You are on page 1of 13

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit Du Personale Profeti Muhamed (alejhi selam) ka thene: "Duaja (apo lutja) eshte thelbi

i adhurimit". (Transmeton Enesi, Tirmidhiu) "Duate e tre njerezve nuk refuzohen: agjeruesit kur e prish agjerimin, sundimtarit (liderit) te drejte, dhe njeriut te shtypur (ne opresion)." (Transmeton Ebu Hurejra, opresion)." Tirmidhiu) "Askush nuk ben dua e Allahu te mos i jape atij cfare kerkon, apo te mos e mbroje nga e liga, duke konsideruar se ai nuk eshte duke kerkuar dicka prej mekateve apo per prishjen e lidhjeve familjare." (Transmeton Xhabir, Tirmidhiu).

Per shume Muslimane qe nuk flasin Arabisht, DU-te DUapo lutjet, ndonjehere konsiderohen si fjale te mira Arabe qe Imamet i thone pas namazit. Ata zakonisht perserin "Amin" pas te tjereve pa e kuptuar se cfare jane duke kerkuar nga Allahu. Disa te tjere mundohen te memorizojne Duate me kryesore ne Arabisht dhe keshtu qe ta kuptojne se cfare thuhet. Por nje gje qe shpesh harrohet per Duate eshte se berja e Duase eshte nje proces komunikimi direkt me Allahun dhe Allahu i di te gjitha gjuhet. Ne te vertete Ai i krijoi dhe i beri te ditura te gjitha gjuhet. Po ashtu Allahu e di se cfare fshihet ne qoshet me te thella te zemrave tona.

Ndaj pse te mos i nxjerrim jashte lutjet tona. Pse te mos e leme du-ne te behet si 'terapi' per ne. duKeshtu, ti i ulur ne pozicion falje paraqet dhe kerkon prej Atij qe eshte ne kontroll, Atij qe te njeh ty me mire se c'e njeh ti veten, per gjithcka qe deshiron (sidomos ne 10 ditet, sidomos netet, e Ramazanit). Tek Suneti i Profetit (as) gjejme disa Dua qe mund dhe duhet te perdoren gjate Nates se Kadrit. Per shembull, ne nje hadith te transmetuar nga Aisha, Allahu qofte i kenaqur me te, kur ajo e ka pyetur Profetin se cfare duhet te thote Naten e Kadrit, ai i eshte pergjigjur: "Thuaj: Allahume inneke efu'un, tuhibul ef'ue, fe fuane (O Allah, Ti je misherim i faljes dhe Ti e do faljen, ndaj me fal mua)." [Ahmad, Ibn Majah, Tirmidhi]

Sidoqofte Duaja nuk duhet te behet duke qene i shperqendruar. Ne nje hadith te transmetuar nga Ebu Hurejra Profeti (as) ka thene: "Bej Dua dhe te jesh i sigurte se do te pergjigjet, dhe dije se Allahu nuk i pergjigjet Duase qe del nga nje zemer e shkujdesur e cila nuk perqendrohet." (Tirmidhi) Ne vijim do te gjeni disa shembuj te Duave personale qe mund t'i beni sidomos gjate Ramazanit (por edhe ne cdo kohe tjeter):

1. O Allah, te lutem te me falesh per gjithe gabimet qe kam bere dhe vazhdoj te bej. Ti je Meshiruesi, te lutem me fal, dhe me ndihmo te rri larg nga gabimet. Une jam kaq i dobet dhe Ti je kaq i Fuqishem. Te lutem me shto sinqeritetin. 2. O Allah, te lutem udhezoji prinderit dhe motrat e mia ne rrugen tende e te mos vdesin pa e kuptuar se kush meriton qe te adhurohet si Zot. Leri te shikojne te verteten dhe ndihmoji ndaj presionit te miqve e shokeve qe mundohen t'i largojne ata nga Ty.

3. O Allah, te lutem udhezoji komshinjte e mi ne rrugen tende. Ata jane njerez te mire e te ndershem dhe jane te mire me ne. Ata asnjehere nuk kane folur keq per fene tone, te lutem udhezoji ata ne rruge te drejte. 4. O Allah, bej qe cdo aspekt i jetes sime te jete per Ty dhe ne sherbim Tend. Dhe te lutem mi largo gjithe ato nijete false qe i kam. 5. O Allah, shpetoje njerezimin nga armiku i vetvetes. Mbro krijimin Tend nga opresioni dhe sill drejtesine. Na mbro nga dhuna, frika dhe rreziku, Ti je Mbrojtesi yne.

