You are on page 1of 39

81

PAGËZIMI I SHENJTË

Rregulli që ndiqet përpara


Pagëzimit të Shenjtë

Urata për ata që hyjnë në radhët


e katikumenëve

Prifti me petrahil, i fryn në fytyrë atij që do të


pagëzohet dhe i bën me dorën e tij shenjën e kryqit duke
bekuar ballin dhe kraharorin tri herë, duke thënë 3 herë:
“Në emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin.”
Dhe pastaj thotë: I bekuar është Perëndia ynë,
gjithnjë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Pastaj vë dorën mbi kokën e katikumenit, duke thënë
uratën:
Le t’i lutemi Zotit.
Në emrin tënd, o Zot, Perëndi i së vërtetës, dhe të
Birit tënd të vetëmlindur, dhe të Shpirtit tënd të Shenjtë,
82 PAGËZIMI I SHENJTË

vë dorën time mbi shërbëtorin tënd (aksh) i cili u bë i


denjë të gjejë strehë nën emrin tënd të shenjtë dhe të ruhet
nën mbulesën e krahëve të tu. Largo prej tij atë gënjeshtrën
e vjetër dhe mbushe me besën, shpresën dhe dashurinë
ndaj teje, që të njohë se ti je Perëndi i vetëm, Perëndia i
vërtetë dhe Biri yt i vetëmlindur Zoti ynë Jisu Krisht dhe
Shpirti yt i Shenjtë. Bëje atë që të eci sipas gjithë porosive
të tua dhe të ruajë ato që të pëlqejnë, se po t’i bëjë këto
njeriu, do të rrojë me anën e tyre. Shkruaje atë në librin
tënd të jetës dhe bashkoje me grigjën e trashëgimit tënd.
Le të lavdërohet me anën e tij emri yt i shenjtë dhe i Birit
tënd të dashur, Zotit tonë Jisu Krisht dhe i Shpirtit tënd
jetëbërës. Sytë e tu le ta vështrojnë këtë me mëshirë
përgjithmonë dhe veshët e tu le të dëgjojnë zërin e lutjes
së tij. Ngazëlloje atë me veprat e duarve të tij edhe të
gjithë fisit të tij, që të rrëfejë duke u falur dhe duke
lavdëruar emrin tënd të madh dhe shumë të lartë dhe të të
lavdërojë përgjithmonë tërë jetën e tij.
Se ty të himnojnë gjithë fuqitë e qiejve dhe ty ta
drejtojmë lavdinë, Atit, Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani
e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

AFORKIZMI (MOHIMI) I PARE


Le t’i lutemi Zotit.
Të qorton ty, o djall, Zoti, i cili erdhi në botë dhe
ndenji midis njerëzve, që të rrëzojë tiraninë tënde dhe të
shpëtojë njerëzit; i cili mbi dru triumfoi mbi fuqitë
PAGËZIMI I SHENJTË 83

kundërshtare, kur dielli u err dhe dheu u tund, dhe varret


u hapën, dhe trupat e shenjtorëve u ngritën; i cili vdekjen
me vdekje e prishi dhe e shkatërroi atë që kishte pushtetin
e vdekjes, d.m.th., ty djallin. Të betoj me emrin e Perëndisë
që tregoi drurin e jetës dhe caktoi keruvimet dhe shpatën
e zjarrtë, e cila vërtitet për ta ruajtur. Të qortoj, largohu
sepse të betoj në emrin e atij që eci mbi sipërfaqen e detit
si në stere dhe qortoi stuhinë e erërave, syri i të cilit përthau
thellësirat dhe frikësimi treti malet. Se edhe tani ai të
urdhëron me anën tonë: dridhu, dil dhe largohu prej kësaj
krijese dhe të mos kthehesh, as të fshihesh në këtë, as të
piqesh me të ose të veprosh, as natën as ditën, as në
mëngjes as në mesditë, po shko në tartarin tënd, gjer në
ditën e madhe që është përgatitur për të të gjykuar. Trembu
nga Perëndia që rri mbi keruvimet dhe vështron thellësirat,
nga i cili dridhen engjëjt, kryeengjëjt, fronet, zotërimet,
kryesitë, pushtetet, fuqitë, keruvimet me shumë sy dhe
serafimet me gjashtë krahë; nga i cili dridhet qielli edhe
dheu, deti dhe gjithçka ndodhet në to; dil dhe largohu nga
i shënuari, ushtari i ri i Krishtit, Perëndisë tonë, se të betoj
në emrin e atij që ecën mbi krahë erërash, që i bën engjëjt
e tij shpirtra dhe meshtarët e tij zjarr që djeg; dil dhe largohu
prej kësaj krijese me gjithë fuqinë dhe engjëjt e tu.
Se është i lavdëruar emri i Atit, i Birit dhe i Shpirtit
të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
84 PAGËZIMI I SHENJTË

AFORKIZMI (MOHIMI) I DYTE

Le t’i lutemi Zotit.


Perëndia i shenjtë, i frikshëm dhe i lavdëruar që është
i pakuptuar dhe i pagjurmueshëm në të gjitha veprat dhe
në fuqinë e tij; ai që caktoi për ty, o djall dënimin e
mundimit të përjetshëm, të urdhëron me anën tonë, të
shërbëtorëve të tij të padenjë, ty dhe tërë fuqinë që të
ndihmon ty, të largohesh prej të shënuarit para pak kohe
mbi emrin e Zotit tonë Jisu Krisht, Perëndisë tonë të
vërtetë. Të betoj pra ty, o shpirt i keq, i ndyrë, i njollosur,
i urryer dhe i huaj me fuqinë e Jisu Krishtit, i cili ka tërë
pushtetin në qiell e mbi dhé, dhe i cili i tha demonit të
shurdhër dhe memec: “Dil prej njeriut dhe mos hyr më
në të”. Shko, njih fuqinë tënde të kotë, e cila as mbi derrat
nuk ka fuqi. Kujto atë që të urdhëroi - sipas kërkesës sate
- që të hysh në tufën e derrave. Dridhu nga Perëndia, me
urdhrin e të cilit toka është mbështetur mbi ujërat; nga ai
që krijoi qiellin, që u vuri kufi maleve dhe fushave masë,
që vuri zhavorin si kufi të detit dhe në mes të ujit të
vrullshëm rrugë të sigurtë, atë që prek malet dhe nxjerrin
tym, që vishet me dritën si me rrobë, që e shtrin qiellin si
kurtinë, që mbulon me ujëra lartësitë e tij, që vendosi
tokën mbi themele të sigurta që nuk do të të lëvizin në
jetë të jetës, atë që thërret ujërat e detit dhe e derdh mbi
faqet e tokës së tërë. Dil dhe largohu prej atij që përgatitet
për Ndriçimin e shenjtë. Të betoj me emrin e pësimit
PAGËZIMI I SHENJTË 85

shpëtimtar të Zotit tonë Jisu Krisht dhe mbi emrin e trupit


dhe gjakut të tij të çmuar dhe mbi ardhjen e tij të
tmerrshme, se do të vijë dhe nuk do të vonohet, për të
gjykuar tërë tokën edhe ty edhe fuqinë, që të ndihmon ty,
do t’i mundojë me gjehenën e zjarrit dhe do të të dorëzojë
në errësirën më të përjashtme, ku është krimbi i pafjetur
dhe zjarri nuk shuhet kurrë.
Se pushteti është i Krishtit, Perëndisë tonë, bashkë
me Atin dhe me Shpirtin e Shenjtë, tani e përherë e në
jetë të jetëve. Amin.

