You are on page 1of 8

REPUBLIKA L KOSOVLS l'UIYliilllKA J.

i:O{:OUO REPUB LIC 01 KOSO\O

GJYKATA KUSHTETUESE

YCTABHH CY)J.

CONSTITUTIONAL COURT

Prishtinc, mc 10 ocotor 2015


Nr. ref.:VMP862/15

VENDIM PER MASE TE PERKOHSHME


ne
Rastin nr. K0130/15
Parashtrues
Presidentja e Republikes se Kosoves
Lidhur me vleresimin e perputhshmerise se

"Asociacioni/Bashkesia i komunave me shumice serbe ne Kosove -

Parimet e pergjithshme/Elementet kryesore" me frymen e Kushtetutes,

nenin 3 [Barazia para Ligjit], paragrafin 1, Kapitullin II [Te Drejtat dhe

Lirite Themelore] dhe Kapitullin III [Te Drejtat e Komuniteteve dhe

Pjesetareve te tyre] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKES sit KOSOvES


e perbere nga:
Arta Rama-Hajrizi, kryetare
Ivan Cukalovic, zevendeskryetar
Robert Carolan, gjyqtar
Altay Suroy, gjyqtar
A1miro Rodrigues, gjyqtar
Snezhana Botusharova, gjyqtare, dhe
Bekim Sejdiu, gjyqtar
Parashtruesi i kerkeses
1.

Kerkesa eshte parashtruar nga Presidentja e Republikes se Kosoves, Shkelqesia


e Saj, Atifete Jahjaga (ne tekstin e metejme: parashtruesja e kerkeses).

Objekti i .;eshtjes
2.

Parashtresa permban kerkesen per vleresimin e perputhshmerise se


"AsociacionijBashkesia i komunave me shumice serbe ne Kosove - Parimet e
pergjithshme/Elementet kryesore" me frymen e Kushtetutes, nenin 3 [Barazia
para Ligjit], paragrafin 1, Kapitullin II [Te Drejtat dhe Lirite Themelore] dhe
Kapitullin III [Te Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesetareve te tyre] te
Kushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Kushtetuta).

3.

Konkretisht, parashtruesja kerkon qe Gjykata Kushtetuese e Republikes se


Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata) te pergjigjet ne pyetjen vijuese:

"Duke marre parasysh se Parimet e Asociaeionit rregullojne krijimin dhe


junksionimin e Asociacionit/Bashkesise se komunave me shumiee serbe ne
Kosove, a jane ne perputhshmeri keto parime dhe elemente me frymen e
Kushtetutes, nenin 3, paragrafin 1 (natyra shume-etnike), Kapitullin II (te
drejtat dhe lirite themelore) dhe Kapitullin III (te drejtat e komuniteteve dhe
pjesetareve te tyre) te Kushtetutes se Republikes se Kosoves?".
4. Gjithashtu, parashtruesja kerkon nga Gjykata qe te vendose Mase te
perkohshme, konkretisht qe "C;do veprim dhe efekt qe prodhon Parimet e
Asociaeionit te pezullohet, [parashtruesja] kerkon nga Gjykata Kushtetuese te
vendose Mase te perkohshme ndaj c;eshtjes se ngritur, deri ne vendimin
perjundimtm'e [te Gjykates)".

Bazajuridike
5.

Kerkesa bazohet ne nenet 84.9, 113.2 dhe 116.2 te Kushtetutes, ne nenet 27 dhe
29 te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves, nr. 03/L-121
(ne tekstin e metejme: Ligji) dhe ne rregullat 54, 55 dhe 56 (e) te Rregullores se
punes te Gjykates (ne tekstin e metejme: Rregullorja e punes).

Procedura De Gjykate
6.

Me 31 tetor 2015, parashtruesja e dorezoi kerkesen ne Gjykate.

7.

Me 2 nentor 2015, Kryetarja e Gjykates, me Vendimin GJR. K0130/15, caktoi


gjyqtaren Snezhana Botusharova gjyqtare raportuese. Ne te njejten date, me
Vendimin KSH. K0130/15, Kryetarja e Gjykates eaktoi Kolegjin shqyrtues, te
perbere nga gjyqtaret: Almiro Rodrigues (kryesues), Ivan Cukalovic dhe Arta
Rama-Hajrizi.

8.

Me 3 nentor 2015, Gjykata e njofioi parashtruesen e kerkeses per regjistrimin e


kerkeses dhe kerkoi nga parashtruesja te dorezoje nje kopje te tekstit te
"AsoeiaeionijBashkesia i komunave me shumiee serbe ne Kosove - Parimet e
pergjithshme/Elementet kryesore" ne gjuhet zyrtare te Republikes se Kosoves.

