You are on page 1of 4

Bestytnitë-Besimetë e kota

( A s’ka dyshim se All-llahu nuk fal t’i përshkruhet Atij shokë (idhujtarinë), e përveç këtij (mëkati) iu fal
kujt të dojë… Kur’an.
* Lidhja e teshave në lisë për pasjen e fëmijëve dhe besimi se në këtë ka dobi.
* Besimi se, nëse qeni lehë gjatë thirrjes së ezanit në akshamë dhe në jaci, dikush do të vdesë në atë
vend. 
* Besimi se kalimi i lepurit përpara një automjeti, është fatkeqësi.
* Të konsideruarit e patkoit të kalit si fatsjellës. Zakonisht, vendoset në derë apo në automjet.
* Besimi se zënia e hënës dhe e diellit tregon vdekjen e njerëzve të mëdhenjë dhe të famshëm.
* Besimi se, nëse zihet hëna dhe dielli, në atë vitë do të shfaqet uria, lufta dhe kundërshtimet.
* Të konsideruarit si ogurzezë ditën e 13-të të muajit.
* Besimi se thyerja e pasqyrës paralajmëron fatkeqësi, dhe se në shtëpinë ku thyhet pasqyra, shtatë
vjet nuk ka shpëtim.
* Besimi se thyerja e gotës është tregues i mirësisë.
* Besimi se, nëse një grua që ka dhimbje koke shkon në xhami dhe me shaminë e saj e pastron xhaminë
dhe e mbulon kokën me shami, do t’i kalojë dhimbja.
* Besimi se në atë shtëpi ku këndon huti apo korbi i zi, vdes dikush.
* Nxjerrja e kuptimeve të ndryshme nga këndimi i hutit, uljes në oxhakë të tij, fluturimit të tij, ikjes së
lepurit, këndimit të gjelit para kohës dhe lehjes së qenit.
* Sakrifikimi i kurbanëve në disa varre dhe tyrbe.
* Besimi se, nëse fëmijës i puthë këmbën poshtë, ai do te ecë herët.
* Besimi se, nëse nga një shtëpi del kufoma, duhet të zbrazen enët e ujit. Nëse nuk zbrazen, mund të
vdesë edhe një tjetër person, për shkak se Azraili [emri i engjëllit të vdekjes, sipas një besimi të
pambështetur nga argumentet] ka prekur ujërat.
* Besimi se i riu, kur niset për shërbim ushtarak, para se të dalë prej shtëpisë, duhet të hajë gjysmën e
një pjese të bukës dhe, nëse e lë gjysmën tjetër, buka do të thërrasë atë dhe ai do të kthehet pa u
ballafaquar me ndonjë të keqe.
* Besimi se, nëse thua diçka dyzet herë, ajo do të realizohet.
* Besimi se, nëse personi niset për gurbet dhe mbrapa tij i hidhet uji, nuk do të ballafaqohet me ndonjë
të keqe dhe do të kthehet shpejt nga gurbeti.
* Besimi se fëmijës që i matet gjatësia, mbetet i vogël.
* Therja e kurbanit dhe derdhja e gjakut gjatë pritjes së personaliteteve të mëdha, për udhëtim, etj.
* Besimi se, nëse në shtëpinë nga e cila del kufoma ndizet drita për 40 ditë, kur vjen shpirti, dhomën e
tij e gjen të ndritshme.
* Besimi se, gjatë kalimit të funeralit, nuk bën të shikohet në thonjtë.
* Uji që derdhet poshtë gjatë larjes së xhenazes, nëse futet në një shishe dhe i jepet të dehurit pa e
lajmëruar, do ta lë pirjen e alkoolit.
* Të konsideruarit se gjatë përcjelljes së kufomës duhet të bëhen dhikret, tekbiret me zë të lartë.
* Vendosja e një guri të kaltër dhe përdorimi i plumbit, me qëllim të mbrojtjes nga mësyshi.
* Besimi se, nëse shtëpia fshihet natën e xhumasë, thyhen krahët e gurit të mësyshit, të hajmalive, të
melekëve.
* Të konsideruarit se është mëkat të fshihet shtëpia ditën e xhuma.
