligjore te cituara, duket qarte se arrestimi ne flagrance i kryebashkiakut Rroshi eshte bere ne mosrespektim te asnjeres prej kerkesave qe neni 252 parashikon. Kryebashkiaku nuk eshte arrestuar duke kryer ndonje krim, nuk eshte ndjekur nga policia gjyqesore, por ka shkuar vete ne komisariat per te dhene shpjegimet e tij si dhe nuk eshte kapur me asnje prove materiale me te cilat mund te kete kryer ndonje veper penale. Pra sic lehtesisht mund te kuptohet, arrestimi i ketij shtetasi nuk eshte bere ne respekt te ligjit, por ne ato cka me ka informuar dhe klienti im, ky arrestim eshte bere me urdher te drejteperdrejte te Ministrit te Brendshem, i cili nuk ka asnje autoritet procedurial per te ndikuar ne hetimin e nje ceshtje konkrete dhe per rrjedhoje duhet te jete objekt hetimi

ipt

Sic do rezultoj dhe nga aktet e mbajtura nga oficeri i polisise gjyqesore, arrestimi i kryebashkiakut eshte bere per nje incident te ndodhur rreth ores 14.45 te dites se djeshme ne mes trajnerit te klubit Tirana dhe tifozeve te Klubit Besa. Pas ketij incidenti i cili nuk eshte shoqeruar me asnje konfrontim fizik ne mes kryebashkiakut dhe trajnerit, ndeshja ka vijuar dhe eshte mbyllur normalisht me pjesen e dyte te saj.

ar

ja.

co

m ]

Objekti: Konstatimin si te paligjshem te arrestit ne flagrance dhe lirimin e menjehershem nga ambjentet e paraburgimit.

nga ana Juaj. Neni 257 i Kodit te Procedures Penale parashikon se: Kur del qarte se arrestimi ose ndalimi eshte bere per shkak se eshte ngaterruar personi ose nuk jane respektuar kerkesat e ligjit ose masa e arrestit e ka humbur fuqine per shkak te shkeljes se afatit te kerkeses per vleftesimin e mases, prokurori urdheron me vendim te motivuar, qe arrestuari te lirohet menjeher. Referuar argumentave te parashtruar me siper del e qarte se nga ana e oficerit te policise gjyqesore qe ka realizuar arrestimin e kryebashkiakut te Kavajes nuk jane respektuar kerkesat proceduriale, e per pasoje bazuar ne nenin 257 te Kodit te Procedures Penale kerkoj lirimin e menjehershem te Kryetarit te Bashkise Kavaje zt. Elvis Rroshi.

Duke shpresuar sinqerisht ne mirekuptimin Tuaj ligjor! Per personin nenhetim Av. Plarent Ndreca

[S hq

ipt

ar

ja.

co

Vonesa te metejshme ne ushtrimin e detyrimeve Tuaja ligjore si drejtues i hetimit te ketij rasti, jo vetem do perbenin shkelje flagrante te te drejtave individuale te shtetasit Rroshi, por do cenonin rende mirefunksionimin e institucionit te Bashkise Kavaje.

m ]

You might also like