9.

Me 4 nentor 2015, parashtruesja e dorezoi tekstin e "AsoeiacionijBashkesia i


komunave me shu mice serbe ne Kosove - Parimet e pergjithshme/Elementet
kryesore" ne gjuhet zyrtare te Republikes se Kosoves, duke perfshire nje kopje
te parafuar ne gjuhen angleze.
2

10.

Me 5 nentor 2015, Gjykata i dergoi nje kopje te kerkeses Kryetarit te Kuvendit


te Kosoves me kerkesen eksplicite qe e njejta t'i dorezohet te gjithe deputeteve
te Kuvendit, Kryeministrit te Republikes se Kosoves, dhe Avokatit te Popullit,
dhe i ftoi ata qe te dorezonin komentet e tyre Iidhur me kerkesen, brenda afatit
te caktuar.

11.

Me 10 nentor 2015, pas degjimit te gjyqtarit raportues dhe pas diskutimit Iidhur
me kerkesen per mase te perkohshme te paraqitur nga parashtruesi kerkeses,
Gjykata vendosi te miratoje kerkesen per mase te perkohshme deri me 12 janar
2016.

Permhledhje e shkurter e fakteve


12.

Me 19 prill 2013, Kryeministri i Republikes se Kosoves dhe Kryeministri i


Republikes se Serbise nenshkruan "Marreveshjen e Pare te Parimeve qe
Rregullojne Normalizimin e Marredhenieve mes Republikes se Kosoves dhe
Republikes se Serbise" (ne tekstin e metejme: Marreveshja e pare
nderkombetare).

13. Me 22 prill 2013, gjate nje seance te jashtezakonshme te kerkuar nga


Kryeministri, Kuvendi miratoi Rezoluten nr. 04-R-1O per dhenien e pelqimit
per nenshkrim te Marreveshjes se Pare te Parimeve qe Rregullojne
Normalizimin e Marredhenieve mes Republikes se Kosoves dhe Republikes se
Serbise. (E publikuar ne ueb-faqen e Kuvendit). Sir; thuhet, sipas kesaj
Rezolute:
a. "Kuvendi i Kosoves shpreh perkrahje dhe jep pelqimin per nenshkrimin e
Marreveshjes se Pare te Parimeve qe Rregullojne Normalizimin e
Marredhenieve mes Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise
[. ..]";
b. "[. ..J Kuvendi i Kosoves mbeshtet zotimet e permbajtura ne kete

M arreveshje [. ..]".
14. Me 28 maj 2013, Qeveria miratoi Vendimin Nr. 01/132, me te cilin "Aprovohet

Projektligji per ratifikimin e marreveshjes se pare nderkombetare te parimeve


qe rregullojne normalizimin e marredhenieve mes Republikes se Kosoves dhe
Republikes se Serbise dhe te planit te zbatimit per kete marreveshje". Perver;
kesaj, ne pajtim me kete vendim, Qeveria e procedoi projektligjin per shqyrtim
dhe per miratim nga Kuvendi.
15.

Me 27 qershor 2013, Kuvendi mbajti seance plenare ku u votua dhe u miratua


Ligji per ratifikimin, nr. 04/L-199. Nga deputetet e pranishem, 84 votuan per, 3
ishin kunder dhe 1 deputet abstenoi. Ne te njejten dite, Ligji per ratifikimin iu
dergua Presidentes se Republikes se Kosoves per shpallje.

16. Me 12 shtator 2013, me Dekretin nr. DL-050-2013, Presidentja e Republikes se

Kosoves shpalli Ligjin per ratifikimin.


17.

Marreveshja e Pare Nderkombetare permbante, inter alia, keto dispozita:

1. "Do

2.

3.
4.

5.
6.

