You are on page 1of 4

Nëpërmjet këtij hulumtimi do realizoj mbledhjen e informacioneve duke zhvilluar intervista me

10 mësues dhe 125 nxënës të klasave të treta-ve dhe të katërta-ve, në shkollat e Gjilanit, si
“Selami Hallaçi”, “Musa Zajmi” dhe “Ramiz Cërnica”. Si instrument matës do të përdor një
pyetësor me pyetje të mbyllura.

Me këtë rast bëhet edhe një qasje ndaj terminologjisë së caktuar bashkëkohore, ndaj disa
metodave dhe teorive nga fusha e arsimit, është e domosdoshme që mësuesit janë të përkushtuar
në punën e tyre dhe në edukimin e të rinjëve. Dhe përgjegjësia që qëndron në duart e një
mësuesi është i madh, kështu që një mësues modern duhet të jetë gjithmonë i vetëdijshëm për
këtë dhe të jenë të angazhuar me të vërtetë në profesionin e tyre.

Kjo kohë është kohë e ndryshimeve të shpejta dhe të mëdha në secilën fushë të jetës, që do të
thotë se nuk bën përjashtim as arsimi. Më parë, mësuesi ishte burim informacioni, masë për
gjithçka, ndërsa sot, ai është një udhëheqës dhe organizues i mësimit, që udhëheq nxënësin për të
kërkuar në mënyrë të pavarur informacionin dhe, me ndihmën e tij, të zgjidhë çdo problem. Sot,
në qendër të mësimit është nxënësi. Mësuesi rregullon dhe përshtat mësimdhënien dhe objektivat
e saj me interesat dhe nevojat e nxënësve. Mësuesi padyshim luan një rol të rëndësishëm në
mësimdhënie si një mësues motivues, ekspert, menaxhues i suksesshëm, këshilltar dhe model për
nxënësi.

Në një shoqëri gjithnjë e më të larmishme dhe multikulturore, është e nevojshme për mësuesit
për të menaxhuar ndonjë paragjykim që mund të keni dhe për të trajtuar të gjithë nxënësit e tyre
në mënyrë të barabartë, pa treguar favorizimet.

Fjalët kyqe:

Motivim, mësimdhënës, nxënës, shkollë, klasa, menaxhim, komunikim.


Hyrje

Edukimi është veprimtari që kryhet nga breznitë e rritura ndaj atyre që nuk janë pjekur ende për
jetën shoqërore. Ai ka për objekt të shkaktojë te fëmija një numër gjendjesh fizike, intelektuale e
morale në përputhje me kërkesat e shoqërisë politike në përgjithësi dhe të mjedisit shoqëror në të
cilën bën pjesë.

Edukimi konsiston në favorizimin e zhvillimit sa më të plotë të sjelljeve te çdo njeri, njëherësh si


qenie individuale dhe si pjesëtar i një shoqërie ku mbretëron solidariteti. Edukimi është i
pandashëm nga zhvillimi shoqëror, ai përbën një nga forcat përcaktuese të këtij zhvillimi.
Qëllimi i edukimit dhe metodat e tij duhet të rishikohen vazhdimisht në përputhje me masën që
shkenca dhe përvoja rritin njohjen tonë për fëmijën, për njeriun dhe për shoqërinë.

Dallimi ndërmjet edukimit dhe pedagogjisë tashmë është më i lehtë të bëhet: pedagogjia s’mund
të identifikohet me edukimin, i cili qëndron në nivelin e një praktike shoqërore. Pedagogjia është
një teori praktike e edukimit. Pra përbën nënbashkësin e disiplinave si ( niveli i arsimit, edukimi i
të rrituve, edukimi i përhershëm etj.).

Motivet janë faktorë kryesorë të veprimtarisë së njeriut. Këta janë faktorë, që shkaktojnë
veprimtari dhe sjellje të caktuar të njeriut, drejtojnë veprimet dhe sjelljet drejt objektivit të
caktuar e organizojnë dhe e kontrolljnë këtë veprimtari të tij. Motivet janë të shumëllojshme.
Veprimtaria dhe sjelljet e njeriut determinohen nga një ose disa motive.

Motivimi paraqet një ndër funksionet më të rëndësishme të menaxhimit- aftësinë për t’i motivuar
të tjerët që të arrijnë majat e perfomancës së tyre. Faktori kyç për motivimin dhe kulmin e
perfomancës është thjesht vetëm një gjë: neksusi ose e thënë ndryshe mjeti lidhës midis
mësimdhënësit dhe nxënësit. Pra, ajo çka ndodh në çastin e ballafaqimit, apo të bashkëbisedimit
midis mësimdhënësit dhe nxënësit, përbën edhe pikën kyqe përcaktuese të perfomacës të
efektshmërisë, të prodhimtarisë, të rezultatit dhe të përfitushmërisë.
Metodologjia

Ky punim analizon motivimin në ciklin fillor i rëndësishëm për një mësimdhënie dhe nxënie të
suksesshme duke përdorur këto metoda:(1) një analizë teorike mbi motivacionin midis
mësimdhënësit dhe nxënësit (2) një analizë përshkruese mbi situatën e motivacionit të tanishme
në Komunën Gjilan dhe (3) një analizë statistikore duke përdorur instrument matës ( pyetësor).

Mostra dhe Popullacioni. Duke marë parasysh numrin e madh të nxënësve dhe të mësuesve dhe
pamundësia për t’i pëfshirë të gjithë në hulumtim në Komunën e Gjilanit, mostra përbëhet rreth
135 subjekte, ku prej tyre 10 mësues dhe 125 nxënës.

Për të përmbushur objektivat e këtij punimi kërkimor është ndërmarrë rishikimi i një literature të
gjerë që fokusohet në shpjegimin e kësaj lëmie, si dhe burime dytësore që përfshijnë studime të
mëparshme e raste studimi në këtë fushë, raporte, tabela statistikore, baza të dhënash në internet.

Ky studim përfshin gjithashtu edhe elemente kërkimi sasior, si analiza e të dhënave statistikore
dhe përpjekje për të shpjeguar ecuritë dhe për të analizuar tendencat e zhvillimit. Për realizimin
e këtij punimi janë përdorur dhe të dhëna sekondare. Këto të dhëna janë siguruar nga burime të
publikuara.
Afati kohor.

Cikli i ulët fillor Dorëzimi i Dorëzimi i Shqyrtimi i Shqyrtimi i


pyestësorit. pyetësorit. rezutateve të rezultatee të
Klasa III. Klasa IV. pyetësorit. pyetësorit.
Klasa III. Klasa IV.
SHFMU “Selami
Hallaqi” 1 dit. 2 dit. 1 dit. 2 dit.
SHFMU“Musa
Zajmi” 1 dit. 2 dit. 1 dit. 2 dit.
SHFMU“Cërnic”
1 dit. 2 dit. 1 dit. 2 dit.
Gjithësej 3 dit. 6 dit. 3 dit. 6 dit.

Afati kohor i hulumtimit është rreth 18 ditë.

You might also like