AFORKIZMI (MOHIMI) I TRETE


Le t’i lutemi Zotit.
O Zot Sabaoth, Perëndia i Izraelit, ti që shëron çdo
sëmundje e çdo dobësi, shtjer sytë mbi shërbëtorin tënd
(aksh), kërko, gjurmo dhe dëbo prej tij tërë veprat e djallit.
Qortoji shpirtrat e ndyrë, dëboji ata dhe pastro veprën e
duarve të tua dhe, duke përdorur veprimin tënd të shpejtë,
dërrmoje shpejt Satanin nën këmbët e tij dhe fali fitore
kundër atij dhe shpirtrave të tij të ndyrë që të fitojë
mëshirën tënde dhe të bëhet i denjë për misteret e tua të
pavdekshme dhe qiellore dhe ty të të drejtojë lavdi, Atit,
Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të
jetëve. Amin.
86 PAGËZIMI I SHENJTË

Uratë
Le t’i lutemi Zotit.
O Zot që je gjithmonë, që bëre njerinë sipas ikonës
dhe shëmbëllimit tënd dhe i dhe atij fuqi jete të amëshuar,
pastaj kur ra për shkak të mëkatit nuk e përbuze, por
përgatite shpëtimin e botës duke bërë njeri Krishtin tënd;
ti edhe këtë krijesën tënde, të cilën e çlirove nga robëria e
armikut, pranoje në mbretërinë tënde qiellore. Çelja sytë
e mendjes që të shkëlqejë në të drita e Ungjillit tënd.
Shoqëroje në jetën e tij me engjëj drite që ta shpëtojnë
atë prej çdo dredhie të kundërshtarit, nga ndonjë takim i
keq, nga demoni i mesditës dhe nga fantazma të këqija.
Prifti, i fryn tri herë atij që do të pagëzohet dhe i bën
me dorën e tij shenjën e kryqit, duke bekuar ballin, gojën
dhe kraharorin, duke thënë: “Dëbo prej tij çdo shpirt të
keq dhe të ndyrë, që fshihet dhe që ka bërë fole në zemrën
e tij (dhe e thotë 3 herë). Shpirt mashtrimi, shpirt ligësie,
shpirt idhujtarie dhe çdo lakmimi, shpirt gënjeshtre dhe
çdo ndyrësie që kryhet sipas mësimeve të djallit. Dhe bëje
këtë dele shpirtërore të grigjës së shenjtë të Krishtit tënd,
anëtar të nderuar të Kishës sate, enë të shenjtëruar, bir
drite dhe trashëgimtar të mbretërisë sate; që duke jetuar
sipas porosive të tua dhe duke ruajtur shenjën të paprishur
dhe duke mbajtur rroben të panjollosur të fitojë lumturinë
e shenjtorëve në mbretërinë tënde.
PAGËZIMI I SHENJTË 87

(Me zë të lartë.) Me hirin, dhembshuritë dhe njeri-


dashjen e Birit tënd të vetëmlindur, me të cilin je i bekuar
bashkë me Shpirtin tënd të Tërëshenjtë, të mirë dhe jetë-
bërës, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Ai që është për t’u pagëzuar zhvishet; dhe prifti e
kthen ashtu siç është nga perëndimi dhe po të jetë i (e)
rritur me duart lart dhe e pyet 3 herë:
E mohon Satanin dhe gjithë veprat e tij, dhe gjithë
engjëjt e tij, dhe gjithë adhurimin e tij, dhe gjithë mburrjen
e tij?
Katikumeni, ose kumbari i tij, në qoftë foshnjë,
përgjigjet çdo herë:
E mohoj.
Dhe pastaj e pyet përsëri prifti 3 herë atë që
pagëzohet:
E mohove Satanin?
Katikumeni, ose kumbari i tij, përgjigjet çdo herë:
E mohova.
Dhe si ka thënë 3 herë, prifti thotë:
Fry dhe pështyje atë.
Katikumeni, ose kumbari, fryn dhe pështyn 3 herë.
Pastaj e kthen atë që do të pagëzohet nga lindja, i ul duart
poshtë dhe e pyet:
Bashkohesh me Krishtin?
Katikumeni ose kumbari i tij përgjigjet:
88 PAGËZIMI I SHENJTË

Bashkohem.
Dhe si ka thënë 3 herë, prifti e pyet përsëri:
U bashkove me Krishtin?
Katikumeni, ose kumbari i tij, përgjigjet:
U bashkova.
Dhe si ka thënë 3 herë, prifti pyet përsëri:
Dhe e beson?
Katikumeni ose kumbari i tij, përgjigjet:
E besoj si mbret dhe Perëndi.
Dhe thotë Simbolin e Besimit:
Besoj në një Perëndi, Atë të tërëfuqishëm, krijues të
qiellit edhe të dheut dhe të gjithë të dukurave dhe të
padukurave.
Dhe në një Zot, Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë, të
vetëmlindurin, që lindi prej Atit përpara gjithë shekujve.
Dritë prej drite, Perëndi të vërtetë prej Perëndie të vërtetë,
të lindur, jo të bërë, që ka të qenët një me Atin, me anën e
të cilit u bënë të gjitha.
Që për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti prej
qiejve dhe u trupëzua prej Shpirtit të Shenjtë dhe
Virgjëreshës Mari dhe u bë njeri.
Dhe u kryqëzua për ne në kohën e Pontit Pilat, dhe
pësoi e u varros.
Dhe u ngjall të tretën ditë sipas shkrimeve.
Dhe u ngjit në qiejt dhe rri në të djathtë të Atit.
PAGËZIMI I SHENJTË 89

Dhe do të vijë përsëri me lavdi të gjykojë të gjallët


dhe të vdekurit, mbretëria e të cilit nuk do të ketë mbarim.
Dhe në Shpirtin e Shenjtë, Zot, Jetëbërës, që buron
prej Atit, që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e me
Birin, që foli me anën e profetëve.
Në një Kishë të Shenjtë, të Përgjithshme dhe
Apostolike.
Pohoj një pagëzim për ndjesën e mëkateve.
Pres ngjalljen e të vdekurve.
Dhe jetën e ardhshme të amëshuar. Amin.
Dhe pasi thuhet Simboli i Besimit, prifti përsëri pyet
tri herë:
U bashkove me Krishtin?
Katikumeni, ose kumbari i tij, përgjigjet çdo herë:
U bashkova.
Dhe prifti thotë:
Dhe faliu.
Katikumeni, ose kumbari i tij, përgjigjet:
I falem Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, Trinisë së
njëqenëshme edhe të pandarë.
Prifti thotë me zë të lartë:
I bekuar është Perëndia që do të shpëtojnë të gjithë
njerëzit dhe të njohin të vërtetën, tani e përherë e në jetë
të jetëve. Amin.
Dhe thotë këtë:
Le t’i lutemi Zotit.
90 PAGËZIMI I SHENJTË

O Zot Perëndia ynë, thirre shërbëtorin tënd (aksh)


në Ndriçimin tënd të shenjtë dhe bëje të denjë për këtë
hir të madh të pagëzimit tënd të shenjtë. Zhvishja rrobën
e vjetër dhe përtërije për jetë të amëshuar dhe mbushe
me fuqinë e Shpirtit tënd të Shenjtë që të bashkohet me
Krishtin tënd, që të mos jetë më bir trupi, por bir i
Mbretërisë sate.
Me mirëdashjen dhe hirin e Birit tënd të vetëmlindur,
me të cilin je i bekuar bashkë me Shpirtin tënd të
Tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë
të jetëve. Amin.
Pastaj thotë përlëshimin:
Lavdi më ty, o Perëndi, shpresa jonë, lavdi më ty.
Krishti, Perëndia ynë i vërtetë, me ndërmjetimet e
Nënës së Tij të pacënuar dhe krejt të papërlyer; të
nderuarit, të lavdëruarit, profetit, pararendësit dhe
pagëzorit Joan; të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar dhe
të dëgjuar; të Etërve tanë oshënarë dhe hyjprurës; të
shenjtit (të Kishës); të Hyjprindërve të shenjtë dhe të drejtë
Joakimit dhe Anës; të shenjtit (të ditës) dhe të gjithë
shenjtorëve të tij, na mëshiroftë dhe na shpëtoftë si Perëndi
i mirë, njeridashës dhe mëshirues.
Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht,
Perëndi, mëshirona dhe shpëtona. Amin.
SHERBESA E PAGEZIMIT TE SHENJTE 91