18.

te krijohet nje Asociacion/Bashkesi e komunave me shu mice serbe ne


Kosove. Anetaresimi do tejete i hapur per t;do komune tjeter me kusht qe
anetaretjane ne pajtim.
Bashkesia/Asociacioni do te krijohet permes statutit. Shperberja e
Bashkesise/Asociacionit mund te behet vetem me vendim te komunave
pjesemarrese. Do te ofrohen garanci ligjore permes /igjit te zbatueshem
dhe te drejtes kushtetuese (perfshire rregul/en per shumicen prej 2/3).
Struktura e Asociacionit/Bashkesise do te themelohet mbi te njejten baze
sikurse statuti ekzistues i Asociacionit te komunave te Kosoves, p.sh.
Kryetari, Nenkryetari, Kuvendi, Keshilli.
Ne perputhje me kompetencat e parapara me Karten Evropiane per
Veteqeverisje Lokale dhe /igjin e Kosoves komunat pjesemarrese do te
kene te drejte te bashkepunojne ne ushtrimin e kompetencave te tyre
pel-mes
Asociacionit/Bashkesise
ne
menyre
kolektive.
Asociacioni/Bashkesia do te kete mbikeqyrje te plote mbi fushat e
zhvillimit ekonomik, arsimin, shendetesise, planifikimit urban dhe rural.
Asociacioni/Bashkesia do te ushtroj kompetenca te tjera shtese sit; mund
te delegohen nga autoritetet qendrore.
Bashkesia/Asociacioni do te kete rol perfaqesues te autoritetet qendrore
dhe do te kete nje ulese ne Keshillin Konsultativ te Komuniteteve per kete
qellim. Ne pel-mbushje te ketij ro/i eshte parapare funksioni monitorues."

Ne kerkese theksohet se, me 25 gusht 2015, Kryeministri i Republikes se


Kosoves u pajtua me "Asociacioni/Bashkesia i komunave me shumice serbe ne
Kosove - Pari met e pergjithshme/Elementet kryesore".

Kerkesa e parashtrueses dhe kerkesa per Mase te perkohshme


19. Parashtruesja kerkon nga Gjykata qe te pergjigjet ne pyetjen vijuese:

"Duke marre parasysh se Parimet e Asociacionit rregullojne krijimin dhe


funksionimin e Asociacionit/Bashkesise se komunave me shu mice serbe ne
Kosove, a jane ne perputhshmeri keto parime dhe elemente me fry men e
Kushtetutes, nenin 3, paragrafin 1 (natyra shume-etnike), Kapitul/in II (te
drejtat dhe lirite themelore) dhe Kapitullin III (te drejtat e komuniteteve dhe
pjesetareve te tyre) te Kushtetutes se Republikes se Kosoves?"
20.

Parashtruesja argumenton:

"Pa rimet e Asociacionit, ne formen e nje akti juridik te miratuar nga


Kryeministri i Repub/ikes se Kosoves, rregullojne t;eshtje qe hyjne ne gamen
e t;eshtjeve qe prekinfrymen e Kushtetutes dhe t;eshtjeve te percaktuara me
Nenin 3 (1), Kapitullin II dhe III, si ne kuptim te natyres shumetnike, te
drejtave dhe /irive themelore, te drejtave te komuniteteve dhe pjesetareve te
tyre dhe gjithashtu edhe ne kuptim te natyres se institucioneve qe rrjedhin
nga Kushtetuta. Prandaj, zbatimi i detyrimeve te Parimeve te Asociacionit
prodhon efekt juridik ne sistemin kushtetues te Republikes se Kosoves. Me
zotimin e Parimeve te Asociacionit, kjo t;eshtje eshte e qarte se perben
ratione materie pasi qe t;eshtja e ngritur hyn ne gamen e t;eshtjeve
kushtetuese duke reflektuar edhe nga [aktgjykimet] e Gjykates Kushtetuese
4

respektivisht rastet Nr. KOBo/lO dhe Nr. K0103/14. Karakteristike e


kriterit te 'r;eshtjes kushtetuese', tashme e percaktuar edhe me rastet e
lartpermendura, eshte qe r;eshtja te hyje ne fusheveprimin e Kushtetutes se
Republikes se Kosoves si ne kuptimin e shkronjes ashtu edhe tefrymes.
Parimet e Asociacionit jane nje dokument i nenshkruar nga Kryeministri
dhe paraqesin zotimin e Qeverise per te krijuar nje entitet juridik qe
prodhon efekte juridike ne rendin kushtetues te Republikes se Kosoves.
Parimet e Asociacionit rrjedhin nga 'Marreveshja e pare e parimeve qe
"regullojne normalizimin e marredhenieve [. ..J' te ratijikuar nga [KuvendiJ
i Republikes se Kosoves me Ligjin Nr. 04/L-199 per ratijikimin e
marreveshjes se pare nderkombetare te parimeve qe rregullojne
normalizimin e marredhenieve mes Republikes se Kosoves dhe Republikes
se Serbise [.. .J.