6. Ja Allah, me ler te te dua ashtu sic e meriton Ti, dhe me bej te te kem frike ashtu sic e meriton Ti, dhe te iki nga kjo bote duke i sherbyer krijimit Tend vetem per hir Tendin. 7. Oh Allah, me shto diturine, por le te jete kjo dituri me sinqeritet dhe jo per te kerkuar fame, status, pasuri materiale. Le te sherbeje kjo dituri per ceshtjen Tende ne rrugen qe Ti e pranon, dhe le te perfitoje njerizimi nga ajo. 8. Oh Allah, te lutem mi udhezo femijet e mi dhe gjithe femijet. O Zot mbroji nga gjithe influencat e keqia qe i rrethojne. Jepu atyre shoke besimtare dhe ndihmoji ata te rrine ne Rruge te Drejte (Siratul Mustekin).

9. Oh Allah, me udhezo qe te kerkoj dituri per Ty dhe kete fe te bekuar (Islamin) nga njerez qe jane te sinqerte, qe kane dituri te sakte per Islamin. 10. Oh Allah, te lutem me ndihmo te rri larg nga Harrami ne kete bote. 11. Oh Allah, mos me le te iki larg nga Ty, pavaresisht nga veshtiresite me te cilat Ti me teston. Le te sherbejne keto veshtiresi per te me bere Musliman me te forte dhe me te sinqerte. 12. Oh Allah, bekoji dijetaret dhe lideret qe mundohen ta vene Islamin ne rrugen e balancuar te Profetit tone te dashur. 13. Oh Allah, bekoji te gjithe ata qe me kane dhene mua mesim per Ty dhe per Islamin.

14. Oh Allah, me jep mundesi qe t'i fali te gjithe ata qe me kane lenduar me fjalet apo veprat e tyre. Te lutem O Allah na i bashko zemrat. 15. Oh Allah, te lutem me ndihmo t'i shlyej borxhet (nese ke kuptohet). Me jep mundesira qe jane Hallall qe te dal sa me shpejt nga borxhi, e keshtu te vij para Teje ne Diten e Gjykimit pa asnje borxh. 16. Oh Allah, hapja rrugen djalit/vajzes time qe te martohet sa me shpejt. Le te martohet me nje vajze/djale qe eshte i sinqerte dhe i devotshem ndaj Teje, si dhe te jene te pershtatshem per njeri-tjetrin. njeri-

17. Oh Allah, te lutem t'i dhurosh shokut tim --dhe gruas se tij --- femije te shendetshem. Ata deshirojne kaq shume te kene femije dhe inshaAllaj ata do te jene prinder te mire. 18. Oh Allah, ndihmoji jetimet dhe te varferit kudo ku jane. Me jep mundesi te bej sa te mundem per ta. 19. Oh Allah, udhezoji dhe mbroji te rinjte tane nga droga, alkooli, si dhe te gjitha Harramet qe ekzistojne ne shoqerine tone. 20. Oh Allah, ma pastro zemren nga semundja e arrogances dhe krenarise, dhe le te vdese si nje Musliman i sinqerte dhe i perulur.

21. Oh Allah, une kam qene kaq i padurueshem dhe nevrik ne sjelljen time, te lutem me jep durim dhe me ndihmo te kontrolloj nervikosjen/zemerimin. 22. Oh Allah, ma hap rrugen qe te shkoj ne Haxh sa me shpejt te jete e mundur, e keshtu te plotesoj detymin tim ndaj Teje. 23. Oh Allah, hiqe perden nga syte e atyre qe jane mashtruar dhe e shohin Islamin si dicka te keqe nga injoranca e tyre ose nga stereotipizimi i mediave. 24. Oh Allah, silli gjithe njerezit me afer Teje dhe me afer njeri-tjetrit. njeri25. Oh Allah, me ndihmo te ndaloj zakonin tim te keq te te ngrenit e tepert/ te folurit e tepert/ pirjen e duhanit, etj.

Le te sherbejne keto Dua vetem si udhezim. Ju mund t'i ndryshoni apo te shkruani te tjera Dua per vete. Qellimi eshte qe te fillojme te komunikojme me Zotin direkt, me stilin tone, me gjuhen tone. E vertete eshte: Allahu e di per cfare ju keni nevoje. Por Atij i pelqen te degjoje nga ju. Kujto hadithin: Ebu Hurejra transmeton se Profeti (as) ka thene: "Allahu eshte i merzitur me ata qe nuk i kerkojne Atij asgje." (Tirmidhiu)

You might also like