You are on page 1of 5

Hyrje

Në zbatim të kërkesave të Ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodit Rrugor të RSH”,
Drejtoria e Përgjithëshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, duke filluar nga viti 2000
dhe në vazhdim, organizon provimet e lëshimit të lejedrejtimit për kandidatët për drejtues
mjeti të kategorive të ndryshme me anë të testimit teorik dhe atij praktik.
Testet e provimeve të teorisë hartohen duke u mbështetur në nje material pyetësor
bazë i cili është botuar dhe njëkohësisht ështe paraqitur në faqen e internetit të
institucionit duke lehtësuar kështu punën e mësuesve te teorise dhe instruktoreve te
praktikes pranë autoshkollave si dhe kandidatëve për drejtues mjeti në përgatitjen e tyre
teorike.

Materiali Pyetësor

Pyetësori për testet e provimeve te teorisë për kandidatët për drejtues mjeti është
hartuar në përputhje me programin mësimor të përgatitjes teorike të kandidatëve i cili
është pjesë e Udhëzimit nr. 994 dt.12-03-2004 “Për organizimin dhe funksionimin e
Autoshkollave” të Ministrit të Punëve Publike, të Transportit dhe Telekomunikacioneve.
Materiali i pyetësorit është i formuar nga rreth 640 pyetësorë të vecantë. Sejcili
pyetësor i vecantë i referohet një kapitulli të caktuar të cilit në fillim i bëhen sqarimet dhe
përkufizimet bazë, të mbështetura në përcaktimet e Ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998
“Kodit Rrugor të RSH” dhe VKM nr. 153, datë 07.04.200 “Rregullore në zbatim të
Kodit Rrugor”. Më pas pasqyrohen pyetjet e sakta dhe ato të gabuara lidhur me
argumentet e cështjes së cilës i përgjigjet pyetësori përkatës. (Përgjithësisht për cdo
pyetësor të vecantë gjenden 5 ose 6 përgjigje të sakta dhe 5 ose 6 përgjigje të gabuara).
Materiali pyetësor ka afërsisht 6 200 përgjigje në tërësi nga të cilat 50 % përgjigje të
sakta dhe 50 % përgjigje të gabuara.
Numri i madh i pyetësorëve lejon përfshirjen e të gjitha çështjeve më të rëndësishme të
cilat Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i trajton gjerësisht në nenet e tij dhe
programi mesimor i pergatitjes teorike te kandidatëve në autoshkolla i zhvillon përmes
tematikës përkatëse.

Materiali pyetësor që paraqitet ka dy qëllime :


1. Të krijojë një bazë të dhënash të bollshme dhe të larmishme për hartimin e testeve
të teorisë për marrjen në provim të kandidatëve për drejtues mjeti të kategorive të
ndryshme të lejedrejtimit.
2. Të ndihmojë kandidatët për drejtues mjeti dhe autoshkollat në të njëjtën kohë
duke ju ofruar një material zyrtar në lidhje me mënyrën si si organizohen pyetjet e
provimeve të teorisë dhe testet përkatëse.
Përmbajtja e materialit pyetësor është e pasqyruar si më poshtë :
Kapitulli nr.1 “Përcaktime rrugore” Pyetësori nr.1 - 25

“Parakalimi, pozicioni i mjetit ne karrexhatë, kthimi i drejtimit,


Kapitulli nr.2 kryqëzimi” Pyetësori nr.26 - 59
Kapitulli nr.3 “Sinjalet e rrezikut” Pyetësori nr.60 - 108
Kapitulli nr.4 “Sinjalet e përparësisë” Pyetësori nr.109 - 130
Kapitulli nr.5 “Sinjalet e ndalimit” Pyetësori nr. 131 - 177
Kapitulli nr.6 “Sinjalet e detyrimit” Pyetësori nr.178 - 221
Kapitulli nr.7 “Sinjalet horizontale” Pyetësori nr.222 - 261
Kapitulli nr.8 “Panelet plotësuese” Pyetësori nr.262 - 290
Kapitulli nr.9 “Sinjalet e përkohshme dhe plotësuese” Pyetësori nr.291 - 307
Kapitulli nr.10 “Sinjalet tregues” Pyetësori nr.308 - 367
Kapitulli nr.11 “Përparësia” Pyetësori nr.368 - 414
Kapitulli nr.12 “Lejedrejtimi” Pyetësori nr.415 - 226
Kapitulli nr.13 “Semafori dhe policia" Pyetësori nr.427 - 453
Kapitulli nr.14 “Sistemi i drejtimit te mjetit dhe elementet” Pyetësori nr.455 - 484
Kapitulli nr.15 “Sistemet e sinjalizimit pamor dhe zanor ne mjete” Pyetësori nr.485 - 521
Kapitulli nr.16 “Shpejtesia , distanca e sigurise, kufizimet” Pyetësori nr.522 - 541
Kapitulli nr.17 “Qendrimi, pushimi, ndalimi dhe nisja” Pyetësori nr.542 - 564
Kapitulli nr.18 “Tërheqja e mjeteve ne avari, ndotja e ambjentit, panelet” Pyetësori nr.565 - 580