[. ..J
Nga autorizimi kushtetues i [parashtruesesJ buron edhe e drejta e Kreut te
Shtetit per te referuar r;eshtje kushtetuese te cilat perndryshe nuk mund te
referohen ne baze te nenit 113 paragrafit 2 dhe 3 [Juridiksioni dhe Palet e
AutorizuaraJ i Kushtetutes. Kjo per arsye se ka akte juridike dhe rrethana
qe konsiderohen 'r;eshtjet kushtetuese' por qe formalisht nuk mund te
referohen prane Gjykates Kushtetuese sepse nuk e kane formen e ligjit,
dekretit, rregulloreve apo statutit te komunes (sipas nenit 113 paragraji 2 i
Kushtetutes). I tille eshte rasti me 'Parimet e Asociacionit', dokument i cili
nuk eshte marreveshje nderkombetare por legjislacion zbatues i nje
marreveshjeje nderkombetare. 'Marreveshja e pare nderkombetare' nuk
eshte e ekzekutueshme vetvetiu dhe kerkon legjislacion shtese per zbatim.

[. ..J
Parimet e Asociacionit si akt i ndermjetem juridik, i cili rrjedh nga
'Ma rreveshja e pare nderkombetare', shton elemente tjera ne procesin e
krijimit dhe vete entitetin juridik (Asociacionin) dhe paraprin aktin
themelues (dekretin e Qeverise se Kosoves per themelim, sipas nenit 2 te
Parimeve te Asociacionit), pra duke sherbyer si kushtezim i aktit themelues.
Duke marre parasysh keto fakte, lind nevoja per nje shqyrtim kushtetues te
vet Parimeve te Asociacionit dhe perputhshmerise se tyre me Kushtetuten".
21.

Perve dhenies se pergjigjes ne kete pyetje, parashtruesja kerkon qe Gjykata te


vendose Mase te perkohshme. Parashtruesja konsideron se do te ishte ne
interes te publikut qe "r;do veprim dhe efekt qe prodhon Parimet e Asociacionit
te pezullohet, [prandaj parashtruesjaJ kerkon nga Gjykata Kushtetuese te
vendose Mase te perkohshme ndaj r;eshtjes se ngritur, deri ne vendimin
perfundimtare [te Gjykates)".

22.

Ne mbeshtetje te kesaj kerkese, parashtruesja argumenton:

"Njera nga arsyet e pengeses jizike te mbajtjes se seancave plenare te


Kuvendit te Kosoves jane pretendimet e partive opozitare per
mosperputhshmerine kushtetuese te permbajtjes se Parimeve te
5

Asociacionit. Per shkak te situates se krijuar ne Kuvendin e Republikes se


Kosoves, dhe pamundesise qe puna e Kuvendit te zhvillohet normalisht,
[parashtruesja] konsideron qe duhet te pezullohet ejekti i Parimeve te
Asociacionit pasi qe eshte ne interesin publik te evitohet pershkallezimi i
jo-normalitetit. [Parashtruesja] ne ushtrim te kompetencave te saj qe dalin
nga nenet 83 dhe 84 ka per detyre qe te mundesoje junksionimin e shtetit
duke i dhene keshtu kredibilitet institucional kerkesave qe kane bere
bllokaden, me ngritje te r;eshtjes ne Gjykaten Kushtetuese".
Vleresimi i kerkeses per Mase te perkohshme
23. Ne menyre qe Gjykata te lejoje Mase te perkohshme, ne pajtim me nenin 27 te

Ligjit dhe ne pajtim me rregullin 55 (4), (5) dhe (6) te Rregullores se punes,
duhet te konstatohet:

Neni 27 i Ligjit
"1. Gjykata Kushtetuese sipas detyres zyrtare ose me kerkese te pales mund
te vendose perkohesisht masa te perkohshme ndaj nje r;eshtjeje qe eshte
objekt i procedures, nese keto masajane te nevojshme per te evituar rreziqe
ose deme te pariparueshme, ose nese marrja e ketyre masave te
perkohshme eshte ne in teres publik".

Rregulli 55 (4) i Rregullores se punes


[. ..]

"(a) pala qe kerkon Masen e perkohshme ka treguar rastin primajacie per


meritat e kerkeses dhe, nese akoma nuk eshte vendosur per
pranueshmerine e saj, rastin primajacie per pranueshmerine e kerkeses;
(b) pala qe kerkon Mase te perkohshme ka deshmuar se do te pesoje deme te
pariparueshme nese nuk lejohet Masa e perkohshme; dhe
(c) Masa e perkohshme eshte me interes publik".