* Besimi se larja e teshave ditën e shtune sjell fatkeqësi. 
* Besimi se kazani i teshave nuk bën të lihet në zjarr për kohë të gjatë. Nëse lihet, thuhet se nga ajo
shtëpi do të vdesë dikush.
* Besimi se nuk është mirë që në ditën e mërkurë të pihet qumësht, të blihet shtëpi.
* Varja e këpucëve dhe kokave të kafshëve në murë, me qëllim të plotësimit të disa dëshirave.
1
* Besimi se, nëse gruaja të cilës nuk i jetojnë fëmijët i thotë një evliasë "Këtë t'i shita ty" dhe therë
kurbanë, kur të lindet fëmija, nëse është femër, e emërton Satë; nëse është mashkull, e emërton
Satëlmësh. Në të kundërtën, fëmija nuk do të jetojë.
* Besimi se, nëse kërthiza e fëmijës varroset në murin apo oborrin e xhamisë, bëhet besimtar; nëse
varroset në bahçen apo oborrin e medresesë (shkollës), bëhet alim-dijetar; nëse varroset në stallë,
vrapon pas mallit. Po ashtu, nëse qitet në ujë, bëhet me shpirt të pastër; nëse varroset brenda shtëpisë,
sytë nuk do t’i ketë përjashta.
* Besimi se, nëse prehen thonjtë e fëmijës pa mbushur 40 ditë, bëhet i paturpshëm ose i
pandërgjegjshëm.
* Besimi se, nëse kalohet përmbi fëmijën, mbetet i shkurtër.
* Besimi se, nëse teshat e fëmijës mbeten jashtë, derisa perëndon dielli, fëmijës i bëhet sihr.
* Gruaja që lind, nuk largohet (jashtë shtëpisë) 7 ditë. Nëse largohet, xhinët vijnë dhe marrin fëmijën
dhe e ndërrojnë me një fëmijë tjetër.
* Besimi, nëse në vendin ku ka lind gruaja, varet fshesa, Kur’an, qepë e hudhër, fëmijës nuk i bëhet
dëm.
* Besimi se fati i çilet atij që gjen tërfil me katër gjethe.
* Besimi se nuk kalohen gërshërët prej njërës dorë në tjetrën. 
* Besimi se nuk bën të gërshetohen duartë. Nëse gërshetohen, ngatërrohet fati.
* Besimi se floku i parë që i prehet djalit, nuk gjuhet, por futet në xhepin e babait të tij, që të rritet
bereqeti.
* Të konsideruarit si fatkeqësi lehjen e qenit, krakëllimën e korbit dhe këndimin e hutit gjatë thirrjes së
ezanit.
* Besimi se, nëse lidhen teshat në filan lisin, kalojnë pikëllimet dhe shqetësimet.
* Besimi se, kush luan në mbrëmje me këmbën e tij, do t'i vdesë nëna apo babai.
* Besimi se, nëse fshihet shtëpia në mbrëmje, do të vjen varfëria.
* Besimi se kush ulet prapa derës në mbrëmje, do të shpifin për të.
* Besimi se përtypja e çamçakëzit në mbrëmje është ngrënie e mishit të të vdekurve.
* Besimi se hapja e arkës në mbrëmje, është sikur ta hapësh varrin tënd, d.m.th. ta thërrasësh
vdekjen.
* Besimi se, nëse priten thonjtë në mbrëmje, shkurtohet jeta.
* Besimi se në mbrëmje nuk bënë të shikohet në pasqyrë.
* Të konsideruarit si fatkeqësi dhe gjynah qepjen në mbrëmje, prerjen e thonjve në mbrëmje, përtypjen
e çamçakëzit në mbrëmje.
* Besimi në personat që thonë se e dinë gajbin (të fshehtën).
* Besimi se, kur vjen nusja për herë të parë në shtëpi dhe kalon në mes dy këmbëve të vjehrrit, bëhet e
respektueshme.
* Besimi se kush kalon përfund ylberit, e ndërron gjininë.
* Besimi se, nëse fshihet shtëpia pas perëndimit të diellit, vjen fatkeqësia.
* Të konsideruarit si fatkeqësi fillimin e punës, pastrimin dhe daljen në rrugë në ditët e caktuara të
javës.