“Përgjegjesitë dhe sjellja në aksidente, gjendja fizike-psiqike e


Kapitulli nr.19 drejtuesit te mjetit” Pyetësori nr.581 - 612
Kapitulli nr.20 “Ngarkesat e mjetit, siguria ne rrugë” Pyetësori nr.613 - 643

Modeli dhe ndertimi i testit teorik

Testi i provimit teorik ështe i ndërtuar sipas kësaj strukture :

1. Saktë
G
Percaktime Rrugore . Pozicioni i mjetit në karrexhatë. Kryqezimi. a
pyetësori 1- 59 b
i
m

2. Saktë
G
Sinjalet e Rrezikut. Sinjalet e Përparësise a
pyetësori 60 – 130 b
i
m

3. Saktë
G
Sinjalet e Ndalimit a
pyetësori 131- 177 b
i
m
4. Saktë
Gabim
Sinjalet e Detyrimit
pyetësori 178-221

5. Saktë
G
Sinjalet Horizontale dhe Panelet Plotësues a
pyetësori 220-290 b
i
m

6. Saktë
G
Sinjalet Treguese dhe Sinjalet plotësues dhe të kantjereve a
pyetësori 291-367 b
i
m

7: Saktë
G
Përparesia a
pyetësori 368-414 b
i
m

8. Saktë
G
Lejedrejtimi, Semafori dhe Policia a
pytësori 415- 454 b
i
m

9. Saktë
G
Sistemi i drejtimit. Siguracioni a
pyetësori 455-484 b
i
m

10. Saktë
G
Sinjalizimi Pamor dhe Zanor ne mjete a
pyetësori 485-521 b
i
m
11. Saktë
G
Shpejtësia , Distanca e sigurisë , Ndalimi ,Qëndrimi, Pushimi dhe Nisja a
pyetësori 522-564 b
i
m

12 Saktë
G
Tërheqja e mjetit në avari, Panelet, Ndotja e ambjentit, Pergjëgjesitë dhe a
sjellja në aksidente, Gjëndja fizike e drejtuesit të mjetit b
pyetësori 565- 601 i
m

13. Saktë
G
Ngarkesat e mjetit , Siguria në rrugë a
Pyetësori 602- 640 b
i
m

Pra, janë 13 tema me të cilat ndërtohet testi duke marrë pyetje nga materiali pyetësor
që është hartuar. Testi ka gjithsej 40 pyetje.
Materiali pyetësor është përdorur si një bazë të dhënash në një program kompjuterik i
cili, në çdo rast që i kërkohet, tërheq 40 pyetje nga baza e të dhënave (që është materiali
pyetësor) sipas strukturës së testit. Zgjedhja është e rastësishme dhe lejon që, me 6 200
pyetjet e pyetësorit, të kombinohen mijëra e mijra teste në çdo rast të ndryshëm nga njëri
tjetri.

Vlerësimi i kandidatit mbi bazën e përgjigjeve të dhëna në test

Kandidati për drejtues mjeti shpallet fitues në përgatitjen teorike, kur nga 40 pyetje që
ka testi realizon jo më pak se 33 përgjigje korrekte ose jo më shumë se 7 (shtatë)
përgjigje jo korrekte.
Kjo do të thotë që kandidati për drejtues mjeti ka nje përgatitje të mirë dhe ka
përvetësuar më shumë se 85 % të programit teorik të përgatitjes ne autoshkolla dhe është
në gjëndje të njohë me korrektesi sinjalistikën rrugore, rregullat e qarkullimit në rruge,
normat e sjelljes në rrugë, si dhe elementë të tjerë bashkëkohorë qe plotësojnë një
drejtues të ardhshëm mjeti të aftë dhe të sigurt për vehte dhe për përdoruesit e tjerë të
rrugës.
Në përgatitjen e kësaj metodike të marrjes në provimin teorik të kandidatëve për
drejtues mjeti, DPSHTRR është mbështetur në përvojën pozitive të Republikës së
Shqipërisë si dhe në rekomandimet dhe normativat e Komunitetit Europian.

You might also like