Professional Documents
Culture Documents
Çka Ju Nevojitet 'Muslimanëve Të Sotëm' Dhe Çka Ofron Islami
Çka Ju Nevojitet 'Muslimanëve Të Sotëm' Dhe Çka Ofron Islami
Islami është nder. Islami është privilegj. Islami është dhuratë prej
Allahut. Islami nuk ka nevojë për ne, por ne kemi nevojë për
Islamin. E tëra që duhet ta bëjmë është që të jemi mirënjohës për
një shpërblim madhështor të tillë dhe të themi: ´ Falënderojmë All-
llahun që na udhëzoi për këtë, pse sikur të mos na drejtonte All-
llahu, ne nuk do të dinim të udhëzohemiµ (7:43).
Por çka është ajo që ne besojmë se Islami është një dhuratë kaq
jashtëzakonisht e madhe prej All-llahut?
Islami është një punim i përsosur artistik mbi të cilin syri i njeriut
mund të shikojë dhe ta shqyrtojë me ditë, javë dhe vite me radhë e
të mos mund t·i gjejë gabime, thjesht është pa defekte dhe pa
kondtradikta. E vetmja gjë të cilën syri i njeriut mund ta bëjë është
të vazhdojë të mahnitet me bukurinë e jashtëzakonshme dhe
koherencën e këtij besimi. Leopold Vais (Leopold Weiss), hebreu
austriak i cili e përqafoi Islamin në vitin 1926 dhe u bë njëri prej
intelektualëve më të mëdhenj musimanë të shekullit njëzet ka
shprehur nivelin e njëjtë të mahnitjes ndaj bukurisë së thellë dhe
koherencës së Islamit. ´Më kanë pyetur, herë pas here: ¶Pse e ke
përqafuar Islamin? Çka ishte ajo që në veçanti të tërhoqi ndaj tij?·,
andaj më duhet të rrëfehem: ¶Nuk di asnjë përgjigje të
mjaftueshme. Nuk ishte ndonjë mësim i veçantë i cili më tërhoqi,
por e tërë struktura mahnitëse dhe koherente e mësimeve morale
dhe programi praktik jetësor. Nuk mund të them, madje edhe tani,
se cili aspekt i tij më pëlqen më tepër se ndonjë tjetër. Islamin e
shoh si një punim të përsosur arqitektonik. Të gjitha pjesët e tij
janë në mënyrë harmonike të shpikura që të përmbushin dhe
mbështesin njëra-tjetrën: asgjë nuk është e tepruar dhe asgjë nuk
mungon, thjesht funksionojnë me një rezultat të baraspeshës
absolute dhe të një thurjeje të fuqishme. Me siguri kjo ndjenjë, se
çdo gjë në mësimet dhe postulatet e islamit është në vendin e vet
të duhur, ka krijuar impresionin më të fuqishëm në mua·.µ.
Para një kohe kisha një bisedë me një vëlla që e kishte pranuar
Islamin para disa vitesh. E pyeta për gjërat të cilat ai më së tepërmi
i pëlqente dhe nuk i pëlqente për Islamin dhe muslimanët.
Përgjigjja e tij ishte: ´Çdo gjë në lidhje me Islamin është e bukur,
por ka vetëm një gjë që nuk e pëlqej te muslimanët... Atyre ju
mungon ndjenja e madhe e dinjitetit në Islam...µ.
ë
ë
ë
!"
"
#
"
$
%
ë&
"
$
"&
"
"
'
("
"
)"
"
$
%
&
"
"
*"
+
"
",
%
-.-...