* Besimi se ai që hyn në burg, nëse e vendos unazën e një të vdekuri, do të dalë shpejt prej burgut.
* Festimi i Shëngjergjit, Nevruzit (dita e parë e pranverës).
* Mosbërja e niqahut në mes të dy bajrameve (Pejgamberi, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, është
martuar me Ajshen, radial-llahu anha, në mes të dy bajrameve).
* Besimi se dy fëmijë nuk lihen në një dhomë, derisa t'i mbushin 40 ditë. Nëse lihen, besohet se njëri
do të rritet dhe tjetri do të mbetet i vogël. 
* Besimi se nuk merren dy nuse në shtëpinë e njëjtë.
2
* Besimi se nuk bënë të qepet tesha, kur është e veshur.
* Të konsideruarit fatkeqësi kalimi i macës së zezë përpara dikujt.
* Besimi se kush bënë ziaret në një vend jashtë Mekkës, bëhet gjysmë haxhi.
* Besimi se pas varrimit duhet të shpërndahet sheqer.
* Besimi se nuk është mirë të ulet në pragun e derës.
* Besimi se duhet bërë hajmali për pajtimin mes burrit dhe gruas.
* Besimi se yjet që bien, tregojnë vdekjen.
* Besimi se duhet shkuar në falltarët për të gjetur mallin e humbur.
* Besimi se fëmija që nuk ka mbushur 40 ditë, nuk nxirret në sokak, nuk duhet të kalojë pranë varreve.
* Besimi se duhet të shkohet nëpër tyrbe dhe të ndizet qiri, që të çilet fati i femrës.
* Besimi se gishti duhet të qitet në gojë, kur dëgjohet apo thuhet ndonjë lajmë.
* Besimi se, nëse bie glasa e zogut në kokë, do të vijnë para.
* Besimi se, nëse fëmija shikon nga vrima e derës, do të ketë mysafir në shtëpi.
* Besimi se kush e sheh lejlekun në qiell, atë vitë do ta kalojë duke shëtitur pa pushuar; nëse e sheh në
tokë, do të rri në shtëpi.
* Besimi se është fatkeqësi të kalohet përfund shkallëve.
* Besimi se duhet bërë fotografi në gurët e varrezave.
* Fshirja e duarve dhe fytyrës nëpër varre, puthja e pragut dhe dritares së tyrbeve.
* Besimi se nuk është mirë pastrimi i shtëpisë pas shkuarjes së mysafirit.
* Besimi se, nëse gjatë ngrënies së shegës nuk bien copat, hyhet në Xhennet.
* Përdorimi i gurit për mësysh, mbartja e thonjëve, dhëmbëve, eshtërave, për t'u mbrojtur nga mësyshi
apo shpëtimi prej tij.
* Besimi se ata që martohen duhet të shkelin këmbën e njëri-tjetrit gjatë niqahit.
* Besimi se, nëse gjatë uljes e luan këmbën, do të vijnë njerëzit për të kërkuar borxhin.
* Besimi se shtëpia e vdekurit duhet t'i ushqejë ata që vijnë.
* Shpërndarja e hallvës për të vdekurin, shtruarja e ushqimit.
* Besimi se, nëse kazani nuk kthehet mbrapshtë, pas larjes së të vdekurit, do të vdesë edhe dikush
tjetër.
* Besimi se duhet prerë kurbanë për të vdekurit dhe të pritet ndihmë.
* Shpërndarja e hallvës në netët e 40-ta dhe të 52-ta për të vdekurit.
* Besimi se duhet të ndizet qiriri për shtatë netë në vendin ku është larë i vdekuri.
* Besimi se është fatkeqësi të punohet të dielave.
* Besimi se, nëse në mëngjes, gjatë shkuarjes në punë, përpara mashkullit kalon femra, puna do të
shkojë mirë.
* Besimi se punët që fillojnë të martën, mbeten në gjysmë.
* Besimi se në ditën e martë nuk dilet në udhëtim, nuk lahen teshat.
* Besimi se, gjatë vetëtimës, nuk duhet veshur tesha të kuqe.