SHËRBESA
E PAGËZIMIT TË SHENJTË

Prifti hyn në hierore, vishet me të bardha, me petrahil


dhe fellon, dhe si ndizen qirinjtë, merr temjanicën dhe
temjanis rreth e qark kolimvithrës, lë temjanicën dhe falet.
Pastaj dhjaku thotë: Beko, o Zot.
Prifti, duke bërë shenjën e kryqit me Ungjill sipër
kolimvithrës, thotë:
E bekuar është Mbretëria e Atit, e Birit dhe e Shpirtit
të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Dhjaku: Me paqe, le t’i lutemi Zotit.
Pas çdo paqësoreje psaltët thonë: Mëshiro, o Zot.
Për paqen që lartazi dhe për shpëtimin e shpirtrave
tanë, le t’i lutemi Zotit.
Për paqen e tërë botës, qëndrimin e mirë të kishave
të shenjta të Perëndisë dhe për bashkimin e të gjithëve, le
t’i lutemi Zotit.
Për këtë shtëpi të shenjtë dhe për ata që hyjnë brenda
në të me besë, shpresëtari dhe frikë Perëndie, le t’i lutemi
Zotit.
92 PAGËZIMI I SHENJTË

Për Kryepiskopin tonë (aksh), të nderuarën presviteri


dhe dhjakonatë më Krishtin, për tërë klerin dhe popullin,
le t’i lutemi Zotit.
Që të shenjtërohet ky ujë me fuqinë, veprimin dhe me
ardhjen e Shpirtit të Shenjtë, le t’i lutemi Zotit.
Që të dërgohet mbi të hiri i shpëtimit dhe bekimi i
Jordanit, le t’i lutemi Zotit.
Që të zbresë mbi këtë ujë veprimi pastrues i Trinisë
së përmbinatyrshme, le t’i lutemi Zotit.
Që të ndriçohemi me ndriçimin e njohjes dhe
shpresëtarisë, me anën e ardhjes së Shpirtit të Shenjtë, le
t’i lutemi Zotit.
Që të bëhet ky dëbues i çdo mendimi të keq armiqsh
të dukur dhe të padukur, le t’i lutemi Zotit.
Që të bëhet i pagëzuari në të i denjë për mbretërinë
që s’ka prishje, le t’i lutemi Zotit.
Për atë që vjen tani te ndriçimi i shenjtë dhe për
shpëtimin e tij, le t’i lutemi Zotit.
Që të tregohet ky bir drite dhe trashëgimtar i të mirave
të amëshuara, le t’i lutemi Zotit.
Që të bëhet anëtar dhe pjesëtar i vdekjes dhe i Ngjalljes
së Krishtit, Perëndisë tonë, le t’i lutemi Zotit.
Që t’i ruhet stolia e pagëzimit dhe vlesa me Shpirtin
e Shenjtë e panjollëshme dhe e papërlyer gjer në ditën e
frikshme të Krishtit, Perëndisë tonë, le t’i lutemi Zotit.
Që t’i bëhet ky ujë banjë rilindjeje, për ndjesë
mëkatesh dhe veshje mosprishjeje, le t’i lutemi Zotit.
PAGËZIMI I SHENJTË 93

Që të dëgjojë Zoti Perëndi zërin e lutjes sonë, le t’i


lutemi Zotit.
Që të shpëtojë ky dhe ne prej çdo hidhërimi,
zemërimi, rreziku dhe nevoje, le t’i lutemi Zotit.
Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi
me hirin tënd.
Të Tërëshenjtën, të pacënuarën, të përmbibekuarën,
të lavdëruarën, Zonjën tonë Hyjlindëse dhe gjithmonë të
Virgjërën Mari, bashkë me gjithë shenjtorët, duke e
kujtuar, veten tonë dhe njëri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë,
Krishtit, Perëndisë le t’ia parashtrojmë.
Psaltët: Ty, o Zot.
Ndërsa dhjaku thotë këto, prifti thotë pa zë këtë uratë:
Le t’i lutemi Zotit.
O Perëndi zemërdhembshur dhe i mëshirshëm, që
vëzhgon zemrat dhe veshkat dhe je i vetmi që di të fshehtat
e njerëzve; se s’ka gjë që të mos duket përpara teje, por
para syve të tu të gjitha janë lakuriq dhe të hapura; ti që
di mendimet dhe veprimet e mia, mos ki ndot prej meje,
as mos e kthe fytyrën tënde; mos i vër re fajet e mia në
këtë orë, ti që nuk vë re mëkatet e njerëzve kur pendohen,
dhe pastromë ndyrësinë e trupit dhe njollën e shpirtit dhe
shenjtëromë krejt, me fuqinë tënde të padukur dhe me të
djathtën shpirtërore, me qëllim që unë t’u premtoj të
tjerëve liri dhe që t’u jap këtë me anën e besës së plotë me
njeridashjen tënde të patreguar të mos bëhem i padenjë si
94 PAGËZIMI I SHENJTË

shërbëtor i mëkatit. Mos, o Zot i vetëm i mirë dhe


njeridashës, mos u kthefsha i përunjur dhe i turpëruar; po
dërgomë fuqi prej së larti dhe forcomë në shërbimin e
këtij misteri tënd të madh dhe qiellor; dhe këtij që do të
rilindet jepi formën e Krishtit tënd me anën e padenjësisë
sime; dhe ndërtoje mbi themelin e Apostujve dhe
Profetëve të tu dhe mos e rrëzo, po mbille atë si një bimë
të së vërtetës në Kishën tënde të Përgjithshme dhe
Apostolike dhe mos e shkul; që duke përparuar ai në
rrugën e shpresëtarisë, të lavdërohet dhe me anën e tij
emri yt i tërëshenjtë, i Atit, i Birit dhe i Shpirtit të Shenjtë,
tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Pasi plotësohen paqësoret, (pa thënë: Se ty të
përket...), prifti lexon këtë uratë me zë të lartë dhe me
frikë Perëndie:
I madh je, o Zot, dhe të çuditshme janë veprat e tua
dhe asnjë fjalë nuk do të mjaftojë për të himnuar çudirat
e tua (3 herë). Se duke i sjellë të gjitha nga e mosqëna në
të qenët, me dëshirën tënde, me pushtetin tënd e mban
krijesën dhe me kujdesin tënd qeveris botën. Ti që e bëre
krijesën prej katër elementësh, kurorëzove rrethin e vitit
me katër stinë. Përpara teje dridhen gjithë fuqitë qiellore;
ty të himnon dielli; ty të lavdëron hëna; ty të rrethojnë
yjet; ty të bindet drita; ty ta kanë frikën avushat; ty të
shërbejnë burimet. Ti e ndeve qiellin porsi kurtinë, ti e
mbështete tokën mbi ujërat, ti e rrethove detin me rërë, ti
derdhe ajrin për të marrë frymë. Ty të shërbejnë fuqitë
PAGËZIMI I SHENJTË 95