Rregulli 55 (5) i Rregullores se punes


"Nese pala qe kerkon Mase te perkohshme nuk paraqet deshmite e
nevojshme, Kolegji shqyrtues do te rekomandoje rejuzimin e kelkeses".
[...] Nuk mund te merret vendim per Mase te perkohshme, perver; nese
specijikohet data e skadimit te tij. Sidoqojte, data e skadimit mund te
zgjatet me vendim tjeter te Gjykates. Nese ende nuk eshte vendosur per
pranueshmeri, vendimi do te percaktoje se Masa e perkohshme do te
skadoje menjehere nese Gjykata vendos se kerkesa eshte e papranueshme".
24. Ne kete drejtim, Gjykata veren se parashtruesja ka paraqitur argument te

detajuar lidhur me nevojen per vleresim te pajtueshmerise se "Parimeve te


Asociacionit" me Kushtetuten, dhe qe kjo te konsiderohet nen emertimin
"r;eshtje kushtetuese" ne kuptim te nenit 84.9 te Kushtetutes. Rrjedhimisht, hyn
6

ne fusheveprimin e juridiksionit ratione materiae te Gjykates nga neni


Kushtetutes.

113.2

25. Kesisoj, Gjykata konsideron se parashtruesja ka paraqitur rast primajacie per

meritat e kerkeses, ne kuptim te rregullit 55, paragrafi 4, pika (a), te Rregullores


..
..
sepunes.
26. Per me teper, Gjykata veren se parashtruesja argumenton qe vendosja e Mases

se perkohshme eshte e nevojshme mbi bazen e interesit publik. Parashtruesja


argumenton se funksionimi i institucioneve shteterore, posa<;erisht i seancave
plenare te Kuvendit te Republikes se Kosoves, eshte bllokuar si pasoje e
kontestit ndermjet partive politike ne qeveri dhe partive politike te opozites
perkitazi me keto Parime te Asociacionit.

inter alia me pajtueshmerine e


ketyre "Parimeve te Asociacionit" me Kushtetuten.

27. Parashtruesja pohon se ky kontest ka te beje

28. Per me teper, Gjykata veren se parashtruesja eshte ne poziten kushtetuese te

Kreut te Shtetit te Republikes se Kosoves, perfaqeson unitetit e popullit te


Kosoves dhe eshte garantuese e funksionimit kushtetues te institucioneve te
Republikes se Kosoves, si<; percaktohet me nenet 83 dhe 84 te Kushtetutes.
29. Gjykata ka njoftuar Qeverine e Kosoves, deputetet e Kuvendit te Kosoves dhe

Avokatin e Popullit per regjistrimin e kerkeses dhe u ka ofruar atyre mundesine


te japin komente.
30. Duke marre parasysh keto rrethana, Gjykata konsideron se ka arsye

substanciale te natyres se interesit publik ne kuptim te rregullit 55, paragrafi 4,


pika c, te Rregullores se punes qe kerkojne pezullim te implementimit te
<;faredo veprimi te metejme juridik mbi bazen e ketyre Parimeve te Asociacionit,
derisa Gjykata te vleresoje perputhshmerine e ketyre Parimeve me Kushtetuten.
31. RIjedhimisht, Gjykata, pa paragjykim te <;faredo vendimi te metejme qe do te
mdrret nga Gjykata, perkitazi me pranueshmerine ose me meritat e kerkeses ne
te ardhmen, konkludon se kerkesa per Mase te perkohshme duhet te miratohet
si e bazuar me qellim te mbrojtjes se interesit publik.
32. Perve<; kesaj, Gjykata veren se Ligji nuk parasheh ndonje afat brenda te cilit

Gjykata duhet te nxjerre vendim perkitazi me kerkesat e ngritura ne baze te


nenit 84.9 ne lidhje me nenin 113.2 te Kushtetutes. RIjedhimisht, duke marre
kete parasysh, Gjykata vendos ta miratoje masen e perkohshme deri me 12
janar 2016.

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, ne mbeshtetje te nenit 27 te Ligjit dhe ne mbeshtetje te rregullit


55 (4), (5) dhe (6) te Rregullores se punes, me 10 nentor 2015, njezeri
VENDOS
I.

TA MlRATOJE kerkesen per Mase te perkohshme;

II. Kjo mase e perkohshme do te aplikohet deri me 12 janar 2016;


III. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

IV. TA PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin


20 paragrafi 4 te Ligjit;
V.

Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

Gjyqtarja raportuese

-5 , -Snezhana Botusharova

You might also like