* Nëse kthehen mbrapsht këpucët apo papuçet, në atë shtëpi do të vdesë xhenaze.
* Lidhja e shamive në tyrbe, gjuajta e parave, shpërndarja e sheqerkave dhe kripës nëpër tyrbe, si dhe
kërkimi ndihmë në to (nga te vdekurit).
* Besimi se, nëse personi që betohet dhe, gjatë betimit, e ngritë këmbën e djathtë, nuk pranohet
betimi.
* Besimi se, nëse fëmijës së porsalindur i fryhet në gojë, bëhet i afërt.
* Besimi se fëmija i porsalindur duhet të shëtitet nëpër tyrbe, t'i jepet hallvë, sheqer, kripë, që të jetë
fatbardhë.
* Njeriu është i sëmur dhe preria e kurbanit bëhet shkakë të shërohet ose të vdesë (ta merrë njerën
rrugë i sëmuri).

3
* Macia, gjarpëri dhe heroskopi nuk e përcaktojn fatin tonë.
* Besimi i disa gurve, prockave,lumenjëve si të shenjëta.
* Larja me gjakë të kurbanit te varri në shtëpi të jetë i lumtur.
* Shikimi i filxhanit të kafës-rrugët që dalinë janë sukseset e tij të ardhëmen, një ashtu leximi me
letra, në shenjat e duarve, kokratë e pasulit të kollomoqitë.
* Gjarpri nëse femra nuk ka fëmi e gjarpëri i cili kalon mbi femër që në atë natë femra me barrë do të
jetë-shtatzën,lëkura e gjarpërit kosiderohet se të mbron nga të kqijatë.Lekura e gjarpërit në kuletë
është kuleta çdo herë me pare.Lëkura e gjarpërit në pragë të derës mbrohet shtëpia nga magjia (sihri).
* Ndezia e qirinjëve në teqe,varre për të vdekurë, netëve të mëdha ndezia e qirinjeve në tyrbe, teqe, te
varetë -etj.
* Robat e fatit te Bektashit.
* Trokitja në dru i ndalon shpirtatë e kqinjë të dalinë e të grabitin fatin.
* Kur gërshert bien nga dora në atë familje do të ketë grindje.
* Fëmiu nëse fshin sjellë musafirë.
* Kafshatën nëse e harron gjatë ngrërjesë dikush është i uritur.
* Syri i djathtë nëse kruhet sjellë gëzim.
* Ndërsa, syri i majtë nëse kruhet sjellë lotë.
* Këndimi i gjelit sjellë musafir.
* Prerja e thonjëve të duarve dhe këmbëve sjellë gëzim dhe hidhërim.
* Nëse tingëllon veshi i majtë kemi lajme të kqëija.
* Nëse tingëllon veshi i djathti sjellë lajme të mira.
* Nëse lemza të mërthen dikush të përmend.
* Kur ju kruhet dora e djathtë do të jepni para.
* Ndërsa, kur ju kruhet dora e majta do të merrni para.
* Shkuarja tek faltoret është haram.
* Shkrirja e plumbit është haram.
* Dhe ata të cilët merren me egjinë dhe shkruajnë hajmali me egjinë.
* Ata të cilët mendojnë se e dinë të fshehtën, ku të fshehtën e dinë vetëm All-llahu xh.sh.
‘’Thuaj:”Askush veç All-llahut, asnjë qiej, as në Tokë nuk e di të fshehtën…”. Kur’an.
* Festimi i ditës së Shëngjergjit, larja në këtë ditë, pjekja e flijave, ngjitja e pejëve nëpër duar,
stërpikja me ujë, ngjitja e lulavë nëpër mure -etj.
O All-llah ruana nga besimet dhe veset e kota mbarë popullin Shqiptarë dhe muslimanetë deri në Ditën
Kijametit. AMIN.
O All-llah ndimona që të besojmi e të punojmi sipas Kur’anit dhe Synetit të Muhammedit a.s., dhe mbarë ymmeti i
Muhammedit a.s. deri në Ditën e Gjykimitë. AMIN.
4

Me: 17.03.2011 Xhamia “Shejh Zayed” –Vushtrri


Vushtrri www.xhamia-shejhzayed.com

You might also like