engjëllore, ty të falen koret e kryeëngjëjve, nga frika e


lavdisë sate të paafruar mbulojnë fytyrën keruvimet me
shumë sy dhe serafimet me gjashtë krahë që qëndrojnë
dhe fluturojnë rreth e përqark. Se ti, duke qenë Perëndi i
papërshkruar, pa fillim dhe i patreguar, erdhe mbi dhé
pasi more formë shërbëtori duke u bërë njeri; se nuk
durove, o Zot, nga zemërdhembshuria jote, të shohësh
njerëzinë që të mundohet prej djallit, por erdhe dhe na
shpëtove. Pohojmë hirin, lëçitim mëshirën, nuk e fshehim
bamirësinë. Brezat e ne njerëzve na i çlirove, me lindjen
tënde shenjtërove mitrën virgjërore; tërë krijesa të himnoi
kur u shfaqe. Se ti, Perëndia ynë, u duke mbi dhé e u
shoqërove me njerëzit; ti dhe ujërat e rrjedhshme të
Jordanit i shenjtërove, duke u dërguar prej qiellit Shpirtin
tënd të Tërëshenjtë, dhe dërrmove krerët e dragonjve që i
kishin foletë atje.
Ti pra, o Mbret njeridashës, ji këtu dhe tani me
përmbiardhjen e Shpirtit tënd të Shenjtë dhe shenjtëro
këtë ujë (këtë e thotë tri herë duke bërë me dorën e djathtë
shenjën e kryqit brenda në ujë), dhe jepi hirin e shpëtimit,
bekimin e Jordanit. Bëje burim mosprishjeje, dhuratë
shenjtërimi, zgjidhje mëkatesh, largim sëmundjesh,
shkatërrim demonësh, të paafruar nga fuqitë kundërshtare,
të mbushur me fuqi engjëllore. Le të ikin prej tij ata që
mendojnë keq për krijesën tënde; se thirra, o Zot, emrin
tënd të çuditshëm, të lavdëruar dhe të tmerrshëm për
kundërshtarët.
96 PAGËZIMI I SHENJTË

Dhe fryn 3 herë mbi ujë në formë kryqi dhe bën 3


herë me dorën e djathtë shenjën e kryqit duke thënë:
Le të dërrmohen nën shënimin e tipit të Kryqit tënd
gjithë fuqitë kundërshtare (3herë). Le të largohen prej nesh
gjithë idhujt e erës dhe të padukurat, dhe të mos fshihet
nën këtë ujë ndonjë demon i errët, dhe të lutemi, o Zot, të
mos zbresë mbi të pagëzuarin ndonjë shpirt i lig, që sjell
errësim mendimesh dhe turbullim mendjeje. Po ti, o Zot i
të gjithave, bëje këtë ujë, ujë shpëtimi, ujë shenjtërimi,
pastrim trupi dhe shpirti, zgjidhje vargonjsh, ndjesë fajesh,
ndriçim shpirti, banjë rilindjeje, përtëritje shpirti, dhuratë
adoptimi, rrobë mosprishjeje, burim jete. Se ti the, o Zot:
Lahuni dhe bëhuni të pastër, largoni ligësitë prej shpirtrave
tuaj. Ti na fale rilindjen së larti me ujë dhe me shpirt.
Shfaqu, o Zot, në këtë ujë, dhe bëj që i pagëzuari në këtë
të ndryshohet, të zhveshë njeriun e vjetër, i cili prishet
nga shkaku i dëshirave të gënjeshtrës, dhe të veshë njeriun
e ri që përtëritet sipas ikonës së krijuesit të tij; që duke u
bërë anëtar i shëmbëllesës së vdekjes sate me anën e
pagëzimit, të bëhet pjesëtar edhe i Ngjalljes sate; dhe
mbasi të ruajë dhuratën e Shpirtit tënd të Shenjtë dhe ta
shtojë amanetin e hirit, të marrë çmimin e thirrjes së lartë
dhe të numërohet bashkë me të parëlindurit që janë shkruar
në qiell, pranë teje Perëndisë dhe Zotit tonë Jisu Krisht.
Se ty të përket lavdia, pushteti, nderimi dhe adhurimi,
bashkë me Atin tënd pa fillim dhe Shpirtin tënd të
Tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë
të jetëve.
PAGËZIMI I SHENJTË 97

Psaltët: Amin.
Prifti: Paqe të gjithëve.
Psaltët: Dhe në shpirtin tënd.
Dhjaku: Kryet tanë le t’ia ulim Zotit.
Psaltët: Ty, o Zot.
Dhjaku mban enën me vaj, ndërsa prifti i fryn 3 herë
në formë kryqi dhe e bekon duke bërë 3 herë shenjën e
kryqit mbi enën me vaj.
Dhjaku: Le t’i lutemi Zotit.
Prifti thotë uratën e mëposhtme:

URATA E VAJIT
O Zot, Perëndi i etërve tanë, që u dërgove atyre që
ishin në arkë të Noes pëllumbin që kishte në gojë degë
ulliri, simbol pajtimi dhe shpëtimi nga përmbytja, dhe që
paracaktove me anën e tyre tipin e misterit të hirit, dhe
dhurove pemën e ullirit për përmbushjen e mistereve të
tua të shenjta; që me anën e saj dhe ata që ishin nën ligj i
mbushe me Shpirt të Shenjtë dhe ata që janë nën hirin i
bën të përsosur; ti beko dhe këtë vaj me fuqinë, veprimin
dhe ardhjen e Shpirtit tënd të Shenjtë, që të jetë ky krizmë
mosprishjeje, armë drejtësie, përtëritje shpirti dhe trupi,
dëbues i çdo veprimi djallëzor, shpëtim nga gjithë të
këqijat për ata që krizmohen me të me besë, ose dhe që
marrin prej tij, për lavdinë tënde dhe të Birit tënd të
vetëmlindur dhe të Shpirtit tënd të Tërëshenjtë, të mirë
dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve.
98 PAGËZIMI I SHENJTË

Psaltët: Amin.
Dhjaku: Le të vëmë re.
Prifti hedh vajin në ujë duke bërë 3 herë shenjën e
kryqit dhe duke thënë në çdo kryq: Aliluia (3 herë).
Pastaj thotë me zë të lartë:
I bekuar është Perëndia që ndriçon dhe shenjtëron
çdo njeri që vjen në botë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Psaltët: Amin.
E afrojnë atë që do të pagëzohet dhe prifti merr vaj
me tre gishtat e dorës së djathtë dhe i bën shenjën e kryqit
në ballë, kraharor, shpinë, duke thënë:
Lyhet shërbëtori i Perëndisë (aksh) me vaj ngazëllimi
në emrin e Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin.
Dhe duke bërë shenjën e kryqit thotë:
Në kraharor dhe shpinë: Për shërim të shpirtit dhe
të trupit.
Në veshë: Për të dëgjuar besën.
Në këmbë: Që të ecë në rrugët e tua.
Në duar: Duart e tua më bënë dhe më formuan.
Dhe pasi lyhet i gjithë trupi me vaj prej kumbarit,
prifti e pagëzon duke e mbajtur drejt dhe me fytyrë nga
lindja, e zhyt 3 herë në ujë duke thënë:
Pagëzohet shërbëtori i Perëndisë (aksh) në emrin e
Atit (në zhytjen e parë), edhe të Birit (në zhytjen e dytë),
edhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin (në zhytjen e tretë).
Pastaj të sapopagëzuarin sapo e nxjerr prifti nga
kolimvithra e merr kumbari, i cili ka në duar një çarçaf të bardhë.
PAGËZIMI I SHENJTË 99

Psaltët psalin Psalmin 31:


