You are on page 1of 17

MA-Shoqeria Civile dhe Zhvillimi Lokal

Prof.Ass.Dr.Bekim Baliqi
Departamenti i Shkencave Politike
Universiteti i Prishtinës
Ligjerata e III-te
Zhvillimi I Pushtetit Lokal në
Kosovë
 Me vendosjen e UNMIK-ut në Kosovë, në vitin 2000,
u miratuan dy akte kryesore për themelimin dhe
funksionimin e sistemit të ri të vetëqeverisjes lokale
përkatësisht; Rregullorja 2000/45 për “Vetëqeverisjen
e Komunave të Kosovës” dhe Rregullorja 2000/43 “Për
Emrat, Numrat dhe Kufijtë e Komunave.”
Në vitin 2000 u mbajtën zgjedhjet e para lokale dhe u
themeluan 30 komuna me kompetenca të gjëra në
shumë fusha. Në vitin 2003, UNMIK-u dhe Qeveria e
Kosovës filluan përpjekjet e para për reformimin e
pushtetit lokal dhe decentralizimin.

Prof.Dr.Bekim Baliqi 2
Ne vitin 2004 u krijua Grupi Drejtues për Reformën e
Pushtetit Lokal i bashkëkryesuar nga UNMIK dhe
Qeveria e Kosovës për të përgatitur propozime
konkrete për reformën.
Në vitin 2005, Parlamenti miratoi Dokumentin
Kornizë mbi Reformën e Pushtetit Lokal i cili
parashikonte kalimin gradual të kompetencave nga
institucionet qëndore tek komunat dhe shtimin e
numrit të komunave nëpërmjet themelimit të 5 Pilot
Njësive Komunale brenda komunave amë.

Prof.Dr.Bekim Baliqi 3
Meqënëse, decentralizimi ishte konceptuar si proces
gjithëpërfshirës u caktuan 2 komuna me popullsi shumicë
serbe, 2 shqiptare dhe 1 turke. Tre PNJK-të (Hani i Elezit,
Juniku, Mamusha) nga 5 sa ishin paraparë u bënë pjesë e
reformës dhe kanë kaluar rreth 30 muaj si projekte pilot që
nga shtatori 2005 kur u themeluan zyrtarisht.
Pas negociatave për statusin përfundimtar të
ndërmjetësuara nga Presidenti Ahtisaari u propozua
decentralizimi i mëtejshëm i qeverisjes lokale në Kosovë
duke përfshirë themelimin e 6 (5+1) komunave të reja ku
komuniteti serb do të ishte shumicë.
Republika e Kosoves tani i ka 37 komuna, por pritet edhe
formimi i komunes se Mitrovices se Veriut!

Prof.Dr.Bekim Baliqi 4
Veçoritë e qeverisjes në Kosovë
Procesi i reformimi të pushtetit lokal dhe decentralizimi
përbën një proces shumë kompleks dhe kërkon miratimin
e ligjeve të reja dhe rishikimin e atyre ekzistuese,
themelimin e komunave të reja, reformimin e sistemit të
financave lokale dhe ngritjen e kapaciteteve lokale për
vetëqeverisje efektive.
Ne Kosove jane 1468 fshatera qe kane Bashkesi lokale.
Kurse Prishtina ka 21.keto jane niveli I fundit ne qeverisje
lokale.
Ligjet themelore për reformimin e sistemit të qeverisjes
lokale janë miratuar në Kuvendin e Kosovës në muaj
shkurt-mars 2008 dhe perfshine keto:

Prof.Dr.Bekim Baliqi 5
Ligji për Kufijtë Administrativë të Komunave
parashikon themelimin e 6 (5+1) komunave të reja
sipas propozimit të Ahtisaarit si dhe i konverton
Pilot Njësitë Komunale të Junikut, Mamushës dhe
Hanit të Elezit në komuna me të drejta të plota.
Ligji për vetëqeverisje lokale dhe ligji për financat e
pushtetit lokal parashikojnë kompetenca të reja dhe
një sistem të ri të financimit të pushtetit lokal.
Ligji per financat e pushtetit lokal
Ligji mbi partneritetin publiko privat

Prof.Dr.Bekim Baliqi 6
Për të qënë njësi efektive e qeverisjes lokale një komunë
duhet të përmbushë 5 kushte kryesore:
1. Të ketë kufijtë administrativë të përcaktuar qartë;
2. Të ketë sistem zgjedhor demokratik që prodhon organe
legjitime;
3. Të ketë përgjegjësi dhe kompetenca të përcaktuara dhe
të garantuara me ligj;
4. Të ketë burime të mjaftueshme financiare dhe
autonomi financiare për të përmbushur përgjegjësitë e saj;
5. Të ketë kapacitete njerëzore dhe administrative për të
ushtruar përgjegjësitë dhe për të ofruar shërbimet ndaj
qytetare