Lum ata që u janë falur paudhësitë dhe ata që u janë
mbuluar mëkatet (3). Lum ai njeri, të cilit Zoti nuk do
t’ia marrë parasysh mëkatin, dhe në gojën e tij s’ka
dinakëri. Kur heshta dhe s’tregova mëkatin tim, m’u
vjetëruan eshtrat nga rënkimet tërë ditën. Sepse ditë e
natë rëndoi dora jote mbi mua, u ktheva në rrugën e
vuajtjeve ku gjemba m’u ngulën. Paudhësinë time e bëra
të njohur dhe mëkatin tim nuk e fsheha. Thashë: “Do t’ia
rrëfej Zotit paudhësinë time”, dhe ti fale pabesinë e zemrës
sime. Për këtë do të të falet çdo i drejtë në kohën e
përshtatshme; madje dhe ujërat e shumta të përmbytjes
nuk do t’i afrohen. Ti je streha ime në kohën kur më
pushton hidhërimi, dhe ngazëllimi im; shpëtomë nga ata
që më kanë rrethuar. Do të të bëj të mençur dhe do të të
tregoj udhën që duhet të ndjekësh dhe syri im do të jetë
mbi ty. Mos u bëni si kalë a si mushkë që s’kanë mend; të
cilat i drejtojnë me anë të gojëzës dhe frerit. Të shumtë
janë fshikujt për mëkatarin, kurse atë që shpreson në Zotin
do ta rrethojë mëshira. Dëfreni dhe ngazëllohuni më Zotin,
o të drejtë, dhe mburruni gjithë ju zemërdrejtë.
Dhe pas kësaj prifti thotë këtë uratë:
Dhjaku: Le t’i lutemi Zotit.
Psaltët: Mëshiro, o Zot.
Prifti thotë uratën e Miros pa zë:
I bekuar je, o Zot, Perëndi i tërëfuqishëm, burim i të
mirave, diell i drejtësisë, që u dhe dritë shpëtimi atyre që
100 PAGËZIMI I SHENJTË

ndodheshin në errësirë, me anë të shfaqjes së Birit tënd të


vetëmlindur dhe Perëndisë tonë, dhe na fale ne të
padenjëve pastrimin e lumtur me anën e pagëzimit të
shenjtë, dhe shenjtërimin hyjnor dhe krizmën jetëbërëse;
që dhe tani denjove të rilindësh shërbëtorin tënd të
porsandriçuar me anën e ujit dhe të Shpirtit dhe i dhurove
ndjesën e mëkateve të bëra me dashje dhe pa dashje; ti
pra, o Zot, Mbret zemërdhembshur, fali këtij dhe shenjën
e dhuratës së Shpirtit tënd të Shenjtë, të tërëfuqishëm dhe
të adhuruar, dhe kungimin me trupin e shenjtë dhe gjakun
e çmuar të Krishtit tënd. Ruaje këtë me shenjtërimin tënd,
dhe siguroje në besën orthodhokse; shpëtoje nga i ligu
dhe nga të gjitha dredhitë e tij; dhe me anën e frikës sate
shpëtimtare ruaja shpirtin në pastërti dhe drejtësi; që duke
të pëlqyer në çdo vepër dhe fjalë, të bëhet bir dhe
trashëgimtar i mbretërisë sate qiellore.
Me zë të lartë:
Se ti je Perëndia ynë, Perëndi i mëshirës dhe i
shpëtimit dhe ty ta drejtojmë lavdinë, Atit, Birit edhe
Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Psaltët: Amin.
Pas kësaj prifti e miros të pagëzuarin me Miron e
Shenjtë duke bërë shenjën e kryqit në ballë, në sy, në
vrimat e hundës, në gojë, në veshë, në kraharor, në duar
dhe në këmbë, duke thënë në çdo rast:
Vulë dhurate e Shpirtit të Shenjtë. Amin.
PAGËZIMI I SHENJTË 101

Pastaj e vesh me këmishë duke thënë:


Vishet shërbëtori i Perëndisë (aksh) me këmishë
drejtësie në emrin e Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë.
Amin.
Dhe psalet ky tropar në Tingullin tërthor të katërt.
Falmë këmishë të ndritshme, ti që e vesh dritën si
rrobe, o Krisht Perëndia ynë, i shumëmëshirshëm.
Pastaj prifti, pasi i ka larë duart, temjanis rreth
kolimvithrës dhe kumbari, i cili mban në duar foshnjën e
pagëzuar dhe me qirinj të ndezur vijnë 3 herë rrotull
kolimvithrës duke psalur në Tingullin e parë:
Sa u pagëzuat më Krishtin, më Krishtin u veshët.
Aliluia (3).
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Më Krishtin u veshët. Aliluia.
Dhjaku: Fuqi.
Psaltët: Sa u pagëzuat më Krishtin, më Krishtin u
veshët. Aliluia.
Dhjaku: Le të vëmë re.
Lexuesi: Paravarg. Tingull i tretë.
Zoti është ndriçimi im dhe Shpëtimtari im.
Varg: Zoti është mbrojtës i jetës sime.
Dhjaku: Urtësi.
Lexuesi: Këndimi prej letrës së Pavlit për Romakët.
Dhjaku: Le të vëmë re.
102 PAGËZIMI I SHENJTË

Lexuesi: Apostulli (6: 3-11)


Vëllezër, sa upagëzuamë mbë Jisu Krishtinë, mbë
vdekjen’ e ati upagëzuamë? Uvarruamë pra bashkë me
atë me anë të pagëzimit ndë vdekjet, që, sikundrë Krishti
ungjall prej së-vdekurish me anë të lavdis’ s’Atit, kështu
edhe neve të ecëjmë ndë jetë të-re. Sepse ndë ubëmë një
bimë bashkë me atë pas shëmbëllimit të vdekjes’ s’ati,
dotë jemi edhe pas shëmbëllimit të të-ngjallurit; Dyke
diturë këtë, se njeriu ynë i-vjetërë ukryqëzua bashkë me
atë, që të prishetë trupi i fajit, që të mos i shërbejmë më
fajit. Sepse ay që vdiq ulirua nga faji. Edhe ndë vdiqmë
bashkë me Krishtinë, besojmë se edhe dotë rrojmë bashkë
me atë; Sepse e dimë se Krishti, që ungjall prej së-
vdekurish, nukë vdes më; vdekja nuk’ e pushton më atë.
Sepse atë që vdiq, vdiq një he-rë për fajnë; po atë që rron,
rron mbë Perëndinë. Kështu edhe ju numëro-e-ni vetëhenë
t’uaj, se jeni të-vdekurë për fajinë, po të-gjallë mbë
Perëndinë, me anë të Jisu Krishtit, Zotit t’ënë.
Prifti: Paqe më ty.
Psaltët: Aliluia, aliluia, aliluia.

Përkthimi më i ri

Vëllezër, sa u pagëzuat më Krishtin, në vdekjen e tij


u pagëzuat. U varrosëm, pra, bashkë me atë me anë të
pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ngjall prej së
PAGËZIMI I SHENJTË 103

Dhjaku: Urtësi, drejt. Le të dëgjojmë Ungjillin e


Shenjtë.
Prifti: Paqe në të gjithë.
Psaltët: Dhe në shpirtin tënd.

vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne të


ecim në jetë të re. Sepse, nëse u bashkuam me atë në një
vdekje si të tijën, do të jemi edhe në një ngjallje si të tijën,
duke ditur këtë: se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua bashkë
me të, që të prishet trupi i mëkatit dhe që të mos i
shërbejmë më mëkatit, sepse ai që vdiq, u çlirua nga
mëkati. Tani nëse vdiqëm bashkë me Krishtin, besojmë
gjithashtu se do të jetojmë me të, sepse e dimë se Krishti,
që u ngjall prej së vdekurish, nuk vdes më, vdekja nuk e
pushton më. Sepse në atë që vdiq, vdiq për mëkatin njëherë
e përgjithmonë; por në atë që rron, rron më Perëndinë.
Kështu edhe ju, konsiderojeni veten tuaj të vdekur për
mëkatin, po të gjallë më Perëndinë me anë të Jisu Krishtit,
Zotit tonë.
104 PAGËZIMI I SHENJTË

Prifti: Këndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas


Mateut.
Dhjaku: Le të vëmë re.
Psaltët: Lavdi më ty, o Zot, lavdi më ty.
Prifti: Ungjilli (Mt. 28: 16-20)
Në atë kohë të një-mbë-dhjetë nxënësitë vanë ndë
Galilet, ndë atë mal që i pat porositur’ Jisuj. Edhe kur e
panë, i ufaln’ ati; po ca nga ata ishinë me dy mëndje.
Edhe Jisuj erdhi përanë, e u foli atyre, dyke thënë, M’udha
çdo pushtet ndë qiellt edhe mbi dhet. Shkoni pra e mësoni
gji-thë kombetë, edhe i pagëzoni mb’emërit të Atit e të
Birit e të Frymës’ së Shënjtëruarë; Edhe i mësoni ata të
ruanjnë gjithë sa u kam porositurë juve; edhe ja unë tek
jam bashkë me ju gjithë dittë gjer mbë të-mbaruarët të
jetësë. Amin.
Psaltët: Lavdi më ty, o Zot, lavdi më ty.

Përkthimi më i ri
Në atë kohë të njëmbëdhjetë nxënësit shkuan në
Galile, në malin që i kishte porositur Jisui, dhe kur e panë,
iu falën atij, por disa dyshuan. Pastaj Jisui erdhi pranë
dhe u foli atyre, duke thënë: “M’u dha çdo pushtet në
qiell e mbi dhé. Shkoni, pra, e mësoni gjithë kombet edhe
i pagëzoni në emrin e Atit, e të Birit edhe të Frymës së
Shenjtë, dhe i mësoni të ruajnë të gjitha sa ju kam
porositur, dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në
mbarim të jetës. Amin”.
PAGËZIMI I SHENJTË 105

URATA E LARJES

Prifti: Paqe në të gjithë.


Psaltët: Dhe në shpirtin tënd.
Dhjaku: Kryet tanë le t’ia ulim Zotit.
Psaltët: Ty, o Zot.
Dhjaku: Le t’i lutemi Zotit.
Psaltët: Mëshiro, o Zot.
Prifti thotë uratën:
Ti që i dhurove shërbëtorit tënd (aksh) çlirimin nga
mëkatet me anën e pagëzimit të shenjtë dhe i fale jetë
rilindjeje, ti o Zot, denjo që të shkëlqejë ndriçimi i fytyrës
sate në zemrën e tij përherë, mburojën e besës së tij ruaje
të paprekur nga planet e armiqve, rrobën e mosprishjes
që veshi, mbaje të kulluar dhe të panjollosur, duke i ruajtur
shenjën shpirtërore të pathyer me anën e hirit tënd dhe
duke u treguar i mëshirshëm kundrejt atij dhe nesh sipas
mëshirave të tua të shumta. Se i bekuar dhe i lavdëruar
është emri yt i nderuar dhe madhështor i Atit, i Birit dhe
i Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Psaltët: Amin.
Dhjaku: Le t’i lutemi Zotit.
Psaltët: Mëshiro, o Zot.
Prifti thotë uratën:
O Zot Perëndia ynë, që me anën e Kolimvithrës u
fal të pagëzuarve ndriçimin qiellor, që rilinde shërbëtorin
106 PAGËZIMI I SHENJTË

tënd të porsandriçuar me anën e ujit dhe të shpirtit, dhe i


dhurove ndjesën e mëkateve të bëra me dashje dhe pa
dashje, vër mbi të dorën tënde të fuqishme dhe ruaje me
fuqinë e mirësisë sate; ruaje vlerësimin të paprekshëm,
dhe bëje të denjë për jetën e amëshuar dhe për t’u bërë i
pëlqyer ndaj teje. Se ti je shenjtërimi ynë dhe ty ta
dërgojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,
tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Prifti: Paqe në të gjithë.
Psaltët: Dhe në shpirtin tënd.
Dhjaku: Kryet tanë le t’ia ulim Zotit.
Psaltët: Ty, o Zot.
Dhjaku: Le t’i lutemi Zotit.
Psaltët: Mëshiro, o Zot.
Prifti thotë uratën pa zë:
Ai që u vesh me ty, Krishtin dhe Perëndinë tonë, ty
të përuli kryet bashkë me ne; këtë ruaje të qëndrojë luftëtar
i pamposhtur kundrejt atyre që sjellin më kot armiqësi
kundër tij dhe nesh; dhe me kurorën tënde të paprishur,
tregoji të gjithë fitimtarë gjer në fund.
Me zë të lartë:
Se jotja është mëshira dhe shpëtimi dhe ty ta
drejtojmë lavdinë bashkë me Atin tënd pa fillim dhe me
Shpirtin tënd të Tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e
përherë e në jetë të jetëve.
Psaltët: Amin.
PAGËZIMI I SHENJTË 107

Prifti duke bashkuar dy anët e çarçafit, i lag me ujë


të pastër dhe spërkat fëmijën duke thënë:
U drejtësove, u ndriçove.
Dhe pasi merr një sfungjer të ri të lagur me ujë, ose
pambuk të ri të lagur me ujë, i fshin foshnjës gjithë anët e
trupit ku është mirosur duke thënë:
U pagëzove, u ndriçove, u mirose, u shenjtërove, u
lave, në emër të Atit, Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë, tani
e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

URATA NË QETHJEN E FLOKËVE

Dhjaku: Le t’i lutemi Zotit.


Psaltët: Mëshiro, o Zot.
Prifti thotë uratën:
O Zot Perëndia ynë, që e nderove njeriun me ikonën
tënde, duke e krijuar me shpirt të arsyeshëm dhe me trup
të hijshëm, që trupi t’i shërbejë shpirtit të arsyeshëm; kryet
ia vure në pjesën më të lartë dhe brenda në të vendose më
të shumtat e shqisave, të cilat nuk pengojnë njëra-tjetrën;
mbulove kryet me qime që të mos dëmtohet nga
ndryshimet e erërave dhe ia mbolle të gjitha pjesët e trupit
në mënyrë të dobishme që me anën e të gjithave të të
kënaqë ty, mjeshtrin. Ti, o Zot, që me anën e enës sate të
zgjedhur, Apostull Pavlit, na porosite që t’i bëjmë të gjitha
për lavdinë tënde, shërbëtorin tënd (aksh) i cili vjen për
108 PAGËZIMI I SHENJTË

herë të parë të bëjë qethjen e flokëve të kresë së tij, bekoje


bashkë me kumbarin, dhe jepu që ata të mbarojnë të gjitha
sipas ligjit tënd dhe të bëjnë ato që të pëlqejnë.
Se ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës, dhe ty ta
drejtojmë lavdinë Atit, Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani
e përherë e në jetë të jetëve.
Psaltët: Amin.
Prifti: Paqe në të gjithë.
Psaltët: Dhe në shpirtin tënd.
Dhjaku: Kryet tanë le t’ia ulim Zotit.
Psaltët: Ty, o Zot.
Dhjaku: Le t’i lutemi Zotit.
Psaltët: Mëshiro, o Zot.
Prifti, duke mbajtur dorën e tij të djathtë mbi kokën e
të pagëzuarit, thotë uratën me zë të ulët:
O Zot Perëndia ynë, ti që me përmbushjen e misterit
të pagëzimit bekove nga mirësia jote ata që besojnë në ty,
bekoje këtë foshnjë, dhe le të zbresë mbi kryet e tij bekimi
yt. Dhe siç bekove me anën e profetit Samuel, mbretin
David, beko dhe kryet e shërbëtorit tënd (aksh) me dorën
time të mëkatarit, duke ardhur mbi të me anën e Shpirtit
tënd të Shenjtë; që duke arritur në moshë të madhe dhe
pleqëri të thinjur, të të drejtojë lavdi dhe të shohë të mirat
e Jerusalemit gjithë ditët e jetës së tij.
PAGËZIMI I SHENJTË 109

Me zë të lartë:
Se ty të përket tërë lavdia, nderimi dhe adhurimi,
Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në
jetë të jetëve. Amin.
Dhe e qeth në formë kryqi duke thënë:
I qethet shërbëtorit të Perëndisë (aksh) floku i kokës së tij,
në emër të Atit dhe të Birit edhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin.
Dhjaku: Mëshirona, o Perëndi, sipas mëshirës sate
të madhe, të lutemi, dëgjo e mëshiro.
Psaltët: Mëshiro, o Zot (3).
Dhjaku: Lutemi dhe për mëshirë, jetë, paqe,
shëndet dhe shpëtim të shërbëtorit të porsandriçuar (aksh),
si dhe për shërbëtorët e Perëndisë (këtu kujton emrat e
kumbarit, nënës dhe atit të fëmijës) dhe gjithë atyre që
ndodhen në këtë mister të shenjtë.
Psaltët: Mëshiro, o Zot (3).
Prifti: Se ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës
dhe ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe
Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë
të jetëve.
Psaltët: Amin.
Pastaj bëhet Përlëshimi i Pagëzimit si më poshtë:
Prifti: Lavdi më ty, o Perëndi, shpresa jonë, lavdi
më ty.
Lexuesi: Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,
tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Mëshiro, o Zot (3). Beko, o Atë i shenjtë.
110 PAGËZIMI I SHENJTË

Prifti: Ai që denjoi të pagëzohet prej Joanit në


Jordan, Krishti Perëndia ynë i vërtetë, me ndërmjetimet e
Nënës së tij të pacënuar dhe krejt të papërlyer; të nderuarit,
të lavdëruarit, profetit, pararendësit dhe pagëzorit Joan;
të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar dhe të dëgjuar; të
Etërve tanë oshënarë dhe hyjprurës; të Hyjprindërve të
shenjtë dhe të drejtë Joakimit dhe Anës; të shenjtit (emrin
e të cilit ka marrë i sapondriçuari); të shenjtit (të kishës),
dhe të gjithë shenjtorëve të tij, na mëshiroftë dhe na
shpëtoftë si Perëndi i mirë, njeridashës dhe mëshirues.
Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht,
Perëndi, mëshirona dhe shpëtona.
Psaltët: Amin.

Rregull: Prifti duhet të tregojë kujdes që pas


pagëzimit t’i udhëzojë prindërit e të sapopagëzuarit të
mos lajnë fëmijën në fytyrë për shtatë ditë, ndërsa ditën e
tetë ta lajnë dhe ujërat e larjes t’i hedhin në vend që nuk
shkelet ose në lumë, ose në honeftir (lavaman) kishe.
Shënim: Me ekonomi shtatë ditët mund të bëhen tri.
Në rast se fëmija për t’u pagëzuar është në rrezik
vdekjeje dhe nuk mbetet kohë që të thirret prifti, për të
mos vdekur i papagëzuar, atë mund ta pagëzojë kushdo i
krishterë orthodhoks i pagëzuar, që është i pranishëm,
duke e ngritur të papagëzuarin në ajër dhe duke e zbritur
tri herë, thotë: Pagëzohet shërbëtori i Perëndisë (aksh)
PAGËZIMI I SHENJTË 111

në emrin e Atit (në zhytjen e parë), edhe të Birit (në zhytjen


e dytë), edhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin (në zhytjen e
tretë).
(Pagëzimi mund të bëhet dhe duke e spërkatur me
ujë tri herë dhe duke thënë fjalët e mësipërme). Në rast
se fëmija rron pas këtij pagëzimi të shkurtër duhet të
thirret prifti, i cili bën mirosjen dhe pjesën tjetër të misterit
të pagëzimit.
112 SHERBESA E KTHIMIT NE KISHEN ORTHODHOKSE NGA KISHA LATINE

SHËRBESA
E KTHIMIT NË KISHËN ORTHODHOKSE
NGA KISHA LATINE

Kryeprifti, ose prifti: I bekuar është Perëndia ynë,


gjithnjë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Lavdi më ty, o Perëndi, shpresa jonë, lavdi më ty.
O Mbret qiellor ngushëllimtar, Shpirti i së vërtetës,
që ndodhesh kudo dhe i mbush të gjitha, thesar i të mirave
dhe dhurures jete, eja dhe qëndro ndër ne dhe pastrona
nga çdo njollë dhe shpëto, o i Mirë shpirtrat tanë.
Lexuesi:
S henjtPerëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i
pavdekshëm, mëshirona (3 herë).
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e
përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet
tona; o Zot i madh, ndjeji paudhësitë tona; o i Shenjtë,
vështro dhe shëro sëmundjet tona, për emrin tënd.
Mëshiro, o Zot (3).
SHËRBESA E KTHIMIT NË KISHËN ORTHODHOKSE NGA KISHA LATINE 113

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e


përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë
mbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe
mbi dhé. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe
falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë;
dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.
Prifti: Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia,
e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani
e përherë e në jetë të jetëve.
Lexuesi: Amin.
Mëshiro, o Zot (12).
Ejani t’i falemi e t’i biem ndër këmbë Perëndisë,
Mbretit tonë.
Ejani t’i falemi e t’i biem ndër këmbë Krishtit,
Perëndisë dhe Mbretit tonë.
Ejani t’i falemi e t’i biem ndër këmbë vetë Krishtit,
Perëndisë dhe Mbretit tonë.
Psalmi 50
Përdëllemë, o Perëndi, sipas përdëllimit tënd të madh
dhe sipas dhembshurive të tua të shumta shuaje
paudhësinë time.
Lamë krejt prej paudhësisë sime dhe pastromë prej
mëkatit tim.
Se unë e njoh paudhësinë time dhe mëkati im është
përpara meje kurdoherë.
114 SHËRBESA E KTHIMIT NË KISHËN ORTHODHOKSE NGA KISHA LATINE

Te ti vetëm mëkatova dhe të keqen e bëra përpara


teje, kështu që ti je i drejtë në fjalët e tua dhe i kthjellët në
gjykimin tënd.
Se ja tek u zura në paudhësi, dhe në mëkate më lindi
nëna ime.
Se ja tek deshe të vërtetën, të patreguarat dhe të
fshehtat e urtësisë sate m’i tregove.
Spërkatmë me hisop dhe do të pastrohem, lamë dhe
do të bëhem më i bardhë se dëbora.
Bëmë të dëgjoj gëzim e ngazëllim dhe do të më
gëzohen eshtrat e dobësuara.
Ktheje fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe shuaji
gjithë paudhësitë e mia.
Krijo zemër të pastër tek unë, o Perëndi, dhe përtërit
frymë të drejtë në thellësitë e zemrës sime.
Mos më hidh larg prej fytyrës sate dhe mos e hiq prej
meje Shpirtin tënd të shenjtë.
Jepma prapë ngazëllimin e shpëtimit tënd dhe
forcomë me frymë sunduese.
Do t’u mësoj të paligjve udhët e tua dhe të pabesët
do të kthehen tek ti.
Shpëtomë prej gjakrash, o Perëndi, Perëndia i
shpëtimit tim, gjuha ime do të lavdërojë me gëzim
drejtësinë tënde.
O Zot, çel buzët e mia dhe goja ime do të lëçitë lavdinë
tënde.
SHËRBESA E KTHIMIT NË KISHËN ORTHODHOKSE NGA KISHA LATINE 115

Se po të kishe dashur therore do të kisha prurë, por ty


s’të pëlqejnë therore me djegie të plotë.
Therore ndaj Perëndisë është shpirti i dërrmuar; zemrën
e dërrmuar dhe të përulur Perëndia nuk do ta përbuzë.
Bëji të mirë, o Zot, Sionit sipas mirëdashjes sate dhe
le të ndërtohen muret e Jerusalemit.
Atëherë do të të pëlqejnë therore drejtësie, dhurata
dhe therore me djegie të plotë.
Atëherë do të sjellin viça mbi altarin tënd.
Kandidati, që tashmë ka bërë katekizmin, pyetet nëse
dëshiron të kthehet në besimin orthodhoks dhe pas pohimit
lexon Simbolin e Besimit:
Besoj në një Perëndi, Atë të tërëfuqishëm, krijues të
qiellit edhe të dheut dhe të gjithë të dukurave dhe të
padukurave.
Dhe në një Zot, Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë, të
vetëmlindurin, që lindi prej Atit përpara gjithë shekujve.
Dritë prej drite, Perëndi të vërtetë prej Perëndie të vërtetë,
të lindur, jo të bërë, që ka të qenët një me Atin, me anën e
të cilit u bënë të gjitha.
Që për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti prej
qiejve dhe u trupëzua prej Shpirtit të Shenjtë dhe
Virgjëreshës Mari dhe u bë njeri.
Dhe u kryqëzua për ne në kohën e Pontit Pilat, dhe
pësoi e u varros.
Dhe u ngjall të tretën ditë sipas shkrimeve.
116 SHERBESA E KTHIMIT NE KISHEN ORTHODHOKSE NGA KISHA LATINE

Dhe u ngjit në qiejt dhe rri në të djathtë të Atit.


Dhe do të vijë përsëri me lavdi të gjykojë të gjallët
dhe të vdekurit, mbretëria e të cilit nuk do të ketë mbarim.
Dhe në Shpirtin e Shenjtë, Zot, Jetëbërës, që buron
prej Atit, që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e me
Birin, që foli me anën e profetëve.
Në një Kishë të Shenjtë, të Përgjithshme dhe Apos-
tolike.
Pohoj një pagëzim për ndjesën e mëkateve.
Pres ngjalljen e të vdekurve.
Dhe jetën e ardhshme të amëshuar. Amin.
Pas kësaj kryeprifti lyen me Miron e Shenjtë ballin,
veshët, mjekrën, duart, kraharorin dhe gjunjët, duke thënë
në çdo rast:
Vulë dhurate e Shpirtit të Shenjtë. Amin.
Pas kësaj prifti thotë uratën:
Le t’i lutemi Zotit
O Zot Jisu Krisht, Perëndia ynë, që i anove qiejt dhe
erdhe tek ne që jemi në tokë nga mëshira e pashprehur
dhe që u mësove njerëzve të dëshmojnë pohimin e vërtetë
dhe të paqortuar, dijeninë e Trinisë së bashkëqenëshme
dhe të bashkëpërjetshme, dhe që ke sinjalizuar me gojën
tënde të pagënjeshtër se Shpirti i adhurueshëm dhe i
tërëfuqishëm buron dhe ekziston nga Ati yt pa fillim dhe
Perëndi; ti o Zot, shërbëtorin tënd (aksh), që kthehet nga
mashtrimi latin tek e vërteta e Ungjillit tënd dhe e gojës
SHËRBESA E KTHIMIT NË KISHËN ORTHODHOKSE NGA KISHA LATINE 117

sate të pagënjeshtër, dhe tek teologjia perfekte dhe tradita


e Apostujve të tu të shenjtë dhe Mësueseve të shpresë-
tarisë, pranoje si përdëllyes dhe i dhembshur, duke e lidhur
këtë dhe duke e bashkuar me dogmat e vërteta të Kishës
sate të Përgjithshme dhe Apostolike duke e denjësuar këtë
për mbretërinë e qiejve të pambarim dhe të përjetshëm
nëpërmjet njohurisë dhe shpalljes së dogmave të
shpresëtarisë. Mos shiko pra si përdëllyes dhe mëshirues
shkeljet e tij në jetë, me dije dhe pa dije; siguroje të
qëndrojë në besimin orthodhoks dhe pohimin tënd; hapi
gojën plotësisht që të flasë kundër herezive dhe
keqbesimeve të tjera; hapi sytë e mendjes që të kuptojë
çuditë e tua; mësoje të punojë shenjtërimin me frikën
tënde; mos i kujto paligjësitë e tij; i pastro shpirtin nga
mjegulla heretike dhe nga çdo keqbesim tjetër, dhe lidhe
nëpërmjet nesh këtë që po vrapon me grigjën tënde
orthodhokse. Se ty të përket tërë lavdia, nderimi dhe
adhurimi, Atit dhe Birit, dhe Shpirtit të tërëshenjtë, tani e
përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Prifti: Mëshirona, o Perëndi, sipas mëshirës sate
të madhe, të lutemi, dëgjo e mëshiro.
Psaltët: Mëshiro, o Zot (3).
Prifti: Lutemi dhe për mëshirë, jetë, paqe, shëndet
dhe shpëtim të shërbëtorit të porsandri-
çuar (aksh) dhe që dhurata e Shpirtit të
Shenjtë dhe hiri i Krishtit, Perëndisë tonë
të ruhet i plotë dhe i pastër.
118 SHËRBESA E KTHIMIT NË KISHËN ORTHODHOKSE NGA KISHA LATINE

Psaltët: Mëshiro, o Zot (3).


Prifti: Se ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës
dhe ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe
Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë
të jetëve.
Psaltët: Amin.
Pastaj bëhet përlëshimi si më poshtë:
Prifti: Lavdi më ty, o Perëndi, shpresa jonë, lavdi
më ty.
Lexuesi: Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,
tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Mëshiro, o Zot (3). Beko, o Atë i shenjtë.
Prifti thotë përlëshimin:
Krishti, Perëndia ynë i vërtetë, me ndërmjetimet e
Nënës së tij të pacënuar dhe krejt të papërlyer; të nderuarit,
të lavdëruarit, profetit, pararendësit dhe pagëzorit Joan;
të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar dhe të dëgjuar; të
Etërve tanë oshënarë dhe hyjprurës; të shenjtit (të Kishës);
të Hyjprindërve të shenjtë dhe të drejtë Joakimit dhe Anës;
të shenjtit (të ditës), dhe të gjithë shenjtorëve të tij, na
mëshiroftë dhe na shpëtoftë si Perëndi i mirë, njeridashës
dhe mëshirues.
Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht,
Perëndi, mëshirona dhe shpëtona.
Psaltët: Amin.
SHËRBESA E KTHIMIT NË KISHËN ORTHODHOKSE NGA KISHA LATINE 119

Libel
të cilin e jep me shkrim i kthyeri
në besimin orthodhoks
“Me hirin Hyjnor duke erdhur në Orthodhoksi,
domëthënë në një Kishë të Shenjtë, të Përgjithshme dhe
Apostolike, leshoj me shkrim libelin që paraqitet, me anën
e së cilit pohoj dhe pranoj të gjitha vendimet e shtatë
Sinodheve të Shenjtë Ikumenikë dhe të Sinodheve Lokalë
që janë vendosur dhe janë pohuar, duke hedhur poshtë të
gjitha që janë novatorizuar prej Kishës Latine në lidhje
me Dogmat, Misteret, me Traditat dhe me veprën e Kishës.
Dhe duke pohuar besimin Orthodhoks te cilin e pranoj
me gjithë shpirt, do të jem bir besnik dhe i vërtetë i saj”.
(Nënëshkrimi)

You might also like