Prof.Dr.Bekim Baliqi 7
Reforma e pushtetit lokal eshte zhvilluar ne disa sfera
 si reforma e legjislacionit per veteqeverisje lokale (Tre ligjet
bazike të decentralizimit ),
 bartjen e kompetencave dhe resurseve (
 Si dhe ne ngritjen e kapaciteteve.
Ligji i ri për vetëqeverisjen lokale parashikon 17 kompetenca
vetanake për të cilat komuna ka autoritet të plotë rregullativ
brenda kornizës ligjore, 6 kompetenca të deleguara nga me
ligj nga autoritetet qëndore dhe për tre komuna ku
komuniteti serb është në shumicë kompetenca të zgjeruara
vetanake në fushën e shëndetit, arsimit universitar (vetëm
Mitrovica e Veriut) dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Prof.Dr.Bekim Baliqi 8
Decentralizimi
Decentralizimi në teori është menduar për të ofruar
qytetareve shërbime publike sic jane p.sh. planifikimin
hapesinor, infrastrukturën bazë, zhvillimin lokal,
shëndetësi, arsimi, etj. Dhe në bashkëpunim më të
ngushtë me bashkesite e ndryshme te vendos per ceshtje
te rendesishme per pushtetin lokal.
Decentralizimit ka për qëllim të avancojë qeverisjen e
mirë, transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve publike.
Disa studime empirike tregojnë se në vendet e
decentralizuar, pjesëmarrja qytetare, efikasiteti gjyqësor
dhe administrativ, zhvillimi i burimeve njerëzore, politikat
sociale dhe të ardhurat bëhen më të larta, dhe se shkalle e
korrupsionit ështe me e ulet.

Prof.Dr.Bekim Baliqi 9
Llojet e decentralizimit
Disa autore dallojne mes decentralizimit
administrative që është e lidhur pozitivisht me
politikat me afer qytetareve, barazise dhe politikave
sociale, dhe decentralizmit politik që është e cilesuar
negativisht ne keto politika.
Decentralizimi i llojitte fundit , sipas disa studiuesve
me shume i favorizon elitat politike e ekonomike
lokale sesa komunitetin.
Por ka edhe kritika qe decentralizimin e shohin me
skepticizem, si ne kosto te ndertimit te struktures dhe
organizimit ashtu edhe se krijojne huti ne qeverisje.

Prof.Dr.Bekim Baliqi 10
Financat e komunave
Komunat janë përgjegjëse për buxhetin e tyre dhe
kanë të drejtën për burime financiare vetanake.
Eshtë krijuar një sistem i pakos së grandeve, i cili do
të siguroj autonomi më të madhe komunale për
dhënien dhe shpenzimet e fondeve qendrore.
Komunat kane te drejte ne bashkepunim ekonomik
me komuna edhe te vendeve tjera.
Thithja te investimeve te jashtme, projekte
zhvillimore etj.

Prof.Dr.Bekim Baliqi 11
Sfidat dhe mundësitë e zhvillimit lokal në vend
Nëpërmjet decentralizimit të pushtetit synohet
konsolidimi i shtetit.
Ofron kompetenca më të gjëra dhe autonomi më të
madhe financiare për të gjitha komunat për
vetëqeverisje lokale
POR kritika vjen se eshte bere decentralizim
asimetrik apo ne baza etnike.
Ose decentralizimi rrezikon copëtimin e Kosovës në
baza etnike, kantonizimin dhe ndarjen e saj.

Prof.Dr.Bekim Baliqi 12
Decentralizimi ne rastin e Kosoves ka me shume
karakter politik, duke i ofruar komunitetit serb një
shkallë të lartë të kontrollit lokal sidomos ne
kompetenca, financa dhe bashkepunim nderkomunal.

Prof.Dr.Bekim Baliqi 13
Kompetencat e komunave ne
Kosove
Komunat kanë përgjegjësi për fushat që ndikojnë në
jetën e përditshme të qytetarëve përfshirë:
arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm;
kujdesin shëndetësor primar publik;
zhvillimin ekonomik vendor;
planifikimin urban dhe rural; banimin publik;
emërtimin e rrugëve dhe vendeve tjera publike;
dhe ndër të tjera sigurimin e shërbimeve publike dhe
komunale .

Prof.Dr.Bekim Baliqi 14
Komunat e reja
Të gjitha komunat me shumice serbe në Kosovë do të
kenë një rol të avancuar në përzgjedhjen e
komandantëve të stacioneve policore lokale, ne
spitale komunale, në mbrojtjen dhe avancimin e
çështjeve kulturore dhe religjioze në nivel lokal.
Komunat do të kenë të drejtën e bashkëpunimit me
komunat dhe institucionet në Serbi, përfshirë edhe të
drejtën e pranimit të donacioneve financiare dhe
ndihmës teknike nga Serbia .

Prof.Dr.Bekim Baliqi 15
Prof.Dr.Bekim Baliqi 16
Debat

Prof.Dr.Bekim Baliqi 